Flet ish-presidenti i Republikes, Alfred Moisu.
Nga Vjola Murati/ Fokus TV
Pas zgjedhjeve te 8 majit ,gjendja eshte prezantuar kaotike kudo ne Shqiperi, ju ç’mendim keni ne lidhje me kete?
Une kam folur disa here per kete problem dhe me thene te drejten, personalisht jam i pakenaqur sesi u administrua vota e qytetareve shqiptare dhe veçanerisht flas per Tiranen, se ne vende te tjera nuk pati probleme. Dua te them kete, qe te gjithe kishim shprese se keto zgjedhje do shenonin nje kapercim te ylberit, ne kuptimin qe do kishim zgjedhje realisht te pranuara, si nga qytetaret dhe nga nderkombetaret. Ishte moment i nje fillimi, nje ere te re, nje periudhe te re te zgjedhjeve ne Shqiperi, me qellim qe ti tregonim vetes dhe botes qe ne dime te bejme zgjedhje. Ne fakt, ne dime te bejme zgjedhje, se kemi bere zgjedhje te mira, jo te keqija, qe ne vitet 1991 / 1992. Kjo politike aktuale, per mendimin tim ndoqi nje menyre jo te drejte, jo te ndershme per te fituar me çdo kush. Sigurisht, qellimi politik eshte fitorja, por aman ka ca rregulla, ka ca norma, ka nje kod zgjedhor, ka nje moral politika. Ne momentin qe ti i shtyp te gjitha keto dhe po i shkele keto norma, keto rregulla, konkluzioni eshte i tille qe nuk vlen me per ta realizuar ate qellim te madh qe donim te benim zgjedhje te mira, por krijon nje pershtypje qe nuk di si do shkojne zgjedhjet e tjera,dhe kjo eshte pikepyetja me e madhe.
Eshte shprehur vullneti i lire i qytetareve ne keto zgjedhje lokale?
Qytetaret e shprehen vullnetin e tyre, por puna eshte si votuan, si politikanet e kane perdorur kete vote. Po bej nje paragonizem te kohes se diktatures, duke permendur kohen e Stalinit, i cili thoshte :- “ Populli voton dhe ne numerojme ”, per fat te keq tonin dhe ironi te fatit, tek ne nuk ndodhi keshtu, se populli voton dhe ne numerojme sipas interesit.
Ne kushte te tilla ju jeni per zgjedhje te parakohshme apo duhen pritur zgjedhjet ne 2013?
Po, une jam shprehur per zgjedhje te parakohshme, eshte e vertete.
Pse kam arritur une personalisht ne kete konkluzion? Per te vetmin fakt se besimi midis partive politike ka shkuar ne fund, por jo vetem kaq. Ehe populli ka humbur besimin e tij tek poltika. Pra, kjo situate te obligon te marresh nje veprim te tille, qe te freskohen gjerat dhe zgjedhjet e parakohshme mund ta benin kete gje. Vetem se ka nje gje…
Sa jemi gati ne per ti bere keto zgjedhje? Ne kuptimin e kodit, te masave te tjera, pasi te futesh ne zgjedhje te papergatitur mund te ndodh siç ndodhi ne 8 maj. Ju e dini qe une, se bashku me presidentin Meidani, kemi ndermarre krijimin e nje forumi civil 2010, me nje grup intetlektualesh te ndryshem, qe punuan per ti sugjeruar politikes shqiptare hapat me te mira qe si duhet vepruar per zgjidhjen e problematikave te ndryshme dhe ne po kete kuader dhame dhe disa sugjerime para zgjedhjeve te 8 majit, per disa rregullime te vogla qe duhet te ishin bere. Per fat te keq, e them dhe e perseris, politika shqiptare nuk i perkrahu, nuk i mbeshteti keto veprime tonat dhe. Njekohesisht nderkombetaret nuk i vleresuan, gje qe une e kam shprehur me ta dhe ne takime personale, private. Ne menduam se nese do ishin bere disa rregullime, mbase nuk do te ndodhnin keto qe ndodhen. Pse e them kete? Te ne vepron shume parimi “makiavelist”, qe nuk ka rendesi menyra si zhvillohen zgjedhjet, ka rendesi rezultati. Dhe, duke ndjekur kete parim, e kemi te veshtire te arrijme ate duam te arrijme.
E mendoni te drejte qendrimin e PS dhe betejen e ashper qe ka zhvilluar ne keto muaji?
Problemi eshte ketu, qe çdo parti punon per te pasur strategji te saj, ne kushtet e saj dhe une nuk e kam zakon dhe nuk dua te interferoj, si te thuash ne perzgjedhjet dhe strategjite qe vendos te beje çdo parti, çdo force politke, per arritjen e qellimit dhe objektivave te saj.
Kane qene te shpeshta takimet mes jush dhe presidentit actual, z.Topi. Cili ka qene qellimi i ketyre takimeve?
Takimi yne ne radhe te pare ka qene per te mbeshtetur presidentin actual, si figura poltike numer 1 kushtetuese ne vendin tone dhe per ti dhene atij mbeshtetje solidare, si dy ish president, une dhe Meidani. Kjo, pasi ne kemi qene vertet ne krye te shteti per 5 vite me radhe, por jemi dhe qytetare te ketij vendi, ketu kemi lindur dhe kemi do mbetemi, kemi femijet, niperit dhe sigurisht qe jemi te shqetesuar dhe duam qe ky vend te behet sa me i mire. Ne kemi qene para te tjereve, ne 1992 kemi qene te paret qe hodhem hapat e pare per delegimin ne NATO dhe BE dhe kishim bere goxha perparime. Jane ndodhite e 1997 qe frenuan ecjen tone perpara. E keqja jone eshte se nuk nxjerrim mesime nga ato gabime, por vazhdojme me kembengulje, pavaresisht se çfare ndodh dhe si ndodh, te arrijme ato qe duam, gje qe bie ndesh me interesin e pergjithshem te vendit.
Duke u referuar ne eksperiencen juaj si president i Shqiperise, cila eshte keshilla mund t’i jepni presidentit aktual?
Une nuk kam preferuar ti jap keshilla pasardheseve te mi, sepse nuk eshte ne perputhje me karakterin tim. Ai qe e ka ne kurriz, ai e ndjene se çfare duhet bere, sepse asnje situate nuk i ngjan tjetres. Une kam pervojen time, siç ka pas dhe presidenti Meidani dhe presidenti Topi, qe eshte presidenti actual. Sigurisht, ne mendojme qe kushtetuta, pavaresisht nderhyrjeve ne te te gabuara, madje shume ta gabuara, ka kusht qe presidenti te beje nje politike me kritike, me te qendrueshme ndaj disa politikave te gabuara te politikes shqiptare.
Kane qene te nevojshme ndryshimet ne kushtetute sipas jush?
Une jam shprehur qe atehere, qe kane qene te gabuara dhe pikerisht atehere une kam mbeshtetur dhe LSI-ne, pasi ajo qendroi ne mbrojtje te nje referendumi, qe ato ndryshime te anuloheshin. Jam ende ne keto pozita. Mbeshtes kete qendrim timin dhe me mendimin se duhet korrigjuar dhe nje prej objektivave te forumit tone, eshte pikerisht ky, qe kushtetuta duhet rregulluar, duhet bere nje reforme ne kushtetute ne shume drejtime, edhe ne drejtim te zgjedhjes se presidenti. Une jam per zgjedhje te presidentit nga populli, sepse praktika po tregon qe ne kemi shume perplasje te brendshme politike. Nuk e quaj as te ndershme dhe as te hijshme, madje si shqiptar nuk me vjen mire qe te vijne te huajet dhe te na mesojne neve si te bejme Shqiperine. Nuk shkon kjo, ne jemi shqiptare dhe politika shqiptare duhet te dije te gjeje rrugen dhe menyren. Eshte e domosdoshme te kemi nje president me kompetenca me te forta, me te plota, jo nje rutine presidenciale, por te jete nje arbiter. Nga pervoja ime ne 2007 u shfaq nje problem analog me kete qe ndodhi tani. Ne kishim rrezik te shkonim ose te rreshqisnim ne pellgun e nje shteti te deshtuar, sepse s’po benim dot zgjedhjet, sepse mazhoranca kishte nje mendim, opozita nje tjeter. Ne kushte te tilla u detyrova ti mbledh forcat politke ne presidence me shume se 24 ore, i ushqeva bashke me mua, aty kemi ndenjur gjithe naten deri sa arritem ne ato konkluzione qe duheshin. Ishte ai takim ne te cilin u firmos marreveshja mes forcave poltike. Ishte pikerisht ai takim ne te cilin une u detyrova te shkel mbi integritetin tim dhe zgjodha me mire kete se sa te shkelja Shqiperine, me mire kete se sa te turperohej Shqiperia, duke beret e mundur hyrjen e saj ne zgjedhje mese normale. Nuk pati problematika, fare absolutisht. E permenda kete shembull per te evidentuar dhe vene ne dukje dhe njehere ate qe politikanet shqiptare nuk duan. Nuk mund te them se ne ate kohe nuk u shqetesuan nderkombetaret, se vetvetiu kuptohet qe ndihmojne per t’ integruar ne BE, ata jane te interesuar qe te marrin nje performance sa me pozitive. Problemet duhen zgjidhur vete. Tani shoh qe vijne kohe pas kohe, delegacion pas delegacioni flasin me gjuhen me mbulesen e duhur diplomatike, por asnjeri nuk ndermerr ndonje veprim. Kjo eshte per fajin tone, por dhe ata nderkombetare nuk jane pa pergjegjesi. Nje kerkese imja e perhershme ndaj tyre eshte se me ne shqiptaret duhet folur hapur, jo vetem me popullin, por dhe me politikanet. Duhet thene troç, se ketu e ke gabim, ketu e ke ne rregull. Se po ju the te dyve ne rregull, do shohesh te nesermen sesi media merr ate pjese qe ajo mbulon, lufton dhe kjo nuk te çon asgjekundi. Kjo lloj mbeshtetje, kjo lloj ndihme ndihmon, por pergjegjesine kryesore e ka poltika shqiptare dhe nuk mund t’ja vendosim pergjegjesine tone te huajve, por ama ky difekt qendron.
Shpesh jeni atakuar me z. Berisha, eshte ky nje qendrim qe perfaqeson figuren e tij, duke qene se ndeshet me kedo, me presidentin aktual apo me kryetarin e opozites etj?
Ne librin time mes “ Nanos dhe Berishes” kam folur goxha per kete çeshtje duke e ilustruar me shembuj konkrete karakterin, mendimin, veprimin, ndikimin e kryeministrit Berisha. Ai ka steriotipin e tij ne qellime, veprime. Ne nje interviste te fundit kam thene dhe diçka tjeter, se Berisha kritikon Topin, Meidanin, mua, tre presidentet se nuk jane ne rregull, nuk vlejne dhe une u detyrova ti bej nje pyetje:
Mire ne s’jemi ne rregull, por dua te di se çfare mendon kryeministri aktual per presidentin Bersisha te 1997?
Deri tani nuk na i ka thene kete dhe kete e thashe ne kuptimin qe secili ka te mirat dhe te keqijat e tij, se s’ka asgje te paster, sikurse cdo mineral qe nuk mund ta gjesh nentoke absolutisht 100 % te paster, as arin, as argjendin, se jane te perzier dhe me minerale te tjera dhe njeriu eshte i tille. Kuptohet qe fenomenet e natyres jane te njejta si njerezore dhe aspekte te tjera, pra une mendoj se kryeministri Berisha eshte njeri energjik, punon, por ka dhe shume gjera te demshme qe duhet ti korrigjoj. Gjera te demshme qe i bejne dem atij, ne radhe te pare vendit, Shqiperise, por duhet te jene bashkepunetore te tij t’ja thone, t”ja vene ne dukje. Mesa duket atmosfera eshte e tille qe atyre nuk u jepet mundesia te shprehen, ose ata kane frike te shprehen.
Ju permendet se duhet te jene bashkepunetoret ata qe te vene ne pah disa difekte, nderkohe qe ne PS ka zera kritike, madje dhe teper te ashpèr per liderin e tyre, ndihmon kjo?
Une jam per zera kritik, zerat kritik duhet te jene me patjeter. Kritika duhet te jete brenda logjikes dhe nuk duhet te ndodh ashtu si thote populli, te hipesh ne peme dhe ti bihesh me sepate deges ku je. Nga kjo ane une mendoj qe PS e ka ane pozitve kete. Nuk di sa pozitive jane disa deklarata ekstremsite ne dem te partise se tyre nga eksponente te tyre. Megjithate, jane poltikat e tyre, por kjo s’eshte e keqja, e keqja eshte kur gjerat nuk shkojne mire dhe nuk ndihet njeri dhe ka akumulim te se keqes dhe vjen nje dite qe shperthen dhe kur shperthen eshte shperthim…dhe nuk merret vesh ca behet.
Ne lidhje me faktoret nderkombetare, ata flasin per standarte zgjedhore, por ne fakt gjithçka ndodhi ndodhi ne prezence te tyre. Si e shikoni reagimin e tyre ?
Nuk dua te ngutem se raporti mes OHDIR dhe OSBE nuk di si do jete, duhet ta kem ate raport, ta lexoj, qe te them mendime te pjekura. Por, duke gjykuar nga raporti paraprak, kritikoj ashper shume KQZ dhe veçanerisht nderrimin e arsyetimit persa i perket besimit te votimit. Ajo qe them une eshte se do jete raport me doza te larta kritike, por e rendesishme duhet te jete zbatimi i atyre kritkave. Dhe ne 2009 kishte rreth 20 verejtje, por asnjera nuk u zbatua. Permend dhe njehere se nderkombetaret jane nderkombetare, jane miqt tane, po punojne, perpiqen te na udhezojne drejt, por vete fakti qe ishin prezent ne numerin e votave, eshte nje gje shume sinjifikative. Per mua ishte turp te vijne te huajt, te vijne e te na ndjekin se si numerojme, eshte nje ofendim per neve. Megjithate, ata e ben kete dhe bene mire qe e bene, se duke qene ata dhe shiko çfare be, u ngaterruan hesapet, por te mos ishin ata cfare rruge mund te merrte numerimi?
Njesoj si ty. Ti ben ham-ham tani por sa ishe President….
Per presidente qe kemi patur, Mejdani, Ti dhe tani Topi i Gjore…
Ashtu eshte –Ky nuk fliste atehere kur ishte president ,por flet tani, si kofini pas te vjelit
-Ne fakt presidnet qe fliste sa i qinte zotin ishte Sala —Sala flsite si i donte trapi–Ndersa te gjithe keta te tjeret jane ca dudume qe s’e kane shokun
Nje president i perjetshem.Trim dhe inteligjent.
Pijanec i pakorrigjueshem!
Ndoshta me i sakti nga te gjthe presidentet!
Tre ndrikullat Ramis,Nano,Sali, nuk durojne dot nje President me fuqi mbi ate te kryeministrit ,Kryetarit te Kuvendit,apo Kryegjykates.Ndaj edhe ndrikullat i dhane aq pak fuqi Z.Topi, shto ketu qe c’do President ne Tirane nuk zgjidhet nga populli,por nga partite.Keto parti po te jete kurajoz Presidenti i ardheshem,mos jete mercenar i kryeministrit, partite anullojne zgjedhjen e tij. Cifligu Shqiperi mbahet me ligje te pa shkrojtura,ala ke ura ngelen naivet?
ZOTI MOJSIU JU THONI :Une mendoj se kryeministri Berisha eshte njeri energjik, punon,
por ka dhe shume gjera te demshme qe duhet ti korrigjoj. & BLA BLA BLA
KAM RESPEKT PER PERSONIN TUAJ
POR MUND TE THEM SE JENI ME TRIMI NDER
FRIKACAKET..
NUK DUA TE BEJ KOMENTE POR TE PAKTEN
NE 2 VITET E FUNDIT SALI RAMUSH BERISHA (pa permendur96′-97′-98′)
ESHTE VRASES,HAJDUT DHE SHKATARRUES I SHTETIT
SHQIPTAR DHE SE FUNDI PERDHUNUES I VOTES SE POPULLIT
me kujtohet ne vitin 1981 kur “vrau veten ” mehmet shehu dhe
komandanti jot enver te coi si “messenger” ne garnizonet e veriut
per te SQARUAR popullin..Kam qene ushtar ne fierze b.c. dhe
flisje DHE ULERIJE aq sa dhe S/S do ta kishte zili POR PER ATEHERE
KISHTE DIKTATURE DHE TA FALIM..
POR TANI TE MBYLLESH SYTE KUR SHQIPERIA ESHTE
TOTALISHT E PERDHOSUR NGA KOLEGU JOT SALI
QE VRAU VETEN NE 21 JANAR NUK TE FALET..
ke pare derr me koke robi?
saliu eshte rob me koke derri
Ish-presidemti Moisiu eshte Presidenti i pare shqiptar qe u zgjodh ne terrin e nates dhe doli si produkt i pazareve te hajnise midis Fatos Nanos dhe Sali Berishes. Me teper per te hequr Fatos Klosin nga SHIK-u qe i vezhgonte me vemendje te dy ne zullumet me pronat publike, ne kuserine e papare me Armatimin e Ushtrise shqiptare te trasheguar nga Enver Hoxha dhe me perdredhjet e salltanetet qe i benin fqinjeve ne kurriz te interesit Kombetar. Prandaj me mire te mos flase dhe te mos jape intervista morale ne gazetat opozitare, por me mire te gjeje nje strofull tjeter ku te shfryje pakenaqesine e tij. Sepse po te heqi “pudren kozmetike” nga klishete qe perdor per kriminelin Sali Berisha dhe pijanecin e bixhozxhiun e papergjegjshem Fatos Nano duhej t’i pergjigjej gazetarit te gazetes TEMA si nje BABA i Kombit dhe jo si nje febel i Sali Berishes dhe i bandes mafioze ne pushtet. Ku i gjeti ky ish-President vetite pozitive te Sali DEMONIT? Qe i radhit pa turp fare ketu, ne kete forum opozitar te gazetes TEMA? Saliu ishte dhe eshte energjik per te vrare, vjedhur dhe mashtruar popullin e vet. Ne cilat fusha ka bere perpara Shqiperia nga 91 e ketej? Te vetmat te ardhurat qe ka shteti jane: Energjia elektrike e rusit dhe kinezit bashke me mineralet e natyres nga njera ane dhe taksat e tatimet, merite e emigranteve mjerane nga ana tjeter. Te cilat i mbledhin Saliu me Boden dhe i harxhojne sipas qefit te tyre alla komunistce. Ku eshte prodhimi industrial shqiptar? Ku eshte prodhimi bujqesor shqiptar? Ku eshte prodhimi artizanal shqiptar? Sa % perbejne keto ne te ardhurat totale te shtetit? Sa EUR per fryme perbejne keto qe t’i krahasojme me vendet e tjera? Per keto duhet te pergjigjet Moisiu para se t’i thure hymne lavdie Sali Berishes dhe sojit te shpifur te sejmenve te tij. Qe i kane hypur ne qafe popullit si VAMPIRE 20 vjet me radhe dhe po e cojne vendin drejt falmentimit te plote. Njesoj si ne 97-n. Pse ish-Presidenti Moisiu nuk i thote gjerat hapur, por flet me gjuhen e nderkombetareve me pudra dhe me kremra kozmetike? Sepse duhet t’i thote Saliut: Ti je nje vrases qe me Remzi Hoxhen, me Kosta Trebicken, me Gerdecin dhe me 21 janarin. Ti je nje hajdut qe me Piramidat e Bodes ne 97-n, me Armatimin e Ushtrise shqiptare ne bashkepunim me Fatos Nanon, me Gerdecin, me rrugen Durrs-Kukes dhe me shume prona publike dhe private. Ti je nje mashtrues ordiner qe vjedh si magjyp edhe votat e shqiptareve, prandaj duhet te ikesh sa me pare. Qe te mos te heqin me dajak te tjeret. Prandaj Presidenti yne gjumash Bamir Topi duhet te shperndaje Parlamentin pa vlere te Jozefines dhe te shpalle sa me shpejt zgjedhjet e parakoheshme. Dhe te mos fshihet si u fsheh me Gerdecin dhe 21 janarin qe nuk dinte gje bashke me SHIK-un e tij. Se do te mbetet ne histori si Presidenti me negativ dhe me antiligjor i Shqiperise. Dhe tekstet e historise do te fillonin me frazen: “Na ishte njehere nje President…” Fundin le ta perfytyroje ish-Presidenti Moisiu. Nga nastradini.
NASTRADIN EFENDI !
Nuk do t,i heq asnje presje komontit tuaj
me perjashtim te fjaleve “emigrantet mjerane”
Faleminderit per mirekuptimin !
Mose harroni vllezer shqiptare ngado qe jeni ,po komentoni nje person shume te nderuar te pakten nga paraqitja dhe dialogu politike qe ka zhvilluar ,dhe vjen nga nje familje shume e nderuar,dhe e respektuar e kultures dhe artit SHqiptare
Pikerisht se eshte familje e nderuar duhet
te jete ne balle per clirimin e shqiperise
fashizmi tribal i berishes .
Nuk eshte burrnore te kritikoje Moisiu
Topin per “butesi ” kur berisha ka nxerre
jashte loje opoziten ,presidentin,
prokuroren,ambasadoret,shoqerine civile
mediat dhe moisiu i gjuan me pambuk
berishes..turp per nje familje e respektuar
shqiptare te flase si pjate lares i berishes
Ai eshte vec nje MAMUTH PARAHISTORIK.
Vone u kujtove te flasesh o ish President. Kur jeni ne kolltuk nuk ndiheni se ju ngroh Sala apo kushtdo qofte me ndonje kocke qe ju le ta lepini, tani qe sju pjerdh me njeri filloni e kakarisni… nuk jeni burra ju. Po te pakten ti ke mermeritur ndopak , Mejdani fishkellente ndonjehere kurse ky qe kemi tani e ka ne mendje dhe flet me heshtjen e tij- palo burre me breke neper kembe qe ja heq Berisha sa here gedhihet me humor te trazuar. Ikni ore na lini rehat se nuk u ngjitet kurre ne minimumin e asaj qe ajo karrige kerkon.
Ky eshte aqitetkti i bunkereve ne kohen e çmendurise Komuniste. Do tju mesoje mende varrmihesi i ushtareve te XHenjos ne kohen e Diktatures Komuniste? Deri kur juve ne SHqiperi me keto figura te nomeklatures komuniste si Meidani, apo Mosiu, Berisha e te tjere Staliniste? Turp te keni qe nuk i flakni keto lecka te se kalueres, vetem ne SHqiperi vegjetojne Ne. asnje vende te Europes Lindore nuk jane ne fuqi dhe politike figuara te spanuara te Diktatures Komuniste.Sa me shume qe ti mbani aq me te varfer do jeni.
interviste me aktorin e esatrades se Presidences!!vazhdon varianti shqiptar,kur te gjith thone,kur skan gje ne dore,”ah te me lene mua vetem 24 ore ne ate karrike”rrine 4 vjet,te han mutin edhe 15 vjet ti lesh,edhe pastaj thone,”ah te me bejne dot edhe nje here”,,shembyj me te shkelqyer,Fatos nano e Sali berisha jan bere sa here kan dashur edhe i kan ngrene mutin mu ne byth ,vetem prapesira e gomarlleqe me thes kan bere nga mengjezi deri ne dark,,,