Miliona euro skrap po vidhen nga njerëzit e LSI, në një operacion të udhëhequr nga vetë kryetari i kësaj partie, Ilir Meta.
Gazeta Tema vijon sot të zbardhë detajet e këtij skandali të rëndë.
Për të bërë një përmbledhje të shpejtë. Bëhet fjalë për një tender të organizuar në shkelje me ligjin, që i sjell miliona lek dëm buxhetit të shtetit. Si të mos mjaftonte kjo, njerëzit e Ilir Metës, që kanë rrëmbyer këtë tender, nuk po ndalen me skrapin që kanë përfituar nga tenderi i paligjshëm, por po grabisin çdo hekur që u del përpara në ndërmarrjet e Azotikut dhe tek TEC-i i Fierit.
Policia bën sehir ndaj kësaj vjedhje gjigante, të urdhëruar nga strukturat e qeverisë, të cilat kanë rënë në dorën e LSI që pas marrëveshjes së turpshme për të ndarë shtetin me përqindje mes Metës e Berishës.
Ndaj kësaj vjedhje është depozituar një kallëzim penal, ndërkohë që gazeta Tema disponon provat shkresore dhe filmike për këtë krim mbi pronën e të gjithë shqiptarëve.
Historia me pak fjalë
Në tenderin e organizuar për blerje skrapi në Azotikun e Fierit, konkurruan katër kompani. Tre prej tyre u skualifikuan dhe fitues u shpall Kurum, ndërkohë që tenderi menaxhohet në terren nga Leonard Koka, vëllai i deputetit të LSI, Lefter Koka. Kompania kishte ofruar një shumë për skrapin rreth 570 milion lek më pak se vlera e tregut. Kjo nuk u mor parasysh. Me shpejtësi e në shkelje të ligjit Agjencia e Prokurimit Publik shpalli fituesin, edhe pse kishte një ankesë ndaj tenderit. As një shkresë e kësaj agjencie për vlerësimin si të paligjshme të kontratës nuk ndaloi nisjen e punës. Edhe pse tenderi u bë për më pak se çerekun e skrapit që ndodhet tek Azotiku, fituesit po marrin të gjithë skrapin që ndodhet aty, madje nuk janë ndalur, por po marrin edhe skrap nga TEC-i, duke e shkatërruar atë. Policia është lajmëruar për këtë vjedhje, por nuk ka reaguar.
Tenderi me shkelje
Ankandi është zhvilluar pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës më datë 28.06.2011 (faza e parë) dhe me datë 04.07.2011, (faza e dytë), në bashkëpunim me Uzinën e Plehrave Azotike në Fier.
Vlera totale e skrapit, caktuar nga autoriteti shitës për të gjithë mallin është rreth 23.933.312 lekë të reja, pa TVSH.
Ndërkohë, vlera fituese ka qenë vetëm 24.660.000 lekë të reja pa TVSH.
Vlera totale në treg e të gjithë këtij malli është 80.933.970 lek pa TVSH.
Diferenca me çmimit të caktuar nga autoriteti shitës dhe çmimit në tregun shqiptar është plot 57 milion lekë të reja.
Në tender morën pjesë katër kompani, KU&KO, Kurum, SI.FRENS&CO dhe SANCINELLI. Tre prej firmave u eliminuan dhe fitues u shpall kompania KURUM.
Por një nga kompanitë, ajo KU&KO, bëri ankimim. Edhe pse në ligj thuhet se në momentin që një nga firmat konkurrentë bën ankim, pezullohet tenderi, një gjë e tillë nuk ndodhi. Në nenin nr.42 të ligjit nr.9874, datë 14.02.2008 ‘Për prokurimet’ thuhet se: “Me marrjen e ankesës me shkrim, autoriteti shitës pezullon vazhdimin e procedurës së ankandit derisa ankesa të jetë shqyrtuar plotësisht, përfshirë edhe nxjerrjen e një vendimi përpara skadimit të afatit kohor, të përcaktuar në pikën 4 të këtij neni”.
Duke qenë se për pak nisnin pushimet verore nga organet e drejtësisë, u shkelën të gjitha afatet e botimit të njoftimit për fituesin për të lidhur kontratën e për të nisur punimet. Gjithçka ndodhi me shpejtësi rrufe dhe më datë 4.08.2011 nisi puna e deri më tani është kryer më shumë se gjysma e saj.
Në këto kushte, kompania konkurrente u ankua pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, duke kërkuar anullimin e njoftimit për shpalljen e fituesit. Më datë 22 korrik, APP vendosi me anë të një shkrese të gjobiste me 100 mijë lekë të reja gjobë autoritetin shitës dhe me nga 50 mijë lek gjobë anëtarët e njësisë së ankandit. Për më tepër, në shkresën e saj të datës 22 korrik, kjo Agjenci njofton se çdo kontratë e lidhur përpara përfundimit të shqyrtimit administrativ është absolutisht e paligjshme.
Edhe pse u mor një vendim i tillë, askush nuk e vuri ujin në zjarr dhe puna atje vazhdoi.
Në padinë e dorëzuar në prokurori përfshihet edhe drejtuesi i Komisionit të Prokurimeve Publike, Edi Spaho. Ai akuzohet se qëllimisht ka vonuar dërgimin e shkresës për pezullim të procedurës së ankandit. Kështu, firma e ka dorëzuar këtë kërkesë që me datë 14 korrik, por Komisioni i Prokurimeve Publike, edhe pse e ka Agjencinë një kat më poshtë, nuk e ka dorëzuar atë deri më datë 18 korrik, duke pritur në këtë mënyrë që të shpallej fituesi në Buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike.
“Nëse kjo shkresë do të kishte shkuar në datë 15.07.2011, ose të nesërmen, kjo procedurë false do të ishte bllokuar dhe nuk do të kishim pasoja kaq të rënda ekonomike. Ky organ qëllimisht na ka vonuar kthimin e përgjigjes,” thuhet në padinë e dorëzuar në prokurori.
Kompania që ka bërë padinë ia ka dërguar shkresën e APP, që shpallte kontratën si të paligjshme, edhe drejtorit të Policisë së Qarkut, por ai nuk ka reaguar.
“Meqenëse këto procedura u shkelën në mënyrën më të rëndë dhe për të parandaluar këtë problem, më datë 09.08.2011, i kam dërguar një kërkesë për pezullim punimesh drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, Mërgim Hoxha, duke e sqaruar se sipas mendimit tonë, në uzinën e Plehrave Azotik po kryhej një veprimtari antiligjore, ose vjedhje e hapur, duke i dërguar të skanuar edhe shkresën nr.5565 (vendim mase të dhënë nga APP për autoritetin shitës, ku siç e përmendëm më lartë në pikën 4 të këtij vendimi, APP sqaron se nëse ka një kontratë të lidhur, ajo është absolutisht e paligjshme). Arsyeja pse drejtori i policisë nuk veproi pasi ishte në kohën e duhur për të parandaluar ktë vjedhje me kontratë të pavlefshme, ngelet për tu sqaruar nga organi i hetimit,” thuhet në padi.
Vjedhjet shtrihen edhe në TEC
Por kamionët me skrap kanë vazhduar të ngarkohen çdo ditë. Në Azotik ka 6 mijë ton skrap me inventar, (në rast se letrat nuk zhduken), dhe tenderi është bërë për 1.300 ton. Pjesa tjetër do merret dhe do të vidhet. Janë rreth 7.8 milion euro që vidhen në Azotik sepse ka edhe metale të shtrenjta si inoks, që nuk është deklaruar, për tu vjedhur.
Në Azotik po shkatërrohet edhe Uzina e re e Uresë, që ka punuar vetëm gjashtë muaj dhe me pak mundim mund të vihej në punë. Ajo ka kushtuar mbi 30 milion dollarë dhe mund të vihej në punë pa shumë probleme.
Kjo vjedhje në Azotik ka hapur oreksin për të zhvatur pa tender të gjithë skrapin e TEC-it të Fierit. I njëjti grup ka filluar të nxjerrë rreth 3 apo 4 makina me skrap në ditë pa faturë dhe të vjedhura nga TEC-i i Fierit. Drejtori i TEC është i LSI, po ashtu edhe ai i Azotikut.
Mësohet se para dy ditësh nga TEC-i kanë dalë edhe pjesë nga turbinat. Kjo është lehtësisht e verifikueshme nëse kërkohen turbinat e vjetra.
Në TEC-in e Fierit ka rreth 30 milion euro vlerë skrapi, përfshi rreth 15 milion euro skrap bakër dhe metale të tjera me ngjyrë. Sipas një plani, në rast se kapet vjedhja, faji do u hidhet rojeve që mbrojnë TEC-in dhe Azotikun.
Këto vjedhje janë denoncuar në Komisiariatin e Fierit, por është lejuar të vijohet. Për shkak se Azotiku dhe TEC-i janë pranë në terren, ngarkesat me skrap të marra nga TEC deklarohen si të marra tek Azotiku. Shumë njerëz që kanë lidhje me këto dy ndërmarrje, por edhe banorë të Fierit janë në dijeni të vjedhjes që po bëhet aty, por askush nuk po i del për zot.
Pazaret tek Vila në Gjirin e Lalzit
Pasi u dogj nga pazaret që bënte tek ministria e Ekonomisë, Ilir Meta ka përzgjedhur një tjetër vend për të bërë pazaret e tij. Bëhet fjalë për vilën që ka në Gjirin e Lalzit, dhe që e ka deklaruar së fundmi tek deklarimi i pasurisë. Aty bën takimet me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe të shoqen e tij, e cila po e gjykon Metën për afera korruptive. Aty ka realizuar edhe takimet për këtë tender, siç raportuam dhe një ditë më përpara.
http://youtu.be/dxqAS2ZMBbY shikoheni kete video
Me njërzë të neveritshëm nuk mundë të bëhet politikë njërzë të tillë duhet të zhduen nga politika
Duhet kuptuar i shkreti, ka 120.000 goje te shqyera per te ushqyer…
Kemi gjithe keto vite qe shohim dhe degjojme per bemat mafioze te Ilir Metes. , percjellim ngjarjet dhe skandalet e tij dhe te kases se tij duke shtrenguar grushtet nga inati . Vetem nje gje nuk kuptoj : Ose ne jemi frikamane deri ne ate pike sa nuk gjejme dot fjale ta themi , ose ne qe bejme perdite komente , nga pa aftesia per te ngritur grushtin e hakmarjes ,eshte me mire te heshtim dhe ti shohim keto monstra se si pasurohen dhe shtojne kilet perdite. Fjalet dhe komentet tona ata i kane si alladitje pas buke . Nje dite nje punetore qe ponon ne shtepine e njerit nga keta te LSI me tregonte se kur gazetat shanin Meten servilet e tij te mbledhur ne shtepine e Metes shkriheshin gazit me komentet e njerezve , dhe Meta ju thoshte : Miqte e mi , mos u shqetesoni fare , sot ne Shqiperi kane mbetur me injorantet , te mencurit kane ikur ne emigrim , me kete lloj popullate ne do te rrojme pa frike qindra vite . Dhe me shaka duke pire therisnin : Rrofte sistemi qe krijuam , …… dhe te qeshurat e tyre skishin kufi edhe pse ne TV shfaqeshin pamje te korupsionit te tij.
me duket se ka te drejte meta se budallenjte dhe servilat kane mbetur ne shqiperi, se te mencmit ose kane ikur jashte ose heshtin…refuzoj te besoj qe ka njerez racional qe votojne berishen dhe meten + nanon & Co
O Mero na e bere triller kete ceshtje, na thuj o burr, e ka regjistru biseden edhe ky biznesmeni ne takimin ne gjir Lalez apo jo?
E marrte lumi shqiperine dhe neve, qe lejojme ena komandojne lamash si raca e injoranteve te Lefter Kokes se Durresit, apo plehra si Meta i fshatrave te skraparit dhe si e Sali zagarit te Vicidolit
Mero sheh vetem skrapin e hekurit, celikut inoksidabel dhe metaleve me ngjyra qe gjithsesi do i sjellin fitim shume te madh klanit te Zemunit, por fitim me te madh do kete eksportimi ne Europe nepermjet Portit te Triestes me kamione ose Portit te San Benedetto Del trontos me anije te burimeve te radiacionit. Me pas dyshohet se keto burime radiacioni( perkatesisht;Radium RA 226,kobalt CO60,Americium AM241,Cesium radioaktiv CS137) do te perdoren per te prodhuaar home made bombe radiologjike ne nje vend europian.Per hollesi zoti Mero pyet Shkelzenin, ose shiko raportin suedez per blerje aparature Gager counter nga qytetar privat shqiptar. Pastaj z. Mero pyeteni shefin e opozites Z. rama nese anetari i kooptuar i Asamblese socialiste Z. Agron Duka di gje apo jo. Nese Z.Rama nuk prononcohet publikisht kundra vjedhjes se skrapit dhe trafikimit te burimeve te radiacionit nga Klani i Zemunit(Koka-Duka), normalisht amerikanet nuk mund ta pranojne si te pershtatshem per te zevendesur Berishen.mero te lutem mos e censuro kete koment se nuk ka asnje fjale fyese ne te.
Historia:Nje gazetar i PPSH-se shkon nga Tirana ne Skrapar per te bere nje shkrim per jeten e njerzve atje!!!Rruges sheh ca fshatare,qe punonin ne are dhe ndalon makinen per t’i takuar!!!A ka ndonje trim nga ju,se dua te bej nje shkrim-u thote ai!!!Nje plak i kthehet:Trimat rane ne lufte,or shok,TE MENCURIT SHKUAN NE TIRANE ,ndersa ketu ne Skrapar kemi ngelur ne budallenjte!!!Haaaa!!!Morali i historise:TRIMAT DHE TE MENCURIT E SHQIPERISE KANE IKUR JASHTE,ndersa ketu kemi ngelur ne budallenjte,qe TALL BYTHEN BERISHA ME METEN SA HERE TE DOJE!!!
kta kokelopat me te vertete i ngjajne hijenave ne xhunglen demokratikase, ky eshte zhvillimi o sali, te shesesh hekurishte…
O Mero mos te kane kercenuar dhe Ty qe harrove emrin e Leonard Kokes, vllait te deputetit mafioz Lefter Kokes? Gjithe operacionin e vjedhjes ne Fier e drejton Nardi. Ate e kane pare I mad e I vogel. Nje dite e mbajten 24 ore ne izolim ne komisariat, deri sa Meta dergoj Kulicaj ta nxjerr. Verifikojini dhe do dali e verteta. Fol per policine e perfshire. Mos u terhiq nag frika se vetem ti ke mbet opozite ketu
Nuk u ngopen albanezet me vica me tre koka, bretkoca me cizme, peshq me veshe, kalamaj me 12 gishta dhe dy koke…
e keqja keu eshte se jo vetem qe i vodhen me skrap e ku di une po tere ate lende kimiko-berthamore qe te pakten deri tani eshte ne ekuliber “kimik” me veti te ulta radioaktiviteti , e gervishti hajduti i thesarit te shqiperise …
more ndyresire qe edhe per q…. nuk e ben dot vete se ke frike, te q…..fte Kina sorrollopin ….por te gjthe ate popullsi qe po e helmon me radiacion dhe e ke kancerizuar deri ne elbasan bashke me kovacet e korumit….mjere ata njerez qe marrin fryme ne ato zona atje se Meta ia ka shkurtuar jeten me 20 vjet.
Po ky koktollumbi sk(t)rap eshte i teri, pse nuk e shesin te bojne ndonji lek qyl.
nuk po hyj te bej komente e analiza se shkon gjate,eshte e para dhe e fundit here qe bej nje koment,jo se nuk dua dhe di por ne njerezit e ketij vendi mjaftohemi me nje koment ketu apo nje telefon tek emisjoni i Bashkim Hoxhes ne mengjes dhe kaq,pashe nje vidio te publik ne komentin e pare ,eshte shume dmthenese,gjithe bota po proteston kunder keti sistemi ,te vjedhjes,vetem tek ne nuk protestohet ,pse?se ketij populli i ka vdek ndjenja e protestes,po cfare duhet tjeter qe te protestosh kunder ketyre monstra kur te vrasin vjedhi etj etj por edhe te bejne karshillek e tallen me ne?Keta po i vjedhein pronat qe ne 1990 dhe ne rrime,por po te na i marri pronat nje person(komshi)e vrasim ne vend,cdon me thene kjo?po kaq frikacak paska qene ky popull?mire na e bejne atehere,po kaq nuk e kuptoni o te mjere?po te gjithe keta punojne per njeri tjetrin pozita dhe opozita,po ku i ka fjalet e bukura ai sali thiu me ate joxhep finen e tj per klanin e zemunit ,per nano kopterin ,korleonet e tj etj qe kur te vinte ne pushtet do bej kete e ate?dhe kete po thote edhe ky derri i gjate qe rri me muaj ne greve ne trotuar dhe kur i thote saliu dil tashi se boll ai del,dhe ca dite me vone i thote saliu bej sikur po sulmon institucionet dhe une po te vras nja 4 _5 vete ,ti bej sikur proteston ,,,por ne heshtje ama,cke ti ty nuk ti merr njeri cfare ke,do ja lesh bashkine lulit tim dhe pastaj me vone te shohim,une jam me te vertete nje i pernjekur politik,dhe po ju them me Bindje qe ka 5 apo 6 vjete qe them ,,ku je o enver hoxha,,,kete vend e rregullon vetem nje revolucion e asgje tjeter por edhe une qe e them KETE nuk kam bythe ta bej ,pra rrime te na Q,,,,para e mbrapa keta qe i Q….. ENVERI SI KISHTE QEF.
pet keto vjedhje te dalte kanceri mu ne fyt o lil meta nga cepani…..
Perse nuk ngrihet i gjithe populli i Fjerit dhe te ndaloje ate vjedhje ne mes te dites te pasurise se popullit,te pasurise se tyre.
Perse duhet te çukiotet nga opozita dhe pastaj te ngrihen ne mbrojtje te pasurise se tyre,perse o popull keshtu e le pasurine tende ne dore te kremineleve dhe kopukve te pa ngopur.
Ne mendojme se perpara se ta ruaje policia pasurine duhet ta ruajme ne qe sote jemi pa pune dhe pa buke ne vatrat tona me nje tufe femije.
NGRIHU O POPULL DHE BJERUNI MASKARENJVE;HAJDUTEVE;NDIQINI DERI NE VARR ME FARE DHE M;E FISE SE KJO NUK ESHTE DEMOKRACI POR ;__ SKLLAVERI___
E vodhen dhe grabiten pasurine e popullit keta derra. Do behem antar i LSI po nuk e di me sa ton hekur do shperblehem ,rruge tjeter nuk ka per te mbijetuar.
o moli banu me lulin se te jep mji thes miell per meten nuk e di sa e ka kuoten o derzi shih sa e ka bere koken si duce musolini keta paskan qene vemjet e popullit duke thith gjak perdit se nji dite do thithin gjakun e tyre nuk ndertohet e ardhmja e femijve duke rrjep popullin
ky ven ka ik per lesh. mjere populli debil.