"Ekspertiza" e Ilir Metës fyen Perëndimin dhe njollos Shqipërinë

31 Tetor 2011, 18:27Politika TEMA

Nga Dritan Prifti

Sapo u njoha pjeserisht nga media per deklarimet e tre eksperteve te gjyqit me te pandehur Ilir Meten. Mediat e kontrolluara nga Ilir Meta flasin per “rrezim te videos Meta-Prifti”, per te krijuar idene se Ilir Meta doli i pafajshem, se video qenka e manipuluar apo se Dritan Prifti genjeu qe video ishte origjinale.

E kam deklaruar shume here me pare se kjo beteje nuk eshte mes meje dhe Ilir Metes, se po te ishte keshtu, une do ta kisha fituar plotesisht dhe perfundimisht.  Beteja me e madhe qe po behet sot ne Shqiperi eshte mes mafies dhe sundimit te ligjit, mes te drejtes dhe te padrejtes, mes diktatures dhe demokracise, mes shtetit te kapur nga krimi dhe shtetit qe duhet te bej drejtesi ne emer te se ardhmes europiane, mes pushtetit qe kontrollon me para te pista dhe presione mafioze drejtesine dhe njerezve te varfer qe presin qe edhe nje dite te vetme dikush ti mbroje dhe perfaqesoje.

Deri sot une nuk kam bere asnje deklarate per 3 ekspertet e caktuar nga Gjykata e Larte per te bere ekspertimin e videos se quajtur Meta-Prifti, sepse nuk kam dashur te paragjykoj punen e tyre.  Kam lexuar CV-te e tyre dhe kam lexuar komentet negative qe ka bere media per profesionalizmin e tyre. Sot pasi ata kane mbaruar pune zyrtarisht, dhe pasi kane hedhur dyshim mbi origjinalitetin dhe prekshmerine e videos qe une kam dorezuar ne Prokurori, kam te drejte te bej vleresimet e mia per ata dhe punen e tyre.

Ne te vertete nuk prisja asnje rezultat tjeter te punes se ketyre eksperteve. Prisja qe ata do te punonin per te mbrojtur Ilir Meten. Jo me kot diten e shtune ne mengjes, perpara se ekspertiza ti jepej zyrtarisht gjykates, keta 3 eksperte kane qene mbi 1 ore tek kafe Europa ne Tirane me avokatin Serjani te Ilir Metes.  Pse duhej keta eksperte ti raportonin ne fillim avokatit te Metes te kafe Europa, perpara sesa Gjykates se Larte, e cila i ka kontraktuar per ekspertizen?

Une prisja qe keta eksperte nuk do thoshin te verteten. Prisja qe ata do diskretitonin akoma me shume sistemin tone te drejtesise. Prisja qe ata do ta turperonin kete vend akoma me shume ne arenen nderkombetare, dhe para gjithe monitoruesve tane nderkombetar.

Jam shokuar kur pashe per here te pare keta ekspert ne sallen e gjyqit te veshur me kemisha me menge te shkurtra dhe te zberthyera deri tek kerthiza.  Nuk mund te pritej ekspertize e drejte dhe e vertete nga 3 eksperte qe nuk kane asnje specializim per te kryer detyren qe ju ngarkua nga gjykata.  Njeri prej eksperteve ka qene punonjes operativ i Sherbimit Informativ, I vendosur ne Skrapar. Nuk e di se cfare lidhje ka eksperienca e tij me detyren e ekspertimit te videos.  Nje ekspert tjeter ka punuar ne kazino Rozafa per te rregulluar makinat e kumarit, i cili sipas shume deshmive akuzohej cdo jave nga drejtuesit e kazinose, sepse ne makinat e kumarit vidheshin ne menyre sistematike monedhat. Kurse eksperti tjeter ka ne CV eksperience pune ne bar-bufe dhe dyqan per shitje kompjuterash.  E vetmja eksperience qe keta eksperte kane pasur per te kryer detyren e gjykates eshte nje kurs 3 ditor ne Rusi i njerit prej eksperteve, qe sipas atyre qe ja bene kursin eshte plotesisht i pamjaftueshem per te bere ekspertizen e caktuar nga Gjykata e Larte.

Me aktin e tyre te ekspertimit ekspertet, nga paaftesia apo inkriminimi, genjejne hapur Gjykaten dhe publikun shqiptar.  Me kete akt ekspertimi ekspertet shtremberojne drejtesine dhe kryejne nje krim te denueshem nga Kodi Penal i Shqiperise.  Ekspertet genjejne kur thone se ora-kamera  e dorezuar nga une nuk ka kryer rregjistrimin.  Eshte fakt i deklaruar nga Prokuroria dhe Eksperti Amerikan qe video Meta-Prifti nuk gjendet ne memorien e ores-kamera, qe ka nje memorie vetem prej 8 MB, sepse eshte fshire nga videot qe jane rregjistruar me vone. Por eshte fakt i padiskutueshem qe video eshte bere nga ajo ore dhe se eshte shkarkuar ne kompjuter ne formatin original AVI, format ne te cilen eshte dorezuar ne Prokurori.  Te pakten dy shtete e dine te verteten, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Mbreterise se Bashkuar (Anglise), sepse 2 nga ekspertet me te mire te tyre kane vertetuar origjinalitetin dhe paprekshmerine e videos.  Ekspertet shqiptar, nga paaftesia apo korrupsioni, demtojne Shqiperine para gjithe Botes demokratike qe na monitoron.

Keta eksperte thone …..qe ka mundesi nderhyrje ne video apo se zeri nuk degjohet mire…..etj.  Une deklaroj se ne kete video nuk ka asnje nderhyrje, as ne figure dhe as ne ze. Ftoj Top Channel dhe gjithe mediat, ta japin perseri kete video te plote ta shohin shqiptaret. Per fat video ka ne ekran nje shirit qe tregon oren, minutat dhe sekondat, dhe cdo sy shqiptari mund te shoh qe asnje sekonde nuk leviz, asnje sekonde nuk eshte prere.  Disa pjese nga zeri nuk degjohen paster, por pjeset e korrupsionit shqiptaret i degjuan me zerin e Ilir Metes dhe mund ti degjojne serish.  Ilir Meta, disa dite pas publikimit te videos, nga qe shquhet per mencuri, doli publikisht pranoi qe ka qene ne zyren time, ka bere ato biseda, dhe sqaroj se cfare ishte 7%, 700,000 euro apo punesimet qe kerkonte.  Shqiptaret kane memorie dhe i mbajne mend te gjitha.

Nuk besoj se kjo ekspertize e genjeshtert i mbush mendjen njeriu qe videoja nuk eshte origjinale apo nuk eshte e paprekur.  Ilir Meta me kete shfaqje qesharake me keta eksperte vetem se ben veten me shume fajtor dhe me qesharak ne syte e opinionit publik shqiptar.

Gjykata e Larte nese eshte e pavarur, e pablere nga Ilir Meta dhe nese kerkon drejtesi duhet te kerkoj nje ekspertize te re nga eksperte te rinj te huaj. Ekspertiza mos te behet nga eksperte privat. Ti kerkohet nje ose disa vendeve te Bashkimit Europian te bejne kete ekspertize me policine e tyre shteterore dhe shkencore.  Kjo ekspertize duhet te jete baze per gjykimin e metejshem te Ilir Metes. Nese kjo ekspertize a pavarur, shkencore dhe nga nje shtet i BE, nxjerr qe video eshte e prekur dhe jo origjinale, une jap doreheqjen nga cdo funksion politik e publik, dhe i dorezohem drejtesise.

Me vjen shume keq qe standarti i drejtesise shqiptare ka rene ne nivelin e disa eksperteve me kemisha te zberthyera.  Me vjen keq qe Qeveria e Integrimit u kthye ne Qeveri C’Integrimi. Me vjen keq qe duart e pastra u kthyen ne duar teper te pista.  Nese Ilir Meta del pa lagur ne nje histori qe e pa gjithe Bota me ze edhe me figure, nuk besoj se do te mbetet njeri ne kete vend qe beson me tek drejtesia.  Gjykata e Larte ka misionin historik te rikthej besimin e popullit tek drejtesia, dhe te rrise standartet e drejtesise shqiptare.  Ftoj Gjykaten, Prokurorine dhe Ilir Meten te pranojne ekspertizen shteterore te videos nga nje vend i Bashkimit Europian.  Asnjeri nuk eshte mbi ligjin, qofte ky Zv.kryeministri Ilir Meta. Le te vendosim kete standart te ri, te pavarur dhe te pakorruptueshem te ekspertizes per ceshtjet qe kane te bejne me zyrtar te larte te qeverise.

Dikush mund te mendoj qe me ekspertizen e bere sot u humb lufta kunder korrupsionit, humben shpresat per drejtesi.  Sot ka humbur nje beteje, por jo lufta. Une do jem i gatshem te vazhdoj deri ne fund misionin tim per transparence dhe drejtesi te barabarte per te gjithe.

 

 

 

22 komente në ““Ekspertiza” e Ilir Metës fyen Perëndimin dhe njollos Shqipërinë”

  1. Tani says:

    Z.Prifti tani eshte momenti te publikosh videot e tjera. Mos prit moral apo reagim as nga perendimoret.Berisha eshte ne pushtet me bekimin e tyre.Publiko videot.

  2. sorge says:

    Jam thellesisht i zhgenjyer,qe vleresimi i ambasadorit te SHBA-se ne Shqiperi,zotit Aevizu,per Sali Berishen,si “BURRE SHTETI”,doli i PA SAKTE!!!Burrat e shtetit nuk VJEDHIN dhe nuk MASHTROJNE OPINIONIN PUBLIK per vertetesine e veprimeve te tyre apo bashkepuntoreve te tyre!!!Burrat e shtetit nuk KANE FRIKE NGA E VERTETA,VECSE KUR JANE PERLYER NE KRIME!!!MBAJ SHENIM ZOTI AMBASADOR,se cfare do dale nga e gjithe kjo histori KRIMINALE!!!

    1. Argita_B says:

      Ambasadori amerikan nuk eshte nje Burre shteti, eshte thejsht nje dipllomat, pra politikan, dhe politika thone eshte “kurve” et qe te merresh me te, duhet te jesh i tille.
      Konkluzion, çfare prisni qe te jete ambasadori, qufte dhe amerikan..!!!

  3. Tiranare says:

    Drejtesi apo shtremberesi, shemti etj, etj. I zoti e shet tellalli se jep. Meta mundohej te justifikonte shumat e permendura, keta na thone e lagu, se lagu, origjinale apo jo origjinale, e prekur apo e pa prekur. Nuk do te jete e larget dita kur te na mbushin mendjen se shtatezena eahte e virgjer. Meta eshte kaq i trashe, sa nuk arin te kuptoje se ka humbur ne radhe te pare gjyqin moral ne popull. Ai vetem po fiton ne imoralitet bazuar ne para re pista. LSI eshte tashme fytyra e Metes dhe Meta eshte banka e LSI. Ai vjesh dhe mban me para te te larot pereth, te cilet i versul ditet e votimeve per te rembyer votat. Ky eshte Meta me pak fjale, nje mushkonje e fryre sa nje buall me parate e vjedhura.

  4. Marku says:

    Mos u cudisni z.Prifti,”ekspertet”dhane ate perfundim qe kerkonte medoemos trupi gjykues.Po te ishte per te dhene drejtesi nuk kishte pse kerkonte fare ekspertizen teknike te vidios,verifikonte problemet qe diskutoheshin ne ate vidio nese ato qendronin apo jo,si prove ligjore mjaftonte deshmia jote me goje e me shkrim si deshmia e nje ministri e nje vendi atetar te NATO-s ( se keshtu u pelqen te mburren ) dhe historia mbyllej ose duke denuar Ilir Meten si hajdut ose Dritan Priftin si mashtrues.Kjo do ishte drejtesia qe presin njerezit.Cfare provash te tjera kerkon gjykata ? Si mund te denoncoje korrupsionin nje qytetar i thjeshte,si mund ta vertetoje ate pas ketij skandali me gjykatat tona.Perfundimisht korrupsioni jo vetem e ka fitur luften por po drejton edhe institucionet e shtetit tone.Edhe sikur “ekspertet” te deklaronin se vidio ishte e vertete,gjykata mund ta merrte ose jo parasysh,por duke qene se gjykata nuk mund ta mbulonte diellin me shoshe ,kete detyre jua ngarkoi tre “eksperteve te pavarur” dhe jo nje institucioni te specializuar e kushtetues qe shume mire mund te ishte SHISH.Megjithate une personalisht e falenderoj z.Prifti per kurajon qytetare qe trgon dhe e siguroj qe titullin “hajdut” asnje vendim gjykate nuk mund t’ja heqe Ilir Metes.

  5. albani says:

    Nuk eshte cudi qe ndodhi keshtu se nuk prisnim dhe ne te ndodhte ndryshe ! Ne nje vend qe ne mese te dites vrihen kater veta pa motive vetem se kane dale ne demostrat , eshte e lejushme te bejne c’fare te duane kur populli nuk reagon fare . Hajt rroft iliri …

  6. tourkofagos says:

    per cfare njollosje e keni fjalen,Shqiperia ka 600vjt qe i ka dale boja origjinale e eshte njollosur me gjak turku,,,,,,FATALE!

  7. Ca behet keshtu?! Eshte ber per te qar hallin drejtesia Shqiptare…! Nuk ka me vend per heshtje… te genjejne sy per sy!!!

  8. Ardi says:

    …jam shume kurioz se si do reagojne mediat shqiptare….duke filluar qe nga Mero….po ka ngel ndonje gazetar i ndershem…..Mediat duhet te jen te furishme, me te forta edhe se opozita apo demonstratat etj….nese nuk ka reagim per dicka te jaahtezakonshme qe duket hapur me figure e ze, per dicka qe mohoet sy per sy nga ata qe duhet te mbrojne te drejten, atehere per ata qe kane hedhur gurin (plumbat)e fshehur doren (armet) kurre sdo kete drejtesi….korrupsion ka kudo ne bote, por ky eshte i futur ne cdo qelize deri tek media!!!!….\
    Zoti i/na ndihmofte shqiptaret…sidomos ata te Shqiperise….

    1. hajriu says:

      …une jam kurioz te dije reagimin e rames ,po me habit heshtja e tij.

  9. sena says:

    Nuk eshte ndonje tragjedi e madhe nje gje e tille, sepse e verteta manipulohet ne vazhdimesi ne kete vend, si ngas istemi i drejtesise, po ashtu edhe nga te gjithe ato qe e kane drejtuar kete vend ne keto njezet vjet ne te ashtequajturen demokraci.
    Video te tilla populli i ketij vendi i perjeton cdo dite ne zyrat dhe institucionet e qeverisjes qendrore dhe lokale.
    E keqja me e madhe eshte se kjo e keqe e madhe po institucionalizohet dhe ne po mesohemi me te, ne vend qe luftojne per crrenjosjen e kesaj te keqeje.
    Bashkefajtore per kete gjendje jane edhe mediat, pa perjashtuar edhe popullin qe e pranon kete gjendje.

  10. bbb says:

    Ku eshte zoti Kreshnik Spahiu??? Po presidneti Topi???Pse lejon kete gjgyjtare te ndyre te tallin bythen me popullin kur eshte pare me figure e ze qe si bente Meta pazare me parate popullit???

    1. hajriu says:

      Opo leje kreshnikun edhe topin…..rama ku eshte ? I nisi mish per top ne 21 janar dhe tani hesht.

  11. kongresmeni says:

    pershendetje

  12. Fiku Detit says:

    TRA-LA-LAA ZURA NJE GALE…

  13. inf says:

    Ne ketij nga kryeqyteti i thena Tra la la me bishta prasi.ose qafsha ty me shege se na ngeli Plonci var.
    Po pse çfare do prisnit nga shpresa beçaj ajo nuku ja haron met hajdutit me bllok ne dore nderin qe i beri meta e ka gocen ne amabsada ajo pall arapi bashke me te shoqin pall ariu,ja kjo eshte Peça ,Peça e met hajdi-utit ku e pane te gjithe dhe do e shofin prap.
    Te jepen te gjitha filmimet pa nderprerje pa pushim me te gjitha xhevahiret qe kane brenda ti japi Dritani te gjitha Vidiot e Hajdutit Meta ,bashke me ato te Monikes dhe te tjereve.
    Nuk ka kohe per te humbe Opozita dhe shqiptaret e ndershem duhet te kthehen te gjitha vjedhjet qe ka bere met+saliu+rruli+olldashi +mediu +vasili+Pollo+Bregu+Bumçin +xhaferri durrsit+ARGITA+LIRIJA +SHKELZENI+RAFMONI+FEVZIU+FRANGAJ e e e ++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++++ KABINETI ME EMRIN SALI SATRAPI dhe gjithe Kopala e Mafies qe ka nji Emer sali ROMI berrisha.pik… Vdekje per halet e ALBANISE VDEKJE .

    1. Lil Toronto says:

      Kurse une i propozoj TCH qe keten nga Tema(meqe eshte tv me i shikuar ne Shqiperi) te protestoje ne kete menyre:Qe neser te mos transmetoje asnje lloj emisioni por te transmetoje te gjitha videot Meta-Prifti;Balliu-Prifti ….etj dhe ne fund ate te “mbertheckave”, pastaj t’i perserise nga fillimi te gjitha prape e prape duke filluar nga mengjesi deri ne mbyllje se orarit te transmetimeve.Athere do t’i vlojne trute Berishes Metes &Co.Le ta perserisin kete per nja 2-3 dite me rradhe.Shife pastaj drejtesine.

  14. tomorri says:

    I gjithe populli i Shqiperise te ngrihet e te tregoje se s’perseritet me 21 Janari,dhe le te hedhi nga kati i trete Saliun.Le te bashkohemi me 3 Nentor te gjithe para kreyministrise per te parin miting pas 21 Janarit,kunder Monikes e Argites dy lesbianet qe kurre si ka njohur Shqiperia.Poshte plehrat,”Sala&Ilir”.

  15. Mallakastrioti says:

    ___Personale per z.Prifti,…in Nderuar z.Prifti, une ju kuptoj shume mire si n je Qytetar i thjeshte, Shqipetare,dhe do te thoja se jo vetem une te Kupton , por edhe shume te tjere.Por “Problemi” ketu nuk eshte qe te kuptojme ne(Fshataret qe votojme kunder Berishes)..por te te Kuptojne edhe “Inteligjenca e Demokracise Shqipetare”..ju menjeher do te me pyesni se per cilen “Inteligjence” Demokratike e kame une Fjalen?? Dhe une po ju pergjigjem , se jane te gjithe “Larot” e “Balot” qe vene pase Ilir Metes dhe Sali Berishes, jane njerez qe kane ne Dore ndonje “Diplome” Fallco,te ndonje Universiteti “Prestigjoze” Shqipetare..
    Jane pikerishte keta Njerez qe nuk duan tju Kuptojne dhe “Besojne”..Demokracia Alla Berisha,hapi Kurset 6-te Mujore ,dhe “Diplomoi” Gjyqetare, prokurore , Diplomate, dhe Djallin me te bire, u be Injoranti, tu japi mende te tjereve, hajduti na doli i Ndershem ect.
    Pra “Specjalistet” Shqipetare te Gjykytave Shqipetare, si do ti besojne DIELLIT qe duket per dite me Diell, ata do te Besojne “Paten” Ilir Meten, dhe te “Ndershmin” Berisha..Pastaj Paret e vjedhura te Ilir metes, do te bejne Punen e tyre i Nderuar zoteri, sepse jetojme ne Demokracine Shqipetare , ku “Ndergjegja” dhe “Nderi” i Gjyqetareve peshohen me Pare ..(Mbase e lexon ndonje gjyqetare edhe miku ime qofte ..p.sh..shikojme rastin Gerdeci)..pra shkurt i Nderuar zoteri, ju keni te Beni me “Kupolen” e Mafjas Shqipetare, dhe Ilir Meta nuk eshte thjesht i “Vogel” por duke pare postin e tij si zv.Kryeminister une do te thoja se eshte nga ata qe marrin “Vendime” edhe per Karrjeren dhe jeten e te Tjereve..Por po te kishte ndodhur nje gje e tille ne Gjermani(Ku une jetoj),personi ne fjale do te ishte larguar nga skena politike, dhe postet Qeveritare, per te dale ne pensjon dhe pritur Gjyqin..Me pak Fjale, ILIR META mund tu thote te gjithe Shqipetareve,se DVD-te e tua jane Fallso , te manipuluara ect ,por nje Fytyre e tille e Neveritshme qe kerkon tua “Hedhe” Shqipetareve, ose sikurese themi ne kendej nga Jugu tua “Fusi” ai Munde tja fusi ndonje(Kafshe) por kurresesi Shqipetareve te Ndershem dhe te thjeshte..Ai munde te Bleje disa Persona, por nuk munde te bleje ate qe duket Sheshit DRITEN E DIELLIT…lol

    1. rroku says:

      Per Mallakastriotin
      Ke shkruar nje faqe por vetem ke bere opinion kunder pa sjelle asnje argument. E ke filluar shkrimin drejtuar Prifti se si ta kuptojne Fshataret dhe Inteligjenca kete Priftin dhe ke vashduar mbrockulla duke treguar qe jeton ne Gjermani.
      Keshille, filloni dhe mbaroni argumentin per subjektin qe flitet ne kete shkrim te Priftit por jo se cfare vleresimi keni ju per probleme te tjera…
      Provoje perseri te shkruash me me llogjike, me siguri do te kenaqesh dhe vete dhe lexuesit e tjere.

  16. star says:

    Nje keshille per Rrokun qe po lodhet shume per te shpetuar kokelopen me argumentat qe sjell.Po si nuk e kupton zoteria juaj ose ben sikur se ne kete rast kemi me nje vjedhje diten per diell dhe ato eksperte nuk jane gje tjeter vetem pjese e ketij grupi mafioz dhe hajdut me te cilet ky grup ,qe eshte edhe ne Gjykaten e Larte mundohet te dale i lare.

  17. lili says:

    nuk presim as gje popudhi shqiptar nuk esht budadha por to vi dita shum shpejt per ata kriminel qe po na bejn ne sikur nuk kuptojm se si esht e verteta e kesaj qeverie ,,por shum shpejt shqiptaret do mblidhen dhe atere te ver dor zoti se shtet nuk to ket to perfundojn te gjith si puna e kadafit por shum me keq to varen dhe to terhiqen te gjith zvare ,se shqiptaret jan shum dhe kjo nuk ka car ti bejn ata krimiminelet qe spo na len te ngrejm koken nga fukaradheko dhe korupsioni qe po behet ne shqiperi ,,sa per tradhtarin ilir meten to ti qi,,, car ka dhe nuk ka se te ter e din se car ka ber to vij dita shum shpej,,,ju lute zoti prifti vazhdoni rugen tuaj per drejtesi se besoj se dita e berishes po numerohet dhe pastaj,,,,,??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje