Pretenca për Gërdecin: Burgim të përjetshëm për Delijorgjin, Pinarin e Minxollin, 8 vjet për Luan Hoxhën

1 Nëntor 2011, 14:13Politika TEMA
Pretenca për Gërdecin: Burgim të përjetshëm për

(E PLOTESUAR)- Prokuroria ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit kryesorë për shpërthimin e ndodhur në Gërdec, që u mori jetën 26 personave.

Pas disa shtyrjeve me radhë, prokuroria ka mundur më në fund që të lexojë konkluzionet e hetimeve, duke kërkuar kështu burgim të përjetshëm për Mihal Delijorgjin, Ylli Pinarin dhe Dritan Minxollin.

Prokurorët kërkuan shpalljen fajtorë për vrasjen në bashkëpunim në rrethanave cilësuese kundër 26 personave dhe në dëm të disa të tjerëve, dhe denimin me burgim te përjetshëm për ish-drejtorin e Meico-s Ylli Pinari, pronarit të kompanise “Albademil”, Mihal Delijorgji dhe ish-drejtorin e fabrikes se demontimit, Dritan Minxolli.

Asnjëri prej atyre, për të cilët u kërkua burgim i përjetshëm nuk ishte në sallën e gjyqit. Mbrojtësi i Pinarit tha për Top Channel se Pinari e ka pritur këtë pretencë nga spitali, ku ai po kurohet pas një parainfarkti të kaluar dy javë më parë. I vetmi i akuzuar për vrasje, që ishte prezent në sallë, ishte Sokol Ngjeci, per te cilin u kerkua 23 vjet burg.

Dënimi me burg është kerkuar edhe per ish-kreret e ushtrise shqiptare. Për ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, i akuzuar për shpërdorim detyre të kuadrit komandues, prokuroria kërkoi tetë vjet burgim dhe ndalim për pese vjet i ushtrimit të detyrës.

Për ushtarakun tjetër të lartë të Forcave të Armatosura Agim Lala u kërkua dënimi me katër vjet burg, për shpërdorim detyre dhe heqja e të drejtës për t’u angazhuar në punë shtetërore për pesë vjet.

Për ish-komandantin e Forcës së Bashkuar, Shpëtim Spahiu u kërkuan tetë vjet burg, heqje e të drejtës për t’u angazhuar në shtet për pesë vjet si dënim plotesues, për ish-komandantin e Komandës Mbështetëse, Zija Bahja, 6 vjet burgim dhe ndalim i ushtrimit të detyrës në shtet për katër vjet, ndërkohe që mes denimeve u kërkua shpallja fajtor edhe për shoqërine “Albademil”, për akuzën e vrasjes në rrethana cilesuese në bashkepunim ne dëm të 26 personave dhe kundër shumë të tjerëve dhe për këtë akuzë, si dhe atë të shkatërrimit të pronës me eksploziv dënimi me 75 milionë lekë gjobë si dhe ndalimi për t’u përfshirë në procese demontimi për 25 vitet e ardhshme.

Prokuroria kerkoi te kalojne ne favor te shtetit te gjitha materialet skrap apo metale te dëmtuara apo jo të gjetura në rajonin e Gërdecit pas shpërthimit të 15 marsit 2008. Prokuroria tha se shpenzimet per hetimet gjyqesore paraprake si dhe te zgjatjes se procesit te ndahen mes te pandehurve, nderkohe qe llogarite bankare te bllokuara, si dhe pasuritë e konfiskuara të kalojnë për llogari të procesit civil të ngritur nga të dëmtuarit e tragjedisë.

“Dënimet nuk ishin në masën e duhur që ne pretendonim, sidomos për shefin e Shtabit të Përgjitshëm Luan Hoxhën dënim me 8 vjet nuk është një dënim i pranueshëm. Për ne familjarët e Gërdecit, duhet të dënoheshin të gjithë me burgim të përjetshëm”, tha pas seancës, Zamira Durda, nëna e Erison, Durdës, i cili humbi jetën nga shpërthimi në Gërdec.

 

Si shpëtuan peshqit e mëdhenj të politikës

Tani që prokuroria ka lexuar pretencën e saj për shpërthimin vdekjeprurës të Gërdecit, shumëkush pyet veten nëse një ditë në bankën e të akuzuarve do jenë njerëzit të politikës, ose që kanë lidhje me të. Shkëlzen Berisha, Fatmir Mediu, por edhe emra të tjerë, mbetën jashtë dosjes më të tmerrshme të kësaj dekade. I dyti shpëtoi për shkak të imunitetit, kurse i pari për shkak të babait të tij. Një biznes i ngritur nga vetë djali i kryeministrit, diçka e paralajmëruar në gazetën Tema që përpara se të ndodhte shpërthimi fatal. Gazeta Tema denoncoi me detaje këtë histori të tmerrshme korrupsioni, që niste brenda familjes së Berishës dhe përhapej si metastazë në pushtetin e tij. Ministra që raportonin tek Shkëlzeni, të kapur nga ky i fundit. Por prokuroria nuk arriti kurrë të shkonte aq lart, siç thotë edhe Efraim Diveroli në përgjimin e tij. Prokuroria nuk arriti as të prekte Fahri Balliun, pasi firma e vajzës së tij ndërtoi Fabrikën e Vdekjes, në kundërshtim me ligjin. Prokuroria nuk arriti të nxirrte asgjë nga grupi i natës brenda kësaj fabrike, i përbërë nga njerëz të Shkëlzen Berishës dhe Rrahman Selmanllarit, që bënin edhe trafikun e armatimeve. Prokuroria nuk thirri kurrë  Aldo Bumçin për të raportuar për faksin e tij. Prokuroria nuk preki të paprekshmit, por të paktën kërkoi burgim të përjetshëm për disa nga aktorët e kësaj tragjedie.

 

 

Pretenca për të akuzuarit e Gërdecit

Ylli Pinari- burgim të përjetshëm

Mihal Delijorgji- burgim të përjetshëm

Dritan Minxolli- burgim të përjetshëm

Luan Hoxha – 8 vite burg

Shpëtim Spahiu – 8 vite burg

Shkëlzen Madani – 8 vite burg

Agim Lala -4 vite burg

Dashnor Çaushi -8 vjet burg

Zija Bahja- 6 vite burg

Ndue Marku- 3 vite burg

Ardian Mullai -7 vite burg

Hilmi Lacaj- 4 vjet burg

Fiqiret Mato- 2 vite burg

Lavdi Shatro- tërhiqet akuza

Fari Toska- 4 vite burg

Adriatik Mema- 1 vit burg

Babameto -4 vite burg

Besnik Dauti- 3 vite

Denis Hajdari- 3 vit e 6 muaj

Fatbardh kuqi -3 vjet e 6 muaj

Jorgo Mino -4 vite burg

Zenun Ferro -4 vite e 6 muaj burg

26 komente në “Pretenca për Gërdecin: Burgim të përjetshëm për Delijorgjin, Pinarin e Minxollin, 8 vjet për Luan Hoxhën”

  1. raimondi says:

    Shume bukur Prokuroria —

    1. Vlora says:

      prokuroria bukur ka qene gjithmone ……
      po prit kur te shkojne te mafja Shpresa Becaj dhe ti denoje vetem me 4 – vjet burg…..
      dhe kjo per te vetmen arsye se asnjeri prej atyre te denuarve nuk do te vdiste ne burg per Shkelzen Berishen…
      do tju hapej goja…….

      1. sono battuto con olio e acetto says:

        ….akoma me koka turku keta….?
        ore Tosum Baci kushedi se ku bredh me kale….
        ore po i ka ikur koha kokes se turkut kapni kokat e kucedres qe vjellin plumba kallashi dhe C4 se keta koktulet e tjere edhe sikur ti lesh te lire po nje mut eshte….

  2. hakmarja e popullit mbi ty says:

    sikur ne kete nivel te jete dhe gjykata , dhe pastaj te shohim do zberthehen keta apo besnik deri ne vdekje , se burgim i perjetshem dmth vdekje

  3. Tironci Lugano says:

    Po te pandehurit ku ndodhen???

    1. DJ Achmed the dead terrorist says:

      veren e kalun ne Vlore tash jan tu menu,,,,me bo i xhiro anej ka “saint moritz” ose ka “dolomiti” se osh tu fillu sezoni i skive

    2. Vlora says:

      per qejf te vet ku tu doje zemra………

    3. Luan Kavaja says:

      Te pandeurit ndodhen ne “vilat e Shkelzen Berisha”………….

    4. beni says:

      Ne Shqiperi eshte gallate,pretenca jep per te akuzuarit denime drastike,dhe asnjeri nuk ndodhet ne burg.Edhe sikur gjykata te vendose keshtu,te gjithe do te ikin ne drejtim te paditur

  4. avokati i tetoves says:

    Dini gje sa vjet kerkoi prokuroria per Adriatik Memen dhe sa vjet perA.Balliun cgocen e Fhrije Ballijes? Nese di gje dikush te mepergjigjeet po ketu.Shume FLM!

  5. Eri says:

    “E ndërsa prokuroria ka dhënë konkluzionet përfundimtare të hetimeve, dy prej personave kryesorë për krijimin e Gërdecit, Fatmir Mediu dhe Shkëlzen Berisha, kanë dalë të palagur nga kjo histori.”

    Me vjen mire qe Prokuroria nxorri dhembet per keto shushunja te korrupsionit, por ne burg te perjetshem duhet te perfundoje me pare perbindeshat qe ishin zanafilla e biznesit Shkelzen Berisha, Rrahman Selmanllari, Fatmir Mediu e mbi te gjitha protektori i kesaj felliqesie para dhe pas shperthimit, Sali Berisha. Per pjesen tjeter te suportit si Aldo Bumci, Enkelejd Alibeaj dhe Fahri Balliu nga 10 vjet i kane pak.
    Atehere do gjejne prehje shpirtrat e viktimave te Gerdecit.

  6. loni says:

    turp per kete vend, cuni i kriminelit krimineli shkelzen berisha , ndyresira vrases mediu dhe kerma krimin el sali berisha nuk denohen fare…turp deri kur do te duron o shqiptare…kur do dale te pakten nje nga Gerdeci ti vrase keto te tyre dhe te coje drejtesine ne vend

  7. votim says:

    Gjynah per Mehdiun! Eshte i pafajshem, por per meshire . Nuk guxon te merret as me plehrat tani.
    Uroj qe Mehdiun dhe Berishen ti ndjekin fantazmat.

  8. Selman says:

    Keshtu, me kuraje, te veproje prokuroria edhe per hajdutin mafioz Ilir Meta, pastaj i njeti perfundim edhe per Berishen, armikun me te eger te Shqiperise, qe 20 vjet me bema alla ramiziane, po e torturon Shqiperine e shqiptaret. Per Janullatosin qe solli, per tokat e shqiptareve qe u fali minoritareve greke, per tokat kufitare ujore te pasura ne nafte qe u dhuroi grekeve, per Bollanon qe solli ne pushtet ne ndihme te shovinisteve greke, per grindjet pa fund, per tokat qe u rrembeu pronareve te teligjshem per te pasuruar familjen e njerezit e tij te korruptuar. Bemat armiqesore kunder Shqiperise te shokut Berisha nuk kane te mbaruar…

  9. arsenali says:

    BUKUR POKURORIA, ME TE RENDA DUHET TE ISHIN QE KUR TE FIRMOSESH TE MENDOHESH MIRE SEPSE KETA TE PUSHTETIT JANE MAFJOZE. ME VJEN KEQ PER DISA USHTARAK TE RANGJEVE TE ULTA E PESUAN PER SHEFAT E TYRE.

  10. dylberi Xeni Liris says:

    mos u beni merak se do alin palagur fare ..me e shumta nja dy vjet burg pasi te hiqet koha e paraburgimit …Sali Baba do kujdest per ta..po dhe nqs bein burg do jete kavalishence per tarafin e familjes shpellare Berisha..at qe vertet duhet te denoheshin pederasti shkelzen berisha dhe ai fytyr saldumi mehdiu nuk i gjeti gje …. Deli Jorgji nuk do hapi gojen se e di qe do e zhdukin ne qeli ne pak muaj…keshtu qe krimi i familjes Berisha mbulohet

  11. Vjosari says:

    Kush ben pordhen e kush merr groshin!!!Autoret e vertete te Gerdecit vijojne te bejne perseri para, tani ne fushen e plehrave.
    MJERE SHQIPERIA PER KETE DREJTESI!

  12. S.B & S.B says:

    Komplimentat per kurajon e prokurorise. Nese gjykata do te aplikoje kete mase denimi keni per te pare se si do te ndryshoje humori dhe kujtesa e Delijorgjit. Duhet t’i behet e qarte se ka vetem nje mundesi shpetimi:Pendimi dhe kthimi ne nje bashkepunetor te drejtesise(sipas modelit italian te luftes kunder mafies).

  13. mendimi says:

    Prokuroria e ka nisur nga bishti po koka ku eshte.Turp per keto vendime qesharake.Ku jane kryesoret se spo i lexojme emrat

  14. Diana says:

    prokuroria eshte e frikesuar.nuk duhet te harrojme eshe ata jane njerez me familje.Dhe egersia e kafshes qe kemi ne krye prej 20 vjetesheshte mizore,nuk terhiqet para asgjeje.Deri sa drejtesia te jete e panvarur e deri kur ky ndyresire me gjithe politikanet(mbasi jane te gjithe te infektuar) te zhduken dhe te dalin ne gjyq per krimet (sepse veç krime kane bere gjate gjithe kohes qe kane qene si ne maxhorance si ne oposite.Vetem demagogji dhe hajdutllek),dhe te kthejne pas pasurie(me siguri te fshehura ne konto korrente ne shtete te mbuluara nga sekreti bankar)e xhvatura mizorisht ketij populli,ata nuk do duan tja dine per asnje vendim te gjykates mbasi do ndodhi siç ka ndoshur per gjithe krimet e ndoshura ne vite tek ne.

  15. LORA says:

    Tre vjet e ca nga dita e 15 marsit 2008,qe te devijohet ndeshkimi i aktoreve kryesore te krimit shteteror te Gerdecit. Dr.krimi,mediu,zeni i dr.krimit dhe qeveria kriminale qe e ligjeroi me VKM kasaphanen e Gerdecit,duhen te sekuestrohen deri tek rrobat e trupit e duhen hedhur ne rruge ne shoqerine perkatese te qenve.Ne te kundert drejtesi ben vetem gryka e pushkes.Flavio Deliu 3-vjecar,i shkrumbuar ne flaken e shperthimit apokaliptik, na therret te gjitheve nga varri,,,DREJTESI.

  16. Haxhi Qamili thote says:

    Vendim shume i drejte i Prokurorise,neqoftese ketyre bandilleve nuk ju pelqen ky vendim shume i drejte atehere le te deshmojne e te flasin per gjithcka perderisa jane te pa fajshem,ku dihet mire qe fajtoret kryesore dolen te pa lagur nga kjo katastrofe.

  17. pelivan says:

    Ata,s’jane vec ca nenpunsa qe dikush i ka emruar, apo jo? “Amani o vellezer! Po ai hajduti s’paska faj fare ai…” Pra,eshte ajo qe une e kam sterthene! Sala,Topi,(Po po TOPI),Topalli,Silva,(Po po kjo silve),dhe shiku,(po mor po,ky shik),jane te lidhur nyje me shume se kurre…Tani sapo eshte kaluar ne planin B!Mendoni ne qetesi dhe perpiquni t’i shihni keta me larte, me syt e mendjes ,vecse kete radhe po lozin me fin,me te rrafinuar, fal nje profesori te madh…Mjafte qe te shpetojne!Enet me peshtymosje,qe i kane hedhur njeri tjetrit po i pijne si birra! Kujtoni, sala “Ngordhi mir’e mire me 97-ten. Nano i dha sorum… sala,”ngordhi” me 09-en. meta i dha sorum…te gjithe po perpiqen te shpetojne duke mbuluar njeri tjetrin.Pra ,jemi pre e lojes se tyre… dhe jeta jone mbulohet me plehrat e fundit qe priten me dite…”Une i ziu dhash e dhash/Dhe i’u fuc detit me pash/Mu ne dreq o jete vafsh…”

  18. simbad says:

    Tani ata e kane harruar gerdecin kane harruar edhe mediun kane filluar me imamin por tani jane specializuar

  19. LOLA says:

    po fatmir mehdiun e harruan kete apo harrova une si gjithmone ushtaret e sales dalin te pafajshem

  20. Astrit says:

    Mbani mend, pas disa ditesh mund e dhe te degjojme “te pandehurit e siperpermendur jane larguar ne drejtim te paditur”… Ne Shqiperine e Sale leshit nuk eshte aspak e veshtire “te porositesh” nje pasaporte me identitet te rreme e brenda disa oresh te perfundosh ku te te kete thene “i jmadhi” i ketij vendi… Edhe keta keshtu do ti shperndfaje Sala rrugeve te botes, vetem Zeni te shpetoje nga “andrallat”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje