Ndërtesë qeveritare në vend të kishës në Shkup

23 Tetor 2011, 12:16Rajoni TEMA

Një ndërtesë administrative shtetërore do të ndërtohet në sheshin qendror “Maqedonia” në Shkup në vend të kishës së paraparë.

Ky është vendimi nga plani i detajuar urbanistik i komunës Qendër, e cila ka pësuar ndryshime, nga ku është hequr vendosja e kishës “Shën Konstantini dhe Elena”.

Në vend të këtij tempulli fetar ortodoks do të ndërtohet një ndërtesë administrative, që theksohet se do vendosen institucionet e larta shtetërore, përfshirë edhe Qeverinë.

Mirëpo, detaje të tjera nuk janë dhënë seçfarë në të vërtetë do të jetë ndërtesa shumëkatëshe që do të vendoset në sheshin e Shkupit.

Heqja e kishës siç mëson agjencia e lajmeve INA është pjesë e një marrëveshje politike midis dy partive më të mëdha të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI, të cilët janë dakorduar se në shesh nuk do të ketë as kishë, por edhe as xhamia e paralajmëruar “Burmali Xhamia”, që është një kërkesë akoma e vendosur nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM).

Megjithatë, kisha është paraparë të ndërtohet në afërsi të shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë, pranë Shtëpisë së Armatës. (INA)

5 komente në “Ndërtesë qeveritare në vend të kishës në Shkup”

  1. tourkofagos says:

    a jane dakord myslimanet,qe prane shtepise se N.Terezes te ndertohet kjo kishe!!??? apo duan te ndertohet Burmali Xhami!!!!

  2. rrufeja says:

    Si muslimanet, ashtu edhe katoliket jane dakord te ndertohet xhamia dhe shtepia e lindjes se Gonxhe Bojaxhiut, por assesi kishe e nje populli te shpikur ne shek.21. Shoh se dikush nga Shqiperia po vuan per kete popull te shpifur . Mbase eshte edhe vet i tille,nga nicku, do t’ua haje turqeve, bobo sa i pangopshem.

    1. tourkofagos says:

      ndertimi i nje xhamije prane shtepise muze,te nderit te kombit shqiptar,N.Tereza do te ishte ,,,FATALE!

  3. nik says:

    kurr nuk ka per te ndodh kjo sado sorrat e anadollit po mundohn qe me lirat e tyre te korruptojne disa korrak qe thua ti turkofagos korraket nder shqipetar jane pakice lira turke nuk ka vler vetem sa nje tullon wc e keshtu sorraket e korraket me brekushe do kthehen andej nga kan ardhur ne shpellat e karpateve

  4. berreta e kuqe says:

    hahahaaa,flasin muantet e europes,edhe ne nevojtoren e “maqedonasve”doni me fut hundet,yyyyyyy mongoloid,shporruni,qerrohuni,zhdukuni,jeni si ajo rriqna e qenit.
    vdekje tradhtarve,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje