Historiani Michael Schmidt-Neke: E vështirë të vlerësohet figura e Ramiz Alisë

9 Tetor 2011, 18:10Politika TEMA
Historiani Michael Schmidt-Neke: E vështirë të vlerësohet

 DW: Ka ndërruar jetë udhëheqësi i fundit komunist Ramiz Alia, një nga personalitetet e rëndësishme të Partisë së Punës së Shqipërisë, presidenti i parë në momentin e kthesës politike. I parë nga këndvështrimi i sotëm, çfarë vlerësimi mund t’i bëhet figurës së tij, çfarë përshtypje ka lënë ai, që ndodhej në qendër të ngjarjeve në një moment shumë deciziv për Shqipërinë?

Schmidt-Neke: Nga dita e sotme, dita e vdekjes së Ramiz Alisë, është tepër vështirë të bësh një bilanc të përsosur të kësaj jete mjaft të ndërlikuar. Ramiz Alia qysh nga vitet 50-të, 60-të ka qenë një funksionar shumë i rëndësishëm i sistemit komunist, duke u bërë trashëgimtar i Enver Hoxhës pas vekjes së tij në vitin 85, pra ai mban në supet e tij përgjegjësitë për të gjitha të metat dhe fajet e regjimit komunist, për shkeljet e të drejtave të njeriut, për izolimin e Shqipërisë pas prishjes me Kinën në vitet 70-të. Nga ana tjetër duhet marrë parasysh se brenda kornizës së mundësive të tij në vitet 80-të, kur mbajti frenat e partisë dhe të shtetit, kishte nisur disa reforma, sigurisht jo të mjaftueshme, por të rëndësishme në fushat e ekonomisë edhe në fushën e politikës në një fazë mjaft të ndërlikuar, kur ai ishte i detyruar të mbronte idenë se socializmi në Shqipëri ishte diçka e posaçme, e pakrahashueshme me regjimet e ashtuquajtura revizioniste, sipas stilit të Bashkimit Sovjetik të Gjermanisë Lindore. Megjithatë gjithë bota e dinte se të metat e këtyre regjimeve gjenden edhe në Shqipëri, biles në permasa të ekzagjeruara. Në këtë fazë në udhëheqjen e Partisë së Punës kishte një luftë mes dy fraksioneve, një fraksion i moderuar reformist, jo në shkallën e Gorbacovit, por në favor të reformave, të udhëhequr nga vetë Ramiz Alia, kundër fraksionit tjetër konservator, i cili nuk lejonte asnjë lajthitje nga kursi i Enverit.

DW: Po pas vdekjes së Enver Hoxhes shumë pritën që Ramiz Alia do të sillte një frymë liberale, gjë që duke u nisur nga rrethanat nuk do të kishte qenë as e pamundur dhe as e rrezikshme më, sepse gjithë blloku i lindjes tashmë po hapej, por ai nuk e bëri këtë, përse?

Schmidt-Neke: Ramiz Alia ishte sekretar i parë i Komitetit qendror të Partisë, por nuk ishte i plotfuqishëm të bënte si të donte.

DW: Jeni i sigurtë se ai do të donte pa rezerva, por t’i jepeshin mundësitë?

Schmidt-Neke: Sigurisht ai nuk kishte idenë të kapërcente strukturat e sistemit komunist, ta shndërronte Shqipërinë në një vend liberal pluralist, ky sigurisht nuk ishte qëllimi i tij në radhën e parë, por ai kishte në plan të ndërronte disa tipare të regjimit për shembull ekonominë krejt të centralizuar, krejt të shtetëzuar, pa asnjë lëvizje për forcat private, që kishte pasoja shumë të mëdha për furnizimin e popullit me ushqim me mish etj. Natyrisht që nuk mund të bësh gjë pa u mbështetur në forcat e ushtrisë popullore e në rradhë të parë në forcat e ministrisë së brendshme, të policisë e të sigurimit të shtetit. Ata forca në këtë kohë ishin në dorën e krahut tjetër konservator, mund të thuhet rreth Nexhmije Hoxhës. Sigurisht që ai kishte frikë nga ndonjë grusht shteti brenda udhëheqjes së partisë. Ramizi në jetën e tij ishte njeri shumë i shkathët dhe shumë oportunist. Në vitet shtatëdhjetë ai kishte një simpati për një liberalizim në fushën e kulturës, por pas festivalit të këngës të viteve ’72-’73 erdhi një erë shumë e ftohtë në skenën kulturore të Shqipërisë, duke përfunduar në një spastrim politik, i cili goditi njerëz si Todi Lubonjën e Fadil Paçramin etj. Por megjithatë Ramizi ishte si ngjalë, ai diti të ruante jo vetëm kokën, jo vetëm lirinë, por edhe pozitën politike, e cila për të kishte përparësi të parë dhe në vitet 80-të ai nuk kishte ndërmend të vetëflijohej në emër të të ashtuqujaturit liberalizëm, por ai vepronte sigurisht në një mënyrë shumë oportuniste, që rezultoi në vitin 90-të, kur vala e ngjarjeve në Evropën Lindore kapi edhe Shqipërinë. Me hir e pahir u detyrua të lejonte plurarizmin.

DW: A mund të konsiderohet me të drejtë si meritë e Ramiz Alisë, që ndryshimet politike në Shqipëri u bënë në mënyrë të butë, pa gjakderdhje.

Schmidt-Neke: Në një farë mase po, por në situata të tilla ka gjithmonë dy palë. Asnjë palë nuk kishte interes për gjakderdhje të madhe, për një luftë civile. Është edhe merita e udhëheqjes së kësaj kohe, edhe e popullit vetë, që nuk kreu akte dhune ndaj njerëzve, por vetëm kundër objekteve të regjimit, kam parasysh rrëzimin e përmendores së Enverit në shkurt 91. Pra çmimi për këtë tranzicion, në momentin e parë ishte një farë anarkie, një prishje e ekonomisë, por të paktën Shqipëria nuk përjetoi në këtë moment historik përvojën e Rumanisë me luftën civile të hapur, lufta civile pastaj ka ardhur në vitin ’97, për këtë Ramizi nuk kishte përgjegjësi.

DW: Ramiz Alia dallonte në paraqitje nga hardlajnerët e tjerë të Partisë së Punës në mënyrën e të folurit në sjellje, ishte kjo vetëm dukje, apo ishte më i thjeshtë e më i butë se të tjerët?

Schmidt-Neke: Nuk jam i sigurt. Sigurisht Ramizi ishte një karakter krejt tjetër, po ta krahasosh me Mehmet Shehun për shembull, që ishte ushtarak i fortë gjithë jetën. Ai ishte njeri më i civilizuar, të themi. Ai nuk ishte i preokupuar nga idetë e jetës ushtarake, të forcave shtypëse represive, për mua ai është një karakter shumë enigmatik, do të ishte shumë interesant, kur një ditë të shkruhej biografia e Ramizit, por për sot ky moment nuk ka ardhur. Duhet të presim ca dekada, që të mos jetë as propaganda, as denigrimi i plotë. Por është një karakter, siç thonë shqiptarët në dekadat e fundit, shumë poliedrik.

DW: Ju si historian si e vlerësoni zbardhjen e së kaluarës komuniste në Shqipëri

Schmidt-Neke: Sigurisht në çdo vend të Evropës Lindore zbardhjet kanë boshllëqe, kanë mangësi dhe kanë natyrisht edhe rreziqe. Është diskutuar shpeshherë, a është e këshillueshme të hapen dosjet pa asnjë rezervë, ose në mënyrë të kufizuar, ose të mbyllen për të paktën nja dy breza. Sigurisht në një vend si Shqipëria me struktura shumë të forta implikimi i të gjithë popullsisë në përgjimin e njëri-tjetrit do të linte shumë plagë të hapura, kur vërtetohet se çfarë përmase të popullsisë kishte dëshmuar kundër fqinjëve, kundër familjarëve, kundër kolegëve, pra unë nuk shoh asnjë recetë të thjeshtë për trajtimin e kësaj kohe, por brezat e rinj të historianëve, që nuk janë rritur, nuk janë edukuar, nuk janë kualifikuar nën sistemin komunist, por edhe nuk kanë vuajtuar nga strukturat e sistemit komunist, do të jenë më të aftë se brezi i sotëm të shkruajnë të vërtetën objektive, në se ka të vërteta historike për historianët, për këtë epokë. Por duhet pritur.

26 komente në “Historiani Michael Schmidt-Neke: E vështirë të vlerësohet figura e Ramiz Alisë”

  1. Dj Achmed i kil you says:

    Po degjoj shpesh se Ramiz-i ka lindur ne Shkoder po nuk eshte Shqiptar nga nena ose babai, di ndonjeri me shume per kete gje???

    1. DJ
      Edhe historia e tij eshte fshire dhe trilluar pak sic benin kur dicka sju pelqente.Ka zera qe eshte nga Dibra dhe te tjere qe thone nega Tropoja.Nje gje e shte e sigurte qe nuk eshte shkodran.Dhe diten e lindjes e ka te njejte me Salen

    2. Klodian Kapllanaj says:

      Edhe Skenderbeu e kishte nenen sllave.Mos valle ky do te ishte nje problem?

  2. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Shqiptaret nuk duhen te mrren me te kaluaren dhe me Ramizin, vdekja e Ramizit tregon qe te harrohet e kaluara. Tani shqiptaret duhet te merren me largimin e Berishes si komunisti i fundit qe prodhoj vitin e tmerrit 1997-tes, dhe vrasjet e Gerdeci e shume te zeza qe perjetone shqiptaret.

  3. Çeço says:

    Ramiz Alia eshte me origjinë nga Peja e Kosoves. Mik familjar me shtepine e Oso Kukes. Vet, Ramizi, ka lindur e eshte rritur pikrisht ne shtepine e Oso Kukes.
    Keto te dhena, Une, i di te verteta, por edhe nese dikush i kun dershton,nuk prishet ndonjë pune.

  4. raimondi says:

    Ky qenka nje historian i dobet
    Se pari nqs ke karakter te hekurt kjo nuk do te thote qe nuk je i kulturuar
    Mehmet Shehu kishte karakter te hekurt ,por ishte shumei kulturuar dhe i civilizuar , dhe absolutisht ai kishte nje fryme perendimore ne cdoaspekt , por nuk mund te dilte kunder parimeve te komunizmit ,sepse ju ishte kushtuar atyre pariemve
    Mirpo ne kushtet ne te cilat ndodhej Shqiperia nuk mund te ishe i bute , se prishej vendi
    —- Pasi ne nje ane ishte Bashkimi Sovjetik me Hrushovin anti shqiptar,
    dhe ne anen tjeter , ate demokratike , ishte Anglia e cila kerkonte medoemos ta coptonte Shqieprine ne favor te Greqise

    Biles qe ne takimin e pare qe perfaqsuesi Angles beri me Enverin ne 1943 , ai akoma pa i dhene doren Enver Hozhes i tha direkt :Curcilli mendon qe Jugu i Shqiperise ti jepet Greqise .–Dhe Enver Hoxha direkt ja ktheu flake per flake :–I jepet Greqise,kur jugu i Anglise ti jepet Irlandes–Dhe me kaq u mbyll biseda me anglezet –Enveri, dhe Mehmeti kurre me nuk folen me Anglezet ….

    -Tani te ndodhur ne keto kushte pista te vendosura nga Anglia c’duhej te benin politikanet shqiptare qe te dukeshin te civilizuar ?

    -Ndaj edhe ata udheheqes shqiptare qe kishin karakter te hekurt , asbolutisht ishin te civiliaur ,
    por ata kishin mbi supet e tyre atehere pergjegjesine e madhe per jeten e Nenes Shqiperi-
    -Ndaj nuk mund te ishin te bute dhe soft – spoken me kedo, si brenda dhe jashte vendit per te mos jukrijaur armiqve te Shqiperise asnje iluzion …..

    –Ndersa Ramizi atehre ishte shume i ri

    —— Por ne fakt Ramiz Alia kishte nje stilfilozofi ne te folur , dhe as qe diskutohet qe ishte jashtezakonisht i pregatitur teorikisht

    –Ramizi ka qene ne shkolle ne te njejtin kurs studimi te shkencave politike me Gorbacovin
    TV-italian dikur ka thene se ata te dy ishin ne te njejtin kurs leksionesh

    Ramizi dukej edhe nga hapja e partise qe beri ne fund te viteve 80-,pro edhe nga reformat ekonomike liberale qe ai filloi , se ishte pro ekonomise se tregut por gjithmone nen mbikqyrjene shtetit —–Dhe kjo eshte metoda em e mire ne tranzicion ,cka po e verteton perdite pervoja Kines

    … Me dy fjale Ramiz Alia mund te portretizohet keshtu :

    ——— Nje politikan Brilant me karkater Filozofi qe mbi gjitheshka vinte
    Interesin e Atdheut te tij,SHQIPERISE……

    –Ai do te ngelet shembulli i nje Politikani modern qe duhet ndjekur nga brezat qe do vijne ….

    …. My heart goes out there, to his family and friends ……

    R.I.P. Ramiz Alia

    1. Dj Achmed i kil you says:

      Ik o mondo se ke pjerdh fare———ca thu mer cun,,,,,,,,,ma bone Ramizin Hero,,,,,paste drite atje ku eshte,,,,,,,,,por ishte nje diktator totalitar bashke me Enverin

    2. sono battuto con olio e acetto says:

      Ku i ke lexuar keto bema more te rreziku anglo-amerikan per albanistanin…
      Po pse gorbacovin e quan me te mire se hrushovin ti more….
      dukeni ju qe te gjith jeni mall nexhmije i laprakes….

      mos pi me shume se 3 kafe ore….

    3. Beni says:

      E merr i ndrituri i sales ai ramizi me mehmet shehun jane pergjegjes per vrasjen e mijra shqiptareve ne kufi gjate 50 vjeteve komunizem dhe burgosjen e internimin e shume shqiptareve kunder tyre per hic gje.Por dhe per varferine e skajshme athere dhe sot dhe gjendjen e sotshme te shqiperise.

  5. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    O shqiptar harrojeni Ramizin, ka arrdhur koha te shikojme perpara dhe per te larguar Berishen. Nuk kemi kohe te merremi me Ramizin, shqiptaret kane shume halle. Prandaj nuk duhet te merremi se ku lindi Ramiz, eshte humbje kohe te merresh me te kaluaren.

  6. po cfare njeriu kaq i shquar qe na qenka kur nuk i dihet as date lindje as vend lindje ketij krimineli per mua as ja vlen fare te diskutohet . une me babane tim pime nga nje birre per vdekjen e tij ata politikane qe i vajten ne ceremoni turpe te kene, ne fakt asnje nga ate qe kane sadopak lidhje me komunizmin nuk kane te drejte morale per te qeverisur SHqiperine.po e mbyll me nje shprehje te babait per ate qe as emrin nuk ja ze dot ne goje por e quan “qofte largu”( e ka fjalen per E.H ) kur degjoj ndonj komuniste se ka nostalgji per ate kohe ai (babai) i thote : a sikur te cohet nje here nga varri ai qofte largu se ju vete ju vrau . shembuj ka plote.

  7. Savo Dukati. says:

    Historin e Shqipëris, pra dhe të Ramizit duhet ta bëjnë Shqipëptarët pa mllefe. Jo komunistët të përzjerë me krime, As të ashtuquajturit Nacionalistët që u bashkuan me fashizmin, ose i shërbyen agjenturave dje dhe sot ndën ç,do emër qoftë.
    Atë do te bëjnë historianët e pa varur me dokumenta, të pa anshëm dhe kombtarë. Boll më me të huaj more servilë të qelbur që po qelbni historin dhe po na varrosni për së gjalli.

  8. benny says:

    Ramiz Alia do te mbetet kujtesen e shqiptareve per te dy periudhet e veshtira te historise se tij.Ai ishte nje figure shume komplekse por qe diti te manovroje.Kam bindjen se po te mos kishte ne krah konservatore te eger dhe injorante ai do ta kthente edhe Enver Hoxhen ne krahun perendimore se vete E Hoxha ishte i kulturuar.Por prape mire qe t’ia leme kohes dhe historianeve te percaktojne figuren e tij dhe te shume figurave te tjera te historise shqiptare.Ngushellime families ALIJA.

  9. joni says:

    Jam dakord me Rjmondin, pershkrim i sakte.

  10. Galbaq says:

    Ramiz Alise i qofte dheu i lehte , respekt me te mirat dhe te keqiat qe kishte , na ka bere nje nder si popull qe nuk i dha çelsat e jeteve tona para viteve 90 Sali Berishes se do na kishte shuar gjysmen e SHqiperise me keq siç mendojme per M.Shehun . Mondi anglezet ishin ata qe planifikuan dhe zbatuan ne praktike nepermjet Zerves krimet mostruoze dhe spastrimin etnik te çamerise , prandaj i kane kerkuar dhe E.Hoxhes qe ti dhuronte Greqise pjesen e komplet Toskerise . Pas prishjes se marredhenieve me rregjimik e E Hoxhes si anglezet si amerikanet dhe Hrushovi benin presion Shqiperise per Vorio Epirin , politika eshte kurve luan per interesat saj jo per ne . Pas v.1946 ne Kof.Paqes ne Paris ku E hoxha foli dhe per problemin çam , dhe ishte i ndieri R.Alia ne takim me Miçotaqis ne Tirane qe foli hapur per problemin çam pas 45 vjetesh .

  11. Besa,Canada says:

    Vertet qe eshte e veshtire te shkruash per R. Aline,por ky Neke sikur na prezantohet si historian, Sot mbas 20 vjet demokraci nje mendje e kthjellet ne Shqiperi mund te thote shume. E Rama si drejtues i PS nuk reflekton kulture me injorimin qe i beri kesaj figure.

  12. Agimi says:

    KJO ESHTE SHUME E VERTETE:

    “. Pra çmimi për këtë tranzicion, në momentin e parë ishte një farë anarkie, një prishje e ekonomisë, por të paktën Shqipëria nuk përjetoi në këtë moment historik përvojën e Rumanisë me luftën civile të hapur, lufta civile pastaj ka ardhur në vitin ’97, për këtë Ramizi nuk kishte përgjegjësi.”

    KUSH ESHTE SHKAKTARI I LUFTES CIVILE ’97 ?
    Kjo dihet, eshte : SHPELLARI !

  13. toni says:

    O SHQIPTAR SHPEJT E HARRUAT FJALIMIN E RAMIZIT PARA TE BESUARVE TE PARTIS KOMUNISTE, NE FILLIM TE VITEVE 90, SHOKE PUSHTETIN DO E MBAJME ME CDO KUSHT, POR NE NJE MENYR TJETER, DO VENDOSIM NJEREZIT TANE, DO LEJOJME PARTI TE TJERA, DHE DO DREJTOHEN NGA NE, DISA QE NA KUNDERSHTOJNE DO TJU HAPIM RRUGEN TE IKUN JASHT SHTETIT, NDONJE INTELEKTUAL QE NA KUNDERSHTON DO I AFROJME NDONJE POST, DO I JAPIM NJE RROGE TE MIR, PRONARVE TE TOKAVE, DO I COJME NEPER GJYGJE DHE KUR TE SHKOJN NE GJYGJ TE NALT ATY DO IA KTHEJNE PRAP GJYKATES SE ULET DHE KSHTU ATA KURR SDO TMARRIN GJA , E SHUM TE TJERA QE I THA NE AT MLEDHJE, QE KA DHE DOKUMENT TE SHKRUAR, POR DO TE DUHESHIN DISA FAQE PER TI SHKRUAR, AI ISHTE NJE KRIMINEL QE E MERITONTE SI NE RRUMANI, PO KUSH TJA BEJ? SHQIPTARET, ATA KAN VDEK ME GJERGJ KASTRIOTIN.

  14. ZQK says:

    Ata qe sot as e marrin mundimin te protestojne per vjedhjen e votes, per shitjen e detit, per vrasjet e fukarenjve me duar ne xhepa ne bulevard kerkojne nga Ramizi te bente ‘heroin’ e te ndryshonte regjimin pas vdekjes se Enverit. Le te behen heronj nje here te vetme dhe pastaj t’u kerkojne te tjereve heroizma. Ramizi e beri heroin nje here ne jeten e vet, kur mori pushken kunder pushtuesit. Cili nga ata qe shajne Ramizin sot shkoi te luftonte ne Kosove ne radhet e UCK-se?

    Ramizi, me gjithe kufizimet qe i vinte koha, vuri perpara Atdheun mbi interesat e veta. Tha ‘PO’ kemi vrare e burgosur njerez se ishin ose i dinim armiq – po ne c’bejme? gradojme ata qe shiten detin!? Tha ‘PO’ kemi bere gabim te madh qe i hoqem fshatarit edhe dhine e vetme – po ne si e kemi fshatin sot?

    Ne intervisten e botuar pas vdekjes Ramizi tha se ‘e kish tradhetuar’ idealin per Atdheun: jam tradhetar i Partise time, por jo i Atdheut tim. Dhe na pyet ne se cili politikan i sotem e ka bere kete gje? Cili ka vene Atdheun mbi postin sot?

    Ramizi vdes si njeri i thjeshte ne Sanatorium se nuk ishte F.Mediu qe vrau femije ne Gerdec per t’u kurruar jashte. Ramizi na tha: ju udheheqin hajdutet e paskrupullt.

    Sot politikanet nuk i shkojne familjes per ngushellim sepse ose jane ‘politikane’ pra nuk kane interes, ose jane frikacake se mos etiketohen ‘komuniste’.

  15. eni ;leka says:

    ne shqiperi japin urdhra te huajt,them une ne rast se rama do kish fole menjihere saliu do dilte dhe do thoshte komunistate….sala eshte kkomunist.ndersa per kete figure eshte veshtire te flitet ishte shume i pregatitur ,gjuha nuk ka kocka dhe njeriu flet dhe nuk di cka flet,mbas clirimit shqiperia ishte nji shkurre po rruge,elektrifikim ,shkolla ,spitale e shume gjera te tjera,keta shqiptar qe flasin mund te jete ndertuar vete shqipria ,pa e pare njeri ,nuk di cfare te shkruaj tu pergjigjem ca njerzve qe shkruajne budalleqe,vetem nji dicka me vjen cudi si nuk vodhi asgje po i la te gjitha ne kete bote.ndersa te huajte nuk te lene ti marresh neper goje kulturen dhe personalitetet e tyre,e shikoni grekun cfare po ben per vendin e tij,nuk i le maqedonise emrin,ben pazar per rrembimin e jugut shqiptar ,kan vrare e kan prere popullin shqiptar kan bere 100mije te zeza dhe kur vjen puna per veten e tyre jane ne beuropiane ,ndersa ju merruni me thashetheme e me hajdutlleqe kjo eshte shqipria e sotme,mire e keq shqipria ka pase autoritet ,po sot ku e ka kryet ne mu…..

  16. Ardian says:

    Ky gazetari qenka per te zeri popullit

  17. VLADIMIR MEZINI says:

    ME MIRE TA LEME RAMIZIN TE PREHET I QETE .LE TE FLASIM PER SALI BERISHEN SA KOMUNIST ESHTE SA KA VRA E PRE KY KOMUNIST ITERBUMKY ESHTE ME KOMUNIST SE RAMIZ ALIA POR DHE KY SI QEN BESNIK I KOMUNIZMIT SHPIRTI NGA BYTHA KA PER TI DALE.

  18. GJIN MUSA says:

    Te kerkoshe te bashe analizen politike te Ramiz Alise besoje se eshte nji gabim trashanike.Historin e cdo politikani do ta ndrisin historjanet,ata kane te drejten legjitime te hulmetimit dhe te paqyrimit te se vertetes.
    Ramiz Alia ishte nji burre shteti,presidente i vendit dhe ne diten e fundit te jetes se tije duheje nderuare nga e gjithe klasa politike,kjo nuke ndolli per fatin e keqe,gje qe tregone se ne nuke kemi politikane te moderuare.Pjesemarrja e Fatos Nanos dhe e Ilir Metes eshte pasqyra e tyre kulturore,toleranca dhe respekti per njeri tjetrin.Mose pjesemarrja e presidentit Topi e kryeministrit Berisha si edhe e z.Edi Rama tregoje hapure perpara Shqiptareve dhe botes se qyteteruare se politikanet tone jane tendecioze edhe diten e vdekjes.Turpe vdekja nderohet edhe nga hasmi e jo nga vllai per vllajne.I mire dhei keqe Ramiz Alia ishte presidenti i pare i Shqiperise pluraliste,po komunistet nuke njofin pluralizem.Akti i Fatos Nanos dhe i ILIR METES eshte akte burrerie dhe qytetarie.Fjalet e historjanit Pellum Xhufi ishin nji apel per ata qe kane veshe per te degjuare.GJ.MUSA

  19. luis says:

    Ramiz Alia ishte nje personalitet i cmuar i politikes shqiptare qe nuk kishte asgje te perbashket as me Enverin as me Mehmetin keta faqezinje e maskarenje te pashpirt qe vrane e sakatuan me mijera bashkkombas te vete.
    Ramiz Alia ishte shume me demokrat se keta pseudodemokrate si Saliu apo Nano.
    Ai nuk ishte kurre Belul ne jeten e tij sic bene ky i sotmi ku ne cdo rrethane thote jam une.
    Nuk jam aspak dakord me komentin e Raimondit ku vlereson figurat me gjakatare te kombit si Enveri dhe Mehmeti dhe ve shenjen e barazimit me Ramiz Aline.
    Ky Raimondi eshte nje turkoshak me brire ku ka te perzier simpatine islamiko komuniste dhe qe urren cdo gje te krishtere.

  20. Kristua nga Korça says:

    Fritz Radovani: SOT…LÉ TË FLASIN VETEM PIRAMIDAT !…
    Fritz Radovani

    Kurrë, kurrë nuk i ka shkue mendja atyne që i vendosen piramidat kufitare rreth Tokës Shqiptare, se Ato jo vetem nuk do të zhgulen kurrëma, edhe pse e dinin se asnjena nuk e ka vendin Aty, por edhe se për 100 vjet të tjera do të laheshin me Gjak Rinije dhe Lot Nanash Shqiptare, që nuk do të thahen kurrëma !

    Shteti Shqiptar Sot duhet të dëgjojë vetem zanin e piramidave të Tij…

    Dikund andej mbas Kukësi thuhej se kishte Shqiptarë edhe aty nga viti 1945 !…

    E donin Lirinë ma shumë se Familjen e vet të Bekueme nga Zoti, por pa Liri. Janë bash vëllaznit e vet që ua premtojnë Lirinë dhe, me “besen” komuniste, i bindin se duhet me ardhë në Token Nanë, dhe mbasi të organizohen të gjithë bashkë, do të “çlironin” Kosovën! Ata u besuen “vëllazenëve” të vet partizanë, se deri atëherë kur nandori i akullt i atij 1944 i kishte grumbullue në shtëpijat e Shqiptarëve të Dardanisë, kishin hanger buken e ngrohtë të misrit me kripë e qepë të shtruem në sofrat e veta bujare si bashkëluftëtarë… I besuen djalit të ri boshnjak, që kishte kalue vite në Gjakovë e mandej në Shkoder, ku Parruca e njihte si dylber Ramiz Alia, si dhe luftarëve të tjerë partizanë Haxhi Lleshi, Rahman Perdhaku, Fadil Hoxha etj., se u dukej paburrni me kujtue vëllanë tradhëtarë…në sherbim të robnuesit.

    Porsa Shqipnia kishte dhanë kushtrimin e lirisë nga fashizmi, po drejt ciles rrugë robnije nuk ua kishin tregue…U nisën nga Kukësi drejtë Shkodres, ku nuk fjeti asnjëherë në Kalanë e Saj tradhëtija. 12.000 Burra Kosovarë…në borë e akull e të çarmatosun, porsa kaluene Kukësin, gjoja për mos me u kuptue se janë “luftarë”, mujtën me mërrijtë ma pak se 3000 vetë në Tivar e Ulqin, mbasi Shkodren po e trazonin Malësorët e Bjeshkëve, që Kleri Katolik i kishte mashtrue me luftue kundër Enver Hoxhës si “çlirimtarë komunist nga Jugu”.

    Askush nuk pat mundësi me u tregue se kishin mbërrijtë edhe njëherë në duert e serbit gjaksuer komunist e aty ishte edhe fundi i tyne. Ndonjë që iku, dhe erdhi deri në Token e Velipojës, u dorzue prap andej, se presidenti Omer Nishani, mbasi kishte bisedue gjatë me Enver Hoxhen, kishte urdhnue Riza Danin “me ua dorëzuar jugosllavëve se nuk do të prishemi me Titon për hir të ca kosovarëve…”, dhe ashtu u veprue. Frano Jakova, i vëllaj i Tuk Jakovës, kur ishte i interrnuem nga vitet 1959, i ka tregue At Frano Kirit, se: “Kur Tuk Jakova e ka pyetë Ramiz Alinë: Po pjesa tjetër, që sollet nga Kukësi, ku ishte vendosë gjatë rrugës për në Shkoder? – Ramizi i ishte pergjegjë: ‘I vramë si qentë rrugës dhe i hodhëm në Dri e prroska…ishin të gjithë kunder nesh!”…

    Janë mbi 12000 familje të Dardanisë që lajnë me Gjak e Lot piramidat tona…

    A thue këtu u mbyll kapitulli i krimeve të spijunit tradhëtar Ramiz Alia?..

    Jo, jo! Ishte fëmijë i një turku në Bosnje…lidhet gjatë luftes me OZNA jugosllave, vazhdon studimet si spijun i KGB staliniste në 1954…Asht në 1967 nr. 2 si zbatues i “Revolucionit Kultural” simbas mësimeve të Mao Ce Dunit…në Shqipni, shpikës dhe ideator i formulës “vëllezër gjaku me turqit”, zevendës i diktatorit anadollak E. Hoxha dhe në fund mban edhe postin e presidentit të RPSSh, tue zevendsue Haxhi Lleshin.

    Fillon karrrieren e presidentit me vrasje dhe varje në litar aty ku kishte fillue edhe tradhëtinë ndaj kosovarëve, në Kukës…dhe po aty, vazhdon edhe tradhëtinë ndaj Rinisë Shqiptare, e etshme për Liri dhe Demokraci, por edhe e unshme për bukë…Mashtrues i saj deri në vdekje! Pasunia prrallore e ban të mirpritun në USA, Romë, Suedi …etj.

    Duhej mashtrue Rinia Shqiptare. Ajo mund të ngrisin koken kundër komunizmit!

    Si gjithmonë rruga e mashtrimit nga Ramiz Alia ishte profesioni komunist i tij.

    I bie nder mend se duhet gjetë mënyra…me ndryshime të Kodit Penal, rrugë e cila e ndihmon me mashtrue Europen gjoja me ndryshime dhe se asht per “Demokraci”…

    Me dt.08.05.1990, pëson ndryshimin e parë neni 127 mbi kalimin e paligjshëm të kufirit. Ky ligj komunist dënonte me vdekje (me pushkatim) të gjithë ata që kapeshin në kufi, ose ata që spijunoheshin për arratisje.

    “Kalimi i paligjshëm i kufirit të shtetit dënohet:

    – Me riedukim nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë gjer në pesë vjet.”

    Ligji nr. 7380, datë 8.5.1990 Disa ndryshime në Kodin Penal të RPSSh.

    Në mbështetje të nenit 67 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave

    Kuvendi Popullor i RPSSh,

    Vendosi:

    Neni 1

    Në Kodin Penal të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë bëhen këto ndryshime:

    1.

    Në nenin 22, paragrafi i dytë dhe i tretë ndryshohen si vijon:

    “Dënimi me vdekje nuk jepet kundër personave që në kohën e kryerjes së krimit nuk kanë mbushur moshën 18 vjeç. Si dhe kundër grave”.

    Sekretari i Presidiumit të Kuvendit Popullor (Sihat Tozaj) dv

    Kryetari i Kuvendit Popullor të RPSSh. (Ramiz Alia) dv.

    Si u zbatue ky ndryshim i bamë nga Ramiz Alia…

    Lé të flasin Piramidat e Kufinit të Republikës së Shqipnisë:

    Aty asht Gjaku i derdhun nga Rinia Shqiptare!

    Aty janë lotët e Nanave e Motrave Tona…

    LISTA E TË VRAMËVE NË KUFI NË VITIN 1990…

    KY ASHT PRESIDENTI I PARË “DEMOKRAT” I SHQIPNISË…Ramiz Alia!

    Melbourne, 9 Tetor 2011.

  21. mirdita says:

    Zoti ju dhaft kivet per ramizin , nuk ngre pesh as nuk ul ne historin e shqiperise puna e ramizit , sigurisht qe ishte i zgjuar , por fatkeqesisht ate e vuri ne sherbim te ideologjise me mizerable per njerzimin , historia e kombit nis shum me heret se enveri e ramizi te cilet vetem flisnin per veten e tyre dhe per pksh, ppsh….thu se shqiptaret rane nga qielli ne 1941 , na ngelet te tregojme historine e lashtesise dhe origjinen tone nga pellazget pse jo dhe me heret , qa ka ba ramizi e dim .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje