1./Vetëm pesë(mbëdhjetë) minuta dhe jo më shumë
Vrasja siçiliane e së premtes së 9 shtatorit ndaj gjykatësit magjistral vlonjat ishte spektakolare, rrënqethëse, e mirëorganizuar dhe shqiptarisht e frikshme. Skerdilajdi, djali i Fotaq Konomit, biri i Ariadhni Shallvarit, miku i Jozefina Topallit ende edhe vetë në atë Botë nuk e beson sesi mund të zhduket kaq perfekt një ligjzbatues. Shqipërisë i ndali zemra për një çast ndërsa njerëzia ende e dyzuar mes gëzimit nga vizita e hollivudianes korçare Eliza Dushku dhe shqetësimeve wikilikse u dalldis sërish nga tronditja dhe flakët e tritolit. Kreshnik Spahiu i aleancës kuqëzë, xhelosi kaçurelat dhe ondet e u shfaq në ekranet e Tiranës plot mllef, kësaj here si nënkryetar këlëdëje. Bamiri shkoi vetë për ngushëllim në Vlorë, ndërsa vlonjatët pardje u bënë a s’u bënë nja 100 frymë dhe protestuan mes vapës për vrasjen. Kolegët rrobëzinj të Skerdit, gjykatës krim(b)rëndë a krim(b)lehtë të supernxirë nga dielli i pushimeve të gjata spanjollo-turke, të frikësuar nga krimi makabër protestuan edhe ata. Pavarësisht se nuk ua lejon ligji, gjykatësit anembanë vendit stopuan punën e tyre vetëm 15 minuta dhe disa syresh u quravitën edhe nëpër media. U dukën ashiqare se nuk u dhimbte shpirti për gjykatësin e vrarë, por kishin hallin e bythës së tyre. Ndoshta na vjen rradha!-kanë menduar të lebetitur dhe u bënë bashkë duke kërkuar siguri jete. Monstruoziteti i muajit në këtë vend nuk është tashmë atentati i Vlorës. Të studiosh me kujdes rrethanat, arsyet, alibitë, shkaqet dhe pasojat e vrasjes së të ndjerit Konomi shpejt dhe saktë nxjerr konkluzionin se në pritën e vdekjes atë e nxorën kolegët e tij. Ata që rënkojnë hipokrizisht nga dhembja janë bërë palë me kriminelët në çështjet civile a penale të vjedhjeve të pronës dhe që nga prokuroritë dhe gjykatat e Durrësit, Tiranës a Komitetit shtetëror të kthimit dhe kompensimit të pronave, të gjithë ata specialistë ligjesh që kanë pasur në dorë dosjet dhe vendimet e dyshimta po e kuptojnë tani se kanë gisht në vrasje. Nëse kolegët e tjerë gjykatës të Skerdit do të refuzonin qysh në embrion fallsifikimet e pronësive të dyshimta dhe nëse paraja nuk do t’ua errësonte sytë, ata me pak më shumë respekt për profesionin dhe kolegun do të evitonin lenien jetim të dy fëmijëve të tij.
Kjo historia e fallsifikimeve më kujton veten time kur herën e parë dhe të tretë më arrestuan, hetuan dhe dënuan për prodhim dhe mbajtje dokumentash fallso të gjendjes civile. Më kapnin kodoshët policë të antikrimit ekonomik sa herë kthehesha nga jashtë vendit dhe ndaj meje ngrinin këtë akuzë qesharake. U bërtisja i irrituar dhe i ofenduar se unë nuk dija dhe nuk kisha idenë sesi fallsifikohej një pasaportë, por misioni im ishte udhëtimi, shoqërimi i njerëzve që trafikoja deri në destinacionin final. U betohesha e u përgjërohesha se punët kriminale ishin të ndara dhe gjithsecili nga ne kishte mision të veçantë por shefat e mëdhenj “nuk më besonin”. Vetëm vonë, shumë vonë mësova se fallsifikatorët e regjur të Tiranës, jo ata peshqit e vegjël të rrugës së Kavajës, por ata bolerëndët nuk preken me dorë nga policia. Po ua them unë hapur e shkoqur. Janë të paprekshëm dhe i hyjnë në punë çdo lloj kriminaliteti blu a i kuq qoftë. Profesorët dhe fabrikuesit e çdo tjetërsimi prone a identiteti janë aty duke pritur prenë e radhës. Kjo Shqipëri e mbivendosur, e rreckosur dhe pronësisht e menderosur historikisht është fallsifikuar veri- jug dhe pavarësisht kostove të larta “Show Must Go On”. Fallsifikimi i një pjesëze bregdet nuk është asgjë para fallsifikimit të rezultateve të votimit, do e shikoni edhe vetë muajin tjetër jo vetëm me ekspertizën e videoklipit të Ilir Metës “Ti nuk di as me mi lyp 700 mijë euro”, por edhe me rezultatin final të censusit 2011. Do ta shohim kur të zbardhet edhe vrasja makabre e Vlorës, asnjë fallsifikues nuk do të dënohet. Ose do të qëndrojë 3-4 muaj në burg derisa Gjykata e Kasacionit ta lirojë për tejkalim afatesh. Skerdilajdi u prehtë në paqe dhe familja e tij të gjejë forcë ta kalojë këtë mynxyrë…ndërsa unë jam kureshtar të di: si do të jetë ndjerë Sashenka atë mëngjes të vaposur shtatori kur tritoli dhe zjarri buçitën Vlorës? Jam i sigurt se sa herë që tenton të ulet diku, Sashenka kontrollon me imtësi gjithçka.
2./Kush është mashtrues, unë apo Withers?
Këto 8 vitet e fundit jam bërë paksa publik dhe më kanë etiketuar me mjaft damka të rënda dhe snobe. Mashtrues është epiteti që e dëgjoni më shpesh, por si i regjur me këto legjenda urbane bajate që jam, as nuk më skuqet e as nuk më nxihet sedra. Si qytetar i këtij vendi ku të gjithë shajmë sepse na shajnë, edhe unë nuk bëj përjashtim. Natyrisht që edhe unë mashtroj dhe mashtrohem brenda limitit human, por gjithsesi kur shoh që këtu damkoset pa pikë përgjegjësie çdo individ, ndjehem më i ngushëlluar dhe i çliruar. Qyshkur plasi wikilik(g)ësia edhe në Shqipëri kam mbetur i shtangur kur kam parë reagime bajate kurvërore nga burra që sot janë gjyshër, me grada dhe gra të rënda, me pisqolla, të pispillosur dhe zyrtarë autoritarë të një vendi 2 orë larg Brukselit dhe 7 orë larg Washingtonit. Kanë folur të çliruar me një ish diplomat për hallet e atdheut të tyre dhe tani pasi janë kapur gafil justifikohen dhe kujtojnë se Berisha i beson.
Jo që jo. Nuk e pranon askush që është rrëfyer te ish ambasadori Withers. As deputetë të majtë e as të djathtë, as gazetarë të varur, gjysëm të varur dhe të pavarur nuk pranojnë. Edhe Luani i frikshëm i ushtrisë sonë, ish shefi i shtabit të përgjithshëm emailosi gazeta e televizione në Tiranë dhe nuk pranoi t’i jetë qarë Withers se e paska kërcënuar Zeni. Këtë të fundit s’e la babi të hidhte në gjyq Wikileaks për shpifje se do hutonte planetin mbarë.
Pardje me siklet kishin çuar në Kuvend Ministrin e sëmurë të rendit të sëmurë Bujarin me mustaqe mbi buzë e Nishan mbi mbiemër dhe ky nuk fliste për krimin alarmant në vend, por i bëri avokati eprorit të tij ish sigurimisit Hysni Burgaj se as ky nuk i kishte spiunuar Withers për Kuliçin inoçent dhe punëdashës. Jo që jo, nuk pranon asnjë shqiptar i kapardisur i këtij vendi që ka shkuar në Ambasadën Amerikane dhe të jetë hapur si vaji në lakra me shkëlqesinë e tij John Withers, por të gjithë akuzojnë themeluesin e Wikileaks si shpifës. Gjeni dot ndonjë lidhje mes këtij Julian Assange nga Townsville i Australisë me Luanin nga Martaneshi, Hysniun nga Malësi e Madhe, Sokolin nga Badëlonja, Agronin nga Tropoja…pse t’i ketë përgojuar vallë, mos ndoshta u janë prishur pazaret e ndonjë tenderi me të?
O janë idiotë këta tanët ose bëjnë shëmtuar rolin e virgjëreshës Mari. Harrojnë se kurdo dhe gjithmonë bisedat atje në ambasadën a rezidencat e rrugës së Elbasanit filmohen ose inçizohen. Të isha unë në vend të ambasadorit Arvizu do t’i kisha ftuar të gjithë palaçot për një Bar-B-Q dhe t’ua shfaqja edhe njëherë të dëgjonin e shikonin çfarë kanë molloisur kapedanët tanë.
Më thonë se ky Hysni Burgaj nuk e kupton fjalën barbecue? Më fal Hysnio, paidhaqe përkthehet!
3./Shqipëria ime e dashur, e ndyrë
Kam qeshur me të madhe këto ditë. Më treguan një historizës brilante.
1987/ Gjatë festimeve të 24 majit shkon në Përmet ish byroisti Pali Miska. Në një takim me popullin atje u thotë se ndjehej i befasuar.
-Përmetin e keni me rrugë dhe lagje të pastra. Ju lumtë!
Nuk ia vonoi dhe iu hodh një pensionist.
-E mbajmë pastër nga halli o shoku Pali. Jemi të varfër e nuk kemi lekë nëpër xhepa. Po të blinim cigare, çokollata dhe biskota do i hanim dhe letrat rrugëve do t’i hidhnim…
2011/ Letra dhe amballazhe patatinash, biskotash, cigaresh, çimçakizash, qese plasmasi, postera elektoralë, kanaçe, shishe plastike, lines, mbetje urbane… Plazhe, lumenj, lagje, qytete, rrugë ndotur kandaharisht…
Ndotja e këtij vendi vazhdon frikshëm. Besoj më kuptoni: kemi politikë, arsim, shëndetësi, media, polici, ushtri të ndotur sepse kemi atdhe të ndotur! Le të mbajmë pastër lagjen dhe qytetin ku jetojmë se atyre qelbësirave u vjen radha vetvetiu!!!
*facebook.com/bledi.mane
Kandaharisht:
Hahaha, je i pavdekshem o Bledi.
Po mos ma ofendo Kandaharin, e ta vesh ne nje kandar me Salistanin, se do zemerohemi.
Dhe ke ke pare Permetin, dhe na e quan Kandahar.
Po ish- plazhin e Durresit, si do e quash?
Le qe lere, mos e permendim fare se mos po na ze zgjebja, se po shkove atje miku im, s ka doktor qe te merr persiper a perposhte… iken per lesh, te behet lekura si surrati i atij ministrit qe kka paditur Saimir Tahirin
Skardelajdi rron loooooooooooooooooooooooooooooooool
Sashenga nuk rron ,prape loooooooooooooooooooooool hahahahahahahahahahahaha
— O Bledi ,Sashenga nuk do ngrere breket e PS-se ,pse PS-ja nuk di te as afatet ligjore se kur behet ankimimi , dhe ti japi te drejte budallenjve te PS-se
—— Sa per Skardeljadin , ai donte te merte nje toke qe nuk ishte e tija .Ajo toke ishte e italiankes
–Ai eshte futur ne pazar dhe nuk ka qene i ndershem ne pazar ndaj edhe e ..fluturuan
hhhh..hhh Ndihet era e qelbur e mond jevgut te Temes ?
Me mire token ta merrte trashegimtari shqiptar i Shallvarit sesa italiano-serbja Lubica-Maria e kompanite e huaja italiane.
o raimonda – pse flet kot! Paseardhesit e Shallvarit po merrnin token e stergjyshit.
kryeveper
O Mane!
Je i madh…
analize te sakte dhe te guximshme,
Por edhe 1 shqipe e perkryer,
artikuj qe i lexon me 1 fryme..
B. Mane o trim do ishte mire ti beje prologun si i madhi FBej Konica , ke ca kohe qe po u vervitesh mire balle perballe kusur mos u ler shkerdheu brinjet, me vjen keq per fjalorin por me harbutin sillu harbut thoshin dikur te paret tane. Urime per shkrimet.
O Bledo na kenaqe me keto shkrime,fatkeqsisht kjo eshte Shqiperia,prit se rregullohet po hiç.
Mjere ai qe iku thuaj pa Sashenkes ja kontrollon Sala bythen per ndonje “veze” me telekomande…
SKERDILAJD KONOMIN E VRAU “SASHENKA “…
Skerdilajd Konomi u vra nga nje “thike pas shpine” qe ia ngulen koleget e tij Sashenkat.Tomat,apo Ristanet e gjykatave shqipetare qe jane vene ne sherbim te krimit….
Bravo……….
Ju lumte puna!
Mane,
me qe ra llafi ka nai sy per me cu nja dy ne usa…. si zvicerane ngjajne qe te dy koke lart dhe krenare…..i kalojm kollaj ke checkini ne rinas se dine i cik gjermanisht….
Urime Blendi !.Pena jote te sjell paster realitetin ne Shqiperi.Te ve kujen? Aspak te ngjall dhe optomizem,por e ndjej te larget.Ne xhunglen shqiptare, e drejta qe ju mbroni, t’ju ruaj nga cakejte e mafies.Patjeter qe nje dite do japin llogari
Pergezime dhe nderime. Ke nje talent te vecante ne kompozim shkrimesh por ajo qe godet, mua me duket se eshte kombinimi i zgjuar dhe mireinformuar i ironise, satires, dhe akuzes mbi te ndyren, perzier me nje sinqeritet dhe antikonformizem te admirueshem. Kjo eshte nje nevoje e perhershme e njerezve nen padrejtesi, ti e permbush bukur.
Nje shkrim real dhe i drejtperdrejte per banditet qe” udheheqin” Shqiperine.Pene e forte z.Mane.Nderime i ndjekim nga larg veprimet e “qeveritareve ” dhe langojve-bandite qe u shkojne mbrapa krejtesisht te verteta,Urime
si nuk i ndalin qellimet e poshtra ketij psikopati?realiteti po tregon se populli po jeton i terrorizuar e asnje nuk po merr inisiativen me organizuar njerzit me ndaluar kete gjakpires me klyshet e tij.po vlora çfar ben?
Me intelektual si ju zoti MANE dhe BAZE me ngjallet shpresa se Shqiperia nuk do te vdese megjithese lengon ne shtratin e vdekjes.
Te lumte Bledi je nje publicist i ftohte dhe plot humor.
Faleminderit
o bledi hallall qumeshti i nenes,po ja hedh njeri sashenkes te ndenjurat ne ere se i ka pak te medhaja dhe qelbet tere shqiperia
Si re mire o Mane me fort se ne si vend me gjak ariani na nevoiteshe nje pasues i hitlerit si nga pamja e nga vyrytet .Nje fytyre e nxire si shpirti i tij qe ska femer qe ti afrohet qe nga cili e deri te aida e klani te tvsh ne kerkim.
Te lumte Bledi,i ke nxjerre te gjithe ”lakuriq”ashtu sic jane ne te vertete.
ky shtet pjell vetem luane, vetem qe preja sa vjen e po pakesohet, dhe po ha luani luanin !!!!!!!!
O Blendi ndjehem i nushelluar nga shkrimet qe ben dhe i lexoj perdite po bledi gjithcka qelbesire e ndertuar nga kjo politike super e celbur sikur zoti te na kete denuar qe na solli keto monstra te na qeverisin dhe duket se ka pak shpresa se dote ngjitemi ne rruge te mbare ndonjehere por me kurajon e shqiptarit te mirre te pakten ka burra qe ju cjerrin masken ketyre kriminelave dhe nje dite dote paguajne si kadafi e mubaraku duke te falneruar per shkrimet te lutem goditni fort fort keta rrufjon te cthurur
komplimenti.zoti na i ruajt dhe i shtoft keta blendet
e o bledi ke shkruajtur e analizuar bukur se je nga ai cik vend i vogel por i bukur nga natyra e me njerez te bute te mire si fjale e perendise ,po cte themi per vendin tene ,eshte bere qe ske nga takapesh ,zhele jo se nuk ka por mungon shteti i cili ben qe njerezit te jetojne te qete ku,te sigurte ne cdo qelize te shoqerise kur ai eshte i drejte i dashur per te gjithe qytetaret ne shqiperi ka regjim bashibozukesh ku nje grup njerezish kane uzurpuar gjithcka e po i marrin frymen e gjithcka popullit durimmadh te urte tej kufirit deri kur njerezit te mos dine te kerkojne e luftojne per jeten e tyre me te mire e meritojne ckane mbi koke.asgje nuk dhurohet por fitohet e sidomos liria
Bledi, kur ben balle ne deren e Temes, me behet se takoj nje mik te vertete.
Te lumteBlendi ! Me shkrimet e tua na jep kurajo .
Bledi te pergezoj shume per komentin qe benii bini kokesketij regjimi bashibozuk
bravoooooooooooooo
TOMA E SASHENKO ME RISTANIN E KOM. QEND. TE VJEDHJEVE I KANE NGULUR THIKEN NE ZEMER TE DREJTESISE I KANE DHENE KRAHE KRIMIT DHE I KANEZGJATUR VARGONJTE E PADREJTESISE MJERE KUSHE E KA RADHEN TE SAKRIFIKOHET PER KETO KARAVIDHE TE KOMBIT.
Ti nuk qenke vetem i zgjuar o plako, ti paske dhe zemer….bravo je njesh fare, dhe mos e caj bekun nga kta pushtetar kurva………..
Te lumte o bledi, je djal i pastert dhe trim, je shume i respektuar ketej nga ne.
ME MIRE TE SAKRIFIKOSHE NE JETE PER TE RALIZUAR DICKA ,SESA TE JETOSHE NEN TRYSNINE E NDONJE PUSHTETARI. RAJMONDA .,,,,,,,,NJERIU VDES KURE E HARRON NJE POPULL ,DHE JO KURE VARROSET.
PER TE VDEKUR RAJMONDA, JANE SHUME MYNYRA ,NDERSA PER TE JETUAR ESHTE VETEM NJE MYNYRE ,AJO E TE JETUARIT ME DJERSEN E BALLIT
Bledi,
edhe njehere te Lumte Palla e Dores, dhe merrja frymen tastieres..
Shkruaj, shkruaj, shkruaj.. pa fund, se me vone do jene shpellaret qe do e tregojne historine per te mbrojtur bythen e vet. Keshtu kemi bere gjithmone..!
Shkruaj se dicka do mbetet..! Per mendimin tim, planifiko te besh dhe liber… Jo per ta shitur, por thjesht per ta shperndare te verteten sa me shume, qe te manipulohet sa me pak…
Pershendetje.. dhe mbeshtetje nga une. Jo vetem qe ti lexoj dhe vleresoj shkrimet, por dhe ti komentoj sa me shume neper njerez, per te bere ‘pjesen time’ te detyrimit si qytetar. Edhe memorja njerzore eshte menyre e regjistrimit te te vertetes ?
Shkruan shume bukur… por ajo qe ka rendesi, shkruan shume vertete!!!
Artikull i mire por vetem ja ke fut kot me “mik i Jozefina Topallit”.