Ermelinda Meksi në këshillin mbikëqyrës së BSH, djali i Fatmir Xhindit bëhet deputet

31 Tetor 2011, 21:39Politika TEMA

Pas një ujdie në Konferencën e Kryetarëve të grupeve parlamentare iu dha mundësia opozitës që të propozojë një kandidaturë të sajën në këshillin mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ajo ka të drejtën e një emri nga tre emra që do të dalin nga votat e Kuvendit, ku një është e grupit të PD-së dhe bëhet fjalë për Dhori Kulen, tjetri i LSI-së. Mësohet se PS ka propozuar Ermelinda Meksin për këtë post duke i dhënë mundësinë ekonomistes së PS-së, ish-ministre e Financave dhe e Integrimit që të jetë anëtare e këshillit mbikëqyrës të BSH-së. Largimi i Meksit nga grupit i deputetëve të PS-së sjell një risi të vërtetë në përbërjen e këtij grupi, pasi i jepet mundësia djalit të Fatmir Xhindit, Anduel Xhindi, të bëhet deputeti më i ri i Partisë Socialiste. Ndërkohë që i ati u vra në prag të fushatës zgjedhore të vitit 2009, deputet në disa legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë, Andueli duket se do të zërë vendin e tij në Kuvend vetëm dy vjet pas kësaj tragjedie.

17 komente në “Ermelinda Meksi në këshillin mbikëqyrës së BSH, djali i Fatmir Xhindit bëhet deputet”

  1. dita says:

    Me vjen sinqerisht shume mire qe eshte arritur deri diku njefare konsesusi

    1. Vlora says:

      me pelqen kandidatura e meksit ne keshillin mbikqyres te BSH…
      ndofta uji fillon dhe kthehet ne rrjedhen e vet….
      te shpresojme.

  2. Bardhi Tolabi says:

    Ermelinda Meksi,nje kocke e forte per te kaperdire ne Keshillin Mbikqyres te Bankes te Shqiperise.Ne se do te realizohet kjo,do te marrin fund bllofet e Fullanit lidhur me “stabilitetin ekonomik”,me “pozicionin e shendetshem te financave Shqiptare”,me “ritjen sipas parametrave te PPB”etj,profka te tilla te tij te deritanishme.

  3. Argita_B says:

    Eshte nga personat me kopetente ne fushen e ekonomise ne PS, pedagoge e Ilir Metes, Pandeli Majkos e te tjere ne universitet, nga politikanet te me paferfolura ne politiken shqiptare, e zgjuar dhe dinake, ka te vetmin difekt, burrin pasanik, dhe pasanik pa patur asnje lloj aktiviteti privat..gjejeni ku eshte gabimi…

    1. EDI DETROIT says:

      HAHA,e forte kjo,qenka shume e ndershme edhe kjo.

    2. beso says:

      gabimi eshte qe pasaniku duhej te kish bere para me ndonje aktivitet ekonomik,por qenka shume i forte dhe shume iiiitelixhent;paska bere para pa aktivitet fare;ia paska kaluar dhe Ilir Metes!

  4. Shefqet Cela says:

    URIME PER ERMELINDA MEKSIN! Eshte nje kuader me personalitet.
    Do te deshiroja ta dija, kush e mori iniciativen per propozimin e saje ne kete post te rendesishem. Do te deshiroja qe ta kete kerkuar vete ajo.
    Sidoqofte ngelet bosh nje vend i rendesishem ne PS. Ajo ka qene nje nga shtyllat e kesaj partije.
    Urojme qe debuteti i ri ti ngjaje te jatit dhe te beje kariere te mire, sepse eshte shume i ri. Per te tille kjemi shume nevoje, qe te sjellin risi ne kete politike te qelbur 20 vjeçare.

  5. enea says:

    U befasova nje vendim sfidant i cili mund te vije vetem nga nje personalitet si zj Meksi.I uroj suksese.sa per gazeten Tema i kujtoj se risi nuk perben zevendesimi me djale te ri, CV e te cilit eshte emri i te jatit,por shembulli i zj.Meksi qe la mandatin tek i cili lidhen fort shume anonime per ti rrit piket Partise socialiste.

  6. Canada says:

    Ne boten e qyteteruar njerezit maten me rezultate dhe jo llafe boshe, cfare ka bere meksi gjate kohes qe ka qene ministre asgje.
    Por djali i deputetit qe te behet deputet nese babai le te themi se kishte mbaruar shkollen gjate kohes qe u be deputet por ky per cfare do te behet deputet mos ia la i ati me tapi. Keto jane qesharake dhe Rama po me duket tamam si Haxhi Qamili i kohes moderne, vazhdo me editoriale se populli te shikon veprimet qe ben o trap.

    1. canada leshi says:

      o grup, po ik laj halet anej nga je e mos komento nga aq larg se ste ka vlere as mendimi as fjala. Ca di ti per Haxhi Qamilin dhe clidhje ka ai me djalin e nje deputeti te vrare ???

  7. Torino says:

    O Cela cfare ka bere Xhindi ne parlament apo qe nuk e dinte njeri qe ishte deputet, por gjate kohes qe ishte deputet beri shkollen e Larte dhe master, por ik o derdimen se prandaj jeni aty ku jeni cope cope.
    Por te jesh deputet duhet te votohesh dhe jo te emerohesh por PPSH si paradhese e PS vazhdo me moton, me partine behesh gjithcka.

  8. Stef Staku says:

    ANALIZE : Nje levizje prej nje shahisti te talentuar e profesionist. Urime z. Edi Rama. Eshte e vertete qe OSBE & Berisha ju shkaktuan humbje te rendesishme sic jane rastet e vrasjeve apo terrorizimi i funksionareve te partise qe ju drejtoni, perfshi ketu dhe vjedhjen e Bashkise se Tiranes, por pa asnje diskutim qe kjo levizje ky ” SHAH – SHE ” ( Mbret – Mretneshe ) qe i keni dhene kundershtarve te tu eshte nje levizje e mrekullueshme. Eshte normale qe kjo levizje do futet ne historine e diplomacise Shqiptare si nje nder levizjet me te gjetura si per vendin ku eshte zhvillu ashtu dhe per kohen tejet delikate te demokracise Shqiptare
    Edhe nje here urime Edi Rama !!

  9. hakmarja e popullit mbi ty says:

    gabohesh argita b se buri i zj Ermelinde vazhdimisht eshte mare me aktivitet privat por jo aktivitet abozues nga emri i bashkeshortes dhe jo aktivitet hajdutesh si keta ne pushtet

  10. altin says:

    Ndoshta gaboj por me duket si largim me diplomaci i zonjes Meksi. Flitet se djali i saj ka marre pjese aktive ne fushaten e L. Bashes. Te jete thashethem….?!!!!!!!!!!!!!!!!!

  11. anila says:

    O Altin o injorant djali i zj.Meksi eshte ne shkollen 9 vjecare Vatra e Dijes dhe e quajne Joni dhe eshte si shpirt. Sa per Zj.Meksi eshte zgjedhje perfekte megjithese ajo femer meriton te jete Kryeministre pasi eshte shume e afte dhe vjen nga nje familje e shkelqyer.

  12. hakmarja e popullit mbi ty says:

    ALTIN SERISH GABONI PASI XJ MEKSI E KA DJELIN TE VOGEL RRETH 7-8 VJEC , E NESE LULKA KA BERE FUSHATE ME KETO MOSHA MJER E MJER NE

  13. Elsa Pema says:

    Ermelinda Meksi eshte figure e paster,e kam patur pedagoge kam respekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje