Presidenti Bamir Topi do të vizitojë gjatë ditës së sotme Serbinë, ku do të qendrojë deri në datën tre shtator. Vizita e presidentit bëhet me rastin e një conference rajonale për trashëgiminë kulturore.
Kjo konferencë ka të bëjë me ripajtimin dhe trashëgiminë, ndërkaq për herë të nëntë organizohet me shefat e shteteve të Europës Juglindore dhe këtë vit organizohet nga presidenca serbe. Aty pritet të marrin pjesë të gjithë presidentët e rajonit, duke përjashtuar përfaqësuesit e Kosovës.
Topi viziton për herë të parë në cilësinë e presidentit Serbinë pasi një vit më parë pati refuzuar të ishte pjesë e samitit të presidentëve të Europës Juglindore në Novi Sad, një samit që mbahet çdo vit, për shkak të situatës politike dhe mospjesëmarrjes së përfaqësuesve të Kosovës në kohën kur serbët bojkotonin çdo takim ku ftoheshin përfaqësuesit e Prishtinës.
bobooooooo po si nuk do jete ne stadium te shohi ndeshjen me francen ky???
Bravo, president.Mos haro te marresh me vete edhe ca fara te pjekme
(Pseudo)Presidenti eshte i detyruar te beje “detyrat e shtepise” qe i caktojne te tjeret. Ai firmosi pa iu dridhur dora emrimin si perfaqesues i Shqiperise në NATO të Kristaq Gervenit – arkitektit të paktit detar progrek. Tani viziton Serbine gjakatare ne nje kohe qe akoma nuk eshte arrestuar vrasesi i policit kosovar, Enver Zymberi. Krijesa te pamoralshme qe nuk njohin as turp, as nder! Karrieriste te neveritshem qe zbatojne verberisht urdhrat e ketyre ustallareve: http://www.proletari.com/?p=6016
nuk kuptoj pese asnje nka keto mostrat-politikanet shqiptare,nuk ngre problemin e trojeve te humbura me 1878?
thjesht per ti be te nohura botes dhe serbeve nderkohe qe ata kerkojne dhe veriun e Kosoves.
Nje veprim qe inkurajon kriminelet .grabitesit,perdhunuesit,mashtruest ,arogantet,frikacaket serb.Kishte rruge te tjera per te shmangur kete perulje.Me keqardhje.
Mqs kosova mungon,Topi kish te gjitha arsyet per ta refuzuar.Po sic duket e ka urdheruar Berisha te shkoje.Kjo eshte perkrahja qe i japim kosoves????