Djali i Remzi Hoxhës: Prej 16 vitesh presim drejtësi nga shteti shqiptar

10 Tetor 2011, 12:07Politika TEMA
Djali i Remzi Hoxhës: Prej 16 vitesh presim drejtësi nga shteti

Ilir Kumbaro

Djali i biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, që u rrëmbye 16 vjet më parë, ka bërë sërish apel për ndëshkimin e autorëve që rrëmbyen dhe vranë të atin e tij.

Në një konferencë për shtyp të dhënë në Prishtinë, ai ka akuzuar drejtësinë shqiptare se është vonuar me vite për ekstradimin dhe gjykimin e Ilir Kumbaros, një prej të akuzuarve për zhdukjen e Remzi Hoxhës. “Për mbi 15 vite Ilir Kumbaro fshihet në Britani të Madhe me identitetin e vjedhur të Shaqa Shatrit. Kjo është një dëshmi e gjallë se Ilir Kumbaro nuk e ka aspak problem të merr identitetin e tjetër kujt, ashtu si nuk e kishte problem t’ia merrte jetën babait tim”, ka thënë Ardian Hoxha.

“Sot jemi ketu për të kërkuar nga drejtësia shqiptare që të vendos për të drejtën, duke urdhëruar ekstradimin e Ilir Kumbaros për në Shqipëri, dhe të na e dëshmojë se në Shqipëri ka drejtësi. Të na dëshmojë se në Shqipëri mund të jetohet. Të na dëshmojë se Shqipëria nuk i zhduk dhe vret më shqiptarët nga Maqedonia dhe Kosova. Të na dëshmojë se jemi të mirëseardhur në Shqipëri. Për 16 vite jemi duke pritur për drejtësi. Për 16 vite po kërkojmë fatin e babait tim. Për 16 vite po kërkojmë eshtrat e tij. Për 16 vite po mundohemi t’i bëjmë një varr. Lus Zotin që kjo që i ka ndodhur babait tim dhe familjes time të jetë e fundit në Shqipëri”, ka përfunduar deklaratën e tij djali i Remzi Hoxhës.

Për këtë ngjarje, përveç Ilir Kumbaros, akuzohen edhe Arben Sefgjini, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi

12 komente në “Djali i Remzi Hoxhës: Prej 16 vitesh presim drejtësi nga shteti shqiptar”

  1. tani 3 says:

    Kete gje or bir, kerkoja krye mafiozit Sali Ram Berisha, organizatorit dhe autorit te rrembemit, torturimit dhe zhdukjes se babait tend te nderuar.

    1. fule says:

      Eshte e qarte tashme qe kjo pune eshte kopsitur “shtetrisht”.

      Edhe po denuat ekzekutoret kjo eshte drejtesi fare e pjesshme, nqs. nuk arrihet te organizatoret.

      1. Luan Kavaja says:

        o Tani po te ishte vertet djali i Hoxhes nuk bente llam llam, Po vinte koburen ne bres dhe te gjithe plumbat ne koken e qelbur te (Sali tradhetarit)

  2. ivani says:

    ndigjo se cfare shkruan vllau jot. ….Ardian u bene 16 vjet qe kur eshte vrare baba jot i ndjeri REMZI do kalojne dhe 16 vjet te tjera dhe ti vella ske me gjet se per ty nuk duhet te veproje ligji qe keta politikanet e sotem po shesin gjithe shqiperine …por ti te thuash qe ka ligj por une do veproj si MALIQ DHE MOS PRIT DREJTESI NGA EGERSIRAT E PYLLIT QE JANE MESUAR VETEM ME THITH GJAK SHQIPTARI-KOSOVARI DHE GJAK SHQIP-NGA MAQEDHONIA. DHE VENDE KU KA SHQIPTARE.SHENDET DHE TE PRIFTE E MBARA PER GJETJEN E VRASEVE TE BABES TUAJ PO PSE NUK SHKON O NJERIU I ZOTIT TE PISH NJE KAFE ME iLIR kUMBARON .

  3. Liljana nga Kanadaja says:

    Z.Ardian Hoxha lexo link-un dhe do e marrësh vesh se pse nuk ekstradohet Z.Ilir Kumbaro nga Anglia. http://bit.ly/jAL5ep.

    1. sali arrori says:

      me kete linkun na cmendet fare.ne vrasjen e remzi hoxhes ka gisht direkt kryemafiozi sali berisha.ai dirigjon cdo gje:ilir kumbaron,sefgjinin e soj e sorollop.fatkeqesisht remziu eshte ndodhur ne vendin e gabuar dhe mafia e dirigjuar nga mjeshtri i arroreve sali urdheruan zhdukjen e tij.as nuk mund ta besoj se nje dite mund te lejohet hapja e hetimeve per kete ceshtje.prandaj,or bir,mblidhe mendjen.ti e tregove vehten si nje burre,nuk rreshte se ndjekuri ceshtjen e babait tend dhe per kete te lumte,por nuk mund te haesh me keta mafioze.i vetmi ngushellim per ty do ishte:hipi avionit,shko ne londer,gjeje ate funderrinen kumbaro dhe beja gjyqin vete alla shqiptarce mu ne mes te londres.nuk ka zot te te denoje per kete gje.ky plehre duhet ekzekutuar vetem nga surrati.shume i peshtire.

      1. tg usa says:

        saliu ka folur dhe per boronicat jo vetem per arroret

  4. h says:

    O i bri i te ndjerit Remzi Hoxhes harram buken e Kosoves martire. Merr nje cifte dhe vra Salen dhe ti te marresh haken e babait shpetojme dhe neve , nje rruge e dy pune , po me cifte me sacme derri

  5. tg usa says:

    saliu ka dhene urdher per zhdukjen e remzi hoxhes ti mor ardian ja kerkon po saliut
    ne kohen qe sefgjini akuzohej per zhdukjen e remzi hoxhes saliu e ngriti ne detyre
    mos kerko ate qe nuk ka ne shqiperi drejtesi

  6. stalinsali says:

    Po cfare beni ore, c’drejtesi prisni akoma nga njeriu qe mbase ka patur dhe vete gisht. Shkoni ore ne Londer nxirrjani fjalet me hir a me pahir Kumbaros dhe pastaj numerojani ne balle !

  7. ivani i madh says:

    Po pse sorollatesh e harxhon parate kot per te gjetur drejtesi dhe babain tend me sa para ke harxhuar gjate ketyre viteve kishe paguar nje hesapxhi dhe i kishe vene te gjitha punet ne vije, urte e bute e pa telashe pra thiri logjikes se me drejtesine shqiptare jo ti po as biri e nipi jot skeni per ta gjetur tere jeten.

  8. albani says:

    Shoqeria e coroditur shqiptare eshte sot viktime e nje manipulimi antishqiptar te studiuar e te investuar fuqishem nga jashte e nga brenda. Varferia e skajshme, ngujimet e gjakmarrjes, korrupsioni i shfrenuar qeveritar, krimi mafioz i organizuar e i kontrolluar nga pushtetaret, shkaterrimi ekologjik i vendit, degradimi total i arsimit, atrofizimi kulturor e shpirteror i shoqerise, nxitja e shthurjes morale galopante te brezit te ri e fenomene te tjere negative, aspak te rastesishem, erresojne te ardhmen e vendit dhe kanalizojne energjine e popullit ne dem te tij. I derguari i Asfalise ne Tirane, Janullatos, e ka ndere rrjeten e merimanges se zeze ne gjithe Shqiperine e drobitur, qe eshte katandisur si Rosinanti e mezi qendron ne kembe. Ai do e mbjelle se shpejti token shqiptare me eshtra grekesh, per t’iu shtruar rrugen me kurora planeve aneksioniste te Athines ndaj vendit tone. Varferia i ka detyruar nje pjese te shqiptareve te lene jo vetem vendin e tyre, por edhe kombesine, veprim ky i nxitur nepermjet perfitimesh te castit nga organizatat vorio-epiriote. Minoriteti grek ne Shqiperi ngjiret duke thirrur se jeton ne tokat e tij, nderkohe qe te paret e tyre kane jetuar si bujq me meditje tek pronaret shqiptare dhe nuk trashegojne asnje pellëmbe toke shqiptare. Ndikimi i ekonomise dhe kultures greke ne disa qytete te jugut eshte dominant dhe rritet vazhdimisht. Ne te ardhmen, duke perfituar edhe nga legjislacioni i nje Evrope tinzare vetëm ne pamje, Athines do t’i mjaftonte organizimi i nje referendumi ne zonat jugore te Shqiperise per t’i kaluar administrativisht ato nen kontroll te saj. Nderkohe ndaj rinise shqiptare ushtrohet nje propagande e shfrenuar per braktisje te ndjenjes kombetare, ne emer te evropianizimit, te globalizimit, «te qytetarit planetar». Tullumbace diplomatike me destinacion vendet e pazhvilluara. Ne Hene valevitet flamuri amerikan, jo ai i OKB, qe do te perfaqesonte gjithe planetin. Per te perballuar krizen e përgjithshme ekonomike, që ka pllakosur botën e industrializuar, në teori përpilohen plane të përbashkëta, por shpejt hiqet dorë prej tyre dhe aplikohen plane proteksioniste kombëtare të shteteve më të fuqishëm, siç qe dhe ky i fundit i presidentit Obama. Ndërsa shqiptarët duan t’i katandisin t’ju vijë turp një ditë të quhen të tillë. Ajo që duket sot në bulevardet e Tiranës dhe qyteteve të tjerë është vetëm fasada e një drame të heshtur, metastazat kanceroze të së cilës po paralizojnë gradualisht shoqërinë shqiptare. Adelbert Shamizo ka shkruar: Gjithkush i a ka për borxh atdheut gjak e gjithçka, Dikush ia ha me qejf atdheut gjak e gjithçka.» Në Shqipërinë e sotme punohet me të gjitha mjetet, që shoqëria të prodhojë sa më shumë monstra që ia hanë me qejf atdheut gjak e gjithçka. Për këtë shfrytëzohet sukses trashëgimia e egërsisë së diktaturës komuniste. Dikur, një grup oficerësh sigurimi i prenë këmbët me sharrë për së gjalli ish sekretarit të Gurakuqit, Lazër Shantoja, duke i bërtitur derisa dha shpirt ky atdhetar i shquar: «Hë, po tani, a e do më Shqipërinë Etnike?» Bën mëkat t’i quash njerëz krijesa kaq të përçudnuara, pa le më shqiptarë! Ëndrra e armiqve të Shqipërisë është ta shikojnë shoqërinë shqiptare të dominuar pikërisht nga të tillë kanibalë. Politikanët shqiptarë janë thjeshtë marioneta. Ata janë zgjedhur me kujdes, si individë që janë të gatshëm për të bërë gjithçka, për hir të karrierës së tyre të pamerituar. Pavarësisht se u pëlqen të vetëquhen qeveritarë, ata janë në të vërtetë skllevër rrethanash. Për rolin e ulët që kanë marrë përsipër në dëm të popullit e të atdheut të tyre, ata janë të padenjë t’i urresh, veç t’i neverisësh. Në këto kushte, mefshtësia e pjesës së ndershme të inteligjencies shqiptare i krijon hapësirë së keqes. Dhe vjen një ditë që e keqja ose do të të bëjë për vete, ose do të të nxjerrë jashtë shtëpisë. Sa më gjatë ta lësh pa sulmuar sëmundjen, aq më i vështirë bëhet shërimi prej saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje