Fëmijët e QKF-së përdoren si “xhingie” nëpër dasma. Skandali edhe në dasmën e vajzës së ish drejtoreshës së Arsimit

8 Tetor 2011, 17:42Sociale TEMA

Nga Artur Llana

Vetëm pak ditë më parë, gazeta lokale “Bulevard” në Durrës, botoi një skandal që ka shokuar të gjithë qytetin. Shkrimi u botua ditën e martë dhe ajo që të bën përshtypje është se reagimi i vetëm ka ardhur nga një gazetë që njihet ndryshe si “fletërrufeja” e PD së Durrësit. Për arsye teknike, gazeta Bulevard nuk ka mundur ta vazhdojë shkrimin në numrin e ditës së premte dhe duke menduar që është një temë që kërkon  ndërhyrjen e disa institucioneve, deri në numrin e ditës së martë, ajo kërkon mirëkuptimin dhe përkrahjen e gazetës TemA, për të bërë publik këtë skandal nisur dhe nga tirazhi shumë i madh i saj dhe aq më shumë nga influenca që ka si gazetë online. Rasti është shfrytëzim i pastër i fëmijëve në një vend në mes të Evropës për qëllime përfitimi nga një drejtoreshë që është kooptuar në kryesinë e PD-së së Durrësit vetëm se ka bërë moderatoren e një takimi të Jozefina Topallit. Ajo që është e turpshme në të gjithë këtë histori ka të bëjë me faktin se po ju kërkohet si mbrojtje për paratë që kanë vjedhur nga abuzimi me fëmijët firma e baballarëve të tyre. Por edhe kjo është krimi i radhës , pasi as edhe vetë prindërit nuk mund t’i dërgojnë fëmijët si “xhingie” apo “belly dance” nëpër dasma fëmijësh të drejtorëve.

 

Si ka ndodhur ngjarja!

Në redaksinë e gazetës “Bulevard” prej dy javësh kishin mbërritur  rreth 40 foto, të cilat fillimisht janë parë si të dyshimta dhe për t’u verifikuar nga stafi, gjë e cila është bërë me kujdesin më të madh. Për të shuar kureshtjen e lexuesve, fotot kishin të bënin me pjesëmarrjen e fëmijëve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Durrës në një dasëm private që për çudi, këtë radhë nuk kishte vetëm personin që i menaxhon atë si nëndrejtor i kësaj qendre Arjan Plaku, por edhe vetë nusen, e cila në kohën që është zhvilluar dasma, pra në ditët e para të gushtit, e ka pasur nënën drejtoreshë të arsimit në Durrës dhe që quhet Ermira Bllani. Natyrisht si çdo prind edhe unë jam shokuar kur kam parë që në dasmën e drejtoreshës së arsimit në Durrës, pas hedhjes së dinamitit, me kostumet e QKF, nën dirigjimin e koreografit, i cili është i disapunësuar në shtet (këto janë objekte të shkrimeve të tjera), fëmijët kanë kërcyer në një dasëm private, por dhe janë dhunuar jo vetëm nga orët e zgjatura të “punës”, por edhe duke ju “servilosur” shijeve të  personave që janë të pirë për qejfe të tyre dhe këtë radhë për argëtim kanë zgjedhur fëmijët e një institucioni shteti. Në gazetën lokale deri tani janë botuar vetëm disa nga fotot, ku ne nuk kemi dashur të tregojmë dhunimin e bërë nga pijanecët e dasmës, por thjesht një skandal me një institucion shteti. Gjatë interesimit për të mësuar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë, disa kameramanë më kanë konfirmuar dhe madje dhe dhuruar edhe disa foto të dalë nga videot që kanë xhiruar, për praktikën e turpshme të dërgimit të fëmijëve në dasma për të mbushur xhepat me para. Këtë gjë nuk e kam besuar ose më saktë nuk kam dashur ta besoj qoftë edhe për të bërë sensacion, kur më është thënë se fotot e keqpërdorimit të fëmijëve mund t’i gjeja në një adresë Facebooku me emrin e vajzës së ish drejtoreshës. Kur kam klikuar ato foto që ishin të hapura për të gjithë jam skandalizuar dhe kam pyetur veten se deri ku mund të shkojë marrëzia e përdhunimit të detyrës (Tashmë ato janë hequr dhe janë zëvendësuar me të tjera, por kjo vetëm sa shton fajin pasi janë të ruajtura në dhjetëra vende falë teknologjisë). Unë kam mbledhur këto ditë shumë materiale, natyrisht dhe që kam dërguar e-maile te shumë personalitete, ndërsa të gjithë dosjen ja kam përcjellë edhe kryeministrit, por pa e ditur nëse ja kanë dërguar apo jo. Por kjo nuk ka asnjë rëndësi. Duke pritur ditën e martë kur gazeta Bulevard do të jetë e gjitha në varësi të kësaj ngjarje… me foto të tjera ekskluzive, unë po i drejtohem prestigjozes TemA për të sensibilizuar akoma më shumë për këtë skandal që sipas juristëve ka të paktën tetë shkelje juridike dhe natyrisht deri tani dy persona duhet të ishin prangosur. Por mesa duket prokuroria këtë rast e ka quajtur normal dhe pse rreth 16 fëmijë janë dhunuar, u janë shkelur të drejtat dhe aq më shumë që janë përdorur për të kërcyer në tavolina me njerëz të dehur. Deri tani unë kam mundur të mbledhë disa prononcime të ish drejtuesve të arsimit, të titullarëve të institucioneve dhe natyrisht që në ditët në vazhdim kjo do të jetë një dosje voluminoze që nuk mund të kalohet me një redaksionale e ardhur nga një grup njerëzish që e kanë financuar këtë gazetë.

 

 

24 komente në “Fëmijët e QKF-së përdoren si “xhingie” nëpër dasma. Skandali edhe në dasmën e vajzës së ish drejtoreshës së Arsimit”

  1. Latif Dreqi says:

    Epo i kane qejf cingijet keto niponjte dhe mbesat e haxhi qamilit..shihni fotografine si e tundin naplonin..Maskarenjte, ju dhjefsha mu ne dasem, pisa! Prindrit e femijeve te vegjel kane pjesen e tyre te fajit ne kete pune!

    1. sono battuto con olio e acetto says:

      faji nuk eshte i femijeve dhe ne nje mase me te vogel te prinderve dhe aspak i titullareve te institucionit….
      Faji eshte i joni eshte kolektiv dhe i trasheguar qe asnje nuke e vesh kete qyrk te turpshem…
      A ju kujtohet kur shkonim ne bordero per te marre rrogen dhe ne fund te numurimit i lihet nje sasi lekesh atij qe te numuron leket…!!!????
      Dhe menjehere sa del nga dera fillon e shan robin pse i dhe vete leke qe nuk e meriton….
      Kjo eshte e njejta gje me femijet ne durres dhe kudo ne albanistan jemi ne qe shkojme ne dasme dhe hedhim leke orkestres apo hedhime leke kur kercen cifti hedhim leke femijve i hedhim leke atij qe i bie daulles etj etj…
      Keto qe ne i quajme zakone dhe tradita mund te jene cdo gje po jo zakone e tradita.
      Per sa kohe do jemi trashgimatare te ketyre ‘zakoneve” belly danc do te vazhdoje jo vetem ne dasme por dhe ne pushimet e drekes neper zyrat e ndertesave te bulevardit…dhe prape do shkruajme me “indinjim”….

  2. geno says:

    mos u habitni por ve[roni kudner ketyre pashallar sulltaneve te pushtweti kriminal te Sali Nevojtores rekord boteror. Ky eshte krim i rende, te marres femiejt e ti perdoresh si çingije neepr haremt e familjeve mafioze te pushtetit

  3. Albann says:

    Po pres me pdurim lajmin qe ne parlament apo kryeministri eshte hapur nje harem per te relaksuar deputetet dhe ministrat e lodhur prej punes se veshtire qe bejne…Sa te shkojne neper Motel per relaksim me mire tu ndertojme nje harem brenda mjediseve ku punojne.

  4. geno says:

    mos u habitni por veproni kunder ketyre pashallar sulltaneve te pushtetit kriminal te Sali Nevojtores rekord boteror. Ky eshte krim i rende, te marresh femijet e ti perdoresh si çingije neper haremet e familjeve mafioze te pushtetit

  5. indrit says:

    Ka prokurori gjekundi???

  6. suli says:

    Kjo ndodh vetem tek ne qe jemi e them me keqardhje populli qe e ha buken kot ky vertet eshte skandal se per shembull do te kish ndodhur ne te gjitha vendet e tjera te Europes do te ish bere nami por tek ne “Rofte Tallavaja”

  7. Gerti says:

    Asnjegje te keqe s’ka, edhe ne Afganistan ne menyre te tille perdoren kalamajte. Ne vete e duam Shqiperine te shkoj drejt Afganistanit derisa kemi akoma Salovicin ne krye.

  8. gjethi says:

    Indrit kjo drejtoreshe Mira pasi e mbushi kupen, u hoq dhe ja vrane barkun duke e cuar shefe kuadri te Keshilli i qarkut Durres. Keshtu qe njerezit nuk presin gje nga mender prokuroria,por i zgjidhin puinet me forcat e veta. Kesaj Mires i vune eksploziv te dera e shtepise.Nuk i kishin vene sasine e duhur edhe dera ishte e blinduar marre rryshfet nga nje prind nxenesi keshtu qe shpetoi perseri pa u vrare e pa u plagosur drejtoreshe Mira.

  9. Kristo Koli says:

    Turpe te kete ajo te pret ne zyrë me keq se shoqja Lenka Quko, eshte shume mendjemadhe dhe arrogante gjith diten rri duke thene kam shoqe Liri Berishen, nuk ka njeri Nfar të më bëjë.

  10. joni says:

    Keta po e provojne qe jane plera dhe po tregojne nje prapambetje te theksuar deri obskurantiste, me keta lloj njerezish eshte e sigurte qe shkojme drejt arabise dhe mekes.

    1. Sinoni says:

      joni drejt arabise dhe mekes ta kesh per nder te vesh o race e ndyre kauri. nqs do te thuash dhe ti dicka thuaj per temen.

  11. Bjorg says:

    evgjitet e Sali Berishes i pelqejne orgjite …dhe vete Berisha vjen nga familje incesti dhe pedofilie

  12. julius says:

    hahahhaaha bjorg, ndaj te njejtin mendim me ty!

  13. Joni says:

    Kjo eshte e vertete dhe ka kohe qe po ndodh dhe eshte e neveritshme. Vete kam marre pjese ne nje dasem te tille ku ishte organizuar me skenar vallezimi i femijeve dhe per nje cast nuk po e kuptonim se ku ishim ne nje dasem apo cfare…. Shpreha pakenaqesine time dhe m’u kundervue qe kjo eshte dasem moderne dhe e bukur, une kisha m po shbetur mbrapa…hem.. tani po lexoj me keqardhje se kjo paska ndodhur dhe here te tjera… E nevertishme…Po dhe prinderit qe i lejojne femijet te marrin pjese ne keto ore te vona te nates dhe ne keto aktivitete kane pjesen e tyre te fajit….mos te flas me per ato palo drejtoresha qe ngrefosen neper forumet e PD-se…

  14. Nabukodonosor says:

    Bejini te fala Liri Sllobadankes se ajo ka nje fondacion me Tacin per femijet ne nevoje.

  15. SADIK MALAJ says:

    Mire e ke ti zotni,por kujt ja thua?Sot po zbatohet fjala e nji profesorit TIM qe thoshte: ” MAQOKU PLAK DON MI TE NJOME ” E sot pijanecet dhe zyrtaret dhe qeveritaret duan VAJZA TE REJA ( te njoma).

  16. EMIGRANTI says:

    MIRA BLLANI ESHTE MISH ME DY SY,ESHTE SHUM,SHUM INJORANTE,MUND TE PERDORET PER GUZHINJERE, PO JO PER POLITIKE,KA PER TA VRA ZOTI PER SHUM ARSYE QE I DI VET MIRA,PO ME SHUM SE ASGJE PER KETA FEMIJE QE KA LOZUR ME NDJENJAT E TYRE PER TE SHIT VAJZEN E VET TE AI QE E KA MARRE,JO PER VAJZE TE MIRE PO PER KARRIKEN E MAMES…..

  17. Neorealizmi says:

    MENTALITET HAREMI….

  18. xhavit bega says:

    NEQOFTE SE ESHTE E VERTETE KJO NGJARJE TREGON SE NE PO RIKTHEHEMI NE FEUDALIZEM, BEJLERET E RINJE BEJNE C TE DUAN. KJO NJARJE DON NJE HETIM RIGOROZ . I KUJTOJME ZONJES ELSA BALLAURI SE NDJEKJA E KETIJ PROBLEMI ESHTE DETYR ESAJ NE KOMITETIN E HELSINKIT,DHE JO PARADAT E MODES NE TELEVIZIONE. PER ISH DREJTORESHEN DHE PERSONIN PERGJEGJES PROKURORIA DUHET TE BEJE DETYREN. JU GAZETAR PER DOSJEN QE I KENI DERGUAR BERISHES KENI GJETUR KISHE KU TE FALENI. ZONJES TOPALLI DUHET TI KUJTONI SE DASMAT E PRONAREVE TE SHTETIT NUK JAN KURSE MATEMATIKE

  19. Savo Dukati. says:

    Shqipëria në kuje!

  20. hermiona says:

    Nga sa lexova dhe vezhgova, pervecse njerez qe urreni, nuk dukeni aspak nga ata qe dini te edukoni.
    Njerez te nxene me vrer dhe inat, te ndukur nga interesa vetjake, te nxitur nga njerez qe ushqehen, flene dhe rriten ne batak, qe fatkeqesisht njollosin profesionin shume te vleresuar te gazetarit.
    Jeni shume me te interesuar te pergojoni, te mallkoni, si kelysh te braktisur, qe keni perdorur cdo mjet per te arritur qellimin ndaj personit qe shani dhe qe qartazi nuk e keni arritur dhe flisni me kaq “edukate”, ju qe preokupoheni per femijet… Jete te gjate atyre urryeseve, qe te mund te shohin suksesin e atyre qe urrejne!

  21. hermiona says:

    Edhe dicka tjeter, para se te shqetesoheni per brezin e ri, mesoni te shkruani, se ndoshta jeni ju, brezi qe duhet te shqetesohemi….

  22. leksi says:

    Per sa kohe qe PD_ja e Durresit nuk ka kryetar,eshte e veshtire te shkojne mire punet ne kete qytet.Mos i kerkoni llogari kukllave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje