Fotografitë e papublikuara më përpara të femrave franceze në krahët e nazistëve, kanë hedhur më shumë turp mbi një pjesë të turbullt të historisë franceze. Imazhet tregojnë femra duke puthur oficerët SS në bare e kabarete, duke pozuar në bikini në plazh e duke shijuar momente dashurie poshtë Kullës Ejfel.
Libri me titull “Vitet Erotike 1940-1945”, i historianit Patrik Buiso, pritet të turpërojë edhe më shumë francezët për këtë periudhë.
Pavarësisht se më shumë se 2 milion francezë u mbajtën të burgosur lufte gjatë kësaj kohe, numri i lindjeve pësoi një bum në vitin 1942, me rreth 200 fëmijë të lindur nga çifte franko- gjermane. Mbi 30 përqind e lindjeve ishin ilegale në disa pjesë të Parisit.
Patrik Buiso, autor i librit, njëkohësisht këshilltar i presidentit Sarkozi dhe drejtor i Kanalit Francez për Historinë TF1, pranon se shumë nga ajo që ka ndodhur në atë kohë, është mbajtur e fshehtë.
“Shumë nga ajo që thuhet është mitologji. Realiteti është se njerëzit e pranuan pushtimin”,” thotë ai.
Shumë nga fotot e publikuara në libër janë gjetur duke u shitur në rrugë e kudo nëpër Gjermani. Zëvendëskryebashkiaku i Parisit pati deklaruar para disa kohësh se është një turp që foto të tilla shiten në supermarkete në Gjermani si pa të keq. Gjithashtu ka pasur një teori se prostitutat franceze u ngritën të parat kundër pushtuesit, duke mos ofruar shërbimet e tyre. Por fotot tregojnë të kundërtën. Nazistët morën kontrollin mbi shtëpitë publike dhe vendosën standarde të larta higjiene. Një nga lidhje e profilit më të lartë ishte ajo e dizajneres franceze Coco Chanel me një oficer gjerman, baronin Hans Gynter fon Dinklage.
Coco Chanel dhe i dashuri i saj, oficeri gjerman Hans Gynter fon Dinklage
Ca ka per tu ketu,,,,,,ne jemi plot me trukoshake qe ulerasim DUM BABEN edhe pse ka 100 vjet qe sulltani ka ik,,,,,,,,,,,
Po ne kur do te botojme nje liber me titull “100 vjet ne kerkim te babes – nga Haxhi Qamili tek Haxhi Vucidoli”…
jane duke e shkruar Nexhmedin Spahiu edhe Kreshnik Spahiu, e boton katoliku Fahri Balliu
Zakonisht keshtu ndodh…kurvat jane me te integruarat dhe nuk kane atdhe !
Ky cifti ne foto, paska gjetur kapaku tenxheren!
Une kam lindur shume vite pas Luftes se Dyte Boterore,por kam degjuar nga persona qe ndoshta kane qene deshmitare okulare,se edhe disa bukuroshe (jo prostituta)shqiptare kane shoqeruar oficeret italiane gjate shetitjes me vapor ne bregdetin shqiptar ne periudhen e pushtimit fashist.Se sa eshte e vertete kjo nuk e di?
po komentoni temen o komentues dhe mos tregoni qe jeni kopila ,