Berisha, një orë fjalim kundër Topit: Ai e Rama vetëm sa do më shtojnë votat

31 Tetor 2011, 15:09Politika TEMA

Rreth një orë kryeministri Sali Berisha ka folur përpara deputetëve të tij, dhe në qendër ka pasur vetëm presidentin Bamir Topi, të cilit në shumë raste i është referuar si hibridi i zotit Edi Rama. Berisha tha se Topi e Rama vetëm sa do i shtojnë votat. Gjeni më poshtë pjesë nga fjala e Berishës.

 

“Regjistrimi i popullsisë, ata që ishin kundër duan të fshehin pasurinë”

“Përshëndes miliona shqiptarë që iu përgjigjën procesit të regjistrimit të popullatës në mënyrën më dinjitoze. I realizuar në kohën e Mbretërisë, nuk kishte saktësinë e sotme. I realizuar gjatë diktaturës, ishte një proces nën presion, si çdo proces tjetër. ishte një proces që kishte si qëllim statistikën për falsifikimin e realitetit. Edhe regjistrimi i bërë 10 vjet më parë ishte një regjistrim jo me standarde. Në këtë regjistrim, sipas analizës të ndershme e të paanshme, u injoruan disa nga kërkesat më themelore të regjistrimit në një vend të lirë. Pati dhe probleme teknike serioze. Ky është regjistrimi i parë modern i qytetarëve të lirë shqiptarë, me të gjitha standardet. Regjistrimi ka ecur në mënyrë të përgjegjshme, të qytetëruar. Kanë bërë një punë shumë të madhe 12 mijë regjistrues në mbarë vendin, një punë kolosale. Siç e dini janë regjistruar edhe pasuritë. Shpresoj që të dhënat të publikohen në kohën e parë të mundshme pas trajtimit të tyre më serioz. Ky regjistrim do të ndihmojë për politika më të drejta, për ndërtimin e politikave më të drejta, duke u bazuar në demografinë aktuale dhe përbërjen e saj. Do ndihmojë qeverinë për një vizion më të qartë për politikat e saj në interes të qytetarëve.  Ata, të cilët bërtitën, nuk po përdor termin që u shkon, bërtitën si kredharakë kundër tij, kanë pasur një qëllim të vetëm: të fshehin pasurinë e tyre. Një grup i vogël, i parëndësishëm, i identifikuar plotësisht. Rrezes së transparencës këta nuk mund t’i shpëtojnë, sepse rezulton qartësisht frika nga pasuria e tyre, ka qenë shkaku kryesor i fushatës që ata bënë, dhe morën shpërblimin që merituan.”

 

“Topi kërkon të fitojë vota me Aleancën e Plehut”

“E shfrytëzoj këtë takim me ju për tu ndalur në një moment shumë të veçantë. Tek kthimi i ligjit për mbetjet nga presidenti. Kushtetuta e vendit përcakton në mënyrë të qartë kompetencat e presidentit të Republikës për të firmosur ose kthyer ligjet në Kuvend. Në këtë kontekst, ne kemi trajtuar e trajtojmë në mënyrë kushtetuese çdo qëndrim që mbahet ndaj ligjeve të vendit nga presidenti.

Dua të them se qëndrimi ndaj këtij ligji është nga alfa në omega politik. Ata të cilët përpiqen me aleancën e plehut të mashtrojnë shqiptarët, do e gjejnë veten të dëshpëruar. Ndaj dhe unë dua të bëj sqarimet që vijojnë. Shqipëria në vitin 2006 ka firmosur Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, e cila është votuar në të gjitha parlamentet e vendeve të BE. Kjo marrëveshje është kontrata e Shqipërisë me këto vende. Në këtë marrëveshje, ekziston në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe trajtimi i mbetjeve urbane. Mbetjet urbane janë një realitet për të gjitha vendet, madje më i madh për vendet e zhvilluara, pasi kanë më shumë se vendet më pak të zhvilluara. Konform kësaj marrëveshje, Shqipëria është e detyruar që të ketë një qëndrim në përputhje me standardet evropiane, një qëndrim ligjor të përcaktuar në trajtimin e këtyre mbetjeve urbane. Për këtë qëllim, Komisioni Europian ka një listë se cilat janë mbetjet e parrezikshme, të cilat në tërësinë e tyre përdoren për riciklim, për industri. Mbi këtë bazë ju deputetë miratuat ligjin, i cili e disiplinon importin e mbetjeve urbane. Ky është një proces konstant gjatë gjithë këtyre viteve, përfshi këtu 8 vitet në pushtet të Partisë Socialiste.

Nga 300 e sa artikuj, Shqipëria do pranojë vetëm 50 mbetje, jo të rrezikshme. Se çfarë do ndodhë kur të kemi statusin, atëherë detyrimet janë ndryshe. Në ligj theksohet se mbetjet nuk importohen për ruajtje, nuk ka depozitë. Është fakt që këta anëtarët e aleancës së plehut dhe zotërinjtë që duan të nxjerrin vota nga plehu, ua fshehin qytetarëve një gjë të tillë. Unë kam shumë respekt për shoqërinë civile, por dua t’u garantoj se në gjithë këtë spektër të gjerë, mbetem mirënjohës ndaj NGO-ve të mjedisit, pasi kanë një kontribut të madh në mbrojtjen e mjedisit, kanë kontribut në krijimin e vetëdijes kombëtare në një shoqëri ku fjala mjedis nuk ekzistonte. Para vitit 1990 nuk ka pasur asnjë akt ligjor që të flasë për mjedisin. Ndaj këta djem e vajza po bëjnë një punë të shkëlqyer.

Unë jam mjek, formimi im janë doktrinat biologjike. Jam i bindur se shërbimi më i madh që i bëjmë vendit është që ta fusim në rrugën jeshile. Por, ajo që më lëndon, më lëndon shumë, është keqpërdorimi i parimeve të mëdha të mbrojtjes së mjedisit për qëllime të mbrapshta politike. Le të kthehemi pas në kohë, kur në Vlorë po këta shokë, por me njëfarë modifikimi, bënë betejë disamujore për ngritjen e një termocentrali, që e ka ndotjen dy herë më të ulët sesa përcaktojnë standardet evropiane. Janë këta antiglobalistë, që është varianti i sotëm i marksizëm- leninizmit, që organizuan një akt të shëmtuar në Universitetin e  Vlorës, ndaj një njeriu që po bënte detyrën e tij në kuadër të atij që quhet dialog me qytetarin.

Këta rrëmojnë në plehra për të gjetur vota. Në një pako, bënë thirrje për vota, por nëse e doni pushtetin në këtë mënyrë, ai nuk u vjen kurrë. Nëse keni probleme me mjedisin, urdhëroni e thoni çdo gjë konkrete. Aleanca e plehut është e shkuara.

Në ligj keni përcaktuar se çdo listë mbeturinash miratohet nga Këshilli i Ministrave. E ftoj shoqërinë civile që të monitorojë çdo vendim të kësaj qeverie. Jam i gatshëm t’i bëj pjesë të vendimmarrjes. Cila është ajo qeveri, e cila sillka produkte toksike për qytetarët e vet? Ku e gjejnë ata? Shqetësimet se ne nuk kemi kontroll, po në këtë vend futen me mijëra produkte ushqimore, po kush i kontrollon këto? A duan kontroll këto? Ata i ftoj të bëhen pjesë e këtij kontrolli. Mos u përpiqni të mashtroni shqiptarët.

Këta fillojnë dy vite përpara fushatën për krijimin e partisë së Aleancës së Plehut. Por të katandiset gjer tek ndotjet, kjo është mjerim i madh politik.”

“Rama po krijon parti duke përdorur institucionet e pavarura”

“Përdorimi i institucioneve nga zoti Edi Rama, në funksion të krijimit të partive, është akti më i rëndë. Absolutisht. Kjo është kapja më fatale. Nuk ndodh në një vend që krerët e institucioneve të bëhen pjesë e një projekti të kreut të opozitës për të sulmuar mazhorancën. Por jemi një shoqëri e lirë. Por kjo shoqëri nuk është e lirë pse jam unë kryeministër, por sepse ka institucione demokratike. Qytetarët e këtij vendi i mbron rregulli ndërkombëtar. Të harrojë kush se mund të shtypë qytetarët e botës së lirë. Gadafi e mori përgjigjen më të mirë. Rregulli ndërkombëtar nuk të lejon të nëpërkëmbësh lirinë dhe të drejtat. Askush nuk ka të drejtë, dhe nuk ka amoralitet më të madh se të përdhosësh Kushtetutën. Dhe pse, sepse kështu mendon ai se mund të vijë në pushtet. Institucionet nuk janë Sali Berisha, institucionet janë të qytetarëve shqiptarë. Por kështu vetëm sa i shtojnë vota mazhorancës. Kjo vetëm sa na shton vota ne. Por ka një gjë tjetër, dëmi që u bëhet institucioneve është shumë, shumë i madh. Ndaj dhe unë do i them zotit Rama, i cili ka faktuar në mënyrën më të përsëritur se nuk do nxjerrë mësime, se nuk është kjo mënyra për të ardhur në pushtet, por kështu e bën më të fuqishme mazhorancën. Institucionet janë të gjithë shqiptarëve, të votuar me ligj nga të gjitha palët. Nuk gjen dot shpëtim.”

 

“Në krye të KLSH nuk duhet një polic”

“Çfarë është zotëria që është propozuar për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ka një përcaktim Kushtetuesja, thotë se kreu i Shtetit duhet të konsultohet me parlamentin për kandidaturat e organeve kushtetuese. Po ta marrësh në këtë formë, sa herë të mos i përmbahet Kushtetutës, do shumëzojë veten me zero.

Ajo që thotë Gjykata Kushtetuese është se mbush boshllëkun mes Presidentit dhe Parlamentit.

Së dyti, ligjet e vendit përcaktojnë disa kritere. Ai nuk do bëjë kontroll policesk, unë kam respekt për uniformën e policisë, por ai nuk do bëjë kontrolle policeske. Unë prisja nga i kandiduari një akt përgjegjshmërie si dorëheqja. Zotëria që do zgjidhet në atë post të nderuar, do ketë tagrin kushtetues për të kontrolluar gjithçka.

Rama mendon se përmes disa hibrideve do kthehet në pushtet, por e ka gabim. T’i lërë drejtuesit e institucioneve të pavarura në të drejtën e  tyre. Përballë ke një mazhorancë që premton frymë bashkëpunimi, dialog.”

37 komente në “Berisha, një orë fjalim kundër Topit: Ai e Rama vetëm sa do më shtojnë votat”

  1. askushi says:

    Aleanca Euro – koruptive do sulmoje, per te eleminuar, çdo personalitet qe i prish kete aleance.Ajo ruan dhe shton rradhet me aleat qe mbeshtesin kete aleanc,panvarsisht se jane fashist,komunist,kriminel dhe hajdut.Vetem te garantojne qendrimin per nje kohe te gjate te kryeministrit Berisha ne pushtet.

    1. Vlora says:

      fjalimet e ketij njeriu te krijojne nje lloj acarimi qe ste ndodh askund tjeter………
      i ka shkuar vertet frika ne palce nga partia e topit…
      po boll me berisha – meta,,,,e fundoset kete vend skeni ku ta coni me..
      tani ne dore fatet e vendit do ti marin qytetaret rama – topi……

      1. ruzhdi says:

        Z.Kryeminister Sali Berisha asht Heroj i Popullit Shqiptar per se gjalli.Ky Sali Berisha asht qe ka ber ma se shumti per ket Shtet Shqiptar.Pasi ka erdhen ne Pushtet e ka vue demokracin ne ket shtet Shqiptar ka ber reforma sic jan per interesin e Popullit per nje Jete ma te mir,Salihu e ka ber antar te Natos Shqiperin,e ka ber Liberalizimin e Vizave Shqipetarve, dhe e ka ber Popullin Shqiptar me Imunitet,dhe kurr nuk ka genjye per interesat Personale ky asht Burr Shtetas Shqiptar Sali Berisha.

        1. Klodian Kapllanaj says:

          Shkruani shqip ju lutem……

        2. Klodian Kapllanaj says:

          Shkruani shqip ju lutem……..

        3. shkrimtari says:

          Per kete gje po fol gjithe populli. Por une nuk kuptoj se cfare ka qe shan Presidentin dhe Edi Ramen kur ato sipas tij i shtojne jeten… Ai vetem duhet ti lavderoje ato .. Nuk e kuptoj ose jam pak i trashe se jam edhe une nga Vicidoli…

        4. duket qe shkeruan cecenisht kjo rushda

        5. Nadia Shabani says:

          Ke te drejte Ruzhdi eshte hero se ka vene diktaturen kudo me lezet dhe duke qeshur e duke bere humor por sot i paska ikur humori ka dale jashte kontrollit.Edhe kur ai vjedh e ka fajin Edi Rama, edhe kur ai vret e ka fajin Edi Rama, edhe kur korrupton gjykatat e ka fajin Edi Rama, Saliu eshte i pafajshem. Njeri me te paskrupullt dhe mashtrues me te madh nuk me kane zene syte.E ka filluar fushaten elektorale duke share partine e Bamir Topit qe nuk eshte krijuar akoma se Bamiri eshte President akoma apo jo. Lexojeni me kujdes fjalimin e tij kur thote qe Edi Rama dhe Bamir Topi vetem do me shtojne votat e ka fjalen per ato votat qe bere plan te vjedhin dhe manipulojne, keshtu thoshte edhe para zgjedhjeve te 2011 qe Edi Rama vetem do me shtoje votat dhe e pate se cfar i beri bashkise se Tiranes. Ky njeri eshte jashtezakonisht i rrezikshem, te gjitha partite politike duhet te kene kujdes se ky ka dale jashte kontrollit, nuk di se cfar flet dhe cfar ben. Kur thote qe do me shtojne votat e ka me te vertete se ai ka ne dore policine, gjykatat, do te marrin edhe presidencen, do zgjedhin edhe nje prokuror te pergjithshem peqe-lepe, po blen gazetat dhe televizionet qe flasin per interesat e tij, pra cdo gje po merr nje kthese te rrezikshme dhe po perqendrohen ne duart e tij. Kush do ti transportoje kutite deri tek numerimi policia me makinat e blinduara.A mund ti besohet policise? Jo, Saliu e ka bere planin e vjedhjes se zgjedhjeve dhe rrezik eshte duke punuar Ristani qe tani me listat e zgjedhjeve se si ti manipulojne.Intelektualet shqiptar fatkeqesisht jane percare sipas interesave ekonomike dhe nuk duan te prishin rehatine e tyre personale duke thene c’me duhet mua pula’skam hisht pse te bej.Ne populli flasim por ne nuk na pyet njeri se Saliu vet i ben ligjet vet i firmos dhe vet nuk i zbaton. Ka dy lloj zbatimi te ligjeve nje ligj per te pasurit dhe nje per njerezit e thjeshte. Kush ka para denohet me pak se ai qe nuk ka lek.Kush ka pushtet nuk denohet fare, ate nuk e kapin ligjet e shtetit.Keshtu qe fjalimin e tij duhet ta merrni seriozisht se po pregatit terrenin qe tani qe gjoja ai do fitoje se e do populli dhe ne anen tjeter pregatit skemen se si do ti zbrazin dhe mbushin kutite naten.Shikoni shprehjen qe perdor:”Ndaj dhe unë do i them zotit Rama, i cili ka faktuar në mënyrën më të përsëritur se nuk do nxjerrë mësime, se nuk është kjo mënyra për të ardhur në pushtet, por kështu e bën më të fuqishme mazhorancën. Institucionet janë të gjithë shqiptarëve, të votuar me ligj nga të gjitha palët. Nuk gjen dot shpëtim.” Institucionet jane te te gjithe shqiptareve. Cfar ka ngelur per shqiptaret kur institucionet nuk perfillen nga policia dhe gjykata zbaton urdherat e qeverise? Po ka turp dhe krim me te madh qe vajte e fshive rregjistrimet e 21 Janarit? Ku eshte institucioni ketu? Ky eshte veprim i mafiozeve dhe jo i shtetit ligjor me kushtetute dhe institucione te panvarura. Ky tallet gjithe diten me ne dhe fatkeqesisht ne na eshte regjur lekura dhe me eshte mbushur mendja qe na pelqen diktatura prandaj ai tallet me ne.

  2. Avni Rustemi says:

    Hahahaha cfare karagjozi eshte maloku..Edi Rama te katandisi qe vetem 15% te votave te shqiptarve te marresh ..dhe ato vetem nga shtresa me injorante dhe me e vobekte e shqiperise prejashto ketu sahanlepirsit e tu qe vjedhin dhe mashtrojne vrasin dhe presin dhe asnje gjemb sju hyn ne kembe ..2% e ketyre votave te vjen nga klasa fshatare ne gjithe shqiperine dhe 10% nga maloket..3% na te burgosurit qe ti i nxjerr perpara votimeve apo demostratave per te krijuar rremuja dhe panik..votat e tjera jane vetem fallsifikime …sdo te shpetoje dot as helikopteri qe mban gati as jeleku anti plumb dhe mercedesi i blinduar..te tjeret kishin me shume se kaq dhe shkuan per lesh..ora jote ka ardhur dhe nuk e ke te gjate.do vesh ne p…te sheqeres vucidolit bashke me kelyshet e tu

    1. mirdita says:

      Ti AVNI RUSTEMI , TE KESH KUJDES PER ATE QE SHKRUAN , NESE KE DICKA ME BERISHEN THUJA ATIJ , SAPER MALOKET JU MARRSH TE KEQEN , TE KESH NDERIN TE JESH MALSOR VERIOR , SE MALOK JE DHE TI , ME THUJ NGA CILI MAL I SHQIPERISE JE , KRRABA ,DAJTI , TEPELENA , PERMETI GJIROKASTRA VLORA POGRADECI , JANE NE MES MALESH , MOS NGATERRO POLITIKEN ME KRAHINIZMIN .

      1. ruzhdi says:

        Shum me vend ore mirdit mbetsh mir

  3. tourkofagos says:

    hahaha,Aleances se Korrakeve,i shtohet dhe nje pseudonim tjeter,,,,Aleanca e Kredharakeve,,,,,me ne krye korrako-kredharakun K.Spahiu,me sakt nuk behet.T’emen e s’emes,nuk kisha menduar kurre,se do te symfonisja per dicka qe do te shprehej Sali Berisha!!!Prandaj kurre,nuk duhet thene kurre…….!!!

    1. bobi says:

      Mjaft na cave b… turkofag kurv pe Korce

      1. tourkofagos says:

        mund edhe ta qepesh,nqs ka kaluar caqet e lejuara,,,,,ok.

    2. nuke meret vesh ky turkofogasi se me ke eshte,kjo dote thot qe nuke eshte as me vetvejten

    3. adiatiku pertej detit says:

      edhe vet ti nuke edi se nga do ja mbsh je ne ajer o turkofogas

  4. brace says:

    SHikon fundin e tije tragjike largimin nga pushteti me turpe,rrencake e mashtrues abuzoje 20 vjete me demokracin ky spiun i pa skrupullte,rrejti e mashtroje shqiptaret e shkrete,me grupin e tije te flliqur,me niper e mbesa bllokemensh,kriminele vrases te shqiptarve.Po i iken mendja fare,se me formimin e partise rreale te djathe,nga Z Bamir Topi,largon perfundimisht komunistat e spiujte nga pushteti i mbajtur penge kto 2 dekada,drejtesia do te beje punen e saje te pa varur ndaje ktyre mashtruesve,hajdute e vrases,me largimin e ktyre plehrave,do shijojme edhe ne demokracine e vertete e penguar nga kta plehra te ndyre.

  5. shqiptari says:

    do ti marresh edhe ket rrall lalucve votat soti berisha je njeshi,laluc ska fuqi as tru shtypi kta laluc

  6. david says:

    myti laluct hahah ska laluci esht i marum perfundimisht njeshi je sal,

    1. Veriori says:

      Ti e sala u mytshi, e ju marrte dreqi! Dalshi fare!

  7. Kam frik ta them says:

    More qelbesire, po pse per votat mendin ti!!!???
    Po ti je kryekari shtetit ore, ti duhet te mendosh per popullin qe te ka me shume kimet.

  8. Sali Plehu says:

    Kush hapi fjale se Sala do te dorehiqet dhe se do ja lere vendin nje tjetri ne zgjedhjet e 2013.Deri ne vdekje me shpirt nder dhembe , ne pleh e hale ai do te jete aty ne lufte per te qene i pari i vendit.

  9. joni says:

    e ka kapur paniku se ner zgjedhjet e 2013 nuk do futet as ne kuvend dhe do jete parti e trete.

    1. Tirona says:

      PD, parti e trete ne 2013 ????!!!!!.
      Makina qe parashikon te ardhmen e poltikes shqiptare ka bere kete parashikim.
      – Formohet nje parti demokratike e re djathte.
      – Ne zgjedhjet e 2013 fiton PS dhe ajo merr pushtetin.
      – Ne zgjedhjet e 2013 partia e re demokratike e djathte ze vendin e dyte dhe qendron ne opozite.
      – Ne zgjedhjet e 2013 LSI ze vendin e trete, po pa lidershipin e saj.
      – Ne zgjedhjet e 2013 PD katandiset ne nje parti te vogel me 1 ose dy deputet ne parlament.
      – Ne zgjedhjet e ardheshme presidenciale, president zgjidhet Spartak Ngjela.
      – Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2017 perseri PS fiton zgjedhjet dhe qendron ne pozite.
      – Ne zgjedhjet e vitit 2017 perseri partia e re demokratike e djathte ze vendin e dyte dhe qendron ne opozite por duke bere koalicion me PS, per tu pergatitur kur te marri pushtetin.
      – Partite e vogla shkrihen fare ne zgjedhjet e vitit 2017.
      – Ne vitin 2017 Shqiperia futet ne BE.
      – President i vendit zgjidhet perseri Spartak Ngjela ne vitin 2016.
      – Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2021 Partia e Re Demokratike e Djathte fiton zgjedhjet dhe merr pushtetin.
      – Partie e re demokratie e djathte ndryshon emrin dhe quhet Partia e Djathte Shqipetare.
      – Ne zgjedhjet e 2021 PS kalon ne opozite.
      – Ne 2020 Presidenti zgjidhet nga populli.

  10. gk says:

    shiko fjaline e fundit, rri 1ore duke shar e vjell vrer dhe pastaj eshte i hapur per bisede dhe jo per dru…

  11. joni says:

    e ka kapur paniku salen prandaj ngado qe vete flet per topin e ramen.

  12. indrit says:

    Seç i dalin nga njehere edhe ketij tarallaku disa batuta te forta.
    “Keta remojne neper plehra per te gjetur vota”, s’jam dakord aspak me permbajtjen, por si batute eshte e forte.
    Perveç shakave, ky kur thote e rithote e perseri çdo dite rithote, e prape te nesermen e thote perseri, edhe kthehet edhe perseri e rithote,se atij ne 2013 do ti shtohen votat, priteni se ne nje menyre e nje tjeter do e mbaje fjalen.Thjesht po na pergatit psikologjikisht qe te mos na bjere si nje menxyre mbi koke. Prandaj nuk ka shprese ne horizont. Nuk e di se sa ja vlen opozites te hyje ne zgjedhje; ky jo thjeshte do i vjedhi por do marre nje shumice te tille qe te qeverise pa probleme.

    1. MEMEDHETARI says:

      Indrit,nuk eshte fantazi ajo shprehje…
      Eshte veprimi qe beri Saliu vete bashke me Ristanet ne votimin per Tiranen…
      “Keta remojne neper plehra per te gjetur vota”…
      Tekstualisht keshtu i thoshim atehere ne komentuesit,e harrove???
      Mirepo Sali hajduti qe po na vjedh Shqiperine,nuk e ka per gje te na vjedhe edhe shprehjet dhe t`i lexoje si “krijime” te vetat…kunder nesh…(!!!)
      Keto jane “krijime” ne panik dhe prandaj “fatkeqesisht” bejne efekt te kundert…
      Ky palo plak qe ka filluar te “bluaje” si moker mulliri duke mallekuar kundershtaret,ka shume gjasa qe,sic tha Edi Rama, i del ne gjume vertet Gadafi ne vrime te mutit…
      Une mendoj se kane pergjegjesi te rende shoqja Liri si bashkeshorte dhe personeli qe merret me kujdesin per Udheheqesin e Madh…
      Ashtu sic jane te ndaluara disa filma per moshat nen 16 vjec…edhe Udheheqesi i Madh Sali Gjakesori nuk duhej te shikonte skena me Gadaf…
      Se,ja rezultati,ne vend qe te heshte,mban fjalime,jep “leksione”…
      Shyqyr qe deputetet e Grupit jane “femije te mire”dhe bejne sikur degjojne me respekt…
      Mos e katandiste veten njeriu keshtu…
      Saliu flet per “kapje institucionesh” nga Edi Rama, por Shqiptaret e dine qe Institucionet i ka kapur fort per gryke vete Sali Berisha…
      Saliu flet kunder”aleances se plehut”,por Shqiptaret kane kohe qe i thone “Pleh” vete atij,Sali Berishes,qe kembengul ende te na sjelle ne vendin tone kazanet e plehrave te Evropes…
      Saliu flet per krimin ne Shqiperi,por Shqiptaret e njohin ate vete,Sali Berishen,si ideator dhe zbatues te krimeve…
      Saliu na flet per korrupsionin,”kundershtaret,thote,duan te fshehin pasurine”…por Shqiptaret e dine dhe e njohin nga zeri qe i dridhet,qe Ai,Sali Berisha, eshte vete “babai” i Korrupsionit,bashke me familjen politike e gjenetike…
      Saliu flet per moralin,por Shqiptaret e kane te fresket gradimin e imoraleve “hamshore” Pango e Meziu…
      Saliu flet per Atdhedashuri,por Deti Jon dhe Adriatik e peshtyjne me sterkala ne fytyre…
      Saliu flet dhe thote”Ata qe perdhosin Kushtetuten”…(!!!)Mund te thuhet dhe “O Tempora!”,”O Mores”!,por une do te them:OH,cfare i pafytyre!!!!!!
      SI E DUROJME AKOMA KETE VEMJE,O POPULL SHQIPTAR??????????????????????????

  13. drini says:

    I nderuam z.Brisha.Ma bahet qejfi shume qe ke zan nji tem qe asht per me u permend!Por tu nuk kan ç’ka me t’ba se ne kena miq te medhenj ne t’gjith boten e ata e dijn mire se kush asht Sali Brisha.Ti ke me u rrexue prej kali vetem po te hangren ata qe te urdheruen me hager te tjeret.E sherbimi tand s’ka qene i paket ne kete drejtim.Friken kija vetem z.Topi se edhe vllajn e ka doktor e edhe per vete shkolle buqesia ka mbarue e keshtu qe miq mujt me e pais me nje shirig e me ta ba ty si thot ene poplli yne “me nja gur me vra dy zogj”.Por ti je aq i zoti e ma mire baja vehtes ate gjilpon se ma ta ba Bamiri.A e din miku kete situat apo jo dhe a t’ka thane me veprue?

  14. emigranti says:

    Po a ke lene njeri pa SHARE ti o Sal,a mendon se keta njeres qe ti pergojon cdo dit kan gjak,kan seder,kan familje dhe fis,nuk jane te gjith si ti qe ketej i shan, dhe ne te kundert ju kerkon votat,do ta shohesh mire ne 2013 se sa vota do marresh ti,vetem te horrave dhe te hipoktitve qe ta kan pa hajrin,harroi votat e SHQIPTARVE TE NDERSHEM DHE ME TE VERTET DEMOKRAT,jan zhgenjyer shqiptaret…..

  15. EMIGRANTI says:

    HARROI VOTAT E SHQIPTARVE TE NDERSHEM DHE DEMOKRAT O SAL,E KE ZHGENJY KETE POPULL O SAL,DHE NE 09 ME BREK NEPER KEMBE DHE DUKE VJEDHUR E MORE O SAL,TE JEM SI TY DAL E LOZ DOMINO E MOS TE GHEJ 2013 NE ATE ZYRE SE DO FELLIQESH PER SE GJALLI,DO TE GJUAJNE ME DOMATE DHE VEZE PARA SE TA DORZOSH,TE KA ZENE PERFUNDIMISHT MALLKIMI I SHQIPTARVE TE NDERSHEM, DHE DEMOKRAT TE VERTET QE JANE SOT PA BUK,VENDI ESHTE MOZOMAKEQ….

  16. E keni pare gerdallen e vucidolit se cfare ngjashmerie ka ne shprehje dhe xheste me Gadafin? Ne cdo fjale dhe shprehje ben si Gadafi: hum hum qenet ham ham qenet hum hum qenet ham ham. Gerdalles i ka ardhur fundi dhe gerdallet dhe gadafet behen shume te rezikshem por fundi i tyre eshte i pashmangshem. Hum hum qenet ham ham

  17. Albert says:

    Martes jote me Ilir Meten eshte dhe do mbetet turpi me i madh ne historine politike te ketij vendi,more faqezi! Ku ke surrat per te folur per te tjeret ti more i poshter qe ke peshtyre dhe peshtyn dynjane mbare,me Nano,Meta,Pashko,Ceka,Ruli…..etj.etj dhe i lepive te gjithe jarget qe ke nxjerre nga ajo goje e felliqur.Dinosaur i kollarisur,monstra e fundit e kesaj specieje,ja cfare je ti,more plak gangster!

  18. Niku says:

    Nje gje eshte e sigurte. Saliu eshte percares, dhe Shqiperise i duhet nje bashkues. Ai e ka te qarte qe koha ika ikur, ben ose rolin e budallait ose do te fute friken. Nuk e can me kush b… per Saliun.

  19. kolaqi says:

    te na falin banoret e zonave kodrinore malore por nga ky bir kurve eshte fryre kjo urrejtje patologjike mes shqiptaresh

  20. toke nasari says:

    vishi dhe shkelzenit jelek antiplumb dhe argites qe e ka ftyren si halluin

  21. Obergruppenfuhrer says:

    Pse nuk postohen komentet e mia TemA?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje