Rama prezanton PROGRAMIN: Luftë monopoleve, 300 mijë vende pune në mandatin e parë

1 Nëntor 2011, 14:23Politika TEMA

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, kryetari Edi Rama ka shpalosur një pjesë të programit të opozitës. Rama tha se ai do kthehet në një program qeverisje, pasi të konsultohet në çdo cep të vendit. Theksin Rama e ka vënë tek ekonomia. “Shqipërisë i duhet një model i ri ekonomik, me prioritetet të qarta, për të cilin ne jemi të gatshëm. Familjet shqiptare që e kuptojnë javën e tretë të muajit se ka ardhur koha për të marrë borxh, e dinë fare mirë se e keqja që ka pllakosur vendin është tek ekonomia. Ndaj ne jemi gati për të adresuar këtë problem. Duke e marrë të mirëqenë rritjen ekonomike të pretenduar nga qeveria nën 3 përqind, dhe duke i marrë të mirëqena parashikimet për 2 vitet e ardhshme, është e qartë se ekonomia po hyn në një fazë tjetër krize. Për këtë arsye ne jemi të bindur se i gjithë fokusi dhe puna jonë duhet të sintetizohet drejtpërdrejt tek ekonomia,” tha Rama.

Gjeni më poshtë piketat kryesore të programit të PS, prezantuar nga Rama:

 

Borxhi

Shqipëria do të dalë përpara një stuhie ekonomike kur të dalë papara të vërtetës statistikore.

Borxhi është shumë më i lartë sesa shifrat zyrtare. Por ekonomia nuk dhënë asnjë shenjë përfitimi tek investimet e bazuara tek borxhi. Për stadin ekonomik që ka Shqipëria, ky nivel borxhi është shumë i lartë. Në vitin 2011 për shërbimin e borxhit do paguhen 600 milion dollarë, dy herë më shumë se në vitin 2005. Pra shqiptarët paguajnë më shumë për borxhin se për arsimin, shëndetësinë e bujqësinë. Çdo fëmijë që lind sot ka një borxh 2400 dollarë, kurse çdo familje paguan çdo muaj 65 dollarë në muaj, më shumë për borxhin sesa për faturat e energjisë elektrike. Ne jemi të përgatitur për përgjegjësitë për kontrollin e borxhit publik.

 

Punësimi

Synimi është që të ofrojmë mundësi punësimi për çdo individ që është i aftë për punë. Shumëkush ironizon me shifrën 1 milion të papunë. Nuk është shifër demagogjike, është shifër reale. Sot në 100 vetë, punojnë vetëm 52. Gjysma e të rinjve janë pa punë.

Zbatimi arbitrar i pagave referencë dhe taksa e sheshtë kanë pakësuar numrin e të punësuarve.

Taksa e sheshtë është një abuzim. Taksa e sheshtë është një spekulim falimentues për pjesën më të madhe të qytetarëve. Ne besojmë se jemi në gjendje që duke ndryshuar modelin ekonomik dhe duke e ripërtërirë atë, mund të krijojmë 75 mijë vende të reja pune në vit. Jemi plotësisht të bindur se mund të ofrojmë trajnim profesional falas për të gjithë të papunët e regjistruar.

 

Taksat

Qeveria e sotme thotë që ka ulur taksat, por është e kundërta. Për 98 përqind të shqiptarëve, që punojnë e konsumojnë, taksat janë rritur dhe janë rritur shumë. Ajo e ka bërë më të vështirë jetën e shqiptarëve. Ajo e ka zbrazur xhepin e shqiptarëve. Para vendosjes së taksës së sheshtë, barra fiskale ishte 2-3 përqind. Pas vendosjes së taksës së sheshtë barra fiskale është 10 përqind. Sot një infermiere paguan 30 herë më shumë taksë se në vitin 2005. Taksat mbi pagat janë rritur 50 përqind. Faktikisht sot pasuria është përqëndruar tek një pakicë shumë e vogël. 5 përqind e shqiptarëve zotërojnë më shumë se 50 përqind të depozitave të gjithë shqiptarëve. Dhe konsumi tatohet tre herë më shumë se pasuria, pra një qytetar paguan tre herë më shumë se një biznesmen. Në total në të ardhurat e sotmet qeverisë, kontributorët që paguajnë më shumë janë këta të shumicës, të 95 përqind të popullit shqiptar. Ne do ulim taksat për këta 95 përqind. Kush është më i pasur, do paguajë më shumë. Kjo për ne është e kombinuar me bindjen se sipërmarrësit shqiptarë janë në nevojë më shumë se kushdo tjetër për lirinë. Ne do ua japim këtë liri. Ne do i vendosim në piedestal.

 

Prona

Çështja e pronës mbetet prej 20 vitesh e pazgjidhur, dhe sa më shumë kalon koha, aq më shumë komplikohet. Investimet afatgjatë komplikohen nga kjo gjë. Ne do e heqim nga qarkullimi termin ish- pronar. Ky term për ne është i papranueshëm. Nuk ka ish- pronarë, ka pronarë realë. Zgjidhjen e problemit të pronës do e shohim si fundin e një tallje 20 vjeçare me pronarët. Do zbatojmë një kuadër të ri ligjor, që duhet të respektojë të drejtat e pronarëve, duke adresuar zgjidhjen e problemit të pronës, bazuar në modele të konsoliduara suksesi, dhe nga ana tjetër drejtësi sociale për të gjitha kategoritë e tjera të popullsisë. Sot na duhet një pronësi e plotë dhe e qarkullueshme në tregun e tokës.

 

Fshati

Të ardhurat e familjeve që jetojnë në fshat janë sa gjysma e atyre që jetojnë në qytet. Ne do e ndryshojmë këtë. Ka ardhur koha të adresohen me forcë problemet e fshatit shqiptar. Sot ne eksportojmë 9 herë më pak produkte bujqësore në krahasim me importin. Është zhbalancim unikal në botë. Sfida kryesore është transformimi i sektorit bujqësor në sektor të qëndrueshëm, modern dhe konkurruese. Do shënjestrojmë uljen e çmimeve të mekanikës bujqësore, të inputeve për në bujqësi. Është e pavërtetë ajo që tha Saliu në një fshat se ne duam të ulim TVSH për produktet e fushës. Ne nuk do e prekim TVSH-në për produktet e fushës, por do ulim në mënyrë drastike TVSH-në për inputet bujqësore.

 

Turizmi

40 përqind e turistëve në Shqipëri hyjnë në korrik e gusht. Ne i kemi potencialet për të pasur një turizëm të shtrirë në të gjithë vitin. Këtu kam parasysh turizmin e bazuar në ato aspekte që Shqipëria sot i ka, por që po i shkallmohen nga themeli. Për 6 vite rresht qeveria e bllokoi hapësirën detare dhe paralizoi projektet me interes turistik. Ne do ta çlirojmë detin dhe do të bllokojmë shkatërrimin e pyjeve dhe lumenjve.

 

Infrastruktura

Sa i përket infrastukturës, ne besojmë se raporti mes investimeve që janë bërë me borxhe dhe cilësisë së kësaj infrastrukture, është i papranueshme. Me përjashtim të Rrugës së Kombit në pjesën e sipërme, të gjitha rrugët e tjera janë jashtë standardeve ndërkombëtare. Të gjithë mund të bëjnë krahasimin me këto rrugë që ka ndërtuar Saliu. Shqipëria ka 4 herë më pak automjete se në BE, dhe ka 4 herë më shumë të vdekur në rrugët e reja.

 

Importi i plehrave

Saliu vazhdon për importin e plehrave. Ne vazhdojmë të këmbëngulim se importi i plehrave është një tradhti kombëtare në kushtet e sotme kur nuk grumbullohen e përpunohen mbeturinat tona. Shqipëria do bëjë atë që një numër vendesh të zhvilluara nuk e bëjnë dot me plehrat. Është e pakuptueshme një gjë e tillë. Kur lëvizin plehrat nga një vend në një vend tjetër, dihet botërisht influenca e mafias. Nga këto importe kanë dalë mbeturina të rrezikshme, deri radioaktive. Është interesante të shihen fjalimet e kryeministrave të Somalisë e Etiopisë, se si e kanë mbrojtur importin e plehrave njësoj si Saliu. Një inspektoriat kombëtar i pastrimit është një strukturë e domosdoshme për të normalizuar në radhë të parë situatën.

 

Emigrantët

Shqiptarët janë komuniteti më i madh i emigrantëve në Greqi. 40 përqind e jona janë jashtë. Të ardhurat e tyre përdoren si mënyrë jetese në Shqipëri. Falë tyre arrijmë të mbijetojmë sot. Për këtë arsye në programin tonë ka një shtjellim të gjerë për këtë çështje. Ne do integrojmë emigrantët në politikbërjen e vendit dhe në zhvillimin e tij.

 

Premtimet e Ramës

-Riafirmohet angazhimi ynë për 300 mijë vende të reja pune brenda mandatit të parë qeverisës.

-Do anulojmë të gjitha koncesionet e paligjshme, duke rikthyer transparencën në të gjitha procedurat e konkurrimit.

-Ulje e kostos së jetesës për 95 përqind të shqiptarëve duke hequr barrën e taksës së sheshtë dhe vendosjen e taksimit progresist.

-Do pesëfishojmë financimin publik për fshatin.

-Do zerojmë TVSH për bukën, vezën, qumështin dhe ilaçet.

-Çmontim të monopolit apo kartelit për miellin, sheqerin, naftën, ilaçet, pasuritë natyrore, telekomunikacionet, bonet etj.

-Brenda mandatit të parë qeverisës do kemi një Shqipëri të pastër pa plehra.

-Do kemi një masterplan për zhvillimin e turizmit.

-Institucioni i Statistikave do vendoset nën kontrollin e parlamentit.

-Ne do ta zhbëjmë sistemin e referencës dhe sipërmarrësit nuk do jenë të detyruar tu nënshtrohen atyre.

-Ne jemi të vetëdijshëm se pasuria më e madhe që ka Shqipëria është bukuria.

-Do modernizojmë rrënjësisht shërbimet publike në arsim dhe shëndetësi.

-Domosdoshmëria për një rend që çliron sipërmarrësit nga kanosja e ekonomisë kriminale

-Do dhjetëfishojmë financimin publik për punësimin.

-Do ngremë një inspektoriat kombëtar për pastrimin e plehrave.

-Çrrënjosje të korrupsionit nga spitalet.

-Fond strehimi për familjet e pastreha.

-Buxheti për arsimin do jetë 5 përqind e PBB.

-Sistem të pavarur për renditjen e shkollave, të larta në radhë të parë.

-Një kolegj i arsimit profesional.

-Status special për veteranët dhe ish- të përndjekurit.

-Përmbushja e standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

-Drejtësi e shpejtë dhe profesionale.

-Çmontimi i kulturës së pandëshkueshmërisë.

-Administratë publike profesionale.

-Fundin e dhunës qeveritare ndaj medieve të pavarur.

-Transformim rrënjësor i Televizionit Publik.

-Rishikimin e pranisë diplomatike të Shqipërisë në botë.

-Votimin e emigrantëve.

-Programe të veçanta për edukimin e fëmijëve të emigrantëve në botë.

-Adresimi i çështjes çame në mënyrë koherente me standardet ndërkombëtare.

54 komente në “Rama prezanton PROGRAMIN: Luftë monopoleve, 300 mijë vende pune në mandatin e parë”

  1. DJ Achmed the dead terrorist says:

    filloi dhe Rama me tregu perralla me mbret si SALIU,,,,,,,,,njoni ekonomia e dyte ne Europe tjetri 300 mije vende pune,,,,,,,,,,,,,,,tu tall zarat kush cohet i pari m’duket

    1. dd says:

      Kam shpresen se Partia e re e Z. Topi dhe intelektulet qe do perfshihen ne te do perbejne alternativen me te mire Qeverisese per te ardhmen.

      1. Vlora says:

        -Do ngremë një inspektoriat kombëtar për pastrimin e plehrave.
        si ta kuptojme kete,,,,
        inspektoriati do te jete per plehrat tona apo per plehrat e botes

        1. Spatan says:

          Inspektoriat, sic e ka gjithe bota (Angli, France,Gjermani), sic dhe ne kemi per ushqimin, prodhimin etj duhet te kemi dhe per riciklimin e mbetjeve. Do jete gje e mire po u be

        2. raimondi says:

          O Vlonjat mos bej pyetje idiote

          Inspektoriati eshte per pleherat tona ,jo per te huajte

          –Plehera te huaja nuk do prnaohen fare –Por Edi eshte ne pozite te veshtire tani dhe nuk mund te shprehet hapur

          –Por po erdhi ne pushtet Edi nuk e ruan shume per te huajte, se ka personalitet ashtu ai

          –Ndaj mos bej pyetje prej budallai ore , se je nga qytet ku njereazit kuptohen edhe me nje shikim

          –Perdor njeciek Common sense vlonjati ore koqe –ok?

          1. Vlora says:

            o rajmondi i zgjuar!!!!!!!!!!!!!!!
            te lutem ma cito ate paragraf ku rama e thekson qe ky inspektoriat eshte per plerat tona ??????????
            ne nga vlora tregojme nje histori……..
            nje prifti qe kishte nje mjeker te gjate i kalonj nje mi ne te.
            dhe prifti i alarmuar ben rremuje te madhe…
            te pranishmit aty i thone po e he a derebardhe se nje mi ishte mos e bej kaq te madhe
            dhe prifti qe ja u kthen: s`me vjen keq se me kaloi nje mi
            po me vjen keq se e ben rruge………….
            tani si i zgjuar qe je mundohu ta kuptosh …..

      2. Argita_B says:

        Ato qe shkruan Rama, jane te qarta, sintetike, pragmatike.
        Per sa i perket 300 mije vendeve te punes, eshte diçka mese e mundeshme, pasi nese 80% e pasurise shqiptare koncentrohet ne duart e 5% te popullsise kjo do te thote se ne Shqiperi zoterojne monopolet, pra ekonomie eshte e ngerçur dhe sipermarja thuajse e pamundeshme.
        Ajo qe do te shtoja une, eshte fakti se nese Topi krijon nje parti te re, ajo mund te beje koalicion me partine e Rames, pasi aktualisht ajo qe diferencon poziten nga opizita, nuk eshte ideologjia, po vetem karigia.
        Sali Berisha qe pretendon se udhehen Partine Demokratike, Topalli qe e perfaqeson ne krye te Kuvendit, çdo gje mund te jene, veç demokrate jo, mjafton te shohim menyren si sillen, si shptehen dhe si drejtojne dhe çdo kush e kupton fare lehte kete.
        Pa folur ketu per mungesen thuajse totale te kompetences ne funksionet e tyre respektive.

      3. alcaja says:

        A TI PO kush ka dalur deri me sot per popullin as njeri prandaj keshtu do vej kjo pune si lesh arapi …..

      4. Dean says:

        Ehhhhhhhhhhhhhhh, o shqipe klasike.
        Partia e atij qe erdhi ne krye te presidences me vota te blera,nuk eshte formuar akoma,megjithate ti ke shume SHPRESA te medha se Topi ka shkopin magjik ne dore.
        Oj kasolle
        ku na mblodhe.

    2. iphone4S says:

      Plotësisht dakord me ty!

    3. emigranti says:

      Si emigrant mendoj qe disa nga premtimet s’mund te realizohen,por Rames duhet qe shqiptaret ti japin shansin qe te marri qeverine,pasi ka ardhur dhe ka kaluar koha qe Sala te dale ne pension.Rama ka treguar vullnet per te punuar dhe shpresoj qe te pastroje PS dhe te afroje njerezit e duhur per te realizuar premtimet,perndryshe nje zhgenjim tjeter per shqiptaret nga Rama do ishte fatale,megjithese kam besim ne deshiren e mire te Rames dhe largimi Berishes eshte mese i domosdoshem per te miren e Shqiperise.

  2. i says:

    nje gje nuk me kap syri mua tek keto premtimet,
    denimin e atyre personave qe jane pergjegjes per kete shqiperi qe eshte sot,
    e atyre qer kan vrar prer dhe vjedhur,
    ti mbase do te thuash qe nuk eshte detyra jote por e gjykates?? ( por mjafton qe ju ta premtoni dhe pastaj gjykaten ka menyra sa te duash ta nxisesh)

    1. sali kakabuba says:

      e drejte por dhe dicka tjeter.Para se z.Rama te cirret me premtime boshe,te filloje te beje dicka konkrete.Ne bashkite dhe komunat ku ka fitu PS,a din te na thote ne se kane be trasparence ne punen e tyre,a jane te hapur dhe te bazuara ne merita punezimet e zyrtareve apo vazhdojne dhe keta me militantet e tyre.
      a mund te na premtoje z.Rama se ne rradhet e tyre nuk ka elemente kriminale ashtu sikurse ndodh ne rradhet e PD? Nuk besoj se ka guximin te jete kaq i hapur sepse e din dhe ai me ke ka te beje.
      Me e rendesishmja,sikurse e thote z.i,a do beje lufte te nxjerre para drejtesise shkaktarete gjithe te keqijave qe kemi permend perhere ketu,apo mendojne thjesht te na nderrojne HAJDUTET e nje ngjyre me hajdutet roze?
      nuk shikoj asnje koment mbi ceshtjen kombetare.Keta mendojne te vazhdojne ne rrugen antikombetare te DOKTOR MRTJES apo duan te bejne dicka.
      Dicka tjeter qe me shqeteson si qytetar dhe per te cilen nuk flet askush eshte ceshtja e shkollave turke dhe greke,sidomos ne Tirane.A mendoni se do te jete shume keq per te ardhmen e kombit tone,qe perfaqesuesit e ardhshem te kombit tone,te jene pergatitur ne shkolla te tilla antishqiptare?!

    2. raimondi says:

      Degjo ore trap–se p

      –Nuk do merret shefi i qeverise se Ardheshme me Hakmarjet dhe me vjedhjet e Sales me shoke
      Ne Demokraci pushtetet jane te ndara dhe eshte Prokuroria ajo qe merret me keto pune

      — Edi nuk duhet aspak te veproje si Sala –ABSOLUTISHT JO

      —Dhe duket edhe nga veprimet politike dhe nga programi qe Edi nuk eshte aspak Hakmarres dhe nuk eshte ne3n ndikimin e gazetarise

      Pikerisht kjo veti Humane tregon Superioritetin e tij Moral karshi ketyre akrepeve
      qe kane pushtuar per gryke Shqiperine tone sot

      -Edi do merret vetem me te ARDHMEN —– Dhe do punoje per te permiresuar ne menyre Rrenjesore te ardhmen per popullin shqiptar, per ne dhe per femijet tane
      ——–Kjo do te jete HAKMARJA me e mire kundrejt qeverise sa palcove qe na detyroi te marim ruget e botes

      Dhe duke mos u marre me hakmarjet Edi do forcoje ne menyre indirekte paqen e brendeshme ne popull ,do rrise kohezionin e shoqerise shqiptare qe per keto 20 vjet eshte totlaisht i shkateruar

      Se ne jemi percare per shkak te luftes PD-PS , nuk flasim me njeri tjetrin,jemi tamam ne gjednje lufte …Ndaj Edi e ka shume mire qe nuk merret me emrat e ketyre qe na drejtojne tani ….Me ta le t emerret prokuroria …

      –Jepi Edi ! –Gjithe problemi tani eshte tek Aleancat

      -Patjeter Edi duhet te gjeje gjuhen me ato parti qe kane me te vertete elektoral
      –dhe sidomos Edi duhet urgjent te organizoje qe tani njerezit e besuar per ne qendrat e votimit -Sepse ata jane kyci i fitores se PS-se
      –Se qe atje fillon te vjedhi voten Sali koqia

      ——– Tani qe ne po shikojme programin ekonomik te PS-se ,i cili eshte ABSOLUTELY BRILIANT

      Absolutisht te gjithe duhet te bejne me aq sa kane mundesi te ndihmojne Edin ne punen e tij per riorganizmin e PS-se …..

  3. andi ll says:

    doli dhe Berisha Junior….

  4. fule says:

    Shoh shume gjere pozitive dhe realisht te realizueshme si:

    – Do anulojmë të gjitha koncesionet e paligjshme
    – Ne do ta zhbëjmë sistemin e referencës dhe sipërmarrësit nuk do jenë të detyruar tu nënshtrohen atyre
    -Sistem të pavarur për renditjen e shkollave, të larta në radhë të parë.
    -Votimin e emigrantëve.
    etj.

    Natyrisht atyre qe nuk u pelqejne keto e kane gjithmone alternativen: “M’votoni ju mue, votoni per ..sukthin.. evropian, votoni per fmit tuj”

  5. gjini prej mirdite says:

    Po,keto jane te gjitha te realizueshme,kur nji qeveri mendon jo per pasunimin e qeveritareve por per te miren e qytetareve.
    Bravo EDI RAMA .Jena me TY.

  6. L says:

    Reforma teritoriale, administrative , do te sjelle jo vetem kursime ne buxhetin qendror , jo vetem kapacitete menaxhuese per njesit e vogla dhe te mesme por :.. Do te prish dhe nje rrjet qe eshte ngritur per blerjen dhe presionin qe behet votuesve sidomos ne fshat. PS nuk po gjen force qe te mbrohet nga ky presion qe i behet votuesve kunder saj . Mendoj qe duhet menduar seriozisht per kete.

  7. luis says:

    Program realist dhe plotesisht i zbatueshem ne praktike dhe jo si te salukut me arra dhe lajthi.
    Njeri nga komentuesit dyshonte ne ate se cfare do behet me ato qe kane vrare dhe vjedhur.Ai e percakton qarte kur thote cmontim i kultures te mosndeshkueshmerise.Pra me qarte nuk ka si te kuptohet dhe e dyta duhet te kuptojme se fjala e urte popullore e ka nje domethenie te forte kur thote se qeni qe leh nuk te hane.Ketu e kam fjalen per Saliun kur cirrej para se te vinte ne pushtet se do i mbushte burgjet me kondrabandiste e ne fakt cfare beri vec se vodhi me shume se ata te tjeret,biles dhe vrau e nuk po denohet askush.
    Ne shqiptareve na pelqejne fjalet bombastike dhe plot genjeshtra mjafton qe ne te shohim endrra me sy hapur.
    Jo zoterinj ne duhet te kulturohemi ne kete aspekt dhe duhet te kuptojme se cfare eshte ne gjendje te realizoje nje lider i cili flet realisht dhe qe e ka treguar se eshte i afte per ti realizuar ato.
    Ka shume qe kerkojne nota patetike mbi patriotizmin e te tjera jo se u ka kaluar koha por se ato nuk realizohen kur qytetareve te tu nuk ua jep mireqenien dhe drejtesine perkundrazi ata ndjehen shume keq ne ato vende ku jetojne te quhen shqiptare neqoftese ky vend nuk vihet mbi binaret e zhvillimit.
    Nje Shqiperi e zhvilluar ekonomikisht dhe e kulturuar te jep nderin dhe krenarine e te qenurit shqiptare.
    Sot ky term ka vdekur ne saje te nje drejtimi idiotesk te nje kanunori dhe komunisti te pareformuar.

  8. Tersi Pojanit says:

    Po te ishte ai buri [tarasi]; sa vet dote kishte varur per gjuhe, per keto qe i kane bere ketij populli keta politikan plera.

    1. Eri says:

      Premtimet jane premtime dhe kuptohet qe jo cdo i tille eshte i realizueshem perpos deshires dhe angazhimit te forces politike ne qeveri, gjithesesi pozitive eshte qe Partia Socialiste i ofrohet elektoratit me nje program dhe kete e ben shume kohe para zgjedhjeve te pergjithshme.

      Pikat qe per mua jane shume lehte te realizueshme dhe duhet te behen menjehere:

      -Përmbushja e standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
      -Drejtësi e shpejtë dhe profesionale.
      -Çmontimi i kulturës së pandëshkueshmërisë.
      -Transformim rrënjësor i Televizionit Publik.
      -Programe të veçanta për edukimin e fëmijëve të emigrantëve në botë.
      -Fundin e dhunës qeveritare ndaj medieve të pavarur.

      Pjesa e premtimeve qe ka lidhje me financat publike duhet pare me kujdes. Ngritja dhe shkrirja e institucioneve me duket retorike pa realizimin e pikave me siper qe kane te bejne me drejtesine dhe kulturen e pandeshkueshmerise. Crrenjosja e monopoleve eshte nje demagogji per veshet e mi, nese arrihet kjo do te thote qe kemi fituar nje Shqiperi te re, nje kulture te re qeverisese, kemi fituar tregun e lire dhe njekohesisht Europen.

      Perballe nje qeverisje hajdute, te korruptuar dhe vrasetare alternativa e PS-se eshte ajo ku duhet te besojne gjithe shqiptaret.
      Fundi i Sali Berishes duhet te jete me i hidhur se i komandantit te tij shpirteror Enver Hoxhes. Ata duhet te jene perkrahe njeri-tjetrit ne faqet e historise se ketij vendi si dy diktatoret me te dhunshem ne drejtimin e Shqiperise.

    2. hajriu says:

      Je shume mbrapa o Tersi Pojanit , te krenohesh me enver kurven eshte si te besh harakiri pa as me te vetmen arsye. Keta politikanet e sotem(te dy krahet) jane nga me te ndyrit dhe me te paskrupujt por kurre nuk mund ti krahasosh me enver kurven.

  9. kola says:

    ne tere keto pika vetem nje e ralizon , dhe kjo eshte punesimi , po fitoj kuptohet hiqi te PD ve te PS keshtu dhe basha premtoj vende pune hoqi te PS vene tani te PD per punesimin brravo u qofte se ketu e mbajne premtimin te tere per te tjert veqse i sbukurojn se shqip[taret si kuptojn pikat tjera , persai perket plehrave , edhe nje here ne tirane ishte 12 vjet qfare beri per plehrat asgje ,

  10. akil says:

    cfare ja fut trapit ky,jo po do punesoje dhe kosovaret ne shqiperi hajde budallik hajde ky po qe eshte program……..

  11. Spac says:

    Me ne fund u zgjua dhe PS.

    Programi eshte i mire, ka disa pika qe jane shume te mira por ka dhe pika qe mungojne.
    Persa i perket fushes se ekonomise duket qe e kane pergatitur expert te zote. Taksa Proporcionale dhe heqja e TVSH eshte praktike qe duhet patjeter ta ndjeki cdo vend qe hyne ne BE.
    Turizmi, krenaria, demaskimi jane te gjitha pika te drejta.

    Po per drejtesine valle cfare do beni ???

    Behuni gati se do vini me shpejt se mesi 2012…

  12. UAUUU says:

    Bravo EDI,

    Vetem ti me forcen prej muzhiku mund ta besh kete vend. Programi eshte shume i mire, si ne fushen ekonomike dhe ate sociale. Me e mira eshte pastrimi i emrit Shqiptare nga krimi dhe korrupsioni.

  13. hajriu says:

    E lexova me vemendje kete shkrim por ne disa pika me duket me shume demagogji dhe politike per pushtet sesa realitet i mundshem. Po mar vetem piken e pare dhe te fundit. Pika e pare
    “-Riafirmohet angazhimi ynë për 300 mijë vende të reja pune brenda mandatit të parë qeverisës” ……por ju nuk thoni se si do ta realizoni kete premtim z.Rama? Prandaj dhe mua me duket nje demagogji alla Berisha apo Basha se edhe Basha tha qe do krijoje 30000 vende pune ketu ne tirane.
    Pika e fundit dhe qe mua me intereson shume :
    “-Adresimi i çështjes çame në mënyrë koherente me standardet ndërkombëtare” ….. Si ta kuptoje une kete? Kur ne si PDIU kemi bere me shume se kaq , kemi bere qe kjo çeshtje jo vetem te njifet nga kancelarite evropiane dhe amerikane por edhe te diskutohet neper tyezat e tyre kjo çeshtje . Dhe çeshte me kryesorja , a mund te te besoj une ty z.Rama per keto qe thua ? E shtroj kete pyetje sepse shoh qe ju nuk flisni per kete çeshtje dhe shume çeshtje te tjera qe kane te bejne me integritetin e Kombit tone sot qe jeni ne opozite , vajmedet kur ju te jeni ne pozite .
    Kam edhe shume paqartesi te tjera por nuk po zgjatem me.
    Nejse une shpresoj qe ta kesh marre seriozisht z.Rama por pa treguar se si do ti realizosh keto premtime une gjithmone do te jem skeptik sepse me shume sesa program me duket demagogji dhe ne kemi 75 -vjet qe me demagog e demagogji jemi fryre aq shume si majtas dhe djathtas sa po plasim.
    Tung te gjitheve

    1. Comja says:

      Ore ti hajriu, po ti qenke hajdut, si ma vodhe komentin tim tek Shekulli. Po pse mer burre nuk mund te shprehesh mendimet e tua. i habitshem, pu pu pu,

        1. Comja says:

          Mos bej sikur nuk di. Dhe hajdut dhe genjeshtar.

          1. hajriu says:

            Edhe pse une nuk hyje tek faqja e shekullit , tani hyra kastile per te pare dhe nuk pashe asnje shkrim te ngjashem(sikur 50%) me shkrimin tim. Prandaj kushdoqofshe , ik beje greken tjeterkund ……vajze e mbare

  14. MURAT says:

    -EDI KA JETUAR JASHTE,E NJEH REALITETIN.KY EMIGRANT DO TE PERFAQESOJE TERE EMIGRANTET TANE. UNE KAM BINDJEN SE PROGRAMI ESHTE AMBICIOZ,AI DUHET TE SHPERNDAHET DERE NE DERE.
    -THEM VEMENDJE TE VECANT KRIJIMIT TE INDUSTRISE PRODHIMIT PLEHRAVE KIMIKE,PER TE FUT BUJQESINE NE PUNE. 40 VJET ME PARE NE EKSPORTONIM,SOT IMPORTOJME SPECA E DOMATE.20 VJET VETEM TURP PER TE TERE NE SHQIPTARET.PROGRAMI ESHTE I VOTUAR QE TANI.DREJTUESIT TE JENE NE RADHE TE PARE TE NDERSHEM,DHE DO TE GJEJNE MBESHTETJE TE PLOTE.
    -SIPAS MEJE KY PROGRAM MUND TE THELLOHET DUKE VAJTUR NE QENDRA PUNE DREJTPERDREJT ME PUNTORET E FSHATARET,SEPSE ATO JANE FILOZOFET E JETES REALE.-
    -KAM BESIMIN E PLOTE SE SHQIPERIA SHPEJT DO FILLOJE TE NDRYSHOJE FAQEN E AUTORITETIN E SAJ NE EUROPE,E SE FLAMURI YNE DO NGRIHET ME LART.
    [email protected]

  15. Mallakastrioti says:

    PERSONALE per Z.Edi Rama,
    zoti Rama,te me falesh per Pyetjen time “Naive”, por une si Qytetare i thjeshte do tju beja nje Pyetje qe per ju si Kreu i Opozites Shqipetare, nuk do te ishhte e veshtire te me pergjigjeshit, sepse ka te beje direkt me PROGRAMIN tuaj .
    Pyetja eshte se si do ti “Hapni” ato 300.000mije Vende Pune?????He te lutem mos fusni ne Listen e Punesimit edhe Gjyshen time qe shete Fiqe edhe Rrushe ne rrugen Nacjonale qe te cone ne Juge te Shqiperise dhe te lidhe me shtetin Fqinje greke..
    1-te paralajmeroj se Krye-Ministri Aktual Sali Berisha, e beri nje “Gabime” te tille,i ra rasti qe te shijoje Fiqete dhe rrushin qe shiste Gjyshja ime buze rruges, dhe me kete Raste ne Mbledhjen e Arritjeve pozitive te Qeverise se tije, tha se Shqiperia eshte e dyta ne Europe per nga Rrija Ekonomike pas Gjermanise.Dhe si te tille
    ai mori si Shembull, se vetem Gjyshja ime , ka te punesuar edhe dy te tjere, njerin qe vjelle fiqete, dhe tjetri, qe bene Paketimin dhe transportin , sepse per ti Shitur ato i Shete vete Gjyshja ime ..pra na u bene tre te “Punesuar” dhe duke Llogaritur kaq edhe aq..na doli se Shqiperia ka Rritje Ekonomike dhe “Papunesia” po ulet dukshem..
    Ai (keryeministri-Berisha) nuk harroj te quaj te “Punesuar” edhe Lypsit ne rruget e Qyteteve Shqipetare..
    1-te Lutem i Nderuar Edi Rama(Nuk kame asgje personale me Partine qe ju Drejtoni,por assesi dhe me z.Berisha)..kini Parasysh se si Qytetar i Mallakastres edhe une “Shijova” , dhe pata “Kenaqsine” te Degjoja Zoterin e tije Fatos Nano, ne mitingun e vitit 1997-te Se do te “Hapte”
    50.000mije vende Pune..Dhe kete ai , ose Qeveria qe erdhi ne Pushtet (PS-ja) ne 1997-ten, e vuri ne zbatim:Dhe si, -Jo Pak Muaj nga Qeverisja e PS-se , u HODHEN ne rruge te madhe me dhjetra -Punetore qe Punonin ne Firmen e AL-Petrolit, midis tyre edhe Une(Asistence)..pra Mallakastriotet “Shijojne” Gazin e Helmur te Tokave-Naftembajtese te Mallakastres, dhe te Tjeret jane ata qe Mbushin Xhepat..Dhe qe te mos Shkojme me Large, A KAME TE DREJT ,zoti Rama, tju Pyese:Ky jane 50-000mije vende Pune qe na i “Hapi” ish-Kryetari -Yt..Fatos Nano???????
    Dhe me Respekt Z.EDI RAMA, per Ligjin e PLEHRAVE, TREGONI VENDOSMERINE TUAJ PARA SHQIPETAREVE TANI SA NUK ESHTE VONE, nuk me duket Bindese kur na thoni se Kete Lloje Marrveshje do ta “Anulloni” kur te vini ne Pushtet..Si Shef i Opozitese une shikoje se ju Keni Pushtet, POR FJALA ESHTE,si do ta Perdorni dhe Zbatoni ne te miren e Shqipetareve apo sa per tu “Hedhur Hi Syve” Shqipetareve.. Mbetem i Mendimit se do te Shikoni Interesin e Gjithe Shqipetareve, athere edhe vete do ta Kuptoni se jeni i RESPEKTUAR Per Gjithe shqipetaret Ju Lutem Mos na e Beni SHqiperine KOSHIN E PLEHRAVE TE EUROPES, Ndaleni ate QE MOS TE KENI PERBUZJEN E EUROPES si njerez te Kategorise se Fundit..Ndaloni, ate qe mos te na therresin “Sorra-Plehrash” le te Mbetemi te Varfer por te Pakten Shqiponja…lol

  16. Sali=Geddaf says:

    keto premtime ose me sakte ky program eshte plotesisht i realizueshem, por realizohet nga njerez qe kan vullnet per te bere dicka te mire per kete vend jo nga horra qe kan mendjen vetem per te vjedhur, dhe besoj se Rama bashke me shume te tjere ne PS (duhet te behet dhe nje aleance me partin e re qe mund te krijoje Bamir Topi) jan njerez te pershtatshem per te qeverisur kete vend,se keto premtime mund ti bente dhe Sala po a ka ngel njeri ne Shqiperi qe e beson me doktor rrumpallen.

    Dhe ne shoqeria e shendesh qe besojme se Shqiperia mund te ndryshoje dhe duhet te behet si gjith Europa duhet te japim kontributin tone, nuk duhet te presim vetem hee ca ca do bej Rama, ca do thote sot a do e rrezoj saliun apo jo..! Por duhet te ju flasim njerezve, te ju tregojme se kush eshte e keqja ne kete vend, se kush na vjedh kush na vret e kush na fyen inteligjencen, dhe te ju tregojme se cfare ofron alternativa tjeter te ju shpjegojme se Shqiperia mund te behet si gjith europa dhe e vetmja alternative per kete eshte Edi Rama, duhet te ju flasim qe mos ta shesin voten per 1 thes miell se nga ajo vote qe shet sot humbet me qindra thas me miell nga vjedhjet e mos investimet.

    Prandaj o burra te japim kontributin tone qe te ndergjegjsojme njerzit, shkruani sa me shume ne web, forume, facebook, kur te flisni ne kafene ne familje apo me miqte, te ju themi te gjithve se Shqiperia do behet vetem atehere kur te shporret sali vucidoli bashk me mafjozet e tij dhe ne qeverisje te vij nje alternativ e denje per te drejtuar kete vend.

  17. dajaku says:

    Pervec rruges se kombit te tjera rruge jane jasht standartit,thote EDI RAMA.
    Nuk ishte kjo rruge jasht standarteve nga kaq vjet ????? qe slate gje pa thene,korrupsion, punuar keq,pune jasht standarteve,si te besojme tani TY qe thua se pervec rruges se kombit te tjeret jane jasht standarteve,domethene qe Zoti Berisha ka punuar mire??????????????????

  18. PISHA FLAMUR says:

    Hera e parë pas 20 vjet gënjeshtra dhe shtypje, po bindem se jemi para një programi reall. Zbatimi i këtij programi çon në fillimin e demokracis dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, por shtoj se:
    Duhet vënë si detyrë qëndrore decentalizimi i pushtetit si në perëndim, i cili duhet të çojë kopetencat në bazë. Orgjent hipotekat, kadastrat etj. duhet të kalojnë bashkive e komunave. Në rast se edhe opozita do ruaj çentralizmin komunist, gjithçka do jetë demagogji dhe shtypje Sali plus.

  19. Andi says:

    Rotacioni politik eshte i nevojshem dhe do te duhet te ndryshojne, por plani duket si vetem konstatim i situates dhe qe PS do i bej ndryshe gjerat, por sesi nuk jep shpjegim.

    Shembuj
    Borxhi – Konstaton situaten me borxhin dhe thote “Ne jemi të përgatitur për përgjegjësitë për kontrollin e borxhit publik.”
    Sesi nuk jep pergjigje

    Punësimi – Konstaton papunesine e madhe dhe thote “Jemi plotësisht të bindur se mund të ofrojmë trajnim profesional falas për të gjithë të papunët e regjistruar.”
    Sesi do ulet papunesie nuk jep pergjigje

    e keshtu me rralle per te tjerat. Shpresoj te shikojme dica me te detajuar.

  20. tim says:

    PRIT GOMAR SA TE MBI BARI

  21. Shkelzeni says:

    AFATET z.Rama !-Ku jane afatet per çdo pike te planit?!-Na thoni ju lutem se sa kohe ju duhet p.sh. te realizoni votimin e emigranteve. Duke qene se perbejne 40% te votuesve dh 90 % te kontribuesve qe mbajne gjalle Shqiperine. Po çeshtja çame sa kohe ju duhet per ta ngritur ? E keshtu me radhe. Jemi te lodhur duke u trajtuar si dele nga politika,te pakten ju si te paktet QYTETARE ne politiken shqiptare, tregoni me respekt ndaj nesh si votues e kontribues, qe respektin e pretendojme dhe e MERITOJME.

  22. mekaniku says:

    Ne rradh te par, Edi Rama ti lidhi pension familieve te atyre qe u vran me njizet e nji janar,se lan fmit rrugve te shkretet, po per treqind mij vene pune,mos te na tregoj prralla me nastradin, se nuk i ha njeri ato,aq vene pune nuk ka byth me i hap njeri ne SHqini sot,vetem po i dha rrok ene atyne qe rrin ne kafe,se SHqipnia dy tre rrobaqepsi dhe punishte kepucesh ka,bon mir ti lej kto prralla, e ti dali perball Saliut, se me duket se dhe ne 2013,noc rrokun ka per te mor,se pak i eshte shpifur te gjithve me ate doren e shtrime,dhe pak vota do ja vjedhi Saliu, dhe me duket se do presi 2017 ky lloj borziloku.

  23. TIRONCI says:

    ka harru me premtu edhe nje fabrike lekesh per ato qe nuk kan lek

  24. Anila Z says:

    Mund te jete ashtu,sipas mendimit te cilitdo,por per nje gje e admiroj k’te njeri,qe nuk heq dore nga ato qe thote dhe premton.

    1. Shen Kozmai says:

      A e mbani mend(sigurisht qe po), qe Edi dhe PS kane vite(2009-2010-2011) qe na thone qe shqiperia ka 1000000( nje milion)te papune……….tani na thote qe do hape ne mandatin e pare 300000(treqind mije) vende pune…………po ata 700000(shteqind mije) te tjeret cfare do bejne???? Si eshte e verteta e ketyre shifrave?Cila eshte e verteta e Edi Rames,e para e dyta apo te dyja bashke, apo futja kot se populli s`kupton gje?

  25. Delin says:

    Ju lumte per programin ,por perpara duhet tju thuash shqiptareve se c fare do te beni me drejtesine dhe si do veprohet me ata qe kane abuzuar me pushtetin, a do te japin llogari per abuzimet apo do falen qe dhe ata tju falin juve pas 4 vitesh

  26. sena says:

    Akoma nuk na eshte mbushur mendja se, cdo lloj programi qe paraqet si njera apo tjetra pale eshte shfaqja e rradhes per te na mashtruar, programi i vetem i ketyre politikaneve dhe zyrtareve eshte ti sherbejne vetes dhe familjes se tyre per tu pasuruar sa me shume ne kurriz te ketij populli, i cili, vazhdon tu besoje ketyre individeve qe na tregojne perralla me keto lloj programesh.
    Programi i vetem qe mund te ishte realist sipas gjykimit tim do te ishte:Hetimi i pasurive te te gjithe politikaneve dhe zyrtareve te cilet kane qeverisur gjate ketyre njezet viteve,sekuestrimi i pasurive te vena ne menyre te paligjshme, ndeshkimi i tyre,venia para pergjegjesise per degradimin qe i eshte bere qyteteve te vendit nga ndertimit me leje te dhena per hapesira ku nuk duhej ndertuar.Kjo me duket utopi megjithate me qe kemi mundesi te shprehemi lirshem,dhe kjo fale medias se shkruar se ajo vizive ka gjithmone censure,u mundova te jap nje koment edhe une si komentuesit e tjere.

  27. kimi,Washington says:

    “Emigrantët

    Shqiptarët janë komuniteti më i madh i emigrantëve në Greqi. 40 përqind e jona janë jashtë. Të ardhurat e tyre përdoren si mënyrë jetese në Shqipëri. Falë tyre arrijmë të mbijetojmë sot. Për këtë arsye në programin tonë ka një shtjellim të gjerë për këtë çështje. Ne do integrojmë emigrantët në politikbërjen e vendit dhe në zhvillimin e tij.”

    Nese Rama e ben kete vijne me not ja japin voten, jo se emigrantet duan te kthehen, por sepse emigrantet duan vendin e tyre dhe pse jo te investojne ne ekonomine vendase sic bejne xhanem dhe Izraelitet. Plus qe kjo do ulte shume tensionet e kota dhe ndarja “ne ketu” dhe “ju matane”. Shqiperia duhet te mare nje model global por global me shqiptaret qe ka pertej globit. Nuk po themi 40% se nuk ka kuptim meqe aq jemi jashte, por 10% te parlamentit sikur ta kene emigrantet nuk do ishte keq per te gjithe. Po a te le mafja e vendit thua te ndodhi kjo ? Mafja do ndihet shume e rrezikuar nga influksi jo vetem i kapitaleve, por dhe i ekspertizes qe shqiptaret kane akumuluar ne Itali, Greqi, Amerike, Kanada, Zvicer, UK, France, por dhe Turqi, Kine, vende Arabe etj, pra a do e duroj dot mafja kete influks te papare dijesh dhe kapitalesh qofte sikur te jepet 10% e politikberjes ?

    Hera pare qe degjoj nje politikan te flasi me keto terma. Nuk ke vetem Greqine Edi, me Italine ke marredheniet me te fuqishme ekonomike te tregtise, ne Angli e Amerike ke pjesen me te fuqishme financiare individuale etj. Nga cdo vend ku jane shqiptaret mund te merret dicka. Me kete plan ke dhe nje fitim tjeter, emigrantet nuk kthehen, por ama as nuk humbin lidhjet sic kane humbur gjithmone, se po te kthehen ne mase shkaktojne krize financiare, po te humbin sic jane ne rrezik dhe te asimilohen prap shkaktojne krize financiare indirekt dhe humbin identitetin dhe potencialin e nje komuniteti me teper per shqiperine ne bote.

  28. kimi,Washington says:

    “Prona

    Çështja e pronës mbetet prej 20 vitesh e pazgjidhur, dhe sa më shumë kalon koha, aq më shumë komplikohet. Investimet afatgjatë komplikohen nga kjo gjë. Ne do e heqim nga qarkullimi termin ish- pronar. Ky term për ne është i papranueshëm. Nuk ka ish- pronarë, ka pronarë realë. Zgjidhjen e problemit të pronës do e shohim si fundin e një tallje 20 vjeçare me pronarët. Do zbatojmë një kuadër të ri ligjor, që duhet të respektojë të drejtat e pronarëve, duke adresuar zgjidhjen e problemit të pronës, bazuar në modele të konsoliduara suksesi, dhe nga ana tjetër drejtësi sociale për të gjitha kategoritë e tjera të popullsisë. Sot na duhet një pronësi e plotë dhe e qarkullueshme në tregun e tokës.”

    Edhe kjo nje tjeter pike qe i ra goja dynjase. Amon mor Edi u deshen 20 vjet kollutumba me dal ne keto dy pika kyce kur i ra goja qytetareve duke i riperserit. Po therremi me njoni tjetrin per keto ceshtje se po ngelen varur e nderkohe trashgimtaret reale e te rreme rriten ne numer, e mafja e avokatet jane bere zoter. Hajde boje ket gje tani. Termi ish-pronar eshte nje shpikje e ndyre qe duhet te hiqet boll me.

  29. Rajmonda says:

    Mire mo mire,po ne nuk jemi ne fushate tani qe na tregon programin te cilin populli do ta harroje deri ne zgjedhjet e 2013(apo do behen me shpejt).Megjithese programi eshte i mire,duhet te keni dhe deshire qe ti beni te gjitha keto,e jo te ngelen ne leter.Dhe pastaj ji pak furbo Edi,fut dhe disa genjeshtra,se “populli” voton ate qe genjen me shume apo premton me shume.

    1. dorand says:

      pse monda keto qe thote ky jane te verteta qe ti fusi ca genjeshtra? apo ti deshe me thone e hape qe e hape thesin me mire grise fare tani qe e hape

      1. Rajmonda says:

        Dorand une e di qe nga te gjitha premtimet qe behen 90 per qind jane genjeshtra,por di dhe qe Edi genjen me pak se idhulli yt.Ne shqipetaret jemi mesuar te na genjejne e te ngopemi me lugen bosh(per kete nuk ecim perpara).Me kujtohet ne nje emision te “Zone e lire” para zgjedhjeve te 8 Majit kur flitej per hipotekat qe do te jepeshin nga Basha ne qofte se do te fitonte bashkine(te cilen e rrembeu dhe nuk e fitoi)Arjan Cani trumbetonte me te madhe per kete.Dhe e di si thoshte “edhe ne qofte se nuk i ben hipotekat(Basha),te pakten na beri te enderrojme”.E pra per kete them une qe ne duam te na genjejne,mjafton ti thone gjerat,pa do i bejne apo jo,kjo eshte pune e tyre.Sa per thesin e Rames qe thua ti,mua me duket si traste,se thesin se leshon Sala.Pershendetje Dorand dhe duku mos humb.

  30. arian says:

    Shqiperia rregullohet vetem nese vendoset ligji me 25 vjet burg per pushtetaret qe vjedhin nga mengjesi deri ne darke.

  31. KAPARIELI says:

    PROGRAMI I PARTIS SOCIALISTE, QE ME TE VERTET PER TU PERSHNDETUR, PER PREKUPIMIN QE KA AJO THEM ME NE FUND PER POPULLIN FUKARA TE SHQIPERIS QE ESHTE GATI 80 PERQIND.POR DO SUGJEROIA QE PARTIA TE JETE ME E VEMENDSHME NDAJ VJEDHJEVE HOMERIKE TE ZYRTARVE E KOPES SE TYRE. PA U SQARUAR DISA GJERA THELBESORE PER PERVETSIMIN E PRONES SE PERBASHKET E SHTETRORE ASGJE NUK DO SHKOJ MBAR NE SHQIPERI.TI LEME HAJDUTET QE VODHEN MILJONA EURO, TI GEZOIN ATO ,KJO KA QENE POLITIKA ,LIBERALE E PS APO PD. NE KETO 20 VJETE.CDO NDRRYSHIM I KUAJVE NE KARROCEN E PUSHTETIT,NUK SJELL ME DO E MOS NDARYSHIME MADHORE, KJO DO QUHEJ ME PLOT GOJEN PERMBYSJE E PLEHUT QE I ZURI FRYMEN SHQIPERIS.PERSA I PERKET VENIJES NE PJEDESTAL TE SIPERMARSVE, NUK JAM DAKORT, ATURE U PREMTONI LIRINE E MADHE EKONOMIKE, POR NE PIEDESTAL DUHET TE JETE POPULLI SHQIPTAR DHE CESHTIA E TIJ KOMBETARE E PA ZGJIDHUR.

  32. babiloni says:

    Disa mund te pranohen e disa te tjera jane propagande elektorale…
    Por kjo e 300 mije vendeve te reja te punes eshte totalisht e parealizueshme, e pamundur,e paarritshme per gjendjen aktuale te ekonomise sone. Pa llogaritur ketu qe studimi eshte bere nga ekonomiste ordinere qe vazhdojne te keq-keshillijne Edi Ramen. Per disa gjera ka te drejte dhe ato jane te realizueshme nese vertet ka vullnet politik per ti zgjidhur. Nje gje duhet te thoshte Rama: cdo te beje me token, do e riktheje tek i zoti apo do beje reforma si te Saliut?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje