Media e Koresë së Jugut beson se ka zbuluar llogari në Facebook që i përkasin Kim Han Sol, nipit 16 vjeçar të Kim Jong Il, diktatorit të Koresë së Veriut. Media thotë se po ashtu ka llogari në Facebook edhe Kim Jong Nam, djali më i madh i Jong Il.
Në postimet e tij në Facebook, nipi i diktatorit, që së shpejti do të shkojë në një kolegj në Bosnje, pasi i është hapur drita jeshile, thotë se është në favor të demokracisë dhe i pëlqen shumë filmi “Love Actually”.
Fotot e tij me flokë bionde dhe me veshje tipike adoleshentësh kanë habitur median e Koresë së Jugut. Pasi u bombardua me vëmendje, adoleshenti ka bllokuar eksesin publik në Facebook. Në një foto duket ai me një vajzë dhe poshtë është shënuar “do më mungosh shumë”.
ne bosnje????sdo me kishte shku asiher menja…cuni i diktatorit kish qene ne zvicer po ne bosnje???
sado i dlire te jete ky djali…..ja ben muuu padrejtesia….koreano verioret nuk kane lirine e ketij djali…e te drejta te dalin e te studiojne jashte……
gjithsesi arrij ne konkluzionin :komunizmi qenka A BIG LIE
Mbase ka vajtur te studioje ne republiken srpska ne Bosnje se thone qe koreanoveriot kane miqesi me serbet.
Shkelqesia juaj Kim Jong II,
Sapo lexova lajmin se nipi juaj ka zgjedhur te studjoj pak kilometra larg vendit tim. U pikellova pa mase, shpresoja se do zgjidhte vendin tim, per shkak se tek ne do te ndihej si ne shtepine e tije, ku cdo gje eshte identike si ne vendlindjen e tije. Por dhe per shkakun se ne tashme kemi len prapa ne renditje cdo vend tjeter te botes ne fushen e arsimit, si psh.Mbreterine e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Zvicren, Gjermanine etj etj.
Ne nje bisede miqesore qe zhvillova me ju, ju ofrova gjithe vullnetin tim per te bere gjithcka per nipin tuaj. Do investohesha personalisht por dhe gjith mbeshtetesit e mi per te garantuar se nipi juaj nuk do ju tradhetonte kurre. Tek ne do ndihej njesoj si ne vendlindjen e tij, kjo per shkakun e vetem se stili i drejtimit midis jush dhe meje nuk kane asnje dallim.
Ndaj mendoj dhe gjykoj qe te rishihni dhe nje here vendimin per te derguar nipin tuaj me studime ne Bosnje Hercegovine. Mbetem me shprese dhe do te jem i kenaqur nese do e dergoni ne Shqiperi, aty ku shkollat jane nder me te mirat ne Bote. Ku banjot funksionojne ende me modelin “Allaturka”, kjo per faktin se kurrsesi nuk do devijoj nga Ideologjia Komuniste, dhe duke tradhetuar ate. Ku ende cdo gje eshte natyrale, cka bie jasht bie dhe brenda, ku ende femijet ngrohen me Sobat e Famshme te modelit Babaqemas, ku ende ne klasa kemi ende bankat e modelit te vjeter ( Bank+stol te ngjitura sebashku), e shume e shume gjera te tjera.
Nese zgjidhni te studioj ne Shqiperi, do ti ve ne dispozicion GARDEN e SALIUT, sebashku me MERCEDESIN e fundit qe sapo bleva 700.000 Euro. PRa sic e thash dhe me siper, do te ndihet si ne shtepine e tije, ne vendin modelin e te cilit synoj por qe disa “Bij Bllokmenesh” nuk po me len ta ve ne zbatim 100%.
Me respekt,
Sekretari i PPSH
Pacient.Skizofren.Sali BERISHA
Hahaha e bukur diplomati.
Si pa kuptim duket kjo e shkuara ne Bosnje…..