PS: Të hiqet TVSH për produktet kryesore dhe ilaçet

17 Shtator 2011, 14:44Politika TEMA

Deputetja socialiste, Mimi Kodheli në një konferencë për shtyp, ka deklaruar se heqja e TVSH-së, për produktet bazë ushqimore, do të ishte e vetmja rrugë për lehtësimin e barrës së rëndë fiskale, që rëndon mbi çdo qytetar shqiptar.

Në deklaratën për shtyp, të mbajtur në selinë rozë, Kodheli theksoi se opozita do paraqes në Parlament një nismë të re. “E pamë të rëndësishme që heqja e TVSH-së, të ilaçeve të ishte nismë e pjesës së parë që ne do të prezantojmë javën që vjen në parlament. Do të luftojmë në parlament që ky çlirim që i bëhet barrës fiskale, të ndodhë që sot. Të shohim sesi do të reagojnë oborrtarët e pushtetit”, u shpreh ajo.

“Heqja e TVSH-së për produktet kryesore e ilaçet dhe përgjysmimi i saj për produkte të tjera bazë do të ishte lehtësimi i kësaj barre që rëndon mbi qytetarët shqiptarë. Ne kishim të drejtë kur thamë së çmimi i ilaçeve do të rritej. Sot çdo qytetar i paguan shtetit 10 për qind më shumë për ilaçet”, tha Kodheli.

12 komente në “PS: Të hiqet TVSH për produktet kryesore dhe ilaçet”

  1. Leka says:

    Fshati vazhdon te digjet dhe Kodheli vazhdon te krihet.Por perse jo kur ajo vazhdon te ndihet mire ne kohrat e enver-saliut

  2. maksi says:

    Eshte nje mase e rendesishme qe ndikon ne buxhetin e familjeve shqiptare, pamvaresisht se buxhetit do t’i hiqen ca te ardhura. Por me mire se qeveria do te kete me pak para per korrupsion.
    PS duhet ta kthej kete ide ne nisme ligjore sa me pare aq me mire.

    1. Fiqiri Xibri says:

      Veshtire se me heqjen e TVSH per keto artikuj do kemi rikthim tek çmimet e para vendosjes se tvsh. Mund te kete vetem nje terheqje te pjesshme sa per shfaqje publike dhe pastaj prape aty ku jemi. Zgjidhja nuk eshte heqja apo venia e tvsh-se per kete apo ate artikull. Zgjidhja e vetme eshte percaktimi ligjor i referencave dhe raporteve. Referenca baze eshte MINIMUMI JETIK dhe te gjitha elementet me ndikim social duhet te kene raporte te axhustuara me ligj ndaj ketij minimumi te percaktuar gjithashtu me ligj.
      Çdo mase tjeter jashte kesaj llogjike eshte politike ditore ose e shumta politike verore.
      Shpallja zyrtarisht e minimumit jetik dhe njekohesisht zbatimi i detyrimit ligjor qe ka shteti per kompensimin real te tij eshte e vetmja pasqyre qe reflekton ne menyre direkte moralin, ndershmerine, ndergjegjen, humanizmin dhe patriotizmin e politikes dhe qeverisjes shqiptare.

  3. vinny says:

    Nisma eshte e nisur ndofta nga sentimenta humane, pra duhet per tu pergezuar.
    Pjesen qe nuk kuptoj une, eshte fakti se sa kushton ku propozim, si do te rekuperoje dhe ku apo me ç’fare takse te re shteti parate qe nuk do te futen ne buxhetin e tij me kete reforme?

    1. plaku says:

      vinny,
      Shkrimi yte eshte shume inteligjent. Une mendoj ( jam kunder Sales ) se kjo deputetja socialiste ben nje cike populizem. Mendoj si ty vinny, se propozimi do ishte serjoz nese llogaritej se sa leke do ti mungonin buxhetin te shtetit me heqjen e TVSH dhe se si do kompensoheshin keto leke ne buxhet. Prandaj kam mendimin se kjo socjalistja ben thjsht POPULIZEM. Se te besh propozime eshte shume e lehte por ti realiosh ato eshte e veshtire. Pershendetje.

      1. Claus says:

        plaku,
        kjo jo vetem qe eshte populizem por eshte edhe papergjeshmeri.
        Duket si nje kerkese me tipare sociale dhe humane, por nuk eshte ashtu.
        Nese e marrim si te mireqene heqjen e TVSH mua me lind pyetja. Do te bejne me te vertete tregtaret ulje cmimesh, pra me rreth 20% sa eshte vlera e TVSH?
        Une mendoj, ne asnje menyre. Ata cmimet do ti lene ashtu sic jane, pra do te fusin ne xhepine e tyre edhe kete “dhurate te PS” ate 20%-shin qe nuk eshte pak. Pra shteti do te varferohet, individi-tregtar do te pasurohet.
        Si nuk me kane bindur njehere keta te PS-s.

      2. gjethi i thate says:

        PLAKU
        Te kam ndjekur ne shkrimet dhe analizat e tua dhe me pelqen per qetesine qe tregon. Pa dashur te flas me shifra,sepse edhe vendi dhe koha nuk na lejon,dua te te them qe nisma per uljen dhe heqjen e TVSH ne disa artikuj baze,eshte e mundur.Besoj se je dakort me mua po te them qe ne shqiperi ka nje evazion fiskal te llahtarshem,qe mund te kapi shifrat mbi 40%. Vetem me permiresimin e treguesve te tille si: 1-deklarimin e xhirove nga te gjithe subjektet e vegjel
        2-deklarrimin real te blerjeve te importit nga importuesit e medhenj
        ne buxhetin e shtetit do te ket nje impakt shume te madh pozitiv per plotesimin e vakumit qe do krijohet me uljen apo heqjen e TVSH,pa u futur ne hollesira te tjera si shitja e te gjitha mallrave me fature fiskale e te tjera te kesaj natyre.Besoj se diçka te kam sqaruar,apo jo?

        1. vinny says:

          Nuk mund te ndermaresh nje reforme fiskale pa patur te qarte dhe te sigurte financimin e saj.
          Buxheti i shtetit eshte matematike dhe jo fantazi dhe supozime.
          Nje shembull konkret. Para dy vitesh, ne France TVSH-ja e restauranteve kaloi nga 19.6% ne 5.5%.
          Ne princip kjo reforme fiskale duhej qe te kontribonte te shtonte turizmin (Franca eshte vendi i pare ne bote si destinacion turistik “pas Greqise sigurisht pasi ajo eshte e para ne te gjitha”) dhe tu lejonte resauranteve te punesonin personel ne menyre qe te ulnin papunesine (pritej rreth 30 mije vende te reja pune).
          Reforma i kushton arkes se shtetit (pra popullit francez) 3.5 miliarde euro ne vit dhe fatkeqesisht kontriboi te mbushe xhepat e pronareve te restauranteve pa krijuar vendet e punes te shpresuara, pra asnje te mire per komunitetin.
          Kjo reforme eshte nje shembull i mire i reformave qe jane te destinuara te deshtojne.
          Kjo e Kodhelit eshte akoma me qesharake. Partite Socialiste jane ne krize te ne gjithe Evropen, ideollogjia socialiste fatkeqesisht u promovua nga e njeta shtrese politike qe promovon ate kapitaliste.
          Te gjithe politikanet i perkasin shtresave te pasura, pra dalin nga te njetat shkolla, formatohen ne te njetat shkolla dhe te njetat ideologji, e me pas zgjedhin nje Parti ashtu sikurse çdokush zgjedh nje ndermarje private per te punuar.
          Politika eshte shnderruar ne pune, pra politikanet fillojne te marrin rroge me te qe kur dalin nga shkolla dhe dalin ne pension vetem duke prodhuar llafe.
          Mos besoni nje ender te “bukur” te Mimi Kodhelit, nuk ka as intelektin dhe as kompetencat qe te realizoje diçka te tille.

  4. feniks says:

    Populli po vuan per buken e gojes!!Eshte ne mjerim te plote!!OPOZITA DUHET T’I KERRKOJE QEVERISE,qe te heqe TVSH-ne dhe Cmimet e references per:MIELLIN DHE BUKEN,VAJIN E GJELLES,SHEQERIN,ORIZIN,Vezet,Qumeshtin,makaronat,,ujin dhe energjine elektrike per familjaret!!!Po nuk beri kete,te tjerat jane kot!!!Shqiptaret duhet te mos vuajne per BUKEN E GOJES SOT NE VITIN 2011-te,pas 21 vjet KAPITALIZEM DEMOKRATIK!!!Le ta vere qeverine fashiste te Berishes me shpatulla per muri me kete kerkese jetike,qe ka per t’u preshendetur nga i gjithe populli FUKARA!!!

  5. gjethi i thate says:

    Une doja te thoja qe TVSH,eshte pjese integrale e te gjitha mallrave dhe sherbimeve per te cilat,ne konsumatoret paguajme ne fund.Ndoshta ti nuk e ndjen se thua qe blen pa fature,por ai tregetari,kur ka blere mallin,te jesh i sigurte qe e ka paguar TVSH. Pra ti kur paguan per mallin apo sherbimin qe po te kryhet,automatikisht ke paguar dhe TVSH,qe ne pjesen dermuese te rasteve,nuk shkon ne destinacionin e duhur,ne buxhetin e shtetit,pra ne fund te fundit ne favorin tone. Kjo pjese e pa destinuar ne buxhet,shkon ne xhepat e taksidareve dhe hajduteve me çizme qe sa vjen e shtohen si ato kerpudhat pas shiut. Heqja apo pergjysmimi i saj,natyrshem qe do ndikoje ne uljen e çmimeve per mallrat dhe sherbimet qe na ofrohen. Dhe tjetra eshte qe, buxhetin e nje vendi e mbajne taksat dhe tatimet e ndryshme qe ne qytretaret e thjeshte paguajm.Ketu nuk shtrohet çeshtja qe te mos paguhet,por te ulet dhe te mblidhet ne mase me te madhe se sa mblidhet sot.Kjo do te beje qe edhe çmimet te bien por dhe arka e ketij shteti me qeveritare hajdut, te mbushet dhe te perdoret ne menyre me efiçente dhe ne favor te atij qe paguan,pra per qytetarin.

  6. nastradini says:

    Dolen tarallaket e PS-se dhe e gjeten zgjidhjen e krizes me shkopin magjik. Po aman ju thote nastradini me dallkauke e profane. Boll me populizem mesjetar. Po aman more Edi Rama ku i gjen keto specie qe kakarisin pa ditur se c’thone? E gjeten zgjidhjen e krizes njesoj sic e gjeti Saliu me Boden me Piramidat e tyre ne 97-n. Ri e pirdh o popull dhe paret do te bien nga qielli. Duke vjelur TVSH-ne. Kenaqu o popull me abra-kadabra me numura cirku te zonjes Kodheli. Qe nuk ka mesuar elementet me elementare te ekonomise. Qe na meson se mund te luftosh varferine dhe te permiresosh nivelin e jeteses vetem me ane te prodhimit dhe teknollogjise. Dhe me ane te investimeve ne keto fusha. Gje qe vendi yne nuk po e ben 20 vjet ne demokraci. Sepse pronat dhe mjetet e prodhimit jane ne duart e nje diktatori. Qe vendos per ekonomine si t’i thote toci i semure. Dhe te tjeret bejne sehir si rokullisen cdo dite drejt humneres ku i pret hici. Po lexo Adam Smithin moj zonja Kodheli. Si edhe shume ekonomiste pas tij. Qe nuk jane ithtare te marksizem-leninizmit, por thjesht ekonomiste me dy gram tru ne koke. Tregoja mesimet e tyre edhe antareve te tjere te PS-se. Qe te bindeni se me parrulla komuniste ekonomia shqiptare do te renohet me shpejt se atje ku po e con Sali Komunisti. Dhe te mos deklaroni me brockulla me TVSH-ne. Sa per t’i bere qefin dallkaukeve dhe te irrituarve. Qe t’i heqesh buxhetit te shtetit TVSH-ne do te thote te lesh pa paga mesues dhe mjeke, police dhe ushtare, gjithe armaten e administrates shteterore si edhe shume te tjere te sektorit jo prodhues. Pershire ketu edhe pagat tuaja jo te vogla. Perfshire ketu edhe sherbimet brenda dhe jashte shtetit te deputeteve te Parlamentit. Perfshire ketu edhe honoraret e majme per konsulencat famoze te baballareve te kombit. Po ku do t’i gjeje Saliu paret per te kompensuar uljen tende moj zonja Kodheli? A e ke menduar ndonjehere para se te japesh deklarata bombastike? Se Saliu me Boden e kane buxhetin e shtetit bosh si nje thes i shpuar. Prandaj po risin edhe moshen e pensionit. Prandaj po grabisin edhe biznesin me taksa e akciza pa fund. Prandaj me mire zonja Kodheli lere fare kete punen e TVSH-se dhe fillo me propozimin per uljen e shpenzimeve qe i bejne deputetet buxhetit te shtetit. Se eshte me me pak dhimbje.

  7. Endri says:

    O Kodheli,ata qe ju kane votuar juve nuk vuajne per tvsh e vezes,bukes e qumeshtit, pasi ky mund te jete problem per Bathoren dhe romet e Shpetim Idrizit.Shikoni cmimin e energjise elektrike qe po u merr qytetareve krejt pensionin ose gjysmen e rroges ne vendin me te varfer dhe ku energjia prodhohet nga uji.Juve si parti moj zonje jeni o diletante o sharlatane qe nuk ju ben pershtypje se si votuesit tuaj detyrohen te paguajne si korentin e tyre dhe ate te kopese se saliut.Apo keni marre e do merrni prap zarfa nga CEZ kur shpresoni te vini ne pushtet?Haram,haram 100 here vota per ju!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje