Apple prezanton iPhone 4S, që kontrollohet nga zëri

5 Tetor 2011, 10:50Lifestyle TEMA
Apple prezanton iPhone 4S, që kontrollohet nga zëri

Në zyrat qendrore të Apple në Kaliforni, kreu ekzekutiv i kësaj kompanie, Tim Cook, doli në skenë për të prezantuar produktin më të ri iPhone. Ishte hera e parë që ai dilte në skenë që pasi themeluesi Steve Jobs u tërhoq për shkak të sëmundjes së rëndë.

Në të vërtetë mediat prisnin një iPhone 5, por kompania ka ofruar modelin 4S, shumë i ngjashëm me modelin aktual, por që kontrollohet nga zëri dhe me një seri gjërash të reja. Në treg pritet që të jetë më 14 tetor.

Telefoni do ketë një procesor Dual Core A5, njësoj si ai i iPad 2 dhe një kamera prej 8 megapixel (modeli i parë ishte 5 megapixel).

Por zbulimi më gjenial është asistenti i ri, një inteligjencë artificiale. Quhet Siri dhe do mundësojë që ju të flisnin me telefonin njësoj si me njerëzit e tjerë. Fjala bie, mund të pyesni telefonin “si do jetë moti sot?”. Po ashtu thjesht mund t’i thoni “më zgjo nesër në orën 8”. Madje mund të diktoni edhe mesazhet në telefon. Fillimisht Siri do punojë në anglisht, gjermanisht e frëngjisht.

Bateria është përmirësuar. Ajo mban deri në tetë orë telefonata.

Por ka nga ata ekspertë që janë zhgënjyer. Edhe aksionet e Apple në bursa ranë pas lajmit që nuk do ketë iPhone 5. Shumë kishin pritur një dizajn të ri, versionin 4G etj.

1 komente në “Apple prezanton iPhone 4S, që kontrollohet nga zëri”

  1. nari says:

    kishte ikur fare :S:S

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje