Rriten dhe rriten dhe…nuk shihen

9 Gusht 2011, 10:45Politika TEMA

Nga Preç Zogaj

Gjëagjëza  për mirëqenien  në kohën e komunizmit- c’është një gjë që rritet e rritet e nuk  shihet?- mund të përdoret  fare mirë në këtë periudhë për investimet, sidomos për ato  të huaja. Rriten dhe rriten si në përralla, kryesisht  atje  ku nuk jemi.  Unë jo! Unë jo! Unë jo! i përgjigjen  pyetjes “ a i keni parë”  ata që kanë me shumë nevojë për  këto investime: të papunët.  Tek- tuk ndonjëri ka parë  dicka apo ka përfituar  dicka. Por  përfitimi edhe në ketë sferë është një llotari-fjala vjen një  në njëmijë- gjë që nuk  i përgjigjet  kërkund shifrave t ë larta të investimeve që reklamojnë  zyrat qeveritare  dhe proqeveritare të  shpëndara andej këndej si njëqind krëhët e perëndisë  Uishnu.

Investimet e huaja për vitin 2010 janë mbi një milard euro, njoftonte disa ditë më  parë një zyrë shqipfolëse  e OKB-së në Tiranë. Njoftimi i zuri në befasi publikun e gjerë dhe vetë qeverinë. Për të mos rregjistruar një prani prej budallai në atë myzhde pa lidhje me realitetin shqiptar, por edhe  i trembur se mos ato investime ishin bërë vertetë kushedi ku e kushedi si, zevendësministri i ekonomisë bëri një deklaratë të hollë, nga ato  “kinezet”, që edhe qeverinë  ta mburrte, edhe të papunët e vendit të mos i lëndonte shumë. Tha se këto investime kaq të mirëpritura nuk kishin krijuar impaktin e pritshëm në fushën e punësimit, por  e ardhmja do të ishte më e mirë. Me fjalë të tjera, një milard eurot e investuara  gjatë vitit 2010,  sipas zyrës  së OKB-së nuk kanë krijuar vende të reja pune, ndërkohë që  investimet e reja nga  viti 2011 e në vazhdim do ta ndreqin edhe këtë anomali! Pra do të kemi edhe investime që  prodhojnë punë dhe punësim! Duket si estradë, me dallimin se këto gjëra të bëjnë për të qarë me shumë se për të qeshur. Ku janë invetuar këto një miliard euro? Në teknologjinë  e robotëve? Minimalisht, zyra përkatëse e OKB-së, në respekt të popullit  shqiptar, duhej ta shoqëronte  njoftimin bombë me një listë të objekteve dhe fushave ku janë investuar këto para dhe njeherësh me një listë të kompanive apo individëve që kanë investuar. Këto të dhëna janë të domosdoshme jo vetëm për të kompletuar informimin si një  normë etike dhe e drejtë qytetare, por edhe për të kuptuar joshjet  e resurve dhe tendencat e ekonomisë sonë në këtë periudhë të vështirë. Plasja e shifrës “njëmilard”  pa  këtë informacion  të  lë shijen e një genjeshtre propagandistike dhe burokratike që nuk mbështetet  në investime  të realizuara, por në kontrata në  letër. Në rastin më të mirë.

I pari dhe i fundit qeveritar që doli, pas nëj hezitimi të shkurtër, nga habia e njoftimit të zyrës së OKB-së   ishte  kryeministri Berisha. Vonesa e tij e pazakonte  për të  hedhur fishekzjarre  duhet t’i ketë mërzitur pak ata të zyrës së OKB-së, por shpejt u kuptua se kryeministri thjesht kishte një shifër akoma më të lartë se një miliard euro.  Ndërkaq, përvec fjalëve të përgjithshme, që mëtonin si gjithnjë të skiconin një parajsë shqiptare  në lidhje me investimet e huaja, Berisha gjithashtu nuk sqaroj asgjë se ku  dhe kush kishte investuar. Si të ishte fjala për  investitorë-ufo! Duhej ta bënte dhe ta bëjë ketë, sëpaku për hir të gjithë atyre njerëzve, kryesisht të papunë, që torturohen dyfish tek marrin vesh  se në vendin e tyre të vogël investimet e huaja vërshuakan  lumë, kurse për ata fatkeqë gjithcka mbetet ende mollë e ndaluar. Sëpaku të mësojnë se disa nga  sëra e tyre kanë  përfituar. Një ngushëllim i vogël, por gjithsesi ngushëllim. Shkrimtari rus Gogol ka një tregim për  efektin shkatërrimtar, deri në halucinant, që krijojnë tek  dy të uritur në një ishull të braktisur copat e një gazete të hedhur  ku ishte  botuar deri në hollësi kronika e  një darke madhështore.

Nga një anë është shumë e habitshme që qeveria “nuk e zhvillon”, por e lë pezull një njoftim që e ka në favor, sic është ky për  një milliard  a  një miliard e gjysëm euro investime të huaja në harkun e një viti të ëvshtirë, kur  të ardhurat dhe investimet  e buxhetit të shtetit kanë njohur vetëm rënie dhe po ashtu kanë njohur rënie  edhe  treguesit e nivelit ekonomik të familjes shqiptare. Në parantezë, një miliard  euro  investime të huaja nuk do të ishin një shifër impresionuese  për  një vend  me anëtarësim të  freskët në NATO.  Dy milard euro do të ishte vetëm investimi në portin e ri të  Shengjinit, po të ishte  ndjekur e po të ndiqet  me vendosmëri dhe largapamësi një plan rigoroz për ndërtimin e tij me koncension. Gjithsesi, në kontekstin e krizës  ekonomike botërore, shifra një milard është  e madhe dhe promovuese për   shendetin e ekonomisë shqiptare. Cila janë pra  arsyet  që as  zyra e OKB-së, as kryeministri dhe as një organizatë biznesi  nuk i bën me dije publikut të gjerë  se ku  janë  bërë këto investime, cfarë  efekti  konkret kanë patur në  zhvillimin e vendit, e tjerë? Një arsye mund të jetë  shifra e fryrë. Ballafaqimi i shifrës një miliard  me realitetin e objekteve  të investuara do të  nxirrte në pah  spekullimin. Objektet nuk mund të shpiken sic shpiken shifrat.  Në këto kushte qeverisë dhe zyrave që punojnë për   të zbukuruar imazhin e saj u duket më e leverdishme të plasin një shifër të fryrë  të cilën ta besojë kush të dojëm, se sa të rrezikojnë tu plasë tollumbacja në duar.  Një arsye e dytë mund të  këtë lidhje me faktin se këto investime nuk e bëjnë krenare qeverinë dhe mund të hapin një seri pikpyetjesh   të reja nëse  “zbërthehen”. Mund të jenë investime të dështuara  tregëtare apo koncensionare, të realizuara nga shoqëri dhe individë që qeveria nuk ka shumë nder t’i ekspozojë. Një arsye e tretë: mund të jenë investime jo dhe aq të huaja, por që qeveria ka dëshirë ti paraqesë si të huaja, sic janë përshembull investimet e AMC-së, Vodafon-it, Albtelekomit apo edhe CEZ-it të privatizuar. Investimet e brëndshme  të këtyre  kompanive  konsiderohen tashmë investime shqiptare, investime vendase pasi, vec të tjerash, ato investojnë një pjesë të  fitimeve  që vjelin nga populli shqiptar. Minarja në thes nuk futet, thotë populli. Lë ta  tregojë qeveria minaren e investimeve, që ta duatrokasim po të jetë bindëse.

Kam  përshtypjen se nuk e tregon dot, por do të vijojë  ta mbajë  komunikimin në planin e rrumbullakosjes së paverefikueshme të gjërave. Edhe pse e ka të qartë se shqiptarët nuk janë idiotë që të besojme se cfarë fluturon hahet! Nuk ka kohë  për mashtrime dhe vetmashtrime në fushën e investimeve.Problemi i madh me të cilin përballet vendi është dështimi , stopimi dhe ngadalësimi  i investimeve të huaja  në raport me pritshmërinë pas anëtarësimit në NATO. Padyshim, kriza botërore ka rolin e vet në këtë kundërzhvillim, por kriza nuk mund të jetë një alibi për të mbuluar mungesën e vizionit, korrupsionin dhe paaftësinë si faktorë madhorë  që pengojnë  investimet prodhuese dhe ato në infrastrukturë. Vetëm në Vlorë dhe Lezhë janë nënshkruar  gjatë viteve 2008-2009 investime që shkojnë deri në katër  milliard euro investime në  zona industriale,  në porte, në parqë energjitike, fabrika të materialeve të ndërtimit e tjerë.  Nga gjithë kjo masë e madhe investimesh në letër nuk gjen më shumë se një lugë kafeje  investimesh të realizuara  në terren. Qeveria duhet ti mbështesë kompanitë për të kapërcyer vështirësitë. Qeveria duhet të jetë shumë e hapur për  kompanitë që ofrohen për të ndërtuar rrugë dhe porte të ndryshme me paratë e tyre. Punësimi dhe  mirëqënia  janë një interes publik dhe kombëtar, para të cilëve propaganda nuk ka asnjë vlerë. Më  mirë investime që realizohen e “ nuk rriten” se sa investime që “rriten” e nuk shihen.

 

14 komente në “Rriten dhe rriten dhe…nuk shihen”

  1. tg usa says:

    Mos haroni investimet 1 miliard per sejcilin ne Lezhe dhe Karaburun per park energjitik 1 miliard i ka inaguruar plaku i rjedhur te hidrocentrali i banjes dhe kaskaden e devollit.vetm keto bejne 3 miliard genjeshtra te saliut

  2. Gjergji says:

    Prec or taj! Shpejt je kujtu or tej, me krikue bace salullatosin! Prec he lum majku! Ishit ju me shoke qe e mbajtet kete felliqesire ne pushtet ne ’97 dhe tani qe ju hoqi te gjitheve, ju hoqi milionat, kujtoheni t’a kritikoni. Ik ne Tropoje or Prec!

    1. Tafuti says:

      Preçi nuk eshte Tropojan mor trap . Interesi ka zhvilluar boten , por ti se kupton dot se je edukuar me parimet e partise se punes more kelysh komunisti

  3. allias says:

    mire thua o gjergj..Keta jane te krimbur me para.e di ti qe Andis Harasani,deputeti i PS dhe miku i ngushte i shokut Fatos Nano ka blere nje shtepi ne NY,Brooklyn per 1 milion dollare.Ay banojne gruaja vet me femijet dhe prinderit e saj dhe ky Andisi shkon e vjen kur to doje by…Ku i gjeti parate ky miku????
    si mund ti transferosh 1 milion dollare nga Shqiperia ne USA? Kur ky cerr ka kaq para imagjinoni te tjeret,imagjinoni Salen,Lulin,Majlinden,Benin,fatosin etj etj “deputet”qe i zgjedhim ne me vote.Une per vehte nuk otoj me kurre sa te jene keta fytyra.Duhet vetem BOJKOT te votes dhe te shtetit qe eshte ne fuqi.Jeni te zot ta beni.ndryshe mos beno gam gam gjite diten Shendet.

  4. vlora 1 says:

    Prec! Nuk i duam miliardat e Salushit ne Vlore per industri .Duam vetem rrugen dhe te na lini te qete he te keqen vellai
    Sa per te tjerat ke respektin tim …je pene e forte Prec

  5. Thana says:

    ISHTE SEC NA ISHTE,
    SHUME PARA KISHTE;
    KUR I NUMURIONTE,
    ASNJE NUK I SHKONTE.
    CESHTE?
    Paret e peshkut apo investimet e koke peshkut?

  6. albani says:

    Z. Zogaj! Ketu nuk eshte fjala per rritje ekonomike, Saliu dhe Ridvani e kane fjalen per rritjen e penisit te tyre, por meqenese ata rrijne te veshur, ne nuk ua shojhim sa te rritur e kane, vetem grate dhe dashnorert e tyre e kane kete fat!

  7. Ne says:

    Asgje te re.Te gjitha i dime.Fajin e kemi po Ne,qe e mbajme mbi shpine.Ai vjedh e vret sy per sy,ne drite te diellit dhe zorraxhinjte e tij e duartrokasin.Ai zgerdhihet kur na genjen,na peshtyn e na jargos , e zorraxhinjte e tij te nderkryer ulerasin te eksituar nga hapja e shpelles se tij kur ai flet. Ka qene nje shprehje dikur ; Hap dollapin,shoh miun,Hap televizorin shoh Saliun Eshte e tmerrshme qe eshte e njejta pamje edhe mbas kaq vitesh Pra, te shohesh po kete monster!

  8. AlbinoBlackSheep says:

    O zoti Prec po ti nuk paske shkuar me pushime?Mos u bej percares i opozites por bashkoju dhe ti me Ramen e shkoni ngrohuni ne diell.

  9. Daku says:

    kete duhet te bejne shqiptaret ti ndersejne maloket kundra njeri tjetrit….dhe pastrohet shqiperia..Bjeri malokut ten prenc

  10. skerdian meta says:

    Ore njerez,, boll bete biografine e njerezve Saliu komunisti i fundit,,, dhe boll ndate njerezit ne veriore-mesore-jugore se na cate me nder *** ,, merruni me temen,, ka investime apo jo,, po hani buke apo spo hani,, po jetoni si njerez apo jo,, normalisht qe jo.. Preci tani per tani eshte nga opozitaret popullore dhe luftarak,, jo si ca qe jane ne opozite e luftojne per berishen apo si ne qe thjesht lexojme dhe nuk organizohemi qe te pakten ta shtyme opoziten te luftoje forte…

    1. AlbinoBlackSheep says:

      O Skerdian opozita po lufton fort ne te gjitha frontet, sidomos ne ato te plazheve. Prit deri ne shtator sa te filloje kjo platforma e re e opozites.Nuk do gjeje vrime ku te futet Sala.

  11. Antoni says:

    Nuk me duket fort e drejt dadhimet qe behen, ne verior a po jugor,Poetet tan te medhaj i kan pershkrue me respekt ajaugun e veriunp.sh.GEG E TOSK MALSI JADHIA
    JANE NJE KOMB ME U DA S”DURON
    FUND E MAJE NJE ASHT SHQIPNIA
    E NJE GJUH YTE GJITHVE NA BASHKON
    Mos perfitoni te fyeni verioret ,si Malok,shpellar e tjer per nje cop sali qe nuk ka asenje cilsi te malsorit.Ne qoft se ju ben pershtypje artikulli kritik i Preçit e kini gabim ai flet e kritikon Saliun per bemat turpshme te qeveris qe ai drejton,per kte nuk esht kurr von te kritikosh vepren e keqe-

  12. anton says:

    Per dekada e vodhen dhe e ropen vendin dhe popullin, e ndane ne parti qe zihen,e ndan ne fe, ne veri dhe jug qe vriten dhe i bene femijet bandite dhe prostituta dhe thone se u rritem dhe u beme si EU e bota qe jane te njejte kudo,…miserje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje