BE miraton fondin e shpëtimit për Greqinë

22 Tetor 2011, 11:26Rajoni TEMA

Ministrat e Financave të vendeve të Eurozonës miratuan këstin e radhës për huanë greke, duke shpëtuar vendin nga një falimentim i sigurt.

Fondi Monetar Ndërkombëtar duhet të transferojë së shpejti fondi në arkat e Athinës zyrtare, e cila për të fituar huanë e radhës iu desh të kalonte planin më të madh të shkurtimeve gjatë javës, pavarësishprotestave tw dhunshme, të cilat sollën edhe vdekjen e një personi.

Ministrat, të cilët kanë nisur një konferencë disa ditore rreth krizës së Eurozonës, pritet të punojnë në një paketë të dytë shpëtimi për ekonominë greke. Megjithatë, asnjë detaj nuk është bërë i njohur deri tani.

Ndërkohë, mbetet për të parë nëse raportimet për një qëndrim të kundërt në pozitat e dy superfuqive europiane, Francës dhe Gjermanisë, është i vërtetë. Të dy vendet duket se janë dakord në formimin e një pakete emergjence prej 440 miliardë eurosh, që do të përdoret për të shpëtuar ekonomitë në krizë, por nuk janë përcaktuar mënyrat se si kjo do të bëhet.

Gjithashtu, Parisi zyrtar hedh poshtë propozimin e Berlinit për të dalur gjysmën e borxheve të Greqisë, me argumentimin se bankat franceze janë tashmë në pozita jo shumë të sigurta dhe falja e borxhit do të përkthehej me humbje të mëdha, të cilat mund të sjellin edhe reduktimin e normës së kreditimit.

12 komente në “BE miraton fondin e shpëtimit për Greqinë”

  1. plaku says:

    Djema une di se kesti i fundit prej 8miljard Euro i paketes se pare te ndihmes prej 110miljard Euro per Greqine eshte miratuar nga ministrat e financave te Eurozone. Mbetet per tu miratuar ( ne fakt eshte e sigurte ) edhe nga FMN. Shuma prej 8miljard Euro do paguhet deri ne mes te nendorit.
    Per sa i perket EFSF “cadra europiane e shpetimit” qe jane garanci deri ne vleren prej 780miljard Euro deri ne mes te vitit 2013. Ne kete cader Gjermania do garantoje 211miljard Euro, Franca 158miljard, Italia 139miljard dhe Spanja 92miljard Euro etj.
    Grindja me Francen egziston ne ate qe, m.gj.se ishte rene dakord qe, ne kete cader te mos perziheshin bankat, Sarkozi kerkon qe banka qendrore europjane BQE te futet ne cader duke rritur keshtu volumin e cadres nga 780miljare Euro ne 1.100miljard Euro. Gjermanet nuk duan se keshtu EQB nga nje banke e pamvarur, qe duhet te jete, do te kthehet ne nje lojtar ne tregun nderkombetar te kapitalit gje qe, sipas kontratave te ndryshme, kur u krijua kjo banke, kjo gje eshte plotesisht e ndaluar. Ne kete menyre do ti jepej
    BQE licenze pet te shtypur leke, pra rezik inflacjoni. Ne fakt duke perfituar nga fakti qe shefi i BQE ( do zevendesohet nga italjani Braghi ne fillim te nendorit ) francezi Trichet ka blere tashme nga bankat franceze shume bono te semura greke. Ne portofolin e saj BQE ka me shume se 500miljard Euro buono te semura te blera nga bankat franceze, italjane, gjermane etj.
    Problem per bankat franceze eshte se, ne se behet “Haircut” ulja e borxhit prej me se 50% per Greqine, atehere, m.q.s. ato kane kapitalin privat shume te vogel, atehere rrezikohet furnizimi me kredi i ekonomise reale franceze dhe leket e depozituesve franceze ne keto banka.
    Shefat e qeverive te Eurozones do takohen neser ( te djelen date 23 tetor ) dhe shpresohet se do dalin me nje deklarate te perbashket ( ne se cdo gje shkon mire ) te merkuren 26 tetor. Ne kete deklarate do thuhet se cdo behet me tej me Greqine dhe cdo behet me cadren europjane te shpetimit. Pershendetje.

    1. arti NY says:

      FLM per komentin qe ishte shume informues.. po e vertete eshte qe flitet per nje “Haircut” 50-60% te borxhit publik te greqise qe me teper nga kjo bankat franceze jane meteper te ekspozuara.. ketu ne NY analiste te ndryshem shprehen pro nje eurobondi por ne kte pike hasin kundershtimin e gjermanise… persa i perket greqise “Haircut” 50-60% te borxhit nuk do thote permiseme ne ekonomine greke se mbas 1 viti ose 2 vjetesh mund te gjenden ne situate me kritike.. e mira e te mirave eshte nje kapitullim i greqise dhe kthimi tek dhrahmia qe vendi te behet me konkurues ne produktet e saj

      1. Landi- Sverige says:

        Arti NY, per haircut 50-60% qe thuhet eshte e vertet, por kjo behet qe Greqia te jete konkuruese ne tregun europian me monedhen europiane duke pergjysmuar vleren e bankave greke, duke ulur pagat e pensionet ne nivelet e vitit 2000. Ne te kundert, pra kthimi ne dhrahmi do te ishte dhe fundi i euros, sepse direkt mbas saj do te dilnin vendet periferike si Irlanda, Portugalia e pse jo Spanja e Italia. Keshtu qe Gjermania nuk do te kishte me asnje interes, por per te rruajtur ekonomine e saj, direkt te nesermen do te largohej nga euro dhe do nxirte marken gjermane.

  2. plaku says:

    Djema Sarkozi ka edhe problemin se, vitin qe vjen behen zgjedhjet ne France dhe ne rast se behet “Haircut” per Greqine ne me shume se 50%dhe bankat franceze kane probleme atehere do behet nga tre Rating Agentures ulja e bonitetit te Frances nga AAA+ ne nje shkalle me te ulet gje qe, do ishte e papranueshme nga Sarkozi.

    1. Argita_B says:

      Eshte mese normale, nuk ka perse francezet te marrin kredi me perqindje me te larta vetem se greket dhe qeveria greke kane shperdoruar fondet publike.
      Eshte shume e lehte te kerkosh solidaritet kur je ne rolin e nevojtarit.
      Greqia ka nje problem shume te madh, se ka mbi 30 vjet, jeton shume me larte nivelit te jeteses qe i lejon ekonomia e saj.
      Nese greket nuk e kuptojne se evazioni fiskal qe ata bejne i sherben varferimit te Greqise, nuk kane se si te dalin nga kriza ku jane zhytur.

  3. anastasi says:

    shpetohet i mbyturi hahahahaha i mbyturi te mbyt
    grekqistani ka mbaruar se ndryshe nuk do te shkonte deri ne ate pike
    nuk mbahet shtepia me leke borxh
    investo nuk fito mer perseri borxh pun jevgjitesh
    bleje 6 e shite 5 hahahahaha

  4. G.Larti says:

    Dumbabasit merziten qe po shpetojne Greqine.Pse?

    1. tourkofagos says:

      se i mbyturi kerkon te mbyten te gjithe,,,,

      1. Ximara says:

        po keta nuk e kupotojne qe jane te mbytur, se keshtu kane qene gjithe jeten dhe nuk njohin gje tjeter vec saj…

  5. Argita_B says:

    Lum Greqia qe ju ka..tradhetaret e kane vendin ne token e tradhetareve..

    1. APOKALYPSIS says:

      Argjita B, mund te na perkufizosh ti si e kupton nocionin tradhetar?
      E ke ndonjecike idene??
      Se kam vene re qe 90% te fjaleve, allvanite i perdorin pa e patur idene as te kuptimit jo me te origjines etc.etc. …
      He na thuj ti dumbabse c’ejane tradhetia/tradhetari/tradhetarja/tradhetaret per ty?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje