Edi Rama: Nuk do prekim taksat për prodhimet bujqësore vendase

31 Tetor 2011, 13:27Politika TEMA

Në fjalën e tij përpara grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i kësaj partie, Edi Rama, vlerësoi deputetët e tij për organizimin e tryezës për reformën në drejtësi.

“Ishte një aktivitet gjithëpërfshirës e kuptimplotë. Mungesa e palës tjetër mbeti e pajustifikuar. Por më e pajustifikuar ishte shprehja brutale e deputetëve të PD, të cilët dhanë një mesazh të shëmtuar.

Ne do vazhdojmë politikën e dorës së shtrirë, do vazhdojmë të shohim përpara, të jemi zëri dhe forca e së ardhmes,” tha Rama.

Kreu i PS tha se në Kongres do prezantohet programi bazë, i cili do shtjellohet në çdo fshat e qytet.

“Kemi në dorë dy instrumente që na duhen për të shkuar të sigurt në fitoren e zgjedhjeve. Do u japim shqiptarëve një program bazë, plot vizion dhe ide, të cilin do e shtjellojmë në çdo qytet e fshat, për tu ndarë më në fund nga politika e vjetër,” tha Rama.

Përpara deputetëve, Rama foli sërish për propozimin e PS për uljen ose heqjen e TVSH.

“Siç e keni parë dhe dëgjuar, propozimi ynë për heqjen e taksës për bukën, qumështin, vezët e ilaçet, për uljen e taksës për faturat e energjisë dhe heqjen e taksës për inputet bujqësore, kanë ngjallur shumë interes. Ne do e bëjmë realitet atë sapo të vijmë në pushtet, nëse qeveria vazhdon të mos pranojë dhe të gënjejë për këto taksa. Këto që propozoj nuk kanë lidhje me akuzat e shpifjet e Saliut, të cilit nuk ia ndien për ata që jetojnë jashtë familjes së tij. Do heqim dhe taksën e inputeve bujqësore dhe nuk do prekim taksën e TVSH-së për prodhimet bujqësore vendase,” theksoi Rama.

9 komente në “Edi Rama: Nuk do prekim taksat për prodhimet bujqësore vendase”

  1. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Per Edi Ramen, vazhdimi i politikes per te shtrire doren si lypes tek Berisha, tregon falementimin e nje opozite te shkundur qe keni. Per taksat, Shqiperia nuk eshte ne fushate elekturale, prandaj dalja ne shtyp tregon gjoja se berjes opozite duke mashtruar shqiptaret. Opozites i duhet te hedh Berishen nga pushteti, te tjerat tentativa jane humbje kohe.

  2. nastradini says:

    Demagogjia dhe politizimi qe po i behet mekanizmit TVSH nga PS-ja dhe PD-ja tregon edhe per nivelin e ulet te njohjes te ligjeve te ekonomise se tregut ne vendin tone. Nga Saliu ne radhe te pare. Qe drejton vendin si nje Pirat Mesjetar. Dhe nga Edi Rama. Qe do te ktheje ekonomine e planifikuar te kohes se Enverit. Pa taksa dhe tatime, por me tollona dhe falimentime. Po si do ta ulesh TVSH-ne e ushqimeve dhe dritave o Edi Rama kur te maresh pushtetin? Dhe me se do te paguash rrogat dhe pensionet? Po ndihmat per familjet ne nevoje apo investimet emergjente? Kur FMN-ja eshte kunder kategorikisht uljes se nivelit te ketij tatimi? Apo do t’i shpallesh lufte Botes? Se kollaj te premtosh dengla ne diell dhe enderra me sy hapur dhe ndryshe eshte t’i zbatosh ato kur te vish ne pushtet. Nga ana tjeter podhuesit bujqesore do ta dine shume per nder po t’i heqesh TVSH-ne. Sepse do te fusin lekat e TVSH-se ne xhep kur te shesin tek konsumatori prodhimet e tyre. Sepse nuk i detyron me me komande nga larte qe te ulin cmimet e prodhimeve te tyre. Ne nje kohe kur ne Bote po rriten vazhdimisht. Degjoje nastradinin njehere o Edi Enderimtari. Me mire mendo se si do te denosh Sali Hajdutin dhe banden e tij kriminele. Qe po vjedh TVSH-ne si i papare. Njesoj sikur ta kishte arken e vet te kursimit. Sic vodhi edhe ne rrugen Durres-Kukes. Sic vodhi dhe vjedh akoma Armatimin e Ushtrise shqiptare. Me kryekomandant Bamir topin gjumash. Sic vodhi edhe votat per Bashkine e Tiranes. Deklaroje kete o Edi Opozitari ne Programin tend famoz. Dhe leri lutjet e priftit per Saliun per heqje TVSH-je apo per mallengjime te tjera per fukarenjte. Qe te te vijne nga pas shqiptaret.

    1. fukara contro tutti says:

      E mo nastradin ti mesova une ca gjera nga ekonomia, po prape nuk i the mire. Je shume i trashe bre, vetem per te vjedhur je i zoti. Pa le qe beke edhe si antikomunist. eh o nastradin efendem e di ca eshte te kujtosh dite te lumtura ne dite te keqia dhe anasjelltas. Ah kur ishim bashke ne KQPPSH, ah sa kohe te bukura. Po jo si keto te Ed Rammes, qe kerkon te beje shtet. Eshte ne vete ky o? ne duam te vjedhim edhe nje cike, ky eshte rrote fare o te shkreten, ky do te bej shtet per fukarane. Nastradin Tosi me Xhoin e di se kur do behet shteti, po ky i gjati nuk degjon, eshte enderrimtar i shkreti, andaj beni cbeni edhe i mblidhni ata te menderuarit, keshtu se harrova ata te moderuarit de. I njoh ca nga matufet, jargaviten rrugeve, ce Ed Rama nuk me beri deputet edhe qe thua ti nastradn bej shikojne me cep te syrit se mos i pershendes une po une ju hedh nga nje dengel zotrote, se ti e perdor shume kete fjale ngaqe ke turp ti thuash pordhe. hajde tung

      1. nastradini says:

        Je shume budalla dhe nuk meret vesh se c’do te thuash o mavri. Bashke me shume fukarenj te tjere si bishta nga pas. Po renditi njehere mendimet dhe pastaj shkruaj ne TEMA. Se po ja ul vleren Edi Rames me mbrojtjen qesharake qe i ben. Se po te jene militantet e Edit si puna jote ka shume gjasa te dale profecia e Sali Komunistit. Qe te mbetet ne pushtet edhe 30 vjet te tjera. Prandaj intelektualet duhen t’i thone STOP lutjeve mallengjyese te Edit per Saliun. Per heqjen e TVSH-se. Qe ngjajne me shume si psallme meshari ne kishen sesa si ze opozitari ne luften per te fituar pushtetin.

  3. analist says:

    Hahaha,nuk do prekim taksat thote iluzionisti Rama qe e rren mendja se me metodat qe i rekomandon Arvizu ka per te ardhe ne pushtet dhe atehere nuk do te rrite taksat e ushqimeve.
    E dime qe nuk do i rritesh,e dime.E dime se keshtu si po vepron,vone se ka per te ardhe rasti te ulesh ne kolltukun e atij qe vendos per pune taksash.
    Shif e shit librat njehere,se as ato nuk po le neper panaire Berisha e jo me te te leshoje pushtetin o i rrenuar.

  4. beso says:

    e verteta e hidhur eshte qe fshati iku ne qytet edhe fshataret qe mbeten iken ne kurbet.Nuk do njeri te beje pune te renda me pak para.Edi nuke njeh fshatin,ponuk ka zot ta rregulloj ate qe u prish njehere e pergjithmone.Edi nuk ka mbjelle ndonjehere grure qe do nje thes me para dhe vjuen nje goxha shi ne fund te majit e ta ben pershesh.Nuk di se ti e gdhin ne serre te domateve dhe nuk arrin dot te mbulosh shpenzimet e punes tende.Kur nuk u mbollgje kur ishte pa taksa fare nja 15 vjet,mendoni se do i kthehet tani fshatari(apo qytetari).Megjithate disa pika duhen hedhur ne program,por mendoj se uria eshte mesuesi me i mire.Vetempo ngele pa buke do fillosh te rremosh token!

    1. fukara kontro tutti says:

      Bravo!

  5. Landi- Sverige says:

    Edi. Para se te vesh tek taksat, duhet te marresh pushtetin. Dhe pushteti nuk merret po su rezua diktatura. Sa te jet Saliu nuk ka per te patur kurre zgjedhje te lira dhe te drejta. Te jeni te bindur per kete, prandaj veproni ndryshe.

  6. Shen Kozmai says:

    Vertet mendon Edi Rama se duke u thene shqiptareve qe do ule cmimin e bukes te sheqerit dhe orizit do ta votojne ne shumice???????????
    Ose ai nuk kupton asgje nga politika,ose ka keshilltare te pa afte.
    Po shqiptaret duan vizion,shprese per te ardhmen,pune per vete e per femijet e tyre,politike te paster ku te mbrohen interesat e qytetarve dhe jo te miliarderve te PD+PS,qe kur ta ndryshosh kushtetuten te mendosh per qytetaret dhe jo per pushtet personal etj etj etj.
    Nuk e di a do jesh ne gjendje t`ja u japesh shqiptareve kete shprese(te pakten deri tani ke treguar se dhe ti mbron interesat e pushtetit personal dhe te miqve te tu).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje