Volfart raporton në Vienë: Për zgjedhjet lexoni ODIHR-in, për 21 Janarin prisni prokurorinë

8 Shtator 2011, 12:01Politika TEMA

Ambasadori i Prezencës së OSBE në Tiranë, Eugen Volfart, ka raportuar sot përpara Këshillit të Përhershëm të kësaj organizate, me qendër në Vienë. Raporti i tij për punën e një viti të Prezencës së OSBE nis duke theksuar se arritja më e madhe e këtij viti ishte heqja e vizave, kurse çështja kryesore, vijimi i ngërçit politik. “Nga këndvështrimi shqiptar, arritja më e spikatur kombëtare ishte pa diskutim heqja e regjimit të vizave Schengen për qytetarët me pasaporta biometrike, më 15 dhjetor 2010. Deri më sot, qytetarët shqiptarë kanë treguar se e kanë merituar besimin që u është dhënë nga të gjitha vendet e zonës Schengen. Megjithatë, çështja kryesore politike ka qenë vazhdimi i ngërçit politik, që ka filluar qysh në vjeshtën e vitit 2009. Si pasojë, rrjedha normale e punës në Kuvend u pengua, duke sjellë si pasojë mosmiratimin e asnjë prej ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar prej tre të pestash,” tha Volfart në Vienë.

Më pas ai nuk ka preferuar të japë ndonjë koment për zgjedhjet duke thënë se duhet lexuar e zbatuar raporti i ODIHR. Edhe për ngjarjet e 21 janarit nuk ka pasur ndonjë koment. Volfart ka deklaruar se për to po heton prokuroria. Volfart ka theksuar se opozita nuk e ka kryer detyrën e saj kushtetuese për të kontrolluar punën e qeverisë. Sa i përket medias, ai ka folur për joshje të qeverisë ndaj medias me reklama e kontrata qeraje. Sipas tij, moshetimi i të korruptuarve në nivele të larta, mbetet një problem.

Më poshtë disa nga përfundimet e Volfart.

 

Për zgjedhjet

Sa u përket zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të muajit maj 2011, ky raport nuk do t’i hyjë ndonjë vlerësimi të hollësishëm të procesit zgjedhor, pasi ajo që duhet thënë thuhet në raportin përfundimtar të Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve. Të gjitha palët politike duhet ta lexojnë raportin e OSBE/ODIHR-it në tërësinë e tij, duke shmangur tundimin për të përzgjedhur elementët që u pëlqejnë apo ato që nuk u pëlqejnë. Rekomandimet që përmban ky raport, si edhe ato të raportit të vitit 2009, tani duhet të shndërrohen në një reformë të suksesshme zgjedhore.

 

Për 21 janarin

Sa u përket ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit 2011, përderisa hetimi, si ai i prokurorisë, edhe ai i Kuvendit, vazhdon, duket me vend të thuhet thjesht se një protestë e organizuar nga partia kryesore e opozitës, Partia Socialiste (PS), çoi në përleshje të dhunshme midis protestuesve dhe policisë, si pasojë e të cilave vdiqën katër vetë dhe u plagosën shumë të tjerë. Se si ndodhën këto vdekje dhe identifikimi i personave përgjegjës duhet të jetë fokusi i hetimeve që tashmë janë në proces e sipër. Në ditët që pasuan këto trazira, u vu re gjuha më e ashpër e përdorur ndonjëherë publikisht së fundmi nga të dyja palët, jo më pak edhe nga qeveria në sulmet ndaj Presidentit të Republikës dhe Prokurores së Përgjithshme, të cilat veçse acaruan edhe më tej një situatë tanimë të tensionuar. Të gjitha palët duket se e kuptojnë tashmë se sjelljet e secilës prej tyre në këtë periudhë nuk ndihmuan shumë për të përmirësuar reputacionin ndërkombëtar të Shqipërisë. Deri tani, as Prokuroria e Përgjithshme dhe as komisioni hetimor parlamentar nuk kanë qenë në gjendje të dalin me ndonjë rezultat të prekshëm.

 

Për bojkotin e Kuvendit

Sa i përket Kuvendit, megjithë thirrjet e përsëritura ndërkombëtare për t’iu rikthyer pa kushte Kuvendit, mospranimi i PS-së për ta bërë këtë kontribuoi në pamundësinë e Kuvendit për të vazhduar reformat. Si pasojë e mungesave të saj të shpeshta dhe të gjata në kohë, PS-ja nuk arriti të kryente detyrën e saj kushtetuese për të këqyrur punën e qeverisë dhe për të kontribuuar veçanërisht në reformën zgjedhore, në kohën e duhur për zgjedhjet për qeverinë vendore. Thënë kjo, duke supozuar se tani e tutje opozita do të tregojë, më në fund, një vullnet më të madh për të punuar me koalicionin qeverisës në Kuvend, edhe më shumë duhet të bëhet nga kryesia e Kuvendit dhe koalicioni qeverisës për të ndërtuar një klimë politike më gjithëpërfshirëse.

 

Për korrupsionin

Në luftën kundër korrupsionit, harmonizimi i mëtejshëm i legjislacionit vendas me detyrimet ndërkombëtare përbën një zhvillim pozitiv. Qeveria ka mundur të miratojë disa ndryshime në Kodin Penal që lidhen me veprat e korrupsionit të zyrtarëve të huaj dhe të vendosë disa penalitete të rëndësishme për korrupsionin në sektorin privat. Progres është arritur nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, duke përfshirë një rritje e shkallës së ndjekjes të zyrtarëve të korruptuar të nivelit të ulët dhe të mesëm. Edhe futja në përdorim e sistemeve elektronike të prokurimit në administratën publike i zvogëlon kontaktet midis autoriteteve kontraktuese dhe ofertuesve, duke ulur kështu edhe mundësitë për korrupsion. E megjithatë, ndjekja e zyrtarëve të lartë shtetërore të akuzuar për korrupsion vazhdon të mbetet një problem, për zgjidhjen e të cilit nuk ndihmon as mosndjekja e këtyre rasteve nga Prokuroria.

 

Për median

Në lidhje me median, liria e shprehjes përgjithësisht respektohet. Nuk dihet te ketë ndonjë rast të ndonjë gazetari të çuar në gjykatë nga shteti për shkak të bindjeve të shprehura publikisht. Ajo që po vihet re, është se qeveria është në gjendje të “inkurajojë” disa media më shumë se të tjerat, ose duke u dhënë në mënyrë selektive reklama publike, ose duke përdorur dispozita të veçanta në kontrata qiradhënieje për mjedise shtetërore me media të caktuara, në një përpjekje për të nxjerrë disa dhe/ose për të futur në këto mjedise disa të tjera. Për sa i përket politikave, Komisioni Parlamentar për Integrimin Evropian, miratoi Projektligjin për Transmetimet me Zë dhe/ose me Figurë, duke verifikuar përputhshmërinë e tij me direktivat e BE-së. Ky projektligj ka të meta serioze në lidhje me kompetencat që i jepen organit mbikëqyrës të medias elektronike, si edhe sa i përket përbërjes politike të këtij organi.

 

 

19 komente në “Volfart raporton në Vienë: Për zgjedhjet lexoni ODIHR-in, për 21 Janarin prisni prokurorinë”

  1. Vlora says:

    Ik ore pijanec i koruptuar dhe sherbetor i sali diktatorit.

    1. kapedan says:

      Hahaha komunistet nuk dorezohen

  2. Nje qytetar says:

    Aprovim here me gjysem zeri e here me ze te plote i te gjitha krimeve te kesaj qeverie,dhe premtim indirekt se do te vazhdojne ta mbeshtesin qeverine per aq kohe sa kundershtari i saj do te jete Edi Rama.

    1. Cayden says:

      A bit surprised it seems to simple and yet ueusfl.

  3. Rani says:

    Mezi po pret qe te kthehet ne Tirane per te pire e per te ngrene kërnacka………………..

  4. Tironsi says:

    DESHTAK, dhe I PAAFTE..!
    Vijne disa njerez medioker, qe tregu i tyre nuk i pranon dhe bejne ketu profesorin.
    Normalisht qe do e bejne, kur marrin si krahasim trurin e Berishes.
    Gjithsesi ata qe vujme jemi ne, dhe ne na duhet ta heqim!

  5. Ina says:

    Ky eshte tipik europian i korruptuar, nje halabak i rrugeve te Europes qe na e sjellin peshqesh neve ketej. Ka rene veshka ne dhjame…

  6. Vlora says:

    nje i zgjebosur qe flet ne europe per shqiperine…………

  7. racionali says:

    Du bist eine penna herr wolfart.Deine name gibt eine betdeutung, “gut zum fahren” aber du fährts sehr schlecht herr “schechtfart”.Du bist scheise mann i unsere land gekomen sein.Geh weg herr Wolfart.Ja thash zoterise keto fjale ne gjuhen e nenes se vet qe e ka pjellur per ti kuptuar me mire poshtersite ne cilen eshte futur dhe korruptuar.Merrni me mend se cfare behet!!!Sot me nje media te perhapur ,me nje teknologji te avancuar te tille pijanece na bejne karshillek,a thua se ne jami nga pyjet e amazones dhe po tregojne pasqyren.Zoteri i nderuar me qe po permend 21 Janarin ,atehere po te them ose qenke njeri i trashe dhe nuk kupton ,dhe duhet te qerohesh nga Sqiperia,ose je kriminel dhe i korruptuar (dhe ke korruptuar,dhe te tjere atje ku rraporton,si Grossruck) dhe duhet te ja mbathesh nga vendi i yne.Cfare sygjerimi ben zot-rrote ,qe Edi Rama nuk e ka prone te vetme opozitarizmin,por gjithe populli opozitare????A e din ti zoteri se nga vendi ku vjen ministri i brendeshem i Gjermanise zoti R.Seiters u shkarkua nga posti dhe pse????ta them une psene ,sepse u vra nje terrorist ne rrethana te dyshimta,kurse zoteria jote,megjithese ishe i pranishem ne bulevard nuk din gje ,ske pare gje ske degjuar gje dhe nuk fol gje.A e din ti zot-rrote se edhe ex zevendes kanselari Joshka Fisher ka gjuajtur me gure,por askush nuk e qelloi me arme.Zot-qe-rri deno nje here aktin dhe pastaj te presim prokurorinne qe te sqaroji problemin aty nga viti 2057 kur ti edhe une se bashku te na kremtojne 30 vjetorin e vdekjes.Tani po te them nje te fundit,nje njeri qe mbronn nje kriminel eshte vete i tille.Hast du eine schönne grüsse von onkel Dolfi

  8. Brazili says:

    Sa i shpifur eshte ky ne llogjike.Ky eshte tipi i idiotit klasik qe perfaqeson akoma burokracine europiane.

  9. patrik says:

    turp qe OSBE perfaqesohet nga nje delenxhi, pijanec i paafte si kjo fytyre me lart.tipa si ky nuk e kane mendjen te bejne detyren qe u ka ngarkuar osbe por lepijne kocken e hedhur nga saliu dhe kthehen ne shqiptare, duke i bere nje dem te madh demokracise ne vendin tone,pasi flasin ne emer te osbe. mesa duket dhe kjo organizate me tipa si volfarth, gosruck, e co e ka mbaruar misionin e saj dhe do beje mire qe te pushoje se ekzistuari, pasi ne vend qe te ndihmoje demokracite e brishta ben te kunderten, i saboton ato.e sa kollaj qenka per te korruptuar edhe funksionare te osbe, qofshin keta edhe austriake apo gjermane. ne kete palovend si i yni me keta palo politikane, kuptohet qe dhe osbe do perfaqesohet nga njerez ordinere si keta dy tipat e mesiperm.

  10. Ramy says:

    1 PS Bojkotoi Kuvendin prej 2 vitesh, s`degjoi apelin e nderkombetareve. 2 PS organizoi demonstraten e dhuneshme te 21 janarit. hetimet vazhdojne.3 Imuniteti i deputetve, 4 Ndryshimet kushtetuese. 5 Vokati i popullit , peng i mungeses se knsensusit te opozites,6 Lufat kunder krimit te organizuar, dhe suksesi i ligjit anti mafia. Ne keta raport do fitoj PD 6-0 kunder bythziut hahahahahah

  11. tironsi vendali says:

    ju mbaruan salcicet ketij plera qe del e tregon perralla apo ska pir birren akoma te behet esull e o shqiperi ne cdor ndyresire ke ren ku je o avni rustemi tu tregosh vendin gjith tradhewtareve dhe ajduteve te ketij vendi

  12. nastradini says:

    Me keto deklarata Wolfarth-OSBE i hedh benzine zjarrit. Detyra e ketij njeriu pa moral ishte te siguronte zgjedhje te lira dhe te ndershme. Me rekomandime dhe me imponime qe u jep pozicioni i tyre ne BE. Por cfare beri Wolfarth-MAVRIA? Pasi mori nje shuk me leke nga Jozefina per projektin e Kuvendit u fut ne brimen e miut dhe nuk beri gek fare. Kur hordhite e Saliut filluan te zbarkojne ne Tirane per te vjedhur votat e Bashkise se lakmuar te Kryeqytetit. Kur banditi Pone filloi te stamposte karta identiteti si petllat e sabahut. Kur ministri i brendeshem Basha leshoi si zagare te urritur kriminelet nga burgjet e sigurise se larte. Per te kallur FRIKEN tek qytetaret e Tiranes dhe media. Dhe solli nga matane detit studente e dallkauke te tjere pa pare per te votuar per te. Pasi kishin ndodhur te gjitha keto Wolfarth-i doli nga brima e miut dhe filloi te sulmoje opoziten qe po kerkon te prishe zgjedhjet vendore. Dhe i tha Edi Rames: “U be c’u be shkoni ne zgjedhje tani!” Dhe Edi e hengri tullumin dhe u fut ne zgjedhje si cjapi tek kasapi. Me Ristane dhe Toma e Sashenka me nje ushtri jeniceresh nga pas. Ne kete beteje edhe Skenderbeu po te ishte nuk do ta fitonte betejen me Sulltan Saliun. Me pas kur po ky Sulltan Saliu vodhi votat ne mes te dites si magjyp, Wolfarth-OSBE shkoi ne Korce dhe hengri kernacka dhe piu birre me krikell dhe prape i ka bere apel Edi Rames dhe shqiptareve: “O shqyptare nga Shqypnia. Kudo qe jeni. U be c’u be hajt Babe se boll u ankuat, fusni bishtin nen shale dhe mos beni gek as mek as per zgjedhjet dhe as per 21 janarin dhe shkoni prape ne zgjedhjet e reja te 2013! Se Jozefina me ka pergatitur nje shuk te ri me leke dhe ne Korce po me pergatisin ca kernacka dhe nje birre qe iken truni. Hajt Babe se boll u ankuat!”

  13. Gazmend Nushi USA says:

    Po mire more Volfart si nuk u tregove pak i kujdeshem ,sepse keto po nuk e kendove kongen sipas qimones se tyre te bejen lanet.Po pse mor Volfart nuk e pe se cfare i bene ikones se Socialisteve Dritro Agollit vetem e vetem pse pershendeti Lul Bashen .Kto nuk te falin sepse gjithe jeten jane mesuar me henger koka njerzish.Pra te jesh me i kujdesshem here tjeter nese nuk don te shpallesh armik Kto nuk po lejne kusur kundra Malajt,HarahsanitmIslamit,Blushit vetem e vetem se thojne te verteten dhe i kane futur ne listen e armiqve ,prandaj me i kujdesshem here tjeter se na i semure keto shoket dhe kujdes jo me fjale te mira ,per qeverine.

  14. MEMEDHETARI says:

    Pyeta mbesen e vogel se si perkthehet ne shqip emri Wolfart dhe me habiti.
    Ajo e ndau ne dy pjese:
    Wolf = ujk.
    Fart = pordhe…
    Mbase dhe nuk e perktheu plotesisht sakte,se 10 vjece eshte,por them se nuk ka gabuar…
    Qe mundohet te na shese pordhe ky diplomat i korruptuar,duket qe ketu e …ne Korce…
    Eshte tjeter gje qe nuk ia blen njeri,pervecse disa bythelepires te Sali Berishes…

  15. Rileigh says:

    You are so awesome for helping me solve this mseyrty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje