ACR-minatorë, marrëveshja ende larg. Ministria e Ekonomisë padit organizatorët e grevës

9 Gusht 2011, 13:53Politika TEMA
ACR-minatorë, marrëveshja ende larg. Ministria e Ekonomisë padit

(E PERDITESUAR) – Reparti i Inspektim-Shpëtim Minierave depozitoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një padi penale për drejtuesit e grevës së urisë së minatorëve të Bulqizës, për shkelje të sigurisë në punë dhe dëmtime të pronës publike.

“Janë bërë shkelje të rënda të sigurisë në punë që cënojnë jetën dhe shëndetin e minatorëve”, thuhet në padi.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës vendosi të pezullojë shfrytëzimin e minierës së Bulqizës deri në rehabilitimin e saj.

 

Marrëveshja mes minatorëve që kanë hyrë në grevë urie dhe kompanisë koncensionare të minierës së Bulqizës, ACR, duket se është ende larg.

Firma austriake është shprehur se e mirëpret kërkesën e minatorëve për bisedime dhe I ka ftuar ata në Tiranë për një takim ditën e nesërme, në orën 11:00.

Por, minatorët kanë refuzuar që të shkojnë në Tiranë. Konfederata e Minatorëve është shprehur se takimi mes minatorëve dhe ACR duhet të bëhet në Bulqizë.

E ndërsa palët zihen për vendin e takimit, 13 minatorët që kanë hyrë në grevë urie, tashmë ndodhen në kulmin e rezistencës së tyre, pasi kanë 16 ditë pa ngrënë asnjë ushqim.

Në rast se nuk gjendet një zgjidhje sa më shpejt, ata rrezikojnë seriozisjt jetën e tyre.

 

 

 

5 komente në “ACR-minatorë, marrëveshja ende larg. Ministria e Ekonomisë padit organizatorët e grevës”

  1. intelekti says:

    Duket qarte se Konfederata e Minatorëve nuk punon per minatoret por per ti prishur kontraten ACR. Pse vendi i takimit apo kerkesat jane me te rendesishme? Po cdo preteks qenka i mire per Konfederaten per trembur kete firme leshi me jete njerzish. Keto 20 vjet eshte vene re qarte se pas cdo sindikate apo konfederate qendrojne interesat e qeveritarve te radhes. LOL, e pse i duhet demokracia ketyre njerzve, per te zvogeluar fitimit? Ku ka kaq budallenj…

  2. shefqeti says:

    Ore po si nuk e kuptoni qe Iliri Meta e ka organizuar greven. Pasi i kerkoi ACR-se gjoben, kjo e fundit nuk pranoi ta jepte duke i thene “sdua cfar do na besh?”.
    “Ja u tregoj une juve kromin, dhe ate shkesin tuaj Genc Rulin qe ja hoqi miqve te mij “Darfo” s.p.a, koncesionin qe pata dhen dhash me keto duar kur isha kryeminister” – tha Meta, dhe mori ne telefon kryetarin e sindikatave te minatoreve…

  3. pensjonist mjerani says:

    Shtet hajduteh shtet kriminel shtet i te gjitha te kecijave vetem kjo te vjen ndermend kure ministrija padit grevistet zoti minister e ke ate poste pasi ke trafiku votat e 83000 shqiptareve dhe ketyre minatorve u pate marre voten me premtimin se dote japim statusin e minatori dhe plot genjeshtra te tjera keni arrite ace poshte sa edhe funderrine nufjale te urte mos e ndiz zjarrin se ben gabim firma ka mbrojtjen e Genc rrul arres ka marre miljona per vete dhe i ka fale miljona firme ju keni te drejte te talleni me ata qe u dhane voten por kujdes se dardha e ka bishtin mbrapa

  4. Ndoc Sukaj says:

    Eshte e natyrshme qe me qeverine qe ka sot shqiperia te akuzohen minatoret dhe nuk eshte cudi qe te denohen nga drejtesia e shkaterruar nga politika dhe politikanet mafioze.Nese institucionet e se drejtes do te funksiononin miniera nuk do te ishte ne prag shembjeje pasi punet do te ishin vene ne rrugen e drejte.Qeveritare dhe ministra te korruptuar nuk shohin pertej parave qe fitohen lehte sic i paraqiste vidioja e ,,montuar,, e ,,Ores se Priftit,,Eshte e turpshme dhe krim i permasave te medha te rrezikohet jeta e njerezve dhe pasuria kombetare per interesa mafiozesh politiko-qeveritare ne nje vend qe ka shume vite qe qendron si postanadollak duke prodhuar pasoja te renda ne drejtime te ndryshme per sot dhe per mot.

  5. rexha10 says:

    MINISTRIA E HAJDUTEVE ME NE KRYE GENCE RROTEN MAFJOZIN DUHET TE PADISE VETEN PER KUSHTET E MJERUSHME QE KANE KRIJUAR PER PUNTORET,DHE VJEDHJET QE I KANE BERE KESAJ PASURIJE TE POPULLIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje