Në një raport të parlamentit të Koresë së Veriut, thuhet se diktatori Kim Jong Il, shpenzon mbi 140 mijë euro në vit për qentë e tij, në një kohë që thuajse 6 milion njerëz në vend po vdesin nga uria.
Por ndërsa në pjesën më të izoluar të botës bëhet çmenduria për qentë, nuk ndodh më ndryshe në pjesën perëndimore. Në San Françisko të SHBA, ku jeton Boo, që është cilësuar qeni më i lezetshëm në botë, mijëra fansa tërbohen kur e shohin në rrugë. Daili Mail ka siguruar një audiencë me të, dhe duhet pranuar se të takosh Boo-në është më vështirë se të takosh shumë nga VIP-at e skenës. Ka pesë truproja që e ruajnë dhe i hapin rrugën ngado që shkon, një agjente për marrëdhëniet me publikun, një kontratë gjigante për një libër me foto, një kontratë për një film, 2 milion fansa në Facebook, dhe një foto me të kushton së paku 20 dollarë.
Te dali nje xhiro nga Kina te perfundoje ne ndonje supe apo shishqebap…