Kjo është ndjekja më e avashtë e policisë

7 Tetor 2011, 12:27Lifestyle TEMA

Një gjyshe në Britani bëri që policia ta ndiqte atë për më shumë se 20 kilometra me një shpejtësi prej rreth 15 kilometra në orë.

Karoline Tërner u ndalua më në fund pasi policia kishte krijuar një postbllok me makina dhe një oficer doli jashtë makinës dhe i trokiti në dritare duke i thënë të ndalonte. 76 vjeçarja po i jepte makinës në krah të kundërt.

Kur polici iu afrua fillimisht në dritare dhe i ulëriti të ndalonte, ajo tha: Nuk ka asgjë për të diskutuar. Po shkoj në shtëpi.

Tërner u mbajt në qeli atë natë dhe iu ndalua që t’i japë makinës për një vit. Megjithatë ajo thotë se do e rimarrë sërish të drejtën për t’i dhënë makinës.

2 komente në “Kjo është ndjekja më e avashtë e policisë”

  1. denkoka says:

    ka kujtu se ka qen neurope….none o nga krahu i kunder ne angli….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje