Martin Schultz, lideri historik i së majtës në Parlamentin Europian, në një intervistë për Top Channel deklaron se refuzimi i statusit është përgjegjësi e qeverisë, të cilën ai e konsideron si të dështuar dhe që nuk ka mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Zoti Schultz, që së shpejti do të jetë edhe presidenti i Parlamentit Europian, ka deklaruar se vetëm një qeveri e dalë nga zgjedhjet e reja mund të çojë vendin në rrugën e integrimit.
Për cfarë arsye Shqipëria dështoi të fitonte statusin kandidat dhe si e shihni qëndrimin e qeverisë kur fajëson për këtë dështim opozitën meqenëse bojkotoi?
Unë mendoj se vendi ka nevojë për demokraci dhe për një përcaktim të fortë ndërkombëtar bazuar në vlerat e Bashkimit Europian. Ne kemi kritere dhe me këtë qeveri në detyrë, Shqipëria dështoi që të plotësonte kriteret. Është gjithnjë e lehtë për një qeveri të thotë se opozita është përgjegjëse. Por, normalisht në një demokraci, opozita nuk qeveris, është qeveria ajo që qeveris, ndaj i takon qeverisë që të marrë përsipër përgjegjësitë. Për këtë arsye shpresoj që në të ardhmen, ndoshta me një qeveri tjetër më të mirë, vendi do të mund t’i përmbushë kriteret.
Në 2009-ën, përpara mbajtjes së zgjedhjeve, ju dhe Ilir Meta kërkuat bashkimin e së majtës për të rrëzuar Berishën nga pushteti. Sot, partia e Ilir Metës mban në këmbë koalicionin e Berishës. Cfarë marrëdhëniesh keni me partinë e Ilir Metës?
Unë mendoj se per cështjet e hapura, të gjitha partitë, e vecanërisht partitë qeverisëse, duhet të japin përgjigje. Ka shumë gjëra që nuk janë qartësuar ende dhe unë nuk kam njohuri më të thella për sfondin e tyre. Unë mund të shoh vetëm faktet, atë cfarë lexoj në gazeta dhe atë që më është raportuar mua, cfarë sjell ngritjen e më shumë pyetjeve në vend të përgjigjeve. Unë nuk jam gjykatës. Nuk mund të gjykoj nëse dikush është fajtor apo i pafajshëm, por nga një zëvendëskryeministër, apo një kryetar partie, e vecanërisht nga një koleg me të cilin unë bashkëpunoj prej një kohe të gjatë, unë pres që gjithcka të bëhet e qartë. Kur gjithcka të jetë e qartë, mund të kemi demokraci, e nëse ka pyetje të hapura, atyre iu duhet dhënë përgjigje. Në sytë e mi, është e vështirë që të bëj një vlerësim, por një gjë është mëse e qartë në sytë e mi dhe bazuar në eksperiencën time se qeveria në detyrë nuk ka më shumicën e vendit dhe për këtë arsye, zgjedhjet e ardhshme do të cojnë vendin drejt një ndryshimi.
C’mendoni për iniciativat e PS, qoftë për reformën në drejtësi, qoftë për planin 10-pikësh mbi integrimin europian?
E kam të pamundur të vlerësoj sistemin e drejtësisë dhe reformën e gjyqësorit. Është e pamundur. E vetmja gjë që di është se dialogu në vend mbetet gjithnjë i rëndësishëm. Përshtypja ime është se Partia Socialiste është e përgatitur për këtë dialog, i takon partive qeverisëse që të japin përgjigje. Unë bëra atë cfarë munda, personalisht, për të ulur palët së bashku, por unë nuk jam shqiptar, jam një i huaj që e shikon nga jashtë vendin dhe përshtypja ime është se në partinë time, në Partinë Socialiste, megjithëse unë nuk kam qenë gjithmonë dakort me lidershipin e partisë, por përshtypja ime është se pasi socialistët u kthyen në Parlament, platforma tashmë ndodhet aty, gati për t’u diskutuar dhe u takon kryetarëve të partive qeverisëse që të përgjigjen.
Përgatiti: Arta Tozaj
OK,keto i dime dhe nuk ka nevoje te na e thote njeri.
Kam nje shqetesim,politikanet tane i njohim se kush jane,por si nuk del nje gazetar,sikur dhe nje i vetem e te ngreje problemin e shantazheve,kurtheve qe vazhdon politika greke ndaj kombit tone,per pergatitjen prej kohesh te luftes,per kerkesat absurde greke kur,perkundrazi duhet te jemi ne qe te shtrojme kerkesat tona te ligjshme.Dhe,kohe me te mire se kjo kur Greqia varet ne nje mase shume te madhe nga BE,do kishte qene momenti i duhur.
maloku asnjehere nuk ka fituar..jane te gjitha manipulime ..ne keto i dime..problemi eshte pse vine sinjale kaq kondraktitore nga Europa..duhet ta kishin abandonuar qe ne 1997 kete monster shpellash…
Greqia eshte ne kriz per vete nuk ka hall lufte tani me te vertet qe jan popull grindavec ama per luft nuk ja u mban, sìdomos me ne Shqiptaret.
Sali Motaratatumbu ka te drejte. Asnje gazetar deri tani nuk ka marre mundimin te shkruaj per nje gje te tille. Po e imagjinoj pse. Shqiptaret nuk do te ishin shume te interesuar per keto gjera, nuk do te benin ndonje interes te madh ne shtyp. Jemi mesuar me muziken e grekut dhe me peruljet ndaj kerkesave, ose me mire, detyrimeve qe na jane parashtruar keto 20 vjete nga greket.
Ha shqiptar, mbush zorren e shqyer me buke se e ardhmja duket e shndritshme per ty !
Un jam shoku Zhuli;Une nuk e njoh shqiperine por une flas per çfare lexoj nga gazeta TEMA dhe per çfare me raportohet nga selija e PS ose nga GRISELDA (velija)me pak fjale ja fus kot,dhe thote se dhe mua nuk me pelqen lidershipi i PS.
DJ
Se di a e ke pare ekte Schultz para nja 6 vjetesh ne nje replike me Berlusconin?u ngrit ky ne parlamentin Europian dhe Berlucsca prezent e filloj me e kritiku.Kur maroj u ngrit Berlusconi dhe i tha nje batute me nje ish gestapo me emrin Schultz.Ky spo merrte vesh si gjermon qe eshte dhe vetem u habit se mos e kish gabim Berlusconi.Por kur ja “perkthyen” tundi koken e sbezojti mo.
pershnetje
hahahahahaah “sei perfeto per un film” ne rolin e gestapos
Help, I’ve been infmreod and I can’t become ignorant.
That’s not even 10 miuntes well spent!