Një kalë garash në Britani është bërë i pari në histori, që vlerësohet në treg me 100 milion sterlina.
Frankel, tre vjeçar, ka fituar të tetë garat dhe është favorit për të fituar edhe garën e Ascot-it javën që vjen. Deri më tani ai i ka dhënë pronarit të tij 850 mijë sterlina nga garat e fituara. Nëse fiton dhe në Ascot, atëherë triumfi i tij do i sjellë pronarit edhe 1 milion sterlina. Vlera e tij reflekton edhe pagesat prej 100 mijë sterlina për çiftëzim me një pelë. Deri më tani çiftëzimi më i shtrenjtë shkonte deri në 80 mijë sterlina.
Për shkak se është kaq i shpejtë dhe galopon mbi 65 kilometër në orë është quajtur “Usain Bolt”.
Pronar i kalit është princi saudit Kalid Abdullah. Masat e sigurisë rreth kalit janë kaq të mëdha, sa trajneri i tij, Sir Henry Cecil, fle ngjitur me një video ku transmetohet live ajo që ndodh në vendin ku mbahet Frankel.
Ekspertët thonë se brenda 8 vitesh, ai do fitojë për pronarin e tij më shumë se 100 milion sterlina, duke justifikuar vlerën në treg.
hahahaha qenka “kale i kuq”…..Champion