Kromi, një histori abuzimesh

9 Gusht 2011, 16:35Politika TEMA

Historia e minierës së Bulqizës përbën ndoshta një nga dështimet më të mëdha me koncesionet, ku mpleksen viktima të pafajshme, fitime marramendëse dhe afera të dyshimta korruptive, që shkojnë deri në nivelet më të larta të qeverisë.

Në vitin 2001, ish-qeveria e atëhershme socialiste, miratoi koncesionin e parë të minierës së Bulqizës, së bashku me disa objekte të tjera që përfshinën dhe fabrikën e pasurimit të kromit.

Koncesioni iu dha një kompanie italiane me emrin DARFO. Për më shumë se 5 vite italianët shfrytëzuan minierën, rezervat dhe stoqet e akumuluara në vite pa bërë asnjë investim. Nga fundi i vitit 2006, DARFO u largua dhe ia shiti koncesionin një grupi, ruso-austriak te quajtur ACR.

Shitja u mbikqyr nga ministri i atëhershëm i Ekonomisë Genc Ruli, i cili ishte dhe njeriu që negocioi marrëveshjen e re të koncesionit. Sipas marrëveshjes, që u votua në kuvend në vitin 2007, ACR detyrohej të investonte deri në fund të 2010 të investonte të paktën rreth 22 milionë euro, për të rinovuar teknologjinë dhe për të përmirësuar kushtet e sigurisë në punë.

Koncesioni i ri solli shpresën se më në fund problemet në minierë do të përfundonin dhe investitorët e rinj do të nisnin investimet për të përmirësuar kushtet e minatorëve dhe rendimentin e minierës. Por historia u përsërit. E nxitur nga cmimet rekord të kromit në vitet 2007-2008, kompania nisi shfrytëzimin masiv të rezervave të akumuluara nga vitet e komunizmit, ndërsa investimet zvarriteshin. Ndërkohë në minierë, minatorët humbisnin jetën njëri pas tjetrit, për shkak të mungesës së investimeve.

Pas tre vitesh shfrytëzim, ACR kishte shkelur të gjitha planet e investimeve që detyronte marrëveshja. Në këtë situatë në 7 korrik të vitit 2009, kompania i drejtohet Ministrisë së Energjetikës, ku i kërkon të ndryshojë marrëveshjen e koncesionit. Vetëm dy ditë më vonë ish-ministri Genc Ruli firmos ndryshimin e marrëveshjes duke shtyrë mbi 13 milionë euro investime për vitet 2009-2013, edhe pse sipas koncesionit investimet duhet të kishin përfunduar sakaq.

Vetëm pak ditë para se të linte detyrën Genc Ruli, kishte ndryshuar një marrëveshje të votuar nga kuvendi në kundërshtim të hapur me ligjin.

Pas publikimit të skandalit në Top Channel, ish ministri Ruli reagoi duke dhënë versionin e tij se pse e ndryshoi marrëveshjen pa e kaluar në kuvend, duke thene si arsye pushimet verore te deputeteve.Pak ditë më vonë prokuroria njoftoi publikisht celjen e hetimeve. Dosja edhe sot vazhdon të endet në zyrat e saj, ndërsa abuzimet në minierë vazhdonin.

Pas zgjedhjeve të vitit 2009 në krye të Ministrisë së Energjetikës vjen Dritan Prifti, i cili tentoi të anullonte koncesionin duke e quajtur marrëveshjen zyrtarisht të dështuar.

Por edhe kjo nismë u zhbë shpejt. Kërcënimet dhe akuzat për heqje koncesioni mbeten vetëm deklarata dhe nuk u mor asnjë hap ligjor për t’i dhënë fund abuzimeve dhe shfrytëzimit barbar të minierës.

Tani ekspertët thonë se miniera rrezikon të shembet, për shkak të shfrytëzimit pa kriter dhe investimeve të munguara. Ky do të ishte kulmi tragjik i një historie dështimi dhe korrupsioni qindra milionë dollarësh, që sheh të implikuar që nga bandat e kriminelëve ordiner e deri tek zyrtarë më të lartë të këtij vendi, që kanë hedhur thonjtë dhe po abuzojnë me një nga pasuritë më të mëdha të këtij të shqipërisë. Rezervat e kromit, për të cilat thuhet se vendi renditet i katëri në botë./TCH/

5 komente në “Kromi, një histori abuzimesh”

  1. agim says:

    Një marrëveshje apo kontratë e nënshkruar ka marrë formë ligjore dhe ndryshimet e saj qoftë edhe pas tre vjetësh,në një vend normal me ligje dhe drejtësi të paanshme..do të ndëshkohej aq rëndë sa nuk do ja vlente të shmangej nga detyrimet….!Ndërsa shikojmë se për çdo vepër publike që del në shitje,jepet me konçension apo forma të tjera ligjore zyrtarët e lartë,ministrat apo çdo funksionar që i kalon në dorë këto akte…pikërisht vetëm ligjin nuk zbaton…!dhe asnjëri prej tyre nuk është ndëshkuar deri më sot..Kjo do të rriste jo vetëm përgjegjësinë e shtetit ndaj pasurisë publike..por edhe besimin e qytetarëve tek administratorët e radhës…!Në ndonjë vend tjetër disa ministra të sotëm ..do të ishin në burg..më e pakta gjë..dhe gjithë pasurinë do tjua kishin marrë mbrapsh shteti…Kur do ndodhë edhe në Shqipëri kjo gjë…!?

  2. dnerguti says:

    edhe ne vend se te paditen ministrat edhe nenpuneset qe duhet te kontrollojne marreveshjen,paditen grevistet qe protestojne pse marreveshja kur nuk eshte vu ne jete!
    Hajde ,hajde,qeveri kemi ne, e jo cfaredo,apo jo?!
    Fluturojme nga nje deshtim ne tjetrin ne baze kurse pasuria e qeveritareve fluturon ne maje te papara deri tash!Mos ka ketu nje lidhje te drejteperdrejte mes deshtmet tona edhe pasurimi i tyre??

  3. albaniac says:

    Nuk eshte se Bulqiza po shembet se kane hyre ne grreve minatoret kjo eshte idiotesi dhe amatorizem dhe jo vetem eshte nje poshtersi nga METE dhe maloku indirekt te cilet jane duke shfrytezuar minatoret per te arritur ate qe ne nje te ardhem te shpejte do ti japi nje fitim kolosal kucedres nga vicidoli se bashku me sorrat dhe vemjet qe e rrethojne.
    Pra,”koincidence” qe greva perkon ne te njejten kohe me viziten e Cu En Lait, ‘koincidon” me borxhin qindra milion euro nga lindja e largme,”koincidon’ me vetullat e ngritura nga wild wild west se bashku me disa satelite evropiane.
    Pra shume Koincidenca dhe nje kokefortesi jashte standartit te zankoshem te malokut kundrejt ketyre te fundit.
    te vime tek bursat….ka nje luhatje me nje sinus te shpeshte por po te shikosh komoditet minerare jane ne nje rritje fantastike te papare ndonjehere.p.sh ari po kap vlerat 1800$ per ounce dhe me siguri per Christmas do kapi 2000$ per ounce.Pra ketu si rrjedhoje kemi te bejme me nje rritje te shpejte te te gjitha metaleve gje qe ne nje fare menyre kontrollohet nga dragoi kinez i cili ka mbi 80% te arit boteror dhe po vazhdon ta bleje ate.Ne North America po mundohet qe te kontrolloje cmimin e arit dhe deri tani pa fat……
    Te vime tek Bulqiza Kromi ju dha itailianeve dhe me vone ruso/kinezo/turko dhe nje zot e di se cjane qe dalin me emrin acr me nje marxhinal te kromit qe i perkiste cmimit te atehershem te kromit.
    Deri ketu maloku e ka bythen e mbuluar…..
    Mirpo rezervat e kromit per te cilin eshte dhene koncesioni kur METE ka firmosurt auditin e ke firmosur me nje marxhinal prej >35-40% kromit dhe pjesa tjeter e rezervave kombetare nuk eshte perfillur fare.Une mendoj se ketu kemi te bejme me nje megavjedhje nga ana e METE dhe sidomos te specialisteve te zyres se lejeve minerare dhe te koncesioneve dhe te gjemosh hallken korruptive te con te keshilltarja ekonomike e malokut Gerxholli qe qellimisht jane ndryshuar te dhenat e fizibilitetit per nje perfitim prej 1 milion deri ne 1.2mlion euro zarf i i cili eshte kerkuar me ngulm dhe babezi nga keta zyrtare ….
    Qe te kuptohemi ketu flitet per rezervat qe jane me te vogla se 30% qe praktikisht i gjithe masivi i bulqizes,batres,theknes atj duhet te futet ne fabrike pasurimi…edhe nje here kjo do te thote qe praktikisht te gjitha malet rreth bulqizes permbajne krom nga 8-30% rezerbva te cilat ne kohen e monizmit jane lene per efekt teknologjie ne pasurim minerar.Tani te shkojme ne brigjet e Jance ose me mire ne Shanghai. ndosht duhet te them dhe ne brigjrt e Bombeit,ose me mire te them ne Delhi.
    te dy kete vende sot per sot prodhiojne mbi 90% te celikut boteror(per te cilin duhet kromi) dhe sidomos kina ka nje superprodhim ne kete produkt…
    Kinezet e dine shume mire se sa e pasur eshte verilindja e shqiperise dhe duke pare investimet kineze ne industrine e armatimeve nqs Cuenlai arrin te fuse kthetrat ne verilindje te albanistanit ky do te jete ne nje fare menyre hiqi breket o shqipo dhe mabje koken lart dhe krenar.Por kjo eshte me e vogla se une e kategorizoj si pjese te sentimentale te ndjenjes patriotike.
    Wild wild west dhe big brother po shikojne keto kthesa te malokut me nje shqetesim te duskshem.dhe reagimi ka per te qene katastrofik per malokun dhe sorrolop….
    Por nuk dua te dal ketej …
    te dalim tek sindikalisti Kol qe po perdor minatoret qe miniera e bulqizes ti shkeputet acr dhe ti kaloje malokut perseri cikli i koncesionit por kete rradhe nuk ka asnje bir kurve qe ta ndali kafshten me te madhe qe i behte albanistanit qe eshte disa herte me e rende dhe me pasoja sesa shitja e detit qe ky ka ne axhenden tjeter ne shtator.
    Nqs bulqiza i jepet cuenlait efekti zinxhir i lejeve minerare do te jete shume i shpejte sepse uzina e calikut ne Shanghai nuk pret….
    pa breke ne bythe dhe krenar…….

  4. Monstra G.Ruli says:

    Ca ti besh e peshkoi Saltrapi prape kete Mamuthin e Korrupsionit, Genc Rulin. Kudo ku ka qene vetem afera miliona-dollarshe ka lene pas. Do duhej 3-fishi i prokurorve te Eulex-it vetem per hetuar Genc Rulin ketu tek ne.

  5. Klodi says:

    Me vjen keq per minatoret qe po perdoren si mish per top nga kolera sali dhe legeni kol nikollaj.
    Qe kur u nis kjo greve me rane ne sy disa aspekte qe nese ne fillim, thjesht nga ana llogjike, te linin te dyshoje per organizim te greves nga mafia e kromit, tani jane vertetuar.
    . Minatoreve ju mor firma per pjesemarrje ne greve me aresyetimin se do kerkohet rritje page 20% dhe permiresim i kushteve te punes.
    Kerkesat zyrtare qe u derguan permbanin :
    1. Rritje page 20 % dhe permiresim te kushteve te punes (pa specifikime konkrete)
    2. Hapjen e nje pusi qe do garantoje vazhdimesine e punes, ose ne fakt vazhdimesine e shfrytezimit te minieres. ( Nje here interes i minatoreve, 500 here interes i konçensionarit dhe shtetit shqiptar)
    3. Perzenien e firmave te paliçensuara qe operojne ne zonen konçensionare ?! (Asnje lidhje me interesat e minatoreve, lufte brenda bandave te kromit)
    Kryetari i sindikates Bulqize nuk ishte dakord per zhvillimin e kesaj lloj greve. Te yshturit nga kol nikollaj deshen ta shkarkonin si kryetar, por vete kola e mbron.
    U perhapen fjale se greva do arrinte pa asnje dyshim objektivat, se ishte parashikuar çdo detaj, madje nese do kishte pershkallezim te greves, do dilej me kerkesa te tjera ?!
    Me fillimin e greves, erdhen per tu solidarizuar perfaqsues nga sindikata e minatoreve qe nuk ka lidhje as me kol nikollajn, as me gezim kalane, dhe qe lufton prej disa vjetesh me vendosmeri e trimeri per realizimin e satatusit te minatorit.
    U priten ftohte nga komisioni i greves dhe perfaqsuesi i kol nikollajt, taf koleci. Ju vu parakusht, qe nese donin te solidarizoheshin, kerkesat nuk ndryshojne. ?! (statusi i minatorit eshte me i avancuar si nivel page, sesa niveli qe synohet te arrihet me kete greve. Perveç kesaj permbledh kerkesa te njohura si ulja e moshes se pensionit qe u rrit kriminalisht ne 2001 nga ish kryeministri ilir muti, garantimin shteteror te kontrollit e zbatimit te sigurise ne pune, si edhe te drejta te tjera qe minatoret i gezojne ne gjithe boten, qe i gezonin edhe ne kohen e diktatures se dulles, por qe nuk guxojne ti permendin kol nikollaj, gezim kalaja dhe te varferit minatore te Bulqizes, qe kane rene ne rrethin e djallit te nikollajt.)
    Megjithese me ato kerkesa qe kishte greva ishin perfaqsuar vetem interesa te minatoreve te ACR-se, nga sindikata e minatoreve pati perseri perfaqsues te nesermen, ne protesten e pare ne Bulqize. Por kol nikollaj kish vendosur ti mbante larg, ata u lejuan te pershendesnin dhe shprehnin solidaritetin e tyre vetem ne fund te protestes, pasi i kishin minimizuar duke i quajtur shoqate ish minatoresh.
    Gjate kohes qe protesta e minatoreve ishte spostuar ne Tirane u gjobit me nje shume jo te vogel ACR dhe ju pezullua pjeserisht liçnsa. Hopa… Mafia e saliut e hodhi plumbin e pare. ACR e gelltiti.
    Ne nje kohe qe ACR qe shprehur se ndoshta do pranonte rritje 20% te pages, grevistet e urise ndryshuan kerkesen nga 20% ne 40% ?! Me laps ata kane te drejte te kerkojne edhe 50% e madje edhe 100% rritje page, por kjo menyre e perdorur eshte shume me ?!
    Ne kohen qe ACR ka pranuar publikisht se pranon shtesen e pages 20%, METE shprehet se miniera e Bulqizes eshte pasuri kombetare dhe se ajo duhet te funksionoje, del direkt kol nikollaj dhe thote se kerkesat e greves ndryshojne perseri, se tani kerkohet largimi i ACR nga Bulqiza ?!?!?!
    E vetmja gje qe kurrsesi nuk duhet te kerkojne minatoret eshte pikerisht kjo. Largimi i ACR do nxirrte pa pune 700 minatore. Greva do shkonte dem. Minieren do ta merrnin sekseret e saliut. Minatoret me trima, me te vendosur dhe me te afte per organizimet do ishin te paret qe do shenoheshin ne listen e zeze per te mos rifilluar pune ne ate miniere me bos saliun. Te moshuarit gjithashtu do flakeshin dhe do dilnin pa asnje mbroje sa kohe qe nuk eshte ligjeruar statusi i minatorit.
    Sot paska dale perseri ai kol nikollaj dhe paska thene se po qe se ACR do pranoje rritje page 20%, ky (vete) si sindikate do ti kerkonte minatoreve te mbyllnin greven ?
    Po perse u tejzgjat atehere greva e urise ?! Derisa do ktheheshim prape aty ku ishim ?!
    Ka vetem nje pergjigje. Presioni mafioz i saliut e dha rezultatin. ACR do kete pranuar te derdhe gjoben e majme tek mafia e saliut per mbrojtjen qe i siguron dhe qe nuk e perze nga Bulqiza.
    Tani lamtumire minatore, veten vrafshi ! Po qe se jeni torollake dhe vazhdoni te rrini me nikollajn, vete e keni fajin. Ne rastin me te pare do jua fusi prape, as shume as pak, do jua fusi aq sa ta hani…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje