Takim me një demokrat

9 Gusht 2011, 13:06Politika TEMA

Nga Andi Kananaj

Gushti në Tiranë është më i bukur se sa mund të pandehet nisur nga parashkimi i motit në TV. Fakti që mund të gjesh parkim me të parën, passjell takime më simpatike në rrugët e qytetit, falë relaksit bilateral. Megjithatë, unë nuk e pata zgjedhjen që të jetoja gjatë kohë-qetësinë time.

Isha nisur për krejt tjetër punë në bllok, ku fati deshi të ndeshesha në rrugë me një demokrat; që si i tillë m’u prezantua në pizg të vapës duke më zënë pa takt rrugën me trupin e bëshëm. Do të doja të shkruaja që biseda jonë, në ato pak minuta, pati trajektoren e bisedave normale dhe se vramendja ime më pas ishte gjetja e një përgjigjeje serioze për dilemat e bashkëqytetarit tim. Por jo.

Do të doja të mendoja se kohët kanë ndryshuar aq shumë sa mund të flisja normalisht me të dhe jo të vrisja mendjen se si t’i ikja Mujit të padenjë për lavdi. Njerëz, nëse këtyre personazheve do t’u jepet edhe një herë mundësia, do të na mekin me trimëri, si element të pamohueshëm të mesjetës në të përditshmen tonë. Ndërkohë që personazhe të tillë dalin në skenë pa përplasur asnjë derë historie, vetëm e vetëm se dikush në mënyrë krejt naive e djeg shpirtin e tij epik duke i transformuar në drejtorë drejtorie në një ministri x.

Historia në fjalë, takimi me demokratin e zakonshëm drejtor drejtorie, edhe pse pa ndonjë interes të dukshëm publik, më la aq mbresë sa më duhet medoemos ta fus tek rrëfenjat për ditët e zeza.

U pamë në sy vetëm për një fragment aspak të hajrit. Koha megjithatë nuk ishte aq e shkurtër sa të mos kuptohej se ky njeri kishte shkruar mbi lëkurën e tij “Burri është burrë”. Ndoshta për këtë arsye e nisi me fjalët simpatike “Jua Q… shefin Tuj!!!!”. U çorodita, se unë punoj në një zyrë me dy kolegë, ku me sa di unë është jo produktive të shpallet shef gjysma e zyrës në ditët e zakonshme të punës. Megjithatë isha gati që për marrëdhënie të kësaj natyre t’i kaloja kolegut çdo atribut urdhërues nëse do e donte puna.

Në furinë e tregimit të tij, demokrati kolos, buçko dhe me flokë model militanti, tregonte edhe nëpërmjet ilustrimit, momente nga ky çast tragjik. Mblodha mendjen dhe e pyeta se ku kishte ndodhur seksi në fjalë dhe nëse kishte ndjerë tërheqje për shefin tim anonim në momentin e ndarjes. Demokratit iu bë zemra mal dhe më tha që shefin tim e kishte parë duke u palluar tek kulla Eifel në Paris, e ndërsa tregonte dukej sikur mbahej tek dy shtylla të stërgjata hekuri. Do të kisha vazhduar me ëndje ta dëgjoja bisedën me elementë të pamjaftueshëm provash, por demokrati vendosi të bëjë emra. Ed Rama mbahej tek Kulla…

A je i sigurtë i them, me rrekjen që biseda të mos humbte në detaje.

Po – tha, me kapardisjen e dikujt që fjala nuk mund t’i vihet në dyshim.

Pa marrë asnjë përgjigjie, por duke marrë si bashkëpunuese heshtjen time, me tregoi plot metafora edhe për katër ose pesë deputetë të majtë. Dukej se fati a rastësia e kishte çuar këtë burrë të urtë për të demaskuar veprat turpe nëpër botë.

Njësoj si këngëtari që sapo ka përmbyllur me sukses arien e largohet pak metra për t’u kthyer edhe një herë me lavdi, demokrati mori një pauzë. Pastaj nuk rreshti së treguari se si kishin vjedhur e do t’i vidhnin votat gjithmonë. Burrat-gra nuk e meritojnë të fitojnë – tha dhe qeshi vetëm me veten. Mirë e ka një miku im. Zoti i ka bërë të tillë demokratët që të dallohen nga gjallesat e tjera.

Unë e di pse i vjedhin votat demokratët. Ka diçka më shumë se paraja e lehtë e fituar duke privatizuar Shqipërinë e shkretë. Ka diçka më tepër se deliri i pushtetit. Ka dhe më tepër se sa siguria në shumë breza. Demokrati i mirë edhe kur ka fituar i vjedh votat si në vitin ‘96. Diferenca ishte e tillë që votat e vjedhura nuk nevojiteshin. Nuk është as fakti që PD ka më pak vota se e majta në këtë vend dhe se votat nuk ndërrojnë kah kollaj. Ka një arsye që është ngulitur thellë në pandërgjegjen demokrate. Sado që të fitojnë, demokratët ndihen më idiotë se socialistët. Pas 8 vitesh në pushtet, ata përsëri dëgjojnë murmurimat: kta s’janë njerëz. Që nga fillimi i viteve ‘90 kompleksoheshin nga fakti që lideri i të majtës ishte i pakuptueshëm për ta. Filluan të duan liderin e tyre që thërriste si ta. Meqë nuk mund të kenë demokratin e kulluar, të paktën të marrin mbrapsht demokratin kallp, të cilit ia kuptojnë fjalët.

Demokratët vjedhin votat me zell që të largojnë nga mendja faktin se janë partia e injorantëve. Sikur të mbaronte këtu terapia dhe suksesi të na kthente mbrapsht një pjesë të popullsisë, do të jepnim të gjithë një dorë tek kutitë. Realiteti tregon që dora s’duhet por sidoqoftë le të jetë si lëvizje, për të dhënë gjithmonë shembullin e qytetarit altruist deri në mazokizëm. Megjithëse opsioni i mbylljes së historisë me kurse intensive vetëbesimi duket se është në vështirësi aplikimi. Mundësia tjetër që të tillë invalidë mendimi të na qeverisin është kthyer në një klishe monotone. Karnevali është kthyer, por me tone tragjike.

Fjalët “mos u bëra i mërzitshëm”, nuk i dëgjova asnjëherë nga demokrati, njohja ime e para disa ditëve. As shprehje si  ”ndoshta jeni vonë” apo “ të më ndjeni për kohën e humbur”. Puna shkoi deri aty sa për një cast, ndoshta u tregova i pavendshëm ose më keq akoma, i painteresuar për temën. Kjo, apo të tjera arsye me solide, bënë që të gjehej e arsyeshme tërheqja me pasion nga bluza duke rrëzuar kësisoj dhe kultin e fundit, atë të mos kapjes me dorë në qytet, brenda apo jashtë përkatësisë seksuale. Mund të merret me mend që ky djalë do të bëjë gjëra të mëdha për demokratët.

Se si u largova prej tij nuk më kujtohet, por akoma më oshëtijnë në mendje britmat e tij për sukseset dhe vazhdimësinë.  Nuk prisja sigurisht që të ndërgjegjësohej për spitalet në pikë të hallit, për shkollat, për banesat për të pastrehët, shërbimet, rrugët, kanalizimet. Për këto çështje, demokratët e mitingjeve nuk kanë folur kurrë. Demokratët dinë vetëm të ankohen për Hoxhën.

Ndërkohë që largohesha, mendova se ai kishte të drejtë për diçka: Hë për hë, ata kanë fituar.

 

33 komente në “Takim me një demokrat”

  1. zana19 says:

    shkrim, shume i cuditshem! Se kuptoj pse eshte botuar!

    1. altini007 says:

      po ngaqe (ben sikur) skupton ti prandaj ka ngelur shqiperia vendnumero….

    2. Ermal says:

      Nese numri 19 tregon moshen tuaj apo nese nuk jetoni ne Shqiperi jeni e justifikuar mos ta kuptoni shkrimin, por nese s’je dakord me pershkrimin e realitetit te perditshem shqiptar, ky me teper eshte problemi yne se sa yti. Eshte problemi yne sepse jane shtuar shume radhet e injoranteve, mashtruesve, arroganteve, intriganteve, militanteve, hajduteve, vrasesve, servileve, barbareve, primitiveve dhe me e keqja eshte se ata sot drejtojne qeverine dhe administraten publike. Dhe keto qenie parazite le qe pijne gjakun dhe djersen tone, por bejne dhe karshillik në shfaqje gangsterash si ky kokepalari i artikullit me siper. Duket mision i pamundur se ky vend do ndryshoje ndonjehere per mire, per aq kohe sa dikush ben qorrin, shurdhin, memecin apo te paditurin vetem e vetem se i pushteti i ka hedhur nje kocke per ta lepire, nderkohe qe pushteti vete ha llokmat e mishit.

      1. plaku says:

        Ermal, altin007,
        Me vjen keq, por edhe une jam i te njejtit mendim si zana 19. Nuk arrita te kuptoj dot se, me cfare qellimi ishte shkruar shkrimi ? Nje shkrim pa koke dhe kembe. Nuk kuptoj dot mendimin e altin007 i cili m.q.s. zana 19 nuk kupton pse eshte botuar shkrimi, kjo gje spjegon faktin qe Shqiperia ka mbetur vendnumuro….
        Pershendetje.

        1. Thana says:

          Ne qofte se ju duket i pa qarte shkrimi, ju sqaroj une: ky shkrim ben fjale per boten e atyre qe edhe ne pseudonim marrin numurin e targes se Saliut (007). Sa per huqet,as qe behet fjale.
          Sigurisht jane pune te personalitetit te tyre, po çfaj ka gjithe Shqièperija te vuaje nga bemat e tyre ogurzeza.

          1. altini007 says:

            007 e kam marre nga Bames Bond une
            sa per targen e saliut as e kam ditur as ma ndjen ta mesoj
            mesojeni ju qe e keni at shpirteror se une as emrin sdua tja degjoj…

    3. inf says:

      shkrimi ka shum kuptim,eshte kriju nji çete rrugaçesh ,me ne krye Rrgaçin e
      madh sal qenefin,kshu une e kuptoj ,pse bejne kshu se shofin goj mutin e tyre berrish
      halen dhe ,keta e imitojne ate non stop.
      pse habitesh moj zonjushe pse ,dil dhe provoje ne çdo Pjac ,rrine keta barbona
      dhe shajne Tiranset non stop dhe ti plaku pos u habit.
      eshte mbush e zeza Tirane ,me Huligane dhe hajduterr pa mase ,çdo dite vjedhje vrasje perdhunime,kercenime ,rrembime ,si çigago e viteve te Al Kapones ,dhe hajde duro keta bisha ,qe i vjen era CJAP i eger si puna e sahlih plenaxhiut.
      ptu ptu o qelbesira qe ju drejton vetem Belaja dhe sherri ,mor Pizevengerr te NDYTE.JENI JU.O DERRAT E ALBANISE ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu.mezerrabla plehna.

  2. hasan says:

    Per fatin e keq te shqiptareve ,Shqiperia ka me shumice kaqola te tille.

  3. Bardhi Tolabi says:

    Zana 19!
    Me vjen keq qe nuk e ke kuptuar shkrimin.Shkurt si e kuptova une:
    “Demokratet”,vetem shpifin,vetem vjedhin,vetem shajne dhe cdo gje te keqe tjeter jane gati te bejne,per te mbajtur pushtetin qe ju siguron parajsen me gjithe idiotesine e tyre.Kaq.

    1. zana19 says:

      Bardhi ajo s’donte shume mend, por shkrimi ishte shkruar ne menyre te cuditshme, dhe s’u kuptua cfare beri ky pasi degjoi tere ato pislliqe qe dolen nga goja e ketij idioti. Ky shkrim ishte si ato shkrimet abstrakte moderne qe ti s’merr vesh se nga vete. Vetem me paragrafin e fundit del aty ku donte te dilte

      1. Joni says:

        Une mendoj se shkrimi shpreh realisht se cfare mendojme ne, shqiptaret e thjeshte dhe qe nuk kemi guximin ta shfryejme e ti veme gjerat ne vend se na ka mbuluar pikerisht injoranca dhe mashtrimi, kurveria dhe hajduteria qe po na shiten si virtyte aq sa nuk e dime me se kush eshte e vertete dhe kush fallco.
        Shkrimi eshte shume i bukur z.Andi dhe nuk ju njoh me dukeni sikur jeni shoku im.
        Vetem nje gje nuk e di kur ne shqiptaret do te behemi te zot dhe te reagojme ashtu si duhet?

      2. tina says:

        Zemra nuk eshte ese qe ta kerkon zysha ne letersi

      3. xhoni says:

        Shkrimi i mesiperm eshte nje SARKAZEM e bukur e jetes tone te perditeshme!!!Ate nuk e kuptojne vetem IDIOTET,qe ne PD jane ne MAZHORANCE absolute dhe NAIVET,ata,qe e gjejne pjaten shtruar ne tavoline pa asnje mundim,se punon babai per ta!!!Ky eshte realiteti shqiptar:Harbuteria dhe MALOKERIA kane ZAPTUAR HAPESIREN TONE MBARE SHQIPTARE dhe te ben te mendosh se Shqiperia e ardheshme nuk do ZAPTOHET NGA JEVGJIT(keshtu thonim dikur,nga qe jevgjit benin shume femije),POR NGA MALOKERIA HARBUTE,qe si sharje baze kane tog-fjaleshin “CISHA NANEN TEME”!!!Teoria e MAO CE DUNIT -“FSHATI TE RRETHOJE QYTETIN” eshte zbatuar 100% nga Sali Berisha duke e rrethuar Tiranen,Durresin e plot qytete te medha me TUFA HORDHISHE,qe kane ZAPTUAR TOKAT,PRONAT pa leke,ndersa materialet ndertimore,qe bene shtepite 3-4 kateshe i vodhen neper UZINAT E FABRIKAT KOMUNISTE ne shkaterrim e siper!!Tani me Berisha ka 21 vjet,qe nuk u kerkon te paguajne energjine se e paguajme ne BUDALLENJTE SOCIALISTE!!!Ndonese po i legalizon,gjoja me pare,ato jane kryesisht LETRA ME “VRIME”,qe ne te tjereve nuk na kane hyre ne pune as ne WC(si rrjedhoje e ndarjes “korrekte “te pasurise socialiste 50 vjecare!!Haaaa!!!FJALE KA SHUME PER TE THENE,POR NYJEN GORDIANE E ZGJIDH VETEM KUR POPULLI SHQIPTAR TE PERPLASE GRUSHTIN FORT,SIC PO BEJNE ANGLEZET KETO DITE,VETEM SE U VRA NJE DJALOSH!!!!REGJIMIT FASHIST TE BERISHES I DUHEN TREGUAR DHEMBET E JO TE BEHET DIALOG QESHARAK ME TE SI KRIMINELI ME VIKTIMEN!!!SHQIPTARET DUHET TA MARRIN VETE NE DUART E TYRE FATIN SE EUROPA DUKET,QE PO SHKON PER “LESH”!!!BRAVO ANDI!!!

  4. dritan74 says:

    DUKET PAK E SFORCUAR.DUAN TE KONKUROJNE ME MERON TE GAZETA E TIJ.MERO TE PAKTEN DI SHUME GJERA DHE THOTE PAK ME SHUME LEZET

  5. +10 says:

    E kam babin demokrat, me te fortin ne pallat…nga keta soj debilash qe i shkojne pas Salimutit kemi nje per pallat.

  6. realitet shqiptar says:

    eshte plotesisht i sakt konstatimi nga ana e And Kananaj per demokratet qe vetem demokraci nuk dine cfare dmth. jane realisht me mentalitet kafsheror prehistorik ku cdo gje e bazojne tek arma e injorantit, te qenit i forte ne fjale pa kulture , ne theritje cmendie etj etj. ata qe nuk e perballonin dot kete realitet demokrati nuk ndodhen me tek ta gje qe ka sjelle nje ulje niveli te njerezve dhe ideve te PD ne nivele alarmante dhe te frikshme. turp per mentalitetin qe krijojne

  7. Besa,Edmonton says:

    Shkrimi me pelqen per realizmin e tij.Fatkeqesi e madhe per te gjithe ne shqipetaret eshte se na eshte vjedhur dhe transformuar fjala Demokraci Ne me kete fjale nenkuptojme te gjitha bemat heroike te Sali e Ilir kokelopes: te vjedhesh,te vrasesh,te drejtosh me sorrogato etj . Eshte e tmerrshme te mendosh cfare i behet te ardhmes se vendit .

    1. BUNI says:

      pershendetje besa

  8. Sinani says:

    Per mendimin tim ky shkrim ka nje vlere: Ai te meson se si nuk duhet te shkruash!

  9. EDI DETROIT says:

    Shkrimi eshte nje pacavure.Nuk e di ceshte ky zoteria po vetem gazetare nuk eshte.Militanti eshte militant pavaresisht I kujt krahu eshte.Por te thuash qe PD eshte Parti e injoranteve kur votojne te pothuajse gjysma e shqiptareve kjo eshte idjotellek jo gazetari.Urrejtja ndaj kundershtareve politik ne SHqiperi ka arritur kulmin sa quhet pjesa tjeter gati armike.Niveli I ketij shkrimi ofendon kete gazete dhe lexuersit e saj.

    1. Laraska nga Alaska says:

      Epo EDI nga Detroiti po i jep mend ketij qe shkruan ketu. Qe nuk i voton as gjysma, kjo tashme dihet, por dihet qe dhe shumica nuk votojne fare. Ndaj del tamam llogaria per Partine Kafsheve.

    2. Joni says:

      E keqja eshte more zoteri se ti flet si “E eme e Zeqos ne maje te thanes”. Ti rri atje ne Detroit dhe siduket shikon vetem Klan apo TVSH qe jane vegla mediatike e Saliut me Ilir matrapazin… ti nuk e di dhe nuk e shikon realitetin… ti nuk shikon se ne 21 janar u vrane 4 burra kryefamiljare qe protestuan me duar ne xhepa dhe u vrane nga Qeveria, ti nuk shikon dhe nuk e di se nje tufe burrash minatore dhe ata kryefamiljare po vdesin ne tunelet e Bulqizes dhe familjaret e tyre jashte jane ne vaj… ti nuk e di se ato vota qe ti thua gjysmat jane te vjedhura diten per diell… prandaj rri more zotni e mos fol kot.

  10. Hail! says:

    “Demokratët vjedhin votat me zell që të largojnë nga mendja faktin se janë partia e injorantëve”
    Te falenderoj per kete shkrim te mrekullueshem ne disa pjese.

    Le ta degjone perseri e perseri e perseri Shpellaret: Ju s’janë njerëz e as do beheni dot ne te ardhmen, pavarsisht se jetoni mes nesh dhe ju lem te na flisni.

  11. hervin says:

    hahaha, je i madh Kananaj. Shkrim brilant

  12. Leonard says:

    keshtu do jete shqiperia deri sa te jene maloket ne politike,,,ajo eshte grupim i destinuar vetem te zhduket me cdo lloj menyre dhe procisi evolimit do ta beje kete .por fatkeqsia eshte se i kemi neper kembe sot kete lloj shtaze

  13. Fan Mirdite says:

    Ne pergjithsi keshtu mendojne te gjithe shqiptaret ,O ZOTERI THUAJ TROQ SE TA KA PRU NE MAJET TE HUNDES SALA EDHE KSHTU TE MARRIN VESH . i bjen large e larg thuaj a ke qen ndonjeher ne kin jo, te ka vdek baba.

  14. Edmond Leka says:

    Eshte e cuditeshme sesi demokratet ankohen vetem per Hoxhen dhe socialistet vec per Salen . Sipas meje nuk ka ndryshuar asgje pasi eshte e njejta klase politike e trasheguar nga komunizmi , tashme kemi vec dy skuadra me ngjyra te ndryshme. Eshte e kote te flasesh me gjuhen e arsyes kur dhuna flet. Gjithmone fiton dhe drejton ai qe eshte me shume injorant. Ne pushtet shkon ai qe i ka duart me te perlyera me gjak. Ne kete mes ” nje dore lane tjetren dhe te dyja lajne fytyren”.

  15. demokrati says:

    Zoti Kanan na paska zbuluar qenien e re Homo Demokraticus.Eh mor Kanan djali, e ke perzier leshin me pambukun aq keq sa mua me vjen keq qe edhe ti je opozitar si une. Por Fajin e Ka Saliu qe ju shitet shqiptareve per demokrat, dhe fati yt i keq qe ti ne jeten tende ke njohur vetem socialiste te ndershem si Nano, Meta, qe jane etalon si mund te jesh qytetar, shqiptar, prind, qeveritar i mire.
    A nuk ju ka shkuar ne mendje se ky tipi mund te jete i kooptuar ne PD, pra mund te jete prurje e re nga ata te LSI ose nanoist dhe si demokrat i ri por me floke eshte me agresiv se Zv.Ministri Manjani.

  16. Aleks says:

    Shkrim medioker … per me teper as original (lex m.nanon para disa javesh)

  17. ZQK says:

    Njof njonin qi i perputhet pershkrimi n’ket artikull. Asht prej Tropoje. Me PD qysh kur ka lere/direktor dere me dere. Duhet me e falenderue qi s’ta ka perdredh qaf’n pasi ndahesh me te.

  18. Mentari says:

    kam ne pallat dy p.d. iste .
    te dy vjedhin korent.njeri qe nuk pagonte ujin ja preu ujesjellesi ai e lidhi vete.

  19. Latif Dreqi says:

    artikullshkruesi ben nje gabim qysh ne krye, kur e percakton tjetrin si demokrat…ai eshte nej militant i PD,por jo demokrat..ne shqiperi majtas e djathtas ka shume pak demokrate..me gishta mund te numerohen!!

  20. Otoni says:

    Shkrim qe nuk e nderon gazeten. Teper i dobet. Nuk e di në merr ndonje honorar per kete, por harram e past ne qofte se i jepet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje