Bernd Fisher: Në Shqipëri mungon kultura politike

9 Tetor 2011, 15:03Politika TEMA

Historiani i njohur dhe studiuesi i çështjeve shqiptare, Bernd Fisher, mendon se raporti i Bashkimit Europian për Shqipërinë nuk do të jetë pozitiv. Zoti Fisher thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se populli po vuan nga një bllokim thuajse i plotë qe ka shkaktuar politika, dhe se shumica e problemeve vjen prej mungesës së kulturës politike. Korrespondenti yne, Ilirian Agolli, bisedoi me zotin Fisher në Tiranë, ku ai mori pjesë në një konferencë për marrëdheniet shqiptaro-amerikane.

 

Zoti Fisher! Është e vështirë për një historian të komentojë ngjarje aktuale, por ju jeni po ashtu edhe analist i njohur i çështjeve shqiptare. Cili është komenti juaj lidhur me moskuptimet e fundit midis politikanëve shqiptarë për marrëdhëniet me Bashkimin Europian?

 

Po. Është një situatë shumë e mjerë. Ka qenë dukshëm një bllokim pothuajse i plotë qysh nga viti 2009. Mendoj se populli shqiptar po vuan si rezultat i kësaj. Këtë muaj e deri në dhjetor pritet që Bashkimi Europian edhe një herë tjetër të lërë mënjanë kërkesën e Shqipërisë për t’u bërë vend kandidat për anëtarësim. Mendoj se arwsyeja kryesore ku do të mbështetet ky vendim është bllokimi politik, i cili ka penguar Shqipërinë në plotësimin e detyrimeve për reforma domethënëse. Ky nuk është një zhvillim i mirë për popullin shqiptar. Mendoj se në shumë drejtime populli shqiptar ka ecur në demokraci shumë më përpara se sa politikanët e vet.

 

Pra, zoti Fisher, ju jeni pesimist lidhur me raportin që do të dalë javën tjetër për kandidimin e Shqipërisë në BE, apo jo?

 

Nuk jam optimist. Mund të jem i gabuar, por kam lexuar që edhe ky raport mendohet se do të jetë pakashumë si të tjerët; edhe ky raport kryesisht do të argumentojë që Shqipëria ka bërë progres, por se ky progres nuk është i mjaftueshëm për ta konsideruar si një vend kandidat.

 

Zoti Fisher! Zakonisht njerëzit pyesin; kush e ka fajin, kush bëri që të dështojnë deri tani këto përpjekje për integrim më të shpejtë të shqipërisë në bashkimin europian?

 

Mendoj se ka shumë njerëz që janë përgjegjës rreth e rrotull për këtë në elitën politike. Nuk ekziston ende një kulturë politike që të pranojë konceptin e kompromisit. Për fat të keq, duket sikur është një situatë nga ato që quhen “Ose gjithçka ose asgjë” nga të gjitha palët. Por mendoj se ndoshta një pjesë më e madhe përgjegjësie i përket qeverisë. Qeveria është përgjegjëse për vendimet shtetërore. Opozita mundet më lehtësisht që të rrëshqasë, mundet të frenojë apo të ngadalësojë. Por kur vjen puna për vendime parimore shtetërore është qeveria ajo që ka forcën për të marrë këto vendime, jo opozita. Përsëri them se ka shumë përgjegjësi të shpërndara rretherrotull në të gjithë klasën politike të Shqipërisë në përgjithësi.

 

Zoti Fisher! BE i ka ngarkuar Shqipërisë një listë me 12 detyra përpara se të marrë statusin e kandidatit. Ndërkohë edhe opozita socialiste i ka drejtuar qeverisë një dokument me 10 pika po për të njëjtin qëllim. Cili ëshë mendimi juaj për këto?

 

Di se ka një program me 10 pika. Nuk kam patur rast që t’i shoh ato me shumë kujdes. Mendoj që nëse kryeministri Brisha ka dëshirën për t’i diskutuar ndonjë nga pikat, kjo do të ishte një vlerësim për opozitën. Mendoj se ndoshta do të ishte më e dobishme që të nxitej një debat i hapur duke u nisur nga disa pika të listës. Por është më se e nevojshme që një diskutim të nisë, sepse e ardhmja e Shqipwrisë varet qartësisht nga bashkëpunimi politik. Mendoj se pa këtë nuk do të ndryshojë asgjë. Nëse dy partitë politike nuk fillojnë të flasin me njëra-tjetrën, atëherë duke nisur nga vitit tjetër, duhet parë mirë se ku jemi.

 

Zoti Fisher! Mendoni se ky ngërç politik ka ardhur thjesht nga zgjedhjet e 2009, apo ka një burim më të thellë kjo situatë dhe këto probleme?

 

Mendoj se zgjedhjet nuk e ndihmuan këtë situatë, por problemi qëndron më thellë. Sipas pikëpamjes time, çdo gjë nga një listë e gjatë temash varet tek mungesa e kulturës politike. Është shumë dekurajuese nocioni që ekziston mbi bashkëpunimin. Kultura politike ndikon mjaft në natyrën e partive politike shqiptare. Ato nuk bëjnë marrëveshje për demokracinë brenda vetë radhëve të partive, dhe as mes partive të tjera. Por nëse nuk ka demokraci tek partitë politike, Shqipëria do ta ketë të vështirë që të zhvillojë një demokraci funksionale në shtetin e vet.

 

Zoti Fisher! A keni ndonjë koment lidhur me komunikimet e ashpra, me gjuhën e ahspër që përdorin politikanët shqiptarë në fjalimet e tyre, apo për vështirësinë për të zhvilluar takime midis tyre?

 

Tradita shkon deri në fundin e Luftës së Dytë Botërore. Për fat të keq, gjenden ende disa trashëgimtarë të politikave negative nga periudha komuniste. Kjo është e kuptueshme në sensing që Shqipëria nuk ka përvojë të mjaftueshme me demokracinë. Qeverisja e shkurtër e Fan Nolit në 1924 nuk është aspak e mjaftueshme për ta shfrytëzuar si një fond tradite të kulturës politike. Shqipëria është në procesin e zhvillimit të kulturës politike dhe në të njëjtën kohë i duhet që të zhvillojë sistemin politik demokratik. Nga një anë, është e kuptueshme, se përse kjo shkoi kaq gjatë, por mendoj se tani pas 20 vjetësh është zgjatur mjaft. Nuk ka më arësye që të përdoret komunizmi si një justifikim ose si një shpjegim për mungesën e dialogut mes politikanëve kryesorë në këtë vend.

 

Zoti Fisher! Ju keni lexuar dhe shkruar shumë mbi historinë e Shqipërisë dhe udhëheqësit e saj. A keni ndonjë shpjegim tjetër për faktin që edhe sot në vitin 2011 udhëheqwsit kryesorë e kanë të vështirë që të shtrëngojnë duart dhe të ulen së bashku për të biseduar tema të të ardhmes së vendit?

 

Një nga arësyet është se diskutimi përdoret nga partitë politike si të thuash me zë të ulët, dhe mënjanë. Një hap i parë mund të jetë që udhëheqësit shqiptarë të ndalojnë së thirruri emrat e njëri-tjetrit. Kjo mund të nisë rindërtimin e një imazhi për kundërshtarin me të cilin duhet të bisedosh. Është një situatë e komplikuar aktualisht, kështu që hapi i parë mund të jetë një bisedim më i kulturuar midis partive politike. Udhëheësit mund të jenë po aq të fortë edhe me fytyrë të qeshur edhe me portret të zymtë. Shpresoj ta vizioj Shqipërinë shumë shpejt dhe gjithmonë kënaqem sa herë vij këtu. Unë shoh shumë gjëra pozitive për të ardhmen e Shqipërisë. Jam plot shpresë se këto hapa pozitive do të hidhen më shpejt. Vështrimi im i përgjithshëm mbi Shqipërinë është shumë pozitiv. Përparimi mendoj se mund të lehtësohet dhe mund të shpejtohet me më shumë bashkëpunim midis grupimeve politike.

12 komente në “Bernd Fisher: Në Shqipëri mungon kultura politike”

  1. flisni apur qe kemi nje diktaturist ne shqiperi da dij bota dhe shqiptaret se saliu eshte kreminel

  2. raimondi says:

    Shume mire thote Fisheri ,po Sala nuk degjon nga ai vesh.

    Sala nuk pranon bisedime, Sala kerkon vetem neneshtrim

  3. Nessuno says:

    C’ja fusin kot edhe keta ndonjehere. Jo, mor, jo…kjo nuk vjen nga te gjitha palet por cdo gje e kemi peshqesh nga nje indidivid: SALI RRAM BERISHA qe pastaj infektoi edhe shume te tjere.

  4. Agimi says:

    Te gjithe e dijme dhe e themi me gojen plot se kush eshte shkaktari i kesaj sterlodhje te shqiptareve, ai eshte:
    Ish-sekretari i organizates partis per Spitalin dhe Fakultetin e Mjekesise, kaloresi-shpellar (qe ka patur nje kale kur ka qene femije dhe nuk kishte frike kur hynte neper shpella), intriganti-mashtruesi-llapaqeni-vrasesi..dhe qelbi i qelbit shqiptar, Sali Ram Berisha.

    1. zefi says:

      Nuk ka patur KALO,,por MUSHKE!!!Ne malsi kale kane patur BAJRAKTARET,ndersa RJEPACAKET,si ky i Vicidolit ka patur vetem MUSHKE,prandaj e ka KOKEN SI TE MUSHKES!!!ME THUAJ ME CILIN RRI,TE TE THEM SE KUSH JE!!!MUSHKA RRI ME MUSHKEN!!!

  5. sono battuto con olio e acetto says:

    Fisher,
    Je tu fol si per mjes pa pi kafe…..
    Keshtu do ti thoshte psh i madhi Dash Shehi ketij …..
    Ky kerkon kulture politike tek Sal Ram Berish….o rrot thiri menjes….

    Ka humbur avionin ky qe po jep kete interviste….?

  6. Bjorg says:

    cfare kulture politike mund te presin shqiptaret nga shpellare qe skane kulture qytetare dhe akoma nuk dine higjenen personale po ju ecen morri kuq siper gel

  7. sorge says:

    Ky Bernardi e ka dhe kete interviste pas takimit qe pati Berisha me biznesmenet,qe veprojne ne Shqiperi dhe qe i kishte marre vete Berisha me AVION!!!Kemi 21 vjet,qe degjojme keta kalemxhinjte pa fytyre,qe flasin LLOGFJE KAVAJE!!!”FAJIN E KANE POLITIKANET SHQIPTARE”-thote ky derdimeni!!!Po kaq e thote edhe budallai i fshatit e jo me nje gazetar,qe merret me politike???PSE NUK E THONE COPE:FAJIN E KA SALI BERISHA,QE KA BERE KRIME TE PA NUMERT NE SHQIPERI!!!Kur e shperndan fajin tek te gjithe,zere se nuk ke thene asgje!!!Kete menyre te GJYKUARI KANE SHFRYTEZUAR ZAGARET E BERISHES,KUR THONE,QE FAJ KA BERISHA,POR EDHE EDI RAMA!!!PSE NJELLOJ QWENKA FAJI SI I KRIMINELIT ME ATE TE VIKTIMES????

  8. EMIGRANTI says:

    O SHOKU NE SHQIPERI NUK MUNGON KULTURA,SE JEMI POPULLI ME I LASHTE,PO MUNGOJNE POLITIKANE TE KULTURUAR,ESHTE FRIKE ME KETA QE E KANE KAPUR SE TE HEQIN QAFE PER DY LEK,POPULLI KA THENE DIKUR QE DUHET TE RUHESH NGA ZENGJINI I RI DHE DHENDRI I RI, NUK JA MBAN KUSH KA KULTURE TE JU AFROHET KETYRE HORRAVE QE PO NA COJNE VETEM MBRAPA….

  9. misionari says:

    Historiani Bernd J. Fischer i ka bere nje sherbim te keq historiografise shqiptare duke e paraqitur “mbretin” e veteshpallur Ahmet Zogu, si stabilizuesin e Shqiperise (Mbreti Zog dhe perpjekja per stabilitet në Shqipëri, 1984, botimi shqip 1996); nderkohe kur ai e mbyti Revolucionin Demokratik te Qershorti 1924, me Fan Nolin ne krye dhe shkatërroi qysh në embrion demokracinë e brishte shqiptare për të vendosur diktaturen personale të tij. Akoma më dobet e ka shkruar artikullin “Ahmet Zogu…” botuar ne permbledhjen “Diktatoret e Ballkanit” (Tirane, 2008). Pra, nuk ka çfare pret “Zeri i Amerikes” (ne shqip) që ky historian medioker, i cili duhej te mbronte demokracine liberale ne Shqiperi dhe jo diktatorin Zog, te kete guxim dhe t’u thote shqiptareve te verteten ne sy se e keqja e ketij vendi eshte nje emer dhe vetem nje: SALI RAM BERISHA! Pse nuk kerkon te jape doreheqjen Sali Berisha? He, he…Atehere do te shikoje se sa mire do te merren vesh dy partite e medha ne Shqiperi!

  10. R.Faiku says:

    Po c’mund te sjelle saliu nga vendlindja e tij ku gjakmarja ka shekuj qe heth valle,ku femijet ngujohen edhe sot kullave te shtepive te tyre.E kini pare shtepine e saliut si i ka ferngjite neper muret nga ku dilte gryka e pushkeve per te vrare vendasit per gjakmarje.
    Ketu u edukua saliu qe na drejton sot me stilin hyrja-byrja,ndaj edhe atij jo i mungon edukata o kultura politike por e ka minus.Su ngopet me 20 vite gerver,gerver,verger,verger…………..

  11. Landi- Sverige says:

    Ne Shqiperi eshte e vertete qe nuk ka kulture politike. Kjo mungese, nuk ka filluar ne 20 vitet e tranzicionit e as ne 45 vjet te regjimit totalitar. Kjo dukuri e ka zanafillen qe ne periudhen e pavaresise se Shqiperise. Ajo doli nga sundimi i stergjatur otomam e ndrydhur, pa unitetin e duhur dhe pa nje personalitet te qarte kombetar. Kjo solli krijimin e nje shteti te brishte me nje sistem akoma mesjetaro-feudal, ne te njejten kohe kur bota po ndertonte kapitalizmin modern. Kjo situate vazhdoj edhe me pas, qe nga princ Vidi tek qeveria e Zogut. Tek ky i fundit, u be nje perpjekje nga disa demokrate te kohes si F.Noli, por qe u shtyp shpejt. Me pas dihet sistemi totalitar dhe ne vazhdim ky sistem i brishte qe e perjetojme sot. Pra ne nje vend ku nuk ka ekzistuar kurre demokracia dhe mentaliteti denokratik, eshte e panundur qe ata politikane qe i kan sherbyer nje regjimi diktatorial te kene pjekuri dhe kulture politike. Pra largimi i tyre nga skena politike, eshte zgjdhja e vetme per te patur nje shprese se edhe ne Shqiperi, mbas 100 vitesh pavaresi, mund te kete nje sistem demokratik dhe nje kulture politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje