Demokratët rrëzojnë Sali Shehun me akuzën: Ti je me PD-në

1 Nëntor 2011, 11:47Politika TEMA
Demokratët rrëzojnë Sali Shehun me akuzën: Ti je me

(E PLOTESUAR)- Rrëzohet dekreti i Topit në komisionin e Ekonomisë. Shehu thotë se votimi është politik duke u ndëshkuar se është mik i presidentit

 

Sali Shehu, ish deputet për Partinë Demokratike s’do e ketë menduar ndonjëherë se kolegët e tij demokratë do ta vinin para “bankës të akuzuarit” dhe më ironikisht do ta sulmonin me akuzën se është anëtar i PD-së. Ky ka qenë argumenti i gjetur nga deputetët demokratë për të kundërshtuar kandidaturën e tij në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i propozuar para pak ditësh nga presidenti Bamir Topi. E ndërsa propozimin mazhoranca e ka cilësuar si një lojë politike, e provokim politik, i duhej të gjente argumente konkrete kundër një njeriu që deri dje ka qenë pjesë e gjirit të PD-së. Ja si e sulmoi dje deputeti i Kukësit, Flamur Noka, Shehun në Komisionin e Ekonomisë. “Ju jeni anëtar i PD dhe neni 13 ka një pikë që thotë papajtueshmëria është me të qënit anëtar i qeverisë, i një organizate partie apo partie politike”. Ndërkohë me një argument tjetër i është “sulur”, deputeti tjetër Spaho, i cili përdori epitetin e përdorur nga Berisha, “polic”.  “Mendimi i maxhorancës është që nga pikëpamje profesionale kandidatura juaj do të ishte shumë e mirë për një fushë tjetër, por jo në fushën e kontrollit ekonomik dhe financiar. Arsye tjetër që ka të bëjë me konsultimet e presidentit me Parlamentin në emërimet e kandidatëve për organe kushtetuese. Dhe ne si maxhorancë mendojmë se presidenti nuk e ka respektuar këtë kërkesë të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh Edmon Spaho, kryetari i Komisionit të Ekonomisë.

Ish-deputeti i PD-së dhe akoma një anëtar i kësaj partie, siç konstatoi Flamur Noka, Sali Shehu e  mbrojti vendimin e presidentit por ish-kolegëve të tij demokratë u tha që qëndrimet që kanë kundër Topit le tia thonë atij personalisht. “Unë i dëgjova opinionin e kolegëve me të cilët kemi qenë në një llogore. Presidenti ka bërë apo jo detyrën, nuk është për mua, gjithsesi kjo është zgjedhje personale. Unë e lidh këtë qëndrim me ftesën që më bëri dje kryeministri për të dhënë dorëheqjen nga detyra. Unë kam ngrënë bukë me pak se të tjerët në shtëpinë e tij”, tha ai.

Më tej Shehu foli për mënyrën se si ai e percepton KLSH-në dhe punën e këtij institucioni. “Unë mendoj se dhënia e rolit duplues të auditit të bredshëm është një shembull negativ i shprehjes së tendencës për eklipsimin e punës së inpektorëve të Kontrollit të Lartë të Shteti. Qeveria kurrsesi nuk mund të ketë njëkohësisht eskluzivitetin e menaxhimit të të ardhurave buxhetore dhe kontrollin për mirë administrmin e tyre. Unë mendoj se roli i KLSH-së është mjaft i rëndësishëm në veçanti duke rritur rolin e tij auditues dhe bashëkëpunimin me agjencitë ligj zbatuese, për të ngritur grupe pune të përbashëkëta kontrolli sidomos me Prokurorinë, për të bërë të mundur ndëshkimin e shkelësve të ligjit, qofshin këto zyrtarë të lartë apo të vegjël dhe dërgimin e tyre para drejtësisë. Kjo do të arrihet nëpërmjet tre shtyllave kryesore. E para është reformimi institucional i Kontrollit të Lartë të Shtetit në përputhje me standartet e Bashkimit Europian. E dyta është pavarësia e Kontrollit të Lartë të Shtetit nga politika në formë dhe në përmbajtje. E treta ëhtë lufta pa konpromis kundra korrupsionit në të gjtihë format e shfaqjes së tij pavarësisht nga niveli që do të indetifikohet”,- deklaroi Shehu.

Ndërkohë opozita në komision nuk pa ndonjë arsye pse të kundërshtohej kjo kandidaturë duke mbrojtur kandidaturën e Sali Shehut. Por në fund deputetët e PS-së nuk morën pjesë në votimin e dekretit. Deputetët e PS-së refuzuan të votojnë për dekretin, pasi sipas tyre kjo procedure e propozuar është në shkelje ligjore. Ata thanë që vota do të jepet në seancë plenare. Maxhoranca me 11 vota kundër dhe 1 abstenim hodhi poshtë dekretin e Presidentit. Andis Harasani nuk nguroi të bëjë dhe pak humor me kolegët demokratë dhe argumentet e tyre kundër Shehut. “Mesa kuptova unë zoti Shehu qenka një individ shumë i mirë, shumë i aftë, njeri të cilit duhet ta kishit shumë në PD, por nuk doni që ky njeri kaq i mirë, kaq i aftë, kaq i përkushtuar ndaj punës të drejtojë një institucion të pavarur, dhe aq të rëndësishem sic është KLSH”, tha Harasani.  Sipas Kushtetutës, Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i Lartë i Kontrollit Ekonomik e Financiar. Kryetari i KLSH-së zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës. Ai qëndron në detyrë për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje.

17 komente në “Demokratët rrëzojnë Sali Shehun me akuzën: Ti je me PD-në”

  1. po nje mjek a mund te dejtoj nje nje polpull si puna jote o debil

    1. Argita_B says:

      Pikerisht, nese do te ndjekim “llogjiken” et te pallogjikeshmit Berisha, atehere si shpjegohet qe Arben Imami, i diplomuar te artet i besohet Ministria e Mbrojtjes, Sokol Olldashi per gazetari Ministria e Mbrojtjes, e mund te vazhdohet me lista te gjata…
      Sali Berisha eshte nje kokerr mashtrusi qe ça thote sot, nuk thote neser, i cili do te bente zheloz nje mitoman te vertete.

      1. irene says:

        Ti Zoteri flet kot per Benin. Ai ka qene gjeneral me rebelet kunder Saliut ne vitin 1997, keshtu qe ka mbaru shkolle per gjeneral e jo me per oficer…Bile tani duket sikur ka qene spiuni i Saliut per rebelet ne ate kohe… sepse spiuni i Ramizit ka qene e ka qene… apo nuk i mban mend mbledhjet me Ramizin ne vitin 1990, pas ores 12:00 te nates , gati cdo nate….etjjj… shpej do botohet libri per to…. se vetem keshtu do dorehiqen ato, etj etj… Gati tu Ben!

        1. beso says:

          Beni ka qene ushtar i thjeshte ne Pashaliman,kur ruset donin te na mernin nendetesen 105.Beni beri njeren qe te mbanim ne nendetesen,se i duhej per skrap.Beni i Mamit e ka çuar ushtrine ne Nato,prandaj s’ka as ushtare qe te ruajne as kufirin digjital ne Google Earth,jo me ate te vertetin me ferra dhe male.Eshte komike tu thuash te huajve se Beni ka eksperience nga ushtria vetem rolin e ushtar Benit,po gjersa specialist i arrave dhe pjeshkeve eshte doktori i zemres saliu,te tera ngjasin;edhe zogjte kane turbina me avull..

        2. Ival says:

          There is a critical shortage of informative aritlecs like this.

  2. tg usa says:

    Pse se cfare arsimi ka Ilir Kokelopa apo Dok. Rrumpalla qe merret me punet e ekonomise? Dhe pastaj disa cuditen kur ne dalim fuqi e dyte e ekonomike ne Evrope e me gjere.

    1. Jody says:

      A rolling stone is worth two in the bush, thnkas to this article.

  3. Mirash Bathorja says:

    Aty ku eshte e drejte eshte e drejte,mire deri tani jane emruar lloje lloje syrtiku,po tani shyqyr qe po vihet dore,nuk munde ta drejtoj K.L.SH. ne polic anadollak dreqi ta haje,une e njohe kete Saliun,Shehun kuptohet,nuk ka asgje te vecante nga gjithe policat e tjere,bile munde te shtosh,se eshte akoma me injorant se ato,edhe ate karjer qe bani karjer i thanshin,e beri nga tarafet,dhe lidhjet kriminale,dijeni o njerez karjeren ne polici sote e bejne,injorantet ,legenat,spiunat e Sh.g.b,ato qe jane lidhur me grupe kriminale,ato qe kane taraf ne qeveri,askush ne polici nuk bene hajer po nuk plotesoi keto kritere,more le te jesh as,edhe juridikun e dime se si e mori,mjafte me keto pune,do ishte mire te na coptonte EuropaE C’NA DUHET ATDHETAR ME BARKUN THARE,KUR LEGENAT MJELIN CDO DITE,

  4. Albert says:

    Nese ky zoteria nuk ben per kete detyre,pse paska qene i afte te jete deputet per 12 vjet?! D.m.th paska qene i afte per ligjvenes,nuk na qenka i afte,edhe pas gjithe kesaj pervoje si ligjvenes,dhe pjesemarres ne komisione parlamentare,per kontrollin e zbatueshmerise se ligjeve per te cilat ka kontribuar per t’i hartuar dhe votuar edhe vete?!…Une nuk dua te merrem me faktin se kush eshte personi me emrin Sali Shehu,por psikopato-krimineli me emrin Sali Berisha nuk po njeh cak ne talljen dhe fyerjen qe po i ben shqiptareve me kesi idiotizmash! As dajallaret e Zenit dhe Argites,ndonese jane treguar dhe s’pertojne te tregohen brutale me shqiptaret,nuk ia kalojne ketij monstres qe na ka hipur shaluar ne shpine!…Zoti na ndihmofte dhe na clirofte prej ketij kelyshi te djallit!!!

    1. Cash says:

      Knoweldge wants to be free, just like these articles!

  5. tomori beratit says:

    Jam dakort me ty o bathore ke te drejt por nje gje une nuk kuptoj se nese i donte bytha sales ky sali shehu do te ishte ngritur ne qiell nga keta mjeran deputet qe mbajne ne krye akoma ministra bastard vrases e hajdut qe miratuan per minister ekonomie nje ish prokuror hetues te diktatures se djeshme e sot nasip naçi na u gdhi minister tani ne kohen tone te diktatorit sal berisha.Per mendimin tim duhet mare mendimi i gjithe shtresave te interesuara e ne konsensus te plote te gjehej njeriu i duhur per kete post.

    1. Eagle says:

      Please teach the rest of these internet hooligans how to write and resrecah!

  6. ilir says:

    Ky vend rrumpalle eshte dhe do jete per sa kohe do drejtojne te pashkolluarit dhe idiotet.
    Kish te drejte Noli: “Ti Halim qe s’di as shkrim as kendim, te kemi minister per arsim ….”
    Drejtori i Albpetrolit ne Patos eshte mesues fizike. Nderkohe dhjetra inxhiniere nafte, profesor doktora qe kane nje jete te tere ne kete industri, ky zoteria i ka nxjerre ne asistence. Kjo eshte qeverisja jone.

    1. Ziarre says:

      You Sir/Madam are the enemy of confsuion everywhere!

  7. beni says:

    Arsyeja qe ngre PD-ja per mos aprovimin e Sali Shehut,eshte kundervenie ndaj presidentit,kjo dihet,por sa per Sali Shehun,eshte nje cope injoranti klasik,nje malok i trashe,qe eshte shume turp te marre poste te kesaj rendesie.Nuk e kuptoj dot kete vend,ku injoranti klasik behet titullar,dhe te ben edhe roline te zgjuarit.Asnje here nuk kemi per te bere hajer,sa te kemi ne kryemashtruesat dhe injorantet.

    1. alushi says:

      Ka plote te tille nga te dyja krahet e politikes,edhe sote e kesaj dite njerzit dhe oficeret e policise tregojne dhe gajasen me te fortat qe ka bere ish drejtori i policise Gjirokaster ASLLAN DOGJANI,i cili aktualishte eshte deputet i P.S.ai nder te tjera ne bisede,u tha kolegve,ej bre bura,puna e drejtorit qenka ma e lehte se e policit,e kish pas muhabetin per vete kur kishte qene polic i thjeshte e me pas drejtor,pra keto jane deputetet tane polic,po kemi edhe Lefter Maliqin,,qe kur u transferua nga shef rajoni ne Divijak,kishte leke per te paguar neper lokalet e Divijakes.

  8. Carli says:

    THX that’s a great asnwer!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje