Njeriu që po tërbon italianët

15 Gusht 2011, 14:02Politika TEMA

Cezare Battisti është një nga njerëzit më të urryer në Itali. Ish-lideri i një grupi komunistësh italianë, akuzohet si përgjegjës për vrasjen e katër personave vite më parë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe në vitin 2007 u arrestua në Brazil, Por, disa javë më parë, drejtësia braziliane vendosi që mos ta ekstradojë atë drejt Italisë, çka ka shkaktuar një incident diplomatik mes Brazilit dhe Italisë.

Italianët tashmë janë të tërbuar që vrasësi i katër personave gjendet i lirë dhe nuk do të gjykohet.

Por, ata janë tërbuar më shumë nga deklaratat e Battistit ditën e djeshme. Ky i fundit ka thënë se tashmë po shijon plazhin dhe vajzat e bukura të Brazilit.

“Nuk kam asnjë qëllim të largohem nga Brazili. E adhuroj Rio de Zhanieron, plazhet dhe vajzat e bukura, më kujton Napolin dhe Marsejën, vende ku më pëlqente të qendroja”, ka thënë Battisti.

Një deklaratë e tillë nuk mund të konsiderohet veçse një provokim për italianët.

 

7 komente në “Njeriu që po tërbon italianët”

  1. jimy says:

    OH SA MIRE KETA ITALJANET NA MBYTEN VAPORRIN ME FEMIJET E FAMILJARE QE SHKONIN DREJTE ITALISE PER NJE PUNE ME JETUAR .RROFTE DREJTESIJA E BRAZILIT VEND DEMOKRAT

    1. raimondi says:

      Presidneti i Brazilit eshte komunist

  2. hugo says:

    bravo battisti shijoe jeten

  3. shqiptar says:

    mire ua ben breshkaxhinjve.pipinove sidomos lega nord qe thoshnin ti hedhim shqiptaret ne det.po pasurite e shqiperise i duan keta pipinot.

  4. borison says:

    italianet te denojne Berluskonin nje here, se edhe ai akuzohet per veprime mafioze, se e kane ne krye te qeverise, pa ky iku e shkoi. e shumta, do denohet kur t’i vije dita (sipas situates politike mes italise dhe brazilit)

  5. shoferi kaminit says:

    po ti shiko ate shpellarin qe ke aty ,qe ka vrare ,ka prer ,ka vjedhur dhe nuk eshte denuar dashke te denosh berluskonin ti spurdhjak

  6. I zhgenjyeri says:

    Musolini, ne momente hidherimi te madh, kur lufta i kishte marre tatepjeten, shprehej me trishtim per popullin e vet (italian), aq te squllet dhe pa karakter… sa shume kane abuzuar ata pepinot me popullin shqiptar keto 100 vjetet e fundit…por hak pa marre dhe borxh pa lare nuk ka, thote nje fjale e vjeter…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje