Aplikacioni ‘iPhone’ zbulon gruan tradhtare

18 Tetor 2011, 10:22Lifestyle TEMA

Një prej aplikacioneve të të sapodalit në treg iPhone 4S, i quajtur Find my Friends, i ka shërbyer një prej bartësve të tij si mënyrë për të zbuluar se gruaja po e tradhëtonte. Find my Friends u prezantua nga Apple si një mënyrë e shkëlqyer për të gjurmuar e lënë takime me miqtë në mënyrë shumë të thjeshtë. Nëse ata bien dakord, aplikacioni lejon që në ekranin e iPhone-it tënd të shfaqet një hartë me vendodhjen e tyre. Por me sa duket klientët inovativë të iPhone-it po i gjejnë përdorime të tjera, shkruan faqja zyrtare e yahoo.com. Një burrë nga New York-u u ka thënë bashkëbiseduesve të tij në chat se me anë të Find My Friends ka mundur të zbulojë se gruaja e tradhëtonte. “Po divorcoj gruan. Falemnderit iPhone dhe Find my Friends”, shkruante ai. Burri sqaronte se e shoqja i kishte thënë se do të shkonte te shtëpia e mikeshës së saj, por ai kishte dyshuar se mos shkonte në shtëpinë e një burri tjetër dhe kishte aktivizuar hartën e Find my Friends. Gruaja nuk ndodhej te shtëpia e mikeshës së saj, por në një lagje tjetër të New York-ut.

Respublica.al

4 komente në “Aplikacioni ‘iPhone’ zbulon gruan tradhtare”

  1. Vlora says:

    ha ha ha,,,,mos e sillni ne shqiperi se keni per ti ndare te gjithe familjet….

  2. i drejti says:

    grate greke thone;me burrin q…sh me dashnorin ben seks.

  3. DJ Achmed i kil you says:

    iphone eshte shkerdhate te rregjistron cdo vend ku kalon——–

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje