Diaspora shqiptaro-amerikane, fonde për Engell

21 Tetor 2011, 12:33Rajoni TEMA

Kongesisti Engell konsiderohet si një nga lobuesit më të rëndësishëm të çështjes shqiptare në administratën e politikës amerikane.

Rikandidimi i radhës i Engellit për të mbajtur postin në Kongresin Amerikan ka bërë nevojën e organizimit të diasporës shqiptare.

Një aktivitet i tillë u organizua mbrëmë në restorantin “Ciao Restaurant” të Zef Gjelaj në Eastchester të Nju Jorkut, ku dhjetra veprimtarë të njohur realizuan aksionin fondmbledhës për kongresistin demokrat të Nju Jorkut.

Fushatën e udhëhoqi dhe e hapi zoti Harry Bajraktari, i cili njihet për lidhjet e tija të mira me kongresistin Eliot Engel.

“Kongresmeni, është një mik i vjetër i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe bashkë-kryetar, dhe themelues i Grupit të përfaqësuesve të kauzës shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve. Kjo, është koha që Kongresmeni Engel ka nevojë edhe për ndihmën tonë dhe ne jemi duke iu përgjigjur të ndërgjegjshëm për atë çka ka bërë ai në Kongres, për çështjen tonë – sidomos atë të lirisë e pavarësisë së Kosovës”, theksoi Bajraktari, duke shtuar se Engell për dy dekada është duke punuar për çështjen shqiptare.

Kongresisti Engell në fjalën e tij ka faleminderuar gatishmërinë dhe ndihmën e deritanishme të shqiptarëve.

“Ne jemi ata që kemi bërë ndryshimin e jetës në Ballkan dhe këtë e kemi bërë, pas një pune shumë të madhe. Unë me kolegët e mi thotë zoti Engel, në Uashington, miq të dëshmuar të shqiptarëve të cilët kan punuar për kauzën tuaj dhe kombin tuaj kemi punuar dhe do të punojmë për ju”, theksoi Engell.

Ai nuk la pa përmendur me këtë rast edhe një numër arritjesh që patjetër me vete ceku ai kanë edhe ndihmën tonë në kongres, si pavarësia e Kosovës, demokratizimi i Shqipërisë, dhe anëtarësimi i saj në NATO,etj. Sipas tij, ecja përpara e çështjes shqiptare në Ballkan, ka qenë në fokusin e punës sonë në Uashington, gjithmonë për të ndihmuar çështjen shqiptare.

“Ju them me sinqeritet se jam shumë krenar për atë çfarë kam bërë së bashku me ju për t’u ndihmuar dhe mbështetur, ju në punën madhe që ju me dekada keni bërë për vendin tuaj. Por, mendoj se puna juaj nuk ka përfunduar dhe duhet punuar edhe më shumë që së bashku të bëjmë edhe më shumë për çështjen shqiptare”, theksoi Engell.

Në këtë takim ka folur edhe kryetari i komunës së Suharekës, Blerim Kuqi, biznesmeni i njohur shqiptar nga Lugina e Preshevës, Xhim Xhema dhe veprimtarë të tjerë.  “Ne shqiptarët jemi me fat që kemi një mik të till si kongresmeni Engel një kongresmen amerikan me origjinë hebraike”, ka theksuar biznesmeni Xhema, i cili ka mbështetur shumë aktivitete dhe fushata të kongresistëve amerikan që kanë përkrahur çështjen shqiptare. (INA)

 

 

 

9 komente në “Diaspora shqiptaro-amerikane, fonde për Engell”

  1. Alban Dega says:

    Ku jemi e ku duhet te vemi!?
    Diaspora shqiptare në syrin e së vërtetës…

    Nga Agim Dega

    Pikerisht kjo bote e re eshte bere sot strehe e mbi dy milion shqiptareve. Vetem ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, siç i quante gjyshi im i nderuar Elez Hoxha ne biseda me bashkfshataret e tij ne Berishe te Tropojes behemi mbi nje milione shqiptare te ardhur nga te gjitha trojet shqiptare. Jemi mbi nje milion shqiptare dhe per turpin tone nuk kemi nje vater shqiptare apo nje qender kulturore. Nuk kemi nje vend mbledhjesh apo takimesh miqesore me shoqi shoqin.
    Kemi mbi 150 milionere shqiptare sot ne Amerike, por nuk kemi nje vend shqip ku te bejme dasmat apo vdekjet alla shqiptarçe, aq sa greket e italianet ketu ne Nju Jork deklarojne me mburrje se “naten e pare nuset shqiptare e bejne ne restorantet tona”. Kemi profesore e biznesmene qe jane krenari per çdo komb, kemi specialiste e deri nobelist me fame boterore, por nuk kemi nje shoqate apo vater te mirefillte shqiptare per te bere nje mbledhje a ziafet alla shqiptar.

    Marria shqiptare

    Kemi 5 – 6 xhami shqiptare ne trekendeshin Nju Jork, Nju Xhersi, Conecticut, por nuk kemi nje shkolle e as edhe nje klase shkolle ne gjuhen shqipe per femijet tane. Kemi edhe deri dy kisha shqiptare e bile edhe teqe bektashiane ne Ditroit por deri tani nuk kemi nje qender te mirefillte per te ndihmuar apo mbeshtetur me buke e kripe e zemer, me strehe e pune nje emigrant shqiptar.
    Ku po shkojme keshtu vellezer!? Ku eshte patriotizmi yne aq i kenduar sa edhe vete kurbeti ne kenget e çiftelite tona!? Per patriotizem folklorik jemi te paret ne bote e bile nuk ngurojme tua çojme zerin ne kupe te qiellit CD ve ne makinat tona duke ngrene edhe tiketa zhurme nga policia, por kur pjesa e trungut tone kombetar Kosova e Maqedonia u perfshine nga flaket e luftes dhe gazepit ne 99 en e 2001 mblodhem jo me shume se 6 – 7 milione dollare me tepri per te ndihmuar vellezerit e motrat tane shqiptare te nje gjaku e te nje gjuhe?!

    Pse?!

    Nuk njohim komunitet tjeter ne Amerike qe te kete me shume parti, shoqata, organizata e deri edhe fondacione me lloj lloj emrash. Kur erdhi puna per funeralin e tre brezave Bitri te shuar brenda nje nate ne Staten Ijlen asnjera prej tyre nuk u ndje. Detyren humane e qytetare te ketyre organizatave e partive fantazem e kryen dy tre individe te veçante.
    Vriten vellezer shqiptare ne Kosove apo Maqedoni, ne Mal te Zi apo Greqi dhe keto parti a shoqata fantazme vegjetojne ne nje heshtje varri, kur duhet te buçisnin perballe ambasadave sllavo- greke, ndersa na dalin me kushtrime makabre per te protestuar para Shtepise se Bardhe e deri edhe OKB se kur aty pritet kryetari i shtetit apo qeverise qe ka fituar shumicen e votave!?
    Kunder kujt protestojne keto fantazma politiko patriotike!? Kunder Amerikes e Presidentit qe u dhane Azil e strehe apo kunder Kombeve te Bashkuara pjese e te ciles eshte edhe atdheu yne!?

    Fund dallavereve dhe vjedhjeve ne emer te shqiptareve

    Ka te dhena se ka edhe shoqata e bile deri edhe fundacione jo fitimprurese e OJQ qe nje miku im u shton nje K perpara duke hequr J ne, per te perkrahur emigrantet e deri edhe femijet shqiptare. Ato kane marre e ndoshta edhe vazhdojne te marrin qindra mijera dollare per keto misione humanitare si pergatitja e dokumentacionit per emigrim, per punesim e ndihme shendetesore.
    Por asnje cent nuk kemi degjuar te perdoren ne keto destinacione e per me keq edhe eshte spekulluar me to, per çka edhe jane goditur nga FBI ja dhe organet ligjzbatuese amerikane.
    Ka ardhur koha tu themi ndal dhe te kerkojme hapje hetimi nga Prokurori i Pergjithshem i Nju Jorkut, Ditroitit apo qyteteve te tjera per çdo cent qe jepet per shqiptaret e komunitetin shqiptar e shkaperderdhen klubeve e kafeneve. Mund te marrin çmime kombetare e nderkombetare shoqata e organizata fantazme pa asnje vlere, por vlera e vertete e tyre eshte se çfare po bejne, sa po bejne pe organizimin e komunitetit shqiptar dhe te diaspores shqiptare ne mbare boten.

    Qeveri qe nuk qeverisin

    Se pari, kjo do te ishte e duhej te ishte detyre paresore e qeverise shqiptare, por edhe te asaj te Kosoves. E vetmja pune me te cilen mburrej Qeveria e Nanos per organizimin e diaspores eshte “hartimi i listes se emigranteve shqiptare” megjithese ekziston edhe nje Drejtori e veçante, Drejtoria e Diaspores ne Ministrine e Jashtme te Qeverise. Turp e faqja e zeze per nje qeveri qe gjithçka mund te beje, por ne fakt nuk ka qeverisur as ne Shqiperi e aq me pak ne diaspore.
    Kerkonin dhe kerkojne edhe zot qe tu zgjatet mandati ne disa raste deri 8 vjeçar si ai i Ambasadorit te Shqiperise prane OKB se, sikur te ishte diplomat i klasit Kisinger, por per turpin e tij e me teper te qeverise qe ai perfaqesonte, ne ato tete vjet nuk arriti te orgaizonte asnje veprimtari apo pritje serioze me komunitetin shqiptar te Nju Jorkut, per te mos folur per qytete te tjera. Aq me pak e ka bere nje gje te tille Ambasada Shqiptare ne Uashington. Shqiptaret ne Amerike nuk kane nevoje per leksione demokracie pasi ata tashme ndodhen ne vatren dhe shkollen me te mire gati 240 vjeçare te saj siç eshte Amerika.

    Tarifa te larta zhvatje te medha

    E vetmja gje per te cilen nuk harrojne te kujdesen ambasadat e meparshme dhe ato te tanishme shqiptare jane tarifat me te larta konsullore se çdo ambasade tjeter per bashkatdhetaret e vet shqiptare ne Amerike apo ne Evrope. Dollaret e eurot pafund qofte edhe per nje vule noterie per te cilen noteri me i shtrenjte ketu ne Nju Jork te merr 2 – 5 dollare amerikane, zhvatja sa me e madhe e çdo bashkatdhetari shqiptar qe shkon per te investuar ne vendlindjen e vet.
    Ndersa ambasadoret e demokracise kerkojne zgjatje afati sherbimi diplomatik apo per me keq edhe Azil politik ne Amerike. Çfare kontrasti i madh me nje ish ambasador te Shqiperise ne OKB Zotin Bashkim Pitarka qe i lutej me lot ne sy ish Presidentit Ramiz Alia qe ta kthente sa me shpejt ne Shqiperi. Tani Z. Pitarka punon si drejtor ne nje nga misionet e OKB se jashte Amerikes.
    Ndersa sot, te gjithe perpiqen te zhvatin diçka nga qeveria qe nuk qeveris dhe nga populli qe nuk qeveriset. Ndersa sot ekonomia e tregut te lire ka nxjerre ne treg me shume se gjithçka fytyren e te pafytyreve, moralin e te pamoralshmeve, ndershmerine e te pandershmeve, vertetesine e rrenacakeve, pangopesine e zhvatesve te pangopur.
    Aq e madhe eshte kjo zhvatje sa per te hapur nje biznes te vogel, mesatar e deri edhe korporate biznesi ketu ne Amerike te duhet vetem nje vule dhe 120 – 500 dollare. Per te njejten gje ne Shqiperi te duhen te pakten 22 vula, ku secila prej tyre te zhvat bakshishin ose te dergon te puthesh me Milon. U quajt sukses dhe doli edhe ne gazete e deri ne deklarata presidenciale si arritje e madhe kur numri i ketyre vulave zhvatese zbriti ne 15.
    Kryeministri Berisha ka premtuar se do ti pakesoje edhe me shume. Ishalla e mban fjalen dhe e çon deri ne nje firme e ne nje vule, si ketu ne Amerike kete kalvar zhvatjeje pa fund. ( n efakt per kete ceshtje e kla mbajtur fjalen- Shenim i autorit )

    Vetem kuq e zi

    Ne vend qe te behen promotore uniteti, bashkimi, vellazerie ndershqiptare, ambasdat shqiptare ne shumicen e rasteve kane bere dhe bejne te kunderten, duke u kthyer ne celula partiake e vatra thashethemesh, duke mos pasur as detyre dhe as fytyre per te kontribuar dhe ndihmuar ne mbarevajtjen e perparimin e panderprere te komunitetit shqiptar kudo qe ai jeton dhe vepron.
    Urojme qe ambasadoret e rinj, qe sapo kane filluar misionet ose qe do ti fillojne ato se shpejti, do te sjellin fryme te re ne keto ambasada. Hapi i pare do te ishte qe ato te hiqnin nje here e pergjithmone ngjyren roze apo blu nga ambasadat shqiptare. E vetmja ngjyre e tyre duhet te jete ajo kuq e zi.
    Per kete ambasadoret duhet te ngulitin ne trurin dhe mendesine e tyre nje here e pergjithmone se nuk kane e nuk do te mbajne kurre titullin ambasador i PS- se apo i PD- se, i PR – se apo i PDK- se, i majte apo i djathte, i qendres apo i anes, i Berishes apo i Nanos, i Metes apo i Rames, i Rugoves apo i Thaçit.
    Edhe nese harrojne per nje çast, le te hedhin çdo dite syte ne flamurin qe u prin makinave te tyre me targa diplomatike. Ai eshte vetem kuq e zi.

    Perça e sundo

    Eshte fakt i mirenjohur per shume shqiptare ketu ne Amerike se para 15 20 vjetesh jane mbledhur neper sallat e Sheratoneve dhe Hiltoneve ketu ne Nju Jork 2000 deri ne 3000 shqiptare per te festuar se bashku Diten e Flamurit apo per festa te tjera kombetare a takime me rendesi.
    Sot qe diaspora shqiptare ne Nju Jork eshte 30-40 fishuar mezi grumbullohen 200-300 veta ne keto festa te parcelizuara sipas partive e shoqatave apo edhe ne takime me rendesi kombetare si ato me Presidentin e Kryeministrin e Shqiperise apo Kryetarin e Kosoves Rugova apo!? Pse? Sepse parcelat i kane privatizuar partite dhe shoqatat duke u vene tabelat dhe etiketat vetiake e duke u vendosur nota edhe te tjereve
    Komuniste e zogiste, balliste e enveriste, nanoiste e saliste, rugoviste e thaçiste, e çfare epitetesh te tjera nuk pjell mendja e ketyre “politikaneve” qe gjithçka bejne perveç politikes se duhur e te mençur kombetare ne sherbim te popullit e atdheut te vet. Vjen puna deri aty sa per nje kenge per Thaçin apo per Rugoven ne nje dasem ketu ne Nju Jork pelcet sherri e deri karriket e tavolinat e thyera ne sy te grave e femijeve dasmore te lebetitur, qe vetem nderhyrja e policise amerikane e shuan dhe parandalon kthimin e dasmes ne funeral, te gazmendit ne tragjedi.
    I kemi te gjitha burimet njerezore e ekonomike, financiare e intelektuale. I kemi te gjitha kushtet dhe te gjitha mundesite qe te kemi qendrat tona kulturore e arsimore, artistike e shkencore, por perçarja politike e partiake, ndasite ideologjike e kane copezuar dhe dobesuar forcen dhe rolin e diaspores shqiptare. Kemi qindra mijera apartamente banimi, por nuk kemi nje qender kulturore apo artistike te mirefillte shqiptare. Jane hedhur dhjetra ide dhe jane bere dhjetra projekte per ngritjen e nje qendre kulturore shqiptare por ato jane shkrire si akulli ne pranvere pa u vene ne zbatim asnjehere. Legjenda e Rozafes na ndjek tragjikisht edhe ketu ne diaspore.

    Nuk po na bashkon as vdekja

    Deri edhe tragjedia si ajo e artistes se shquar Anita Bitri dhe tre brezave te familjes se saj nuk i bashkoi keto parti e shoqata te shumta ne numer por te pakta ne vlera per te bere funeralin e saj, çka e bene mbi baza vulnetare dy- tre persona e miq te kesaj familjeje tragjike. Mire gezimi e qejfi nuk na bashkojne, por per fat te keq nuk po na bashkon as vdekja.
    Nuk mund te presish asgje me te mire nga politika perça e sundo e partive dhe shoqatave politike fantazme ne gjirin e diaspores shqiptare, ne nje kohe qe demokracia me e vjeter dhe me model ne bote ajo amerikane ka ne themelet e saj vetem dy parti. Edhe ngjyra e tyre vihet ne dukje vetem te marten e pare te çdo nentori nje here ne kater vjet kur zgjidhet Presidenti amerikan, sepse para dhe pas saj Amerika ka vetem tri ngjyra kuq, blu dhe bardhe, ngjyrat e flamurit te Amerikes. A nuk mund te mesojme vetem kete leksion te kesaj demokracie!?

    Mendesi arkaike

    E keqja me e madhe e ketyre ndasive dhe perçarjeve partiake, politike shprehet ne organizimin e diaspores shqiptare. Akoma ekziston mendimi arkaik dhe i demoduar i organizimit te lobingjeve per çeshtjen shqiptare. Askush nuk eshte kunder lobingjeve, por tashme ato jane vjeteruar dhe dale jashte mode. Pse?
    Shqiptaret ne Nju Jork dhe Detroit, por edhe ne Chicago e Boston, ne Connecticut e Dallas…. me rrethina kane aq vota sa per te zgjedhur nga nje a ndoshta edhe dy kongresmene shqiptare ne kongresin e SHBA se dhe 3-4 senatore dhe me shume kongresmene ne Kongreset e shteteve perkatese. Cili eshte realiteti!? As ketu ne Bronx, qe mbahet si kryeqyteti i shqiptareve te Amerikes me mbi 250 mije emigrante shqiptare nuk kemi qofte edhe nje anetar shqiptar ne Keshillin e kesaj lagjeje te Nju Jorkut, per te mos folur per kryetarin e lagjes.
    E njejta situate paraqitet ne Staten Island ku jetojne e punojne dhjetra mijera shqiptare nga Ulqini e Maqedonia. Mbi 2000 vota te tjera u shtohen çdo vit shqiptareve te Nju Jorkut nga fitimi i shtetesise amerikane dhe procesi vjen duke u rritur si nje ortek human me rendesi strategjike ne dobi te shqiptareve.
    Mendesia arkaike “perça e sundo” ndikon edhe ne copezimin e fuqise politike dhe ekonomike te komunitetit shqiptar jo vetem ketu ne Amerike, por edhe ne shtetet e tjera.
    Si i tille ai nuk mund te kete peshen e duhur politike dhe strategjike as ne politiken e shtetit ku vepron dhe as ne politiken nderkombetare.

    Bashkimi ben fuqine

    Kjo mendesi duhet tejkaluar sa me pare. Jane me qindra shqiptaret ne Amerike me shkollim te plote ne universitetet e kolegjet me me emer te SHBA se. Jane me qindra shqiptaret qe kane ngritur biznese dhe kane çare me sukses ne kete xhungel te biznesit duke u bere milionere e multimilionere. Jane me qindra shqiptare qe gezojne prestigj e autoritet jo vetem ne bashkesine shqiptare por edhe ne gjithe komunitetin amerikan e evropiano perendimor, ku jane integruar dhe jetojne si jo me mire. Te tjere po i shtohen kesaj armate perdite.
    Tani ka ardhur koha qe shqiptaret te krijojne, te ngrene e te financojne lobet e veta shqiptare ne sherbim te vetvetes dhe kombit te vet. Sa me shpejt ate bejne nje gje te tille aq me mire per komunitetin shqiptar te Amerikes, aq me mire per Shqiperine e Kosoven, per shqiptaret ne Maqedoni e Mal te Zi, ne Çameri e kudo qe jetojme.
    Çfare kerkohet ? Shume pak. Te zvogelojme berrylat e te zgjatim krahet e vllazerise, te shuajme ndasite e te shmangim merite me njeri tjetrin, duke vepruar si nje trup i vetem si vellezer te nje gjuhe e te nje kombi ne sherbim te tij dhe interesave te larta te atdheut tone te perbashket.
    Bashkimi ben fuqine, thote populli yne i mençur. Shqiptare te bashkuar gjithmone te perparuar kudo i thone bukes buke e ujit uje, kudo a kurdo me besa bese me njeri tjetrin por edhe me vendet qe kemi lidhur jeten tone e te femijeve tane. Besa bese!

    Shenim: Analiza e mesiperme eshte pergatitur dhe paraqitur nga Agim Dega, Asistent Professor i Shkenceve Inxhinjerike dhe Arkitektures ne nje Konferencen Shkencore te organizuar nga Akademia Shqiptaro- Amerikane e Shkencave me 13 dhjetor 2004.
    Kjo analize mbetet teper aktuale edhe sot e kesaj dite..

    1. arbeni nga tepelena says:

      e lexova komentin tend,dhe shum dakord me shum nga ato qe the,ashtu si ti dhe une jam deshmimtar i ketyre 20 viteve te demokracise ton qe besoj se e di qe vetem emrin ka te till.besoj se e di shum mir qe cfar do mbjellesh do korresh, e pra i nderuar ALBAN po korrim te mbjellat e sali berishes fatos nanos dhe ilir metes.pra nje vend ku drejtohet nga vrases (meqense je nga tropoja e di mir kete fjal)kriminel,hajdut,imoral,injoranter,e.t.j. aq sa kuptimi i fjales shtet ka humbur ku besoj se lexon gazetat qe vrasjet per motive te dobta jane normale e then me troc te iken jeta per lesh kur te duash.pra kemi 20 vjet qe ‘mjellim ‘injoranter dhe ata do ‘korrim’.ne rast se shpreson dicka nga kryeministri qe iu drejtove eshte humbje kohe ose nuk ke kuptuar asgje te kesaj qe po ndodh ne shqiperin ton keto 20 vjet.respekt per shum gjera dhe mendime shum te drejta te karakterit ton kombetar shqipetar.

  2. FATMIR BERBERI says:

    Te lumte dora o Agim Dega se ke folur tamam sic duhet duke vene ne dukje plaget e diaspores shqiptare aq te percare.
    Na vjen keq qe jemi te tille por dhe ta ndjejme vehten te pafuqishem per te bere ndryshe pasi ndonje fuqi e mbinatyreshme duhet te na kete mallkuar ‘ju pafsha tere jeten te ndare e te percare”

  3. albo londer says:

    po pse o alban kur ke vajtur ti te kisha katolike ne upstate new york?dhe ku e di ti sa milione kane mbledhur shqiptaret ne usa,ti e di shume mire qe ne usa njeri ste thote sa leke kane dhe sa leke kane dhene, nga i more kto informacione,pastaj punen me te madhe aty e ka bere komuniteti katolik apo jo???i new yorkut,se ata jane me te pasurit dhe me te bashkuarit,nuk di shume gjera ti mor djale se je nivel i ulet dhe nuk te pranon njeri ne rangjet e larta te shqiptareve ne usa.do i kuptosh gjerat ne usa kur te kesh kaluar 20 vjet atje.

  4. Boner says:

    Engel eshte vetem nje cifut mashtrues ..atij i i bje era pare jo se vertet e ha malli per shqiperine dhe shqiptaret,,eshte si Dio guardi ..te fton ne darke per ceshtjen shqiptare po pjata eshte 1000 dollare ..athu se do hash hamburger me tru kanerine..keta qe i vene rrotull jane gjithe zafaret e Sali Maloku..shqiptaret ne USA as duqn te degjojne emrin e malokut vucidolit ..te pakten 95% e tyre

  5. Tahi P Lala says:

    Bobo keta duke si diaspora greko egjiptiane.

  6. EDI DETROIT says:

    Mendoj qe shkrimi nuk eshte realist te pakten per ketu ne Michigan.Si qendra kulture ketu sherbejne edhe objektet fetare.Kisha katolike nje mrekulli e financuar (reth 8milion $),nga shqiptaret ku mblidhen te pakten cdo fundjave gjithe shqiptaret katolike dhe jo katolike,po ashtu edhe Teqeja, qpo Kisha ortodokse.Ne keto objekte fetare ka edhe shkolla(ne weekend),shqipe per femijet.Per cdo feste flamuri apo vit te ri mblidhemi ne lokale te ndryshme me famijet, dhe ja kalojme sh.mire.Tashti vetem ketu ne Detroit ka rreth 250-300.000 shqiptare,nuk mund te mblidhen ne nje salle te gjithe keta.Shkrimi eshte i paqarte dhe nuk e di se cfare kerkon.Amerika te jep mundesit e gjitha per te ruajtur gjuhen dhe traditat tuaja.Eshte fat te jetosh ketu.Tashti ti z.Dega, kur vijne zgjedhjet Presidencialet ne USA te dy kandidatet jane te ftuar nga lobi shqiptare ne shtepine e Ekerem Bardhes.Vene rreth 1000 veta,(pagesa eshte 1000$,parat shkojne per kandidatin),atje nuk mund te vene te gjithe, beson me kupton etj etj.Nejse vend per permisim ka.

  7. hysni dajaku says:

    Shoke na hengri nostalgjia

    Te dashur bashk at’dhetare
    Sa na mungon Shqiperia
    Ne qe ikem shkuam jashte
    Na grreu shpirtin nostalgjia

    Kemi shkuar ne ato vende
    Ku nuk te mungon asgje
    Mezalla se gjejme derman
    Nuk e dime ca duam me

    Gjetem ato qe s’i kishim
    E qe ju po I kerkoni
    Prape ne mburremi me ju
    E di qe s’do me besoni

    Te na degjoni kur flasim
    Mbledhur neper kafene
    Do vini duart ne koke
    S’besoni qe jemi ne

    I shajme keta qen –bir qeni
    Qe gjakun po na e pine
    E me mall e me deshire
    Kujtome vetem Shqiperin

    Tregojme jeten qe ju beni
    E me nostalgji lotojme
    Nga zilia si nuk plasim
    Nuk e di se si durojme

    Kur degjojme qe filani
    Eshte bere milionere
    Tjetri eshte politikane
    Edhe burre shume I ndjere

    Themi ci do uje e drita
    Edhe rruget me asfalt
    Te keqen e Shqiperise
    Edhe pellgaces me balte

    Ne te ftohtin nuk e ndiejme
    Dhe kur shkon minus 40-te
    Po parate qe bejne aty
    Na I ngerne qimet perpjete

    Mos kerkoni me mirqenie
    Uje drita,rruge sa keni
    Ja ne te gjitha I kemi
    E si ju duam te jemi

    E di qe s’do me besoni
    U ka lene mendja do thoni
    Po te doni e provoni
    Hajdeni na inxhizoni

    S’na ha malli per atdheun
    Po verte na vjen inat
    Ne punojme me ndershmeri
    Aty mal I vene parate

    Kujtojme kur ishim aty
    E benim leke pa punuar
    Tani punojme si gjith bota
    S’te lene keta te mallkuar

    Dritat pagujme nje me nje
    Si bejme dot hile sahatit
    Uji verte eshte pa leke
    Brenda te qera e pallatit

    Policit kur te ze mat
    S’thua jam nipi filanit
    Ndaj kujtome me nostalgji
    Tolerancen e vatanit

    Hame buke me paret tona
    Jo me leket e hallexhiut
    Shikon punen hallin tend
    Nuk I di emrin komshiut

    Po nuk shtyhet keshtu jeta
    Me pune e me ndershemeri
    Ndaj na eshte ngritur mendja
    Aty me pare kush te vi

    Nuk ia paska futur kot
    Se di kush e tha I pari
    Por paska qene e vertete
    Nuk gjetka derman Shqiptari

  8. shqiperia ime says:

    Albo Londer.
    Ti zoteri nuk ja ke iden se cbehet ne USA. Albani ka shume te drejt.
    Une jetoj ketu prej 1995 dhe jam deshmitar I te gjitha cpermend me siper.
    Eshte nje turp I madh ne po harrojm nga e erdhem e kush jemi.
    Shqiptaret jane therrur neper lokale per sherret me banale politike.
    Shoqat qe jane ketu drejtohen nga njeres karjerist e te degjeneruar dhe flas nga plervoja si antar I hershem I disave.
    Ne gjithe keto vite kam ndihmuar shume te sapo ardhur duke menduar se dhe atga nje dite do ndihmojne te tjere.
    Por duhej te ishte nje shoqat e mirfillte atdhetare qe duhet te ndihmoj njerzit.
    Fatkeqsisht qeveria jone ose ambasada jone nuk eshte ndier asnjeher me cfare do lloj rasti. Nuk di te kete organizuar ose te organizoj dicka per festat tona kombtare.
    Eshte turp qe jemi nje numer I math por jo nje komunitet mirfillte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje