Gjykata e Lartë vendosi të mos marrë parasysh ekspertizën e parë, të kryer nga një ekspert në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ja ngarkuar këtë tre ekspertëve shqiptarë. Top Channel bëri në emisionin qëndror të lajmeve një analizë krahasuese me përfundimet e dy ekspertizave, asaj amerikane të Glen Bart dhe asaj shqiptare, ku secili nga shikuesit duke parë ndryshimet mund të nxjerrë edhe vetë konkluzionet. Gjatë një interviste në Top Channel, ambasadori amerikan tha se eksperti amerikan vjen nga një firmë shumë e njohur në vendin e tij.
1. Ora regjistruese
Ekspertet shqiptare pohojnë për orën se nuk mund të provojnë nëse ora objekt ekspertimi është mjeti me të cilin është realizuar biseda, dhe se nuk u gjetën gjurmë të bisedës Meta- Prifti. Po ashtu nga ekzaminimi i orës, ekspertët shqiptarë theksojnë se nuk janë në gjendje të përcaktojnë origjinën e saj. si dhe nuk është e mundur sipas tyre të përcaktohet nëse shkarkimi është bërë nga ora.
Eksperti amerikan për këtë çështje thotë se ora ka kapacitet ruajtës të brendshëm 8 gigabite dhe është përdorur për të regjistruar versionin video të bisedës Meta-Prifti. Ajo është lidhur me sistemin e kompjuterit portable. Po ashtu, shprehet eksperti Glen Bart, unë isha në gjendje të zbardh një video tjetër, e cila ishte fshirë nga aparatura.
2. Koha e shkarkimit të regjistrimit në laptop
Data e fundit e modifikimit, thonë ekspertet shqiptarë, është 1 mars 2010 në orën 1.33. Data e BIOS- në laptop korrespondon me datën aktuale, ora e BIOS-it në laptop ndryshonte një orë mbrapa me orën aktuale në Shqipëri. Ekspertët thonë se nuk është e mundur të përcaktohet ekzaktësisht ora dhe data gjeografike e hedhjes dhe shkarkimit në laptop.
“U njoha me videon në DVD, thotë Glen Bart, dhe ndërsa pashë përmbajtjen e DVD, pashë që ajo është krijuar duke përdorur softuer Nero në datë 12 janar 2011 në orën 2.18 mbasdite. Unë gjeta një dosje Meta-Prifti në logo avi, video përshkruan një bashkëbisedim mes dy burrave. Data ne BIOS dhe koha në kompjuter janë në përputhje me kohën aktuale në Shqipëri.”
3. Laptopi
Në mungesë të një file origjinal në orë, thonë ekspertët shqiptare, u konstatua ndërhyrje në file-n e vendosur në laptop. U arrit në deduksionin që minutën 11.25, 12.35 u konstatuan tik-take ore jo ne harmoni me tik-taket e tjerë. Duke parë anomalitë e këtij sinjali, konkludojmë ndërhyrje të mundshme.
“Mua më është kërkuar të përcaktoj nëse dosjet e videos janë tjetërsuar, thotë Glen Bart. Unë i studiova dosjet e programit dhe nuk gjeta asgjë program softuer të instaluar që të ishte përdorur për tjetërsimin e videos, shkruan amerikani. Duhet të theksohet qe tjetërsimi i videos është një proces shumë i vështirë dhe programi për ta bërë të mundur këtë është shumë i shtrenjtë.”
4. A e përmban USB materialin audioviziv Meta-Prifti?
Po, thonë ekspertët shqiptarë, në USB u gjetën tre file.
“Në USB ishin tre materiale të ruajtura. Pasi shqyrtova të tria videot e ruajtura në USB, konstatova se ato ishin të njëjta me videon e DVD, por thjesht të ruajtura në formatime të ndryshme,” thotë eksperti amerikan.
5. A mund të kuptohet biseda?
Ekspertët shqiptarë thonë se duke qenë se raporti sinjal zhurme është nën 10 decibel, nuk mund të kuptohen fjalët.
Eksperti amerikan thotë se unë nuk isha në gjendje të pastroja segmentin audio të videos me pajisjet që pata në dispozicion.
7. A është i njëjtë materiali në DVD me atë të marrë në emisionin Fiks Fare?
Ky material i marrë në Fiks Fare thonë ekspertët shqiptarë, nuk është i njëjtë me materialin e marrë në laptopin e Dritan Priftit.
“Video që është transmetuar në programin televiziv, thotë eksperti amerikan, dhe që gjendet në USB, në fakt është vetëm gjysma e videos. Video e plotë gjendet në sistemin kompjuterik. Unë nuk kam gjetur prova që personat që jepen në video të jenë tjetërsuar,” përfundon ndoshta konkluzionin më të rëndësishëm të ekspertizës, eksperti amerikan Glen Bart.
Pra, nisur nga konkluzionet e dy ekspertizave, eksperti amerikan nuk thotë në asnjë rast se ka patur ndërhyrje. Madje, as në atë audio, siç pretendojnë ekspertët shqiptare me kohë më të paktë dhe mjete më të varfra se eksperti amerikan. Eksperti amerikan pranon se çdo file që fshihet lë gjurmë, ndërsa shqiptarët nuk kanë gjetur asnjë gjurme. Provë për këtë është fakti se eksperti amerikan mundi të rikuperojë edhe një tjetër video të fshirë përveç asaj Meta-Prifti. Ndërsa për materialin ekspertët shqiptarë thonë se ka probabilitet për ndërhyrje vetëm për shkak të tik-takut, Glen Bart deklaron nuk janë gjetur prova që video të jetë tjetërsuar, pra të jetë manipuluar. Ndërsa Glen Bart pranon se ora regjistruese është përdorur për videon origjinale, ekspertët shqiptare nuk kanë mundur të përcaktojnë nëse video është regjistruar nga kjo pajisje orë-regjistruese.
Ja pra qe krisma nuk ka patur!!!
O Zot lesho nje termet qe te vrase vetem politikanet qe na hengren shpirtin.
Amerikoni genjen…farmacisti yne ka te drejte. Welcome to Salistan
na e ban ekspertizen tre mafioza , haha
“Ekspertet” shqiptare nuk thone as se video eshte e manipulur, as se nuk eshte origjinale, as qe ora eshte e njeta, po thone vetem se nuk e dine nese eshte e vertete.
Pra e thene ndryshe, ne gjykate, kyr avokati i Metes do te mbroje klientin e tij, do te thote se nuk ka asnje prove materiale qe na siguron se Meta ka kryer aktin e shperdorimit te detyres, abuzimin me detyren, vepren kriminale te korrupsionit, dhe per kete, juridikisht ka te drejte, pasi ky eshte ligji.
Ne fund te proçesit, Meta si shume politikane te tjere me pare, do te dyshohet per korrupsion po ne mungese te provave materiale do te lirohet per mungese provash.
e vertete ,ashtu mund te ndodhe ,,argita-b
programet kompjuterike te perdorura nga ekspertet shqiptare jane te palicensuara dhe te marra pa leke ne internet, nga ato programet e zakonshme nje muaj falas ne internet, por jo te leshuara nga kompani qe kane raporte me organet e drejtesise. kete duhet ta deklarojne dhe ekspertet perpara trupit gjykues, por trupi gjykues dihet qe ne shumice absolute do ta marre te mireqene. ndersa e bukra tjeter eshte qe askush nuk ka bythe te hedhe poshte aktin e Amerikanit, se ate ai e ka te kopsitur per 100 vjet, vetem se drejtesia e “nderuar e hedh poshte procedurialisht
MOS U LODHNI KOT MOR VELLEZER KESAJ I THON TE LESH UJKUN TE RUAJ DELET,VDEKJE O ZOT SALI BERISHES ILIR KOK TULIT DHE ASAJ SHQIPFOLESES SE PERKRYER
Nje hipoteze shume e thjeshte qe asnjeri nuk e ka komentuar deri tani dhe qe spjegon mos perputhje te ekspertizave eshte:
1. Eksperteve Shqiptare iu eshte vene ne dispozicion jo vidio origjinale e cila nje zot e di se ku ndodhet. Une personalisht nuk besoj qe Prifti te kete dorezuar origjinalin, ose prokuroria e ka mbajtur origjinalin vete dhe nuk ia ka dhene ne dispozicion eksperteve.
2. Diskordancat e opinioneve lidhur me loptopin, eshte se pala eksperteve shqiptare kane ekpertuar kete komputer me USB dhe DVD pasi ka nderhyre amerikani, kjo spjegon perse ato kane pare gjurme.
3. Lidhur me kohe reale apo te ndryshme sipas eksperteve shqiptare, te shkarkimit referuar BIOS, ato kane te drejte sepse kjo percaktohet ne faktin qe koha dhe regioni i BIOS ndryshon sa here qe riinstalohet OS.
Te tjerat jane mbrockulla
Pse beni ekspertin edhe aty ku nuk merrni vesh o mole milet, vetem per te lepire edhe njehre pushtetin e partise.
Une xhiroj video me nje apart, dhe nese e kopjoj, apo i bej move diku tjeter pak rendesi ka. Teknika e vertetimit nese eshte apo jo e manipuluar nuk lidhet me kete. Edhe programet e laboratove te huaj e provojne me saktesi 100%. Elementi ores se biosit e te tilla jane pjese rutine e ekpsertizes por komplet pa rendesi kur verteton tersine e videos dhe perputhjen e zerit me figuren sekonde pas sekonde. Oren e Bios-it dhe PC une mund ta ve ne 1960, dhe skedari .avi te mbaje kete date, po s’do te thote se kam xhiruar veten athere kur s’kisha lindur.
Ta zeme se me kamer te tille kineze, xhirohen persona qe flasin per nje atentat. Video hidhet ne internet por kamera dhe laptopi nga u hodh nuk gjendet. Imagjinoni se video nuk quhet me prove dhe eksperte amerikane apo angleze do qurraviten para gjykatave te tyre?
Po une dua te shoh ndonje nga ato videot e tjera “jo-origjinale” te Priftit, ku luan familja e Gadafit tone, po s’kemi c’bjeme do presim kur ti vije radha.
Nga na dolen keta debilo specialiste me nder Shqiptare aq me teper ne shqiperi qe na thone se ILRI eshte dhjere po ne nuk na bje e
re dhe per kete arsye videoja eshte e manipuluar pra shkurt dhembet kane lene shenje po qeni nuk na ka kafshuar .Per sa kohe te jene ne politike Berisha me pjella enigmatike +Shqiperia do kete problematike . Pooshte Sali kusari nqe te ece para shqiptari.
Ujqerit Meta dhe Prifti jane aty sa nje derr dhe gatuajne se bashku corben sa dele do hane seicili:Mafiozet e Metes kerkojne gjurmet e ujqerve po nuk i gjejne sa ate dite ishte debore dhe jane fshire!!!
po dihet ca prisni .. kur nuk kane zbardhur GERDECIN kur nuk kane zbardhu 21 janarin …
o keto i vjen mendja ne vend po te ngrihemi edhe njehere te gjithe si 1997 vec ashtu marrin vesht qeveritaret tane …………..
Tironc, te pelqenpushteti, duke derdhur gjakun e fukarase. Te jane mbaruar lekat o tu mbyllte me grure
ALBANISTAN. I VETMI VEND NE EUROPE KU KORRUPSIONI MBROHET ME LIGJ E ME FORCE NGA SHTETI.MOTO E KETIJ SHTETI TE KALBUR ESHTE-BENI SI THEM UNE JO SI BEJ UNE: SHQIPERIA(AVGANISTANI) KESHTU NDODH KUR VENDI BIE NE DUART E 1 DOKTORI QE NDJELL VDEKJE