Padi penale Lulzim Bashës për abuzimin me projektin e Sheshit Skënderbej

1 Nëntor 2011, 10:32Politika TEMA

Këshilltarët socialistë në Bashkinë e Tiranës kanë vendosur të depozitojnë një padi për kryebashkiakun, duke e akuzuar për ndryshimin e projektit për qendrën, duke shkaktuar një dëm prej miliona eurosh. Ajo që e bën të rëndë këtë akt është se Basha ka vepruar menjëherë, sapo ka vendosur të ndryshojë planin e qendrës, duke shpërfillur kuadrin ligjor. Duke vepruar si një çifligar në pronën e tij, ai ka shkaktuar një dëm që mendohet se shkon në 4 milion euro. Kreu i këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi tha se nëse është puna kështu, atëherë parlamenti le të abrogojë të gjitha ligjet për prokurimet, sepse Basha bën si do vetë. ““Prokuroria duhet të veprojë për individë, ë cilët përdorin postin zyrtar jo për herë të parë, duke abuzuar me miliona euro si në rastin e Sheshit Skënderbej, ose parlamenti përfundimisht të abrogojë të gjitha ligjet që po dalin jashtë loje për prokurimin e fondeve, për miratim projektesh, për studime urbanistike, për trashëgiminë kulturore, për zonat e mbrojtura, duke amnistuar hapur këta individë apo ata individë në të gjitha nivelet e qeverisjes, që kanë kthyer e po kthejnë çdo ditë në institucion korrupsionin shtetëror,” tha Dalipi.

15 komente në “Padi penale Lulzim Bashës për abuzimin me projektin e Sheshit Skënderbej”

  1. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Akoma ju socilistat i besoni drejtesise shqiptare? Ju me te vertete po beheni qesharak me keto padi qe beni, ju nuk po e kuptoni se po talleni me vet-veden, sepse drejtesia eshte ne doren e Berishes. Lum ky popull me opoziten qe ka.

    1. Vlora says:

      ju beni punen tuaj po basha drejtesine shqiptare e ka kthyer ne leter higjenike…..

      1. Argita_B says:

        Do te ishte diçka teper me vlere per drejtesine shqiptare, nese Kuvendi Civil, i cili ka per objktiv aktual mos importimin e plehrave, te shtojne nje linje te dyte ne statusin e organizates se tyre, ate te te ardhmes se drejtesise shqiptare.
        Duke hapur nje Web site, ne te cilin te paraqiten te gjitha çeshtjet qe shqyrtohen ne gjykatat shqiptare per tentative apo korrupsion te nenpunesave te larte te shtetit, deri te kryeministri.
        Ne kete web site, te paraqitet Emri mbiemri, funksioni publik, çeshtja ne fjale, akt akuza, faktet e paraqitura nga akuza, ato nga pala e akuzuar, rezultati pra vendimi i trupit gjykues si dhe mbi te gjitha “EMRAT E TRUPIT GJYKUES”.
        Duke shkrojtur emrat e trupit gjykues, keto çeshtje nese ka patur shkelje flagrante ne vendimet e dhena, te rigjykohen gjykatesit per korrupsion, eshte e vetmja menyre qe populli te mos harroje emrat e gjykatesve te korruptuar, dhe ata vete te dijne se te shkelesh ligjin kur je i veshur me funksionin dhe ke bere betimin qe ta zbatosh ate, eshte nje krim i rende.

    2. xha veli says:

      Nuk e ke drejte mor bir. nuk eshte se ndokush beson tek drejtesia por me sa kuptoj une keto jane faza qe duhen kaluar pa tjeter. se edhe po nuk vepruan organet(vallaj jane bere me te vertete “organe”)e drejtesise vepron drejtesia popullore ne mendjet tona.Se keshtu si ka vajtur puna keta do i marre me qafe vetem zullumi i tyre i trashur.

      1. sadushi says:

        xha veli ! Bej gati shkumen dhe briskun ……

    3. dymi says:

      Çfare na keshillon ti more Berisha… te marrim pushket, jataganet, cfurqet e te dalim ne fushe te mejdanit. Po te jete keshtu ktheni Bustin atje ku ishte! Shqiptaret kane pranuar demokracine. E di qe do me thuash se c’demokraci eshte kjo. Jam dakort me ty. Por jam i bindur qe duhen bere denoncimet sot, qe neser kur te vendoset shteti ligjor e ligji te mbizoteroje, te rihapen proceset gjyqsore per t’i denuar keto plehra qe abuzojne sot me demokracine.

  2. Lumi says:

    Ju zoterinje keshilltar socialist e keni shume mire ,por tek ne nuk ka gjykate te pavarur qe te mbroje mundin e ketij populli!Po te kishte gjykate do te ishte mire se personat pergjegjes ,qofte ky Edi apo Luli do te viheshin para pergjegjesis.Sikur zgjedhjet te beheshin nje here ne vit ,dhe socialitet do te vepronin si sala ,Tirana do ishte groposor e gjitha,por don zoti te mos jete thene qe te gjithe t’a kene emrin sale!

  3. analist says:

    Bobobo,me kete padine e perdrodhen fare Lulzim Lule Luljon e Gjinit.
    Po atij sa te kete Berishen as i rruhet per socialistet e jo me per padite e tyre.

    1. You get a lot of respect from me for writing these helpful arctiles.

  4. Mr Kallashnikov says:

    Po beheni qesharake me keto padi penale..nuk kuptoni se Sali Maloku ka paralizuar shtetin dhe e ka kthyer shqiperine ne ciflik te tij dhe maskarenjve qe ka verdalle…dy kelyshet e tij zoteroin prona ne gjithe bregdetin shqiptar dhe ne gjithe vendet piktoreske te shqiperise….vetem kallashnikovi i zgjidh punet ne shqiperi,,cdo gje tjeter eshte pa vlere dhe humbje kohe dhe dinjiteti

  5. tironci says:

    krimineli qe drejton bashkine sot duhet te perfundoje si kadafi ..

  6. ha ha ha te mjeret socialist po harrojn se kush eshte ne pushtet

    1. Rangle says:

      This does look promsinig. I’ll keep coming back for more.

  7. kola says:

    edhe ju o kolege komentuse si i hani keto gjera dirkt , si ta akuzosh bashen , ai akoma sesht kryetare bashkie ,sa dite pune ka , a smendoni se qfare u be me sheshin ishte shdukja e disa miljonave ero nga ish kryetari , dhe tani qe do hapen dokumentet se basha do i hape per interesat e tije , do dalin te palarat , dhe PS do thot ja basha e beri , ikni ore bani nej pune mos komentoni ne hava , mendoni se mbroni ramen dhe shkruani budalliqe , basha sberi asgje perveqse vetem mbuloj kanalet dhe tani qe vuri nje cope asfalt , mos genjeheni o njerez , ky qe mbroni ju ishte 12 vjet ne krye te tiranes dhe para 2 dytesh doli dhe tha i vetmi kryeqytet ne bote pa qender , ne dore te kujt ishte qendra , ne te tijen qfare beri , nje mut mbushi llogarit e tije

  8. Danyon says:

    Aritcels like this are an example of quick, helpful answers.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje