Forcat elitë të policisë shqiptare, pa jelekë antiplumb

15 Gusht 2011, 11:55Politika TEMA

Veç armatimit, që përbën një faktor kyç për forcat speciale, mjetet mbrojtëse lënë për të dëshiruar, duke rrezikuar seriozisht jetën e efektivit të RENEA-s. Deri më sot, që nga krijimi i këtij reparti në vitin 1991, janë vrarë vetëm tre oficerë specialë, por duket se fati i ka mbrojtur më shumë se gjithçka tjetër. Nga një prognozë e njësisë llogaritet përafërsisht se, nga pesë arrestime të autorëve të ndryshëm të ngjarjeve, katër kanë qenë persona të armatosur. Ndërkohë, ngarkesa mesatare e vështirësive të operacioneve në vitet e fundit është rreth 100 operacione në vit. Por, mjetet mbrojtëse të forcave speciale janë pothuajse inekzistente. Përveç detyrës klasike që ky repart realizon, kryen edhe detyra të tjera, si për parandalimin e krimit, ndihmë, në raste katastrofe, nxjerrje kufomash dhe të mbyturish në kuadrin e kërkimit të të humburve. Të tilla misione kërkojnë shumë kohë dhe burime logjistike njerëzore. Pajisjet e këtij reparti janë dëshmi dhe tregojnë se nuk i përgjigjen kërkesave të situatave dhe udhëzimeve për plotësimin e detyrës. Fushat e caktuara që shprehin deficite nuk janë në gjendje të tregojnë dhe të shpalosin një vizion të gjerë të këtij reparti.

Mjetet mbrojtëse

Sa u përket mjeteve mbrojtëse, deficiti fillon që tek jelekët antiplumb. RENEA zotëron jelekë antiplumb për çdo komplet të secilit prej anëtarëve të njësive. Këta jelekë janë prodhuar nga firma të ndryshme, kanë ngjyra dhe modele të ndryshme. Të gjithë jelekët mbajnë një pllakë mbrojtëse në pjesën e qafës dhe pjesën e poshtme. Një pjesë e tyre posedon dhe pllakë mbrojtëse në pjesën e organeve gjenitale. Gjendja e tyre teknike dhe mbrojtëse dëshmojnë dhe njëherë mangësi masive, që në raste serioze të goditjes me armë zjarri të një kalibri 7.62 mm me një municion të mbushjes së plotë, nuk do të ofronin mbrojtjen e nevojshme. Të gjithë jelekët janë në përdorim mbi 10 vjet. Kjo është koha maksimale si dhe koha e garantuar dhe e dhënë nga firma prodhuese, që mund të përdoret për mbrojtje. Mbi të gjitha, shumica e jelekëve janë të konsumuar dhe të dëmtuara në pjesën e jashtme, por edhe në pjesën funksionale të brendshme. Si pasojë e dëmtimeve mekanike, funksionimi i pjesës që mbulon dhe mbron kurrizin shkakton hyrjen e lagështirës dhe ujit, gjë që do të ishte e dëmshme për këto pajisje. Kjo do të sillte dëmtime masive dhe daljen jashtë përdorimi të këtyre jelekëve. Si përfundim lë vend për të konstatuar që anëtarët e RENEA-s momentalisht marrin pjesë në përplasje me armë zjarri dhe automatike, pavarësisht mangësive të jashtme dhe mbrojtjes balistike të nevojshme.

Helmetat mbrojtëse

Çdo anëtar i repartit, veç jelekut, është i pajisur edhe me helmetën mbrojtëse, që është e përbërë nga një shtresë titani dhe elementë të tejdukshëm që lidhin shtresat mbrojtëse. Skeleti i helmetës, sipas informacioneve, nuk është në gjendje të vjetruar, Por, kjo gjë nuk vlen për xhamin mbrojtës të fytyrës. Xhami mbrojtës është i nevojshëm të ndërrohet me mbarimin e pesë viteve konsum. Këtu vlen për t’u përmendur se tashmë ekzistojnë shenja dalluese të vjetërsisë së këtyre xhamave, të njëjta me ato të jelekëve.

Pelerinat mbrojtëse

Reparti nuk zotëron asnjë mundësi mbrojtjeje kundër ciflave të një granate dore. Kjo do të thotë që asnjë nga anëtarët e grupit dhe as i dëmtuari ose pengu si dhe kalimtarët e tjerë nuk mund të mbrohen kundër një shpërthimi të mundshëm të një granate dore.

Automjetet

Vlerat taktike të RENEA-s rriten më shumë kur mendojmë se mangësitë teknike, mungesat logjistike në fushën e automjeteve shkaktojnë vonesa në vënien e tyre në dispozicion, gjë që shkakton një planifikim të ri dhe kërkon ndërmarrjen e një plani të ri operacional, për shkak të mosarritjes në kohën e duhur të mjeteve. RENEA ka shtatë furgonë, që ofrojnë ende për transportimin e gjysmës së një grupi. RENEA nuk disponon automjete civile shërbimi, me qëllim vëzhgimin, përgatitjen dhe goditjen e elementëve të ndryshëm. Në këto raste, efektivët përdorin makina personale. Ndërkohë, vendndodhja e repartit është cilësuar si vend i papranueshëm dhe i patolerueshëm për forcat speciale. Këto dhe shumë mangësi të tjera karakterizojnë këtë repart, pavarësisht përgatitjes së lartë të efektivëve, ndërkohë që policia dhe njerëzit presin shumë prej tyre.

 

26 komente në “Forcat elitë të policisë shqiptare, pa jelekë antiplumb”

  1. Elzir Bushati says:

    jelek anti plumb dhe veture te blinduar 700 mije euro ka vetem plaku i rjedhur

    1. jimy says:

      POLICIJA LA LOPET EDHE KECAT VESHI UNIFORMAT SI PUNA E QENIT QE RUAN SUPER KRIMINELIN SALIJE BERISHEN PUNE MALOKESH EDHE FSHATARESH KU SHE TJA RRASI NJERI TJETRIT

  2. bimi says:

    CI DO KETO PAJIME TE SOFISTIKUARA KY PLAK , SHTYJE TUTJE TE THYEJ QAFEN SE NA KA ZENE RRUGEN.

  3. stalinsali says:

    S’kane policet se ua ka mare shpellari, i perdor kur del nga strofka. Nuk e keni vere re? Njehere ka jelek ngjyre blu, njehere jeshile, njehere kafe.

  4. loni says:

    cfare forcash elite thoni mor…keto jane BAZHIBOZUKE

  5. shqiptar says:

    kush e rruan per keta.keta i mbajne si kone nga mbrapa.politikanet bejne lek keta i mbajne si ushtare privat te shtypin popullin.

    1. loni says:

      Jam komplet me ty “shqiptar”

  6. Kaonia says:

    Mos ta degjoj kete lajm FARI BALLIU se e fitoi tenderin per antiplumba pa u shpallur.

  7. Heu bre! says:

    Kushtet per tu pranuar ne RENEA:
    1. Vendlindja siper Shkumbinit
    2. Arsimi 4 vjecar
    3. Te jesh gangster
    4. Te kesh bere nje vrasje apo plagosje

    1. Dean says:

      ”4-Te kesh bere nje vrasje apo plagosje”
      Kjo e mesipermija qe e ke vene ne vend te 4ert,duhet te jete e para ne liste.
      Eshte edhe 1 tjeter: 5-Duhet t’i kesh Mbijetuar te pakten 1 atentati
      Te tjerat jane ne rregull.

    2. Bim Blakcori says:

      te kesh perdhunuar kusheriren si fisi Berisha ne shpellat e Tropojes

  8. baro çorrogjafi says:

    C’JU DUHEN JELEKET ANTIPLUMB FOCAVE TE RENEA ,MJAFTONTE KETE JELEK SPECIAL ANTIPLUMB KRYEMINISTRI YNE ! PUNE E MADHE SE NUK KANE ATA. FUNDJA LE TE SHKOJNE PER DHJAM QENI ATA,VETEM KRYEMINISTRIT TONE TE DASHUR MOS T’I NDODHE GJE .

  9. Litari says:

    Une Litari them SA me pare ti (VARREM) NE MESE TE tiraniS Se Sala do te leri me (jetimer)…Ahhhhhh o vella O zjarri! Une Litari u thava dhe selaga (fytin) po kujte i thua O vella ZJARR ngrehu (Labit) nje fare Bollono talle bythen me labet…Kurse ketu ne Tiran te erdhur nga shpellat!,jane te pjellet e (trasheve e kanaleve e Bunkerve, keta nuk njohen AS baben e vete, ja ber si qene te terbuar te vrasin ne mes te (dites) ne Tirane kane ngelur vetem kelyshet e kelyshve te Enverit…eshte per te erdhure keqe e per te qare me kuje, se shqiptaret e verte jane debuare dhe te perzen nga vatani i tyre, jane te shperndar ne per bote, jane (YZMEQAR) lajne pjata dhe tenxhere, ruajne femijet e cifuteve, ruajne dhite dhe derrat e grekve, O ZOT NA SHETO…O Zjarri! Avni Rustem i vetem UDHETOJE NATE E DITE ne per dete e neper toke me koburren e LABERIS lahu halen ne mezin e parizit, Ne e kemi para syve, ne mezin e dites ( shuritet ne detin e Laberis) ne token dhe ne detin e Vlonjateve ngre (pallate ) Pra o zjarri o vella te bejemi bashk ti me ZJARRE UNE ME LITARE populli do te zgjohet sebashku te pastrojme (shpellaret dhe kelyshet e Enverit).

  10. Bim Blakcori says:

    ci duan jeleket keta zagaret e Saliut..gjithe diten rrine duke luajtur bixhoz dhe hane fara kungulli..forca leshi…gjysma jane me raport mjeksor gjysma perverte te lindur…forca speciale alla sali maloku…vetem per te vrare dhe rraf njerzit e thjeshte dhe ruajtur nje qen te zgjebosur Vucidoli

  11. Gjethi i thate says:

    Shyqyr qe nuk kane perpjekje si ne meksike keta te shkretet,se do i kishin çuar per leshe hallemedhenjte.Njehere u perplasen keq ne durres dhe iken nja tre a kater prej tyre.Gjynah se djem nenash jane.Shkojne e i blejne atij te mbaruarit antiplumb.

  12. lezhjani says:

    Mendoj se shumica e komenteve jane te pamerituara.Artikulli ngre probleme qe qendrojne por eshte konfuz.
    Renea i ka sherbyer dhe eshte keqperdor nga cdo qeveri qe nga 92 deri me sot e cilado ngjyre politike qe nga perdorimi politik kunder kundershtareve ashtu edhe per nderhyrje banale zjarrfikesish.Reparti per kontributet ne vite meriton shume investime,do vije koha qe kurajoja dhe pergatitja e cunave nuk do mjaftoje kundrejt mospajisjes dhe natyres se krimit.
    Per dy dijetaret me siper.
    Ne Dr ska qene Renea por Grupi operativ special i DPPSh i cili perbehet nga ekspert hetimi.
    Ne perberje te Reneas ka aq shume cuna nga jugu sa ndonje trapi ktu s’ia merr mendja.
    Mero po pate mundesi botoje komentin

    1. Gjethi i thate says:

      Une e di qe lezhjan punon aty,ketu nuk ngrihet ceshtja vetem per ata te DPPSH,problemi eshte dhe me i gjere se kaq.Ketu ne forum,asnje nga ne nuk merr rolin e dijetarit,kujt i vjen keq, shkruan dhe kontribuon sadopak,kujt i ha,kruhet.

  13. Ali Asllani says:

    Ajo dore qe tunde dybekun
    Di ta mbushe edhe dyfekun
    Ne se diten cane ugare
    Edhe naten thure litare
    Thure litare e kalit grushtin
    Edhe e vare nga kembet pushtin

    Ali Asllani

  14. Ramy says:

    Kjo eshte genjeshtra dhe shpifeja e radhes se gazetes Tema e cila vazhdon me avazin e saj te pa baze duke ja futur kot ne menyre qe sadopak ti ndihmoje partis socialkomuniste tek elektorati i saj i cili dita dites po ju zbehet.

    1. Elzir Bushati says:

      O trapo pse nuk shkon te 55

    2. Bim Blakcori says:

      ne nje organizat partije me Sali tallaferen ke qene dhe ti moj Ramie?

  15. danieli says:

    ja ka mor sala antiplumbin

  16. Ramy says:

    O Elziroooo mos me thuaj se i beson ketij editimi apo ke qejfe ti besoshe edhe pse eshte kot fare, ore i vonuar nga mendja

  17. albanistani thote says:

    ajde albanistan ajde…..

  18. benjamini says:

    trupa elite! ..hahahahahaha keta jane nje tufe malokesh idiot qe i perdor Saliu si zar gjahu….

  19. miri says:

    po kush jeni ju qe flisni kunder ketij reparti ne kete menyre sikure te jene serbe turp tju vij kur ju jeni duke fjeturata shkojn ne sherbim dhe nuk e din a do kthehen apo jo ,ata jane njerez qe duhen respektuardhe jo ofenduar sic thon ca hajduta xhepash qe skan 4 klase shkolle qe zbriten nga shpellat tek ky repart nuk ka me shum se 10 veta nga veriu sa per dijeni ata e kane hallall cdo gje pastaj aty qe te gjith jane me shkoll dhe me instruktor te G S G 9 te gjermanis apo kurse ne AMERIKE tek SILLS po kaq dini dhe kaq flisni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje