Prifti: Ekspertët gënjejnë, amerikanët dhe anglezët provuan që video është origjinale

31 Tetor 2011, 16:55Politika TEMA

Deputeti Dritan Prifti ka reaguar për raportin e tre ekspertëve, të cilët deklaruan sot në Gjykatën e Lartë se video Prifti-Meta nuk është origjinale. Prifti ka thënë se ata gënjejnë hapur, pasi ekspertët amerikanë dhe anglezë provokuan të kundërtën.

“Ekspertët që nxorën raportin sot, u takuan të shtunën me avokatin e Ilir Metës. Raporti vetëm nga ata ekspertë që nuk është shkruar, sepse ata nuk kanë mundësi profesionale. Dikush tjetër e ka shkruar atë raport. Ekspertët gënjejnë hapur drejtësinë dhe qytetarët shqiptarë. Është fakt i pamohueshëm se video është origjinale. SHBA dhe Anglia e dinë mirë të vërtetën e asaj video, sepse ekspertët e tyre më të mirë kanë dalë në përfundim se video është origjinale. Këta ekspertë janë duke dëmtuar rëndë Shqipërinë, duke e çuar në nivelin zero drejtësinë. Ata thonë se zëri nuk dëgjohet mirë dhe video është e paqartë. Unë deklaroj me përgjegjësi se në kërtë video nuk ka asnjë ndërhyrje, si në figurë, ashtu dhe në zë. Pjesët më të rëndësishme dhe ku duket hapur qartë korrupsioni i Ilir Metës, janë të pastra dhe të qarta. Ilir Meta, disa ditë pas publikimit të videos, doli publikisht dhe tha se ka qenë në zyrën time dhe e ka pranuar atë bisedë. Kjo ekspertizë nuk mund t’u mbushë mëndjen shqiptarëve se video nuk është e vërtetë. Gjykata e Lartë, nëse është e pavarur dhe nuk është e ndikuar nga Ilir Meta, duhet të kërkojë një ekspertizë të re profesionale nga një prej vendeve të BE-së, dhe jo ekspertë të pavarur. Nëse ajo video ka prekje dhe manipulime, atëherë unë jam gati që të mbaj përgjegjësi penale. Nëse Ilir Meta del i palagur nga kjo histori, nuk besoj se do të ketë më shqiptar që të besoj tek drejtësia. Unë ftoj edhe njëherë Gjykatën e Lartë, prokurorinë dhe Ilir Metën, që të pranojnë ekspertizë nga një vend i BE-së”, ka thënë Dritan Prifti në një konferencë shtypi.

 

 

 

15 komente në “Prifti: Ekspertët gënjejnë, amerikanët dhe anglezët provuan që video është origjinale”

  1. zefi says:

    Mos bej ftesa,o Dritan,se nuk SHPORRET FASHIZMI BERISHIAN ME LUTJE!!!Prokuroria,po te kete pak DINJITET PROFESIONAL,le ta hetoje ekspertoizen e ketyre te punesiuarve e t’u jape “GJYSMEN E LEKUT”!!!

    1. Vlora says:

      per mua drejesia ka shum zullume…..po me kryesorja eshte shpresa becaj
      po su perjashtua kjo mafjoze nga gjykata e larte……sdo te kete kurre drejtesi….
      ilir lolmadhi pikerisht te kjo mafjoze i lidhte shpresat, edhe tek ajo vidio…….
      duhet te nderhyje patjeter presidenti per pastrimin e qendrave mafjoze (gjykatave)

    2. plaku says:

      zefi,
      A nuk e kupton more mik se Prifti nuk ka bythe ta bente videon pa dijenine e amerikaneve. Jam i sigurte se eshte CIA ne kete mes. Ajo e ka bere videon vete me bashkepunimin e priftit. Sic duken bathet diku tjeter fshihet lepuri. Ndoshta CIAs i duhet akoma Berisha. Sepse eliminimi i Metes do te thote humbja e shumices ne parlament, pra zgjedhje te reja. Mik ne jemi popull dhe popullit nuk i thuhet e verteta populli vetem genjehet dhe vidhet. Eshte llogjike qe, Amerika ve perpare interesat e veta gjeostrategjike ne rajon dhe vetem ne plan te dyte eshte vendosja e demokracise ne Shqiperi. Mik, kryeministri de jure i Shqiperise eshte Sali Berisha,ndersa kryeministri de facto ka qene, eshte dhe do te jete ambasadori amerikan ne Tirane. E di qe eshte e hidhur por eshte e vertete. Je popull i vogel dhe i varfer dhe cdo gje ne kete bote ka cmimin e vet.

  2. IlirPlehu says:

    Z.Prifti fillo dhe bej publike videot e tjera qe ke,do te jete nje sherbim i madh qe i ben vendit tend.Megjithese sot drejtesia eshte e zaptuar nga Berisha dhe kriminelet e tij nuk do te jete gjithmone keshtu.Mbro familjen tende e kerko strehim politik ne Danimarke a Hollande.Mos prit qe Arvizun e amerikanet ti kesh ne krah ne kete rast.Tom Ridge,Engel,Clark paguhen mire nga Berisha per ta mbajtur ne pushtet.

  3. Olti says:

    Tano hidh videot e tjera dhe per keta ka per te pas vetem gjyq populli! Vari trapin institucioneve te pavarura shqiptare!

  4. niku says:

    Eh more Dritan,te gjithe e dime qe video eshte origjinale,e di edhe gjykata por e dinim qe kur e publikove edhe perfundimin.Nese ke menduar se Iliri do perballej me drejtesin,ke qene shume naiv.Sistemi i drejtesis tek ne nuk eshte zero por shume nen zero.Zero eshte kur nuk ben asgje,nen zero kur bene te kunderten e asaj qe duhet te besh.Publikimi i videos ishte nje akt per tu admiruar kurajo dhe ndergjegje megjithe se personalisht mendoj se ishte me shume hakmarrje pesonale.

  5. LORA says:

    Video nuk ka nevoje fare per ekspertim;u pa me qarte sa nuk mund te behet,nga gjithe shqiptaret.Kjo histori me eksperte e me ekspertime eshte vijimi i vjedhjes me bllok ne dore,por tash me blloqe te fshehur.Per te paguar,si gjithmone paguajne shqiptaret.
    Sa per drejtesine,kontributori i ndertimit te ketij shteti bandit D.Prifti,nuk duhet te guxoje te ma tregoje mua nivelin e saj ne Shqiperi.Drejtesia ekziston vetem si shushunje qe rrjep parane publike,jo me keq se mender-politika.Ka mbetur vetem nje rruge per njerzit qe duan te jetojne e te shijojne djersen e tyre; ti japin si eksperte te vertete cmimin, SI GADAFIT,ketij shteti bandit.

  6. ismet says:

    po kjo pun ka ken e ditun more njerez ky shtet po ten me lek nderkomtaret e jo ma do gjykates ma dinjitet e moral

  7. DJ Achmed i kil you says:

    Perfundimisht jemi popull i tredhur pa koqe,,,,,,,,,,,,,,,,,,me mire te mso flasim fare,,,,,,,,,,,po tallin bythen me ne te gjithe legenat e ashtuquajtur politikane.
    Me mire te jesh idiot e te mos lexosh e kuptosh asgje,,,,,qe te mos hash veten me dhembe ngaqe je i pafuqishem,,,,,,,,,,,,
    Lavdi dhe NDERIME per Rilindasit tane qe paskan qene me tamam BURRA qe dhane gjithcka per kete popull qe nuk meritojme asgje,,,,,,,,,,,,,,,,eshte hera e dyte ne jeten time qe me vjen turp qe jam shqiptar.

  8. A T Z says:

    Jam i sigurte qe keta qe u kane bashkangjitur epitetin ekspert perpara 6-7 vjetesh fotografi dhe video neper dasma e gostira terhiqnin per te jetuar dhe tani presim te nxjerrin qimen nga qulli me ndihmen atyre maskarenjve qe i drejtojne.

  9. Leone-53 says:

    E dime te gjithe qe kush ka paran ka pushtetin! Por kjo “shprehje” mund te genjej ndonje fukara aty ne Shqiperi (qe ky eshte qellimi i atyre qe “qeverisin” aty) por sna genjen dot neve qe e shikojme nga jashte vendin tone! Turp i madh per “drejtesine” tone!…

  10. Marku says:

    Tani kemi prekur fundin ! Eshte shkaterrim total i moralit dhe nuk na ngelet gje tjeter vec t’i themi njerezve :t’u vije turp nese nuk vidhni e jini te ndershem,t’u vije turp nese denonconi korrupsionin.Te edukojme femijet se si te vjedhin e te behen te pasur e politikane te famshem,jo me pune e me djerse,ndryshe do vdesin per buken e gojes.Fjala “moral” tani nuk ka pse te ekzistoje me as ne tekstet shkollore ! Turp!(po edhe kjo tashme nuk ka kuptim )

  11. Flora says:

    Ja pse emigrantet nuk duan te kthehen ne atdhe, eshte vertet perbindesh i madh Politika shqiptare, me vjen keq qe pse akoma njerezit atje vijojne pas padroneve te politikes se majte apo te djathe, ne vend qe te ngrihen per te drejtat ekonomike te familjeve te tyre per te ardhmen e femijeve.
    Edhe shtypi dhe televizionet si private dhe shteterore i sherbejne vetem mafiozeve politikane.
    Po te shohesh ca si Portokallia ose humor tjeter te vjen per te vjelle per cka bejne regjizoret e atyre programve.
    Une i uroj gazetes Tema dhe emisionit Fiks Fare te vazhdoje pavaresisht pengesave qe has nje dite do triumfoni,por duhet durim.

  12. Antikorupsioni says:

    Neser avazi ! Neser?!. Ohuu, do pak kohe, por nuk do gezojne gje, i genjen mendja kane per ti vjelle nga gryka dhe nga bytha, po ju ngushtohet lagu(litari)…

  13. KUCOVA says:

    DRITAN.LERI LUTJET POR BEJE GATI VALIXHEN DHE SHKO DREJT E NE STRASBURG,BRUKSEL,,TREGOJA TE GJITHEVE ATE VIDEO…PO E LE ME KAQ…ILIR KOKEMISHI….DO TE HEQ QAFE SHUME SHPEJT…!!!!!MER MASAT ..HAJE PARA SE TE HAJE…AI ESHTE MAFIOZ..dhe i ka shpatullat e ngrohta nga berisha..!!.,,,,,,,e dashur tema..e mbani mend qe kur filloi ky gjuq..un ee kisha parashikuar gjithe analizen dhe perfundimin e ekspertizes,,?????(laberia),,,keta eksperte qe nuk kishin as program…?arriten te marrin programin nga america..dhe te japin rezultatin…me bindje..!!!!kujt doni tja mbushni mendjen,,???,,qe te mesosh nje program mire duhet shume kohe,,,per ta zoteruar,,akoma me shume..!!keta te korruptuar jo vetem qe nuk,,kane programe..por edhe e heqin veten kompetente…shkurt…meta jua kishte bere gati rezultatin e ekspertizes….!!po svajti puna ne europe harroje….o dritan..!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje