Komisioni i Venecias: Në Shqipëri nuk janë problem rregullat, por zbatimi korrekt i tyre

6 Shtator 2011, 16:53Politika TEMA
Komisioni i Venecias: Në Shqipëri nuk janë problem rregullat, por

Thomas Markert: Komisioni i Venecias është organi kryesor këshillimor për çështjet zgjedhore i Këshillit të Europës. Ky komision u jep në mënyrë sistematike mbështetje për legjislacionin zgjedhor, së bashku me OSBE-në dhe ODIHR-in, kryesisht vendeve në Europën Qendrore dhe Lindore, por edhe vendeve të tjera si Mbretëria e Bashkuar, apo Norvegjia. Lidhur me praktikat zgjedhore ekspertët e Komisionit të Venecias japin rregullisht mbështetje Komisioneve Qëndrore të Zgjedhjeve dhe marrin pjesë në takimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për çështjet zgjedhore.

DW: Cila ka qënë mbështetja, që Komisioni i Venecias i ka dhënë Shqipërisë për legjislacionin dhe proceset zgjedhore?

Thomas Markert: Komisioni i Venecias ka dhënë opinione të përgjithshme për legjislacionin zgjedhor të Shqipërisë që nga fillimet e viteve ’90- të. Kontributi më i fundit i takon vitit 2009.  Ky komision ka realizuar edhe treinime të ndryshme dhe ekspertët e tij kanë asistuar KQZ të Shqipërisë në situata të vështira, ku më e fundit i takon zgjedhjeve lokale të 8 majit, të këtij viti.

DW: Në kontributet e mëparshme të Komisionit të Venecias, a janë përmbushur rekomandimet tuaja nga faktorët politikë vendas?

Thomas Markert: Autoritetet shqiptare kanë marrë parasysh rekomandimet tona të mëparshme dhe prandaj legjislacioni zgjedhor i Shqipërisë është në përgjithësi në përputhje me standartet europiane. Problemi kryesor në Shqipëri është qëndrimi, sjellja e kandidatëve me njëri tjetrin. Ky është një problem, që lidhet me kulturën e njerëzve dhe është tipar i demokracive të reja, siç është edhe demokracia në Shqipëri. Nuk është e mjaftueshme të kesh rregulla të mira, por t’i zbatosh ato me korrektësi.

DW: Çfarë mbështetje dhe ekspertize mund të jepni për të shmangur në zgjedhjet e ardhshme situatën shqetësuese dhe problemet, që dolën në zgjedhjet e fundit lokale?

Thomas Markert: Mbështetja për të përmirësuar legjislacionin dhe praktikën zgjedhore në Shqipëri iu kërkua komisionit të Venecias nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës. Mendoj se kjo ishte një nismë e tij, pas diskutimeve, që ai pati me BE lidhur me situatë,n që pasoi ditën e zgjedhjeve lokale të 8 Majit në Shqipëri. Komisioni i Venecias nuk u përfshi në periudhën, që pasoi ditën e zgjedhjeve, pasi vendimet do të merreshin nga Kolegji Zgjedhor, që është një organ i drejtësisë, një organ gjyqësor. Dhe Komisioni i Venecias nuk mund të ndërhyjë në procedurat gjyqësore, nëse kjo nuk i kërkohet nga Kolegji Zgjedhor. Prandaj ne nuk reaguam në atë rast.

DW: Në cilat dispozita, apo pjesë Kodi Elektoral i Shqipërisë ka nevojë të përmirësohet?

Thomas Markert: Kodi Elektoral i Shqipërisë, ashtu si thashë më lart, është në përgjithësi në përputhje me standartet europiane. Por mendoj se është e nevojshme të bëhen adaptime të tjera për t’ iu përgjigjur situatave të veçanta dhe për të qartesuar j më tej disa rregulla, duke marrë në konsideratë zgjedhjet e fundit lokale dhe ato të mëparshmet, zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Gjithsesi është herët për të thëne që tani, se cilat do të jenë dispozitat, që kërkojnë përmirësim. Ajo, që mund të them tani, është që përbërja dhe funksionimi i komisioneve zgjedhore dhe procesi i numërimit të votave janë ato pjesë, ku duhen bërë adaptime dhe për të cilat Komisioni i Venecias do të shprehë opinionin e tij.

DW: Kur dhe si  Komisioni i Venecias do të jape sugjerimet e tij për kryerjen e reformës zgjedhore?

Thomas Markert: Mandati ynë është të sugjerojmë përmirësime në legjislacionin dhe në procesin zgjedhor, pra në praktikë. Ekspertët e Komisionit të Venecias kanë filluar të studiojnë dokumentat e ndryshme lidhur me zgjedhjet e 2009 dhe ato lokale të 8 majit. Më pas në Shqipëri do të vijë një delegacion i Komisionit të Venecias, ka të ngjarë të vijë aty nga gjysma e dytë të Tetorit për të identifikuar problemet dhe parë se çfarë zgjidhjesh janë të mundshme. Më 16- 17 dhjetor Komisioni i Venecias do  të paraqesë dhe do të argumentojë opinionet e tij lidhur me përmirësimet, që i duhen bërë Kodit Zgjedhor të Shqipërisë. Pas kësaj varet nga pala shqiptare për të realizuar rekomandimet dhe zgjidhjet e propozuara nga Komisioni i Venecias. Por është shumë e rëndësishme që procesi të jetë përfshirës dhe i mbështetur në një konsensus të gjerë politik.

DW:  A keni shpresa, apo argumenta Z.Markert se konsensusi politik i munguar për një kohë të gjatë do të arrihet?

Thomas Markert: Jam i ndërgjegjshëm se konsensusi politik në Shqipëri është shumë i vështirë. Dhe kjo është edhe arsyeja pse organizma  ndërkombëtare si Komisioni i Venecias përfshihen, por në fund të fundit arritja e tij mbetet në dorë të aktorëve politikë vendas. Komisioni i Venecias mezi pret për të dhënë kontributin e tij në progresin demokratik në Shqipëri. Komisioni i Venecias dha kontributin e tij në adaptimin e Kushtetutës në 1998, që mendoj së përbën një nga sukseset e mëdha të Komisionit të Venecias. Ne shpresojmë që ky komision do të kontribojë në përmirësimin e Kodit Zgjedhor dhe të klimës politike në Shqipëri.

DW: A ka nevojë të ndryshohet Kushtetuta për të realizuar përmirësimet, për të cilat po flisni?

Thomas Markert: Do të ishte e parakohshme, nëse do të thuhej kjo tani. Mund të ketë disa zgjidhje, që kërkojnë amendimin e Kushtetutës, por për momentin ne do të shohim Kodin zgjedhor, praktikën zgjedhore dhe jo Kushtetutën.

6 komente në “Komisioni i Venecias: Në Shqipëri nuk janë problem rregullat, por zbatimi korrekt i tyre”

  1. Brazili says:

    Nga te huajt vetem ky e thote te verteten.Te gjithe keto nderkombetaret dalin dhe flasin per ndryshim kodi etj,nderkohe ketu vidhet diten per diell,live,keto qe merrenme ne cojne uje tek mulliri i Sales,dhe thone te ndryshojme ate dhe kete,por nuk duan te kuptojne dicka qe e dine shume mire,qe Saliu nuk ndryshon ne vjedhjen e votes.Ne kemi ligj qe robi duhet te votoje vetem nje here,ne e shkelim,ne kemi ligj qe nuk duhet te votojme ne grup,ne e shkelim,e shume gjera te tjera qe nuk zbatohen.Keshtu edhe ligje te tjera te behen,Sala nuk do do ti zbatoje ,dhe jo do ti shkeli,por do ti shkepi fare.

  2. fieraku4u says:

    Haaaaaaaaaaaa, u desh komisioni Venecias per te na e thene kete. Po kjo zdo mendje, Sali Berisha ka alergji nga ligji, demokracia, dhe vota e lire. Berisha eshte rritur me frymen komuniste, qe ne mengjes kur jetonte ne Vicidol.

  3. labil says:

    Sa shaka qe bejme. Le te jete ligji me i mire ne bote, ai prape de vjedhe zgjedhjet. Kush beson vertet se me kete hajdut zgjedhjesh qe kemi do mund ta heqim qafe kete bishe qe ligj njeh vetem kanunin.

  4. petrika says:

    KJO ESHTE MANOVRA E RADHES QE PO PERDOR ZAGARI PER TE TERHEQUR VEMENDJEN NGA CESHTJA KRYESORE QE SOT ESHTE KORRUPSIONI TE CILET BOTA PO JA HEQ PETET NJE E NGA NJE . A E DEGJUAT AMBASADORIN AMERIKANE CFAR THA AI NUK THA QE NUK JANE TE VERTETA POR REKOMANDOJ QE SEJCILI TI LEXOJ DHE TE NXJER MESIME PREJ TYRE GJITHASHTU THA SE NE VENDIN E TIJE ATO JANE TE DENUSHME

  5. raimondi says:

    Keto qe thote ky zotnia jane mese te verteta dhe sherbejne per Edin , qe ta kuptoje se sado ndryshime te besh ne kushtetute apo ne kodin zgjehdor , Sala do i vjedhi votat-

    -Ndaj Edushka te shtrengoje bythet dhe te filloje protestat masive kunder Sales , se ndryshe PS-ja do kalbet ne opozite

  6. G.Tupa says:

    Kasta politike e Tiranes ka dy qendrime: Njeri eshte i sakte dhe teorik,tjetri eshte praktik dhe i deformuar si do koka drejtuse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje