FOTO LAJM: Zyrtari japonez pi ujin e Fukushimës para medias

1 Nëntor 2011, 13:11Politika TEMA
FOTO LAJM: Zyrtari japonez pi ujin e Fukushimës para medias

Një zyrtar japonez ka pirë ujin e marrë nga centrali bërthamor i Fukushimës, pasi reporterët e sfiduan atë që të pinte për të treguar se është i sigurt. Fukushima ishte në qendër të medias botërore pas tsunamit të marsit, që goditi dhe centralin bërthamor dhe rrezikoi një krizë të përmasave të frikshme. Jasuhiro Sonoda u duk nervoz, ndërsa duart i dridheshin në momentin që mori gotën dhe e ktheu atë gjatë një konference për shtyp. Uji që ai piu, thotë BBC, vjen nga pellgjet poshtë dy godinave me reaktorë. Por ai dekontaminohet përpara se të futet në shërbim. Gazetarët vazhdimisht kanë vënë në pikëpyetje sigurinë e kësaj procedure. Sonoda, që punon në kabinetin qeveritar, tha se thjesht të pish ujë të dekontaminuar nuk do të thotë që ai është i pastër. Por ai deklaroi se rruga më e mirë është të paraqesësh të dhëna përpara publikut.

Pas tsunamit, do duhen disa dekada që zona përreth Fukushimës të dekontaminohet plotësisht.

7 komente në “FOTO LAJM: Zyrtari japonez pi ujin e Fukushimës para medias”

  1. Ne fakt tani po presin te ngordhe ky palla qe piu ujin,,,,,,,,,,,,,,

    1. Vlora says:

      sa te dali nga studio do te shkoje ne banje e do te fusi dy gishtet ne goje…….

  2. gjon zaveri says:

    Nuk perben lajm per shqiptaret,kryeministri yne,saliu ka ngrene pula te pjekura,kur gripi i pulave bente kerdine,gjithemone jemi te paret

    1. sokoli says:

      Me nje ndryshim se ato pula ishin pula shtepie dhe jo pularie.Sa per teknologjine japoneze ata kane vite qe ujrat e zeza i kane kthyer perseri ne cezmat e tyre.Lufta e ardhshme do te behet pikerisht per nje pike uje.

  3. Homer Simpson says:

    Kjo eshte Hipokrizi.

  4. BAZARXHEVAP says:

    E ore e, po kush ja beri analizat, apo kush e certifikoi qe ka ardhe andej nga pretendohet qe ka ardhe !! Ai uje ka shume mundesi qe te jet blere nga ndonje supermaket lokal, dhe kur ja kane vene perpara ketij “Japan Boy”, i kane thene qe eshte nga Fukushima ! Qiqra ne hell, per kalamajte !

  5. Neorealizmi says:

    E thene ndryshe ka bere Harakiri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje