Kreu i Qarkut të Fierit i shkruan ambasadorit amerikan: Na shpëtoni nga mafia Berisha- Meta

8 Nëntor 2011, 12:28Politika TEMA

Përmes kësaj letre të hapur e të sinqertë, po ju bëj me  dije për një shqetësim tejet  të madh që ka pushtuar komunitetin e Qarkut të Fierit, institucionin e Këshillit të këtij Qarku (të cilin ligjërisht drejtoj) si dhe mua personalisht. Ky shqetësim buron nga një tragjikomedi, e për më tepër e tipit mafioz, e shkaktuar, dita-ditës e çast pas çasti në sy të opinionit, mediave e dritës së diellit, prej datës 21 shtator (dita e konstituimit ligjor të këtij Këshilli) e deri më sot, nga një grup pushtetarësh të regjimit Meta-Berisha. Një lojë e pistë kjo, që ka paralizuar në mënyrë të jashtëligjshme, antikushtetuese e antidemokratike institucionin e Këshillit të Qarkut të Fierit, prej afro dy muajsh dhe, më tragjikja, po   tentohet të përmbyset në forma dhe mënyra vagabondeske atë çka në demokraci quhet vullnet i votës së lire. Ky skenar, politiko-kamorrist, i paprecedent, i organizuar pikërisht nga përfaqësues, de jure, të institucioneve shtetërore si Prefekti i Qarkut të Fierit, gjyqtar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Fierit dhe deputetë të mazhorancës parlamentare ka si objektiv paralizimin e institucioneve të pavarura, krijimin e strukturave paralele me pushtetin vendor nëpërmjet përdorimit të forcës së pushtetit, nga presione politiko-ekonomike e deri presione psiko-fizike ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të opozitës, m e

synim rrëmbimin me dhunë të drejtimit të këtij institucioni, institucion ky i dalë ligjërisht nga vullneti i votës së lirë të qytetarëve më 8 maj 2011. Duke iu referuar Kushtetutës së Republikës

së Shqipërisë, ligjit, së Drejtës  Civile e Administrative, por edhe moralit qytetar, kam bindjen se këto veprime po hedhin në erë  seriozisht normat më minimale të demokracisë dhe ekzistencën e shtetit ligjor. Pasi vlerësoj maksimalisht personalitetin tuaj njerëzor, intelektual dhe, për më tepër, statusin e përfaqësuesit diplomatik të Kombit më mik të shqiptarëve, SHBA, në vendin tim, ju lutem sinqerisht, duke ju kërkuar ta demaskojmë dhe frenojmë këtë akt kriminal dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm për demokracinë në përgjithësi dhe popullin e Qarkut të Fierit në veçanti.

Shkëlqesia juaj, nëse e keni të nevojshëm një shpjegim më të hollësishëm rreth kësaj ngjarjeje të rëndë, antiligj e antipopull, jam në dispozicionin tuaj, me fakte dhe prova, qoftë personalisht e qoftë me përfaqësuesit e mi ligjor. Zoti bekoftë, kombin amerikan, simbolin e paqes dhe drejtësisë!

 

Sinqerisht,

Kryetari i Këshillit të Qarkut të Fierit

Vangjel Ndreko

28 komente në “Kreu i Qarkut të Fierit i shkruan ambasadorit amerikan: Na shpëtoni nga mafia Berisha- Meta”

  1. BERISHA LARGOHU PER TI HAPE RRUGE INTEGRIMIT. says:

    Meqense nuk kam kohe, lexova vetem titullin e letres se hapur. Te presesh nga nje legen qe i tha Berishes burr shteti mbas vrasjeve qe beri me 21 janar, kjo do te thote qe Berishs nuk trembet syri per kakarickat qe shkruani. Rruga me e zgjidhshme eshte (PROTESTA KUNDER BERISHES).

  2. kastrioti says:

    A ore Ndreko gjete kishe te falesh,po keta felliqesira jane brek e b…me Salen o njeri,Arvziu ishte prezent ne numurimin e votave ne Tirane e prap se hapi sqepin, jo te mbronte Edi Ramen por drejtesin te pakten, te thoshte gjysmen e se vertetes jo te gjithe,e ti pret te flasin per ty.Po mire sec na gjen kur mbajme shpres tek te huajt qe te regullojne vendin tone.Fashisti Sali Berisha do sjell miliona tone plehra ne Shqiperi e shqiptaret presin ti ndihmoj Amaerika,pika qe sna bie te gjithve thuaj,qe nuk ngrihemi te gjithe ne kembe e ti tregojme Amerikes e mbare botes se kushe eshte Shqieria e vertet.

    1. Ajrizi says:

      Shqiptarët nuk duhet të presin nga te huajt qdo gjë në pjate , dhe pastaj kush sju qet diqka që u hahet atyre të shajnë pastaj të hajt.Arvizu mund te rrenë prap në votime të tjera por nuk mun të na i heqë gjendjen hipokrite që e mbajmë ne vete ne .Që si regjim e votojme demokracinë dhe te drejtën e votës por mbajmë ne në këmbë sitemin politk Autokratik në te gjitha partitë dhe në vet sistemin real te politikës së shtetit shqiptarë . Pse amerikanëve kush ua solli demokracin mos ndonjë amerikë qe se dimë ne.

  3. besim duraku says:

    Po nuk u shemb me vote,SALA eshte ne gjendje qe me dhune ose mePARE te ruaje pushtetin ne cdo komune e qark.

  4. Arben says:

    E more ce more mundimin te shkruash, pse si shkruan drejtperdrejt “Podesta Group” lobistit te Liut ne USA, mbase ta zgjidh ai me pare, se letra jote prap se prap atyre do tu shkoje, betem do humbasesh kohe…

  5. koli says:

    koalicioni i bushtres se vicidolit me thithlopen e skraparit po e fundos kete vend. Cohuni o te marruar se kur tju kapi kanceri te gjithve sdo keni se cte beni me.

  6. tourkofagos says:

    A re Vangjeli je i pafat,qe jeton ne Albanistan.
    ne nje vend arab,nuk mund te kete DREJTESI,,,,,!

    1. plaku says:

      turk lepurushi,
      Shko ne ndonje forum turk more turkoshak trimi.
      Ky eshte forum shqiptar. Perdhendetje mik.

  7. skenderi says:

    berishes vetem gazeta tema me ne krye mero bazen ja tregon vendin,ky i varferi shikon endra me sy hapur ;shkaterohe berishen o mero – trimi,qe mender as komentet sna i boton

  8. Cfare niveli.Drejtues qarku i shkruan nje ambasadori te huaj qe na nderro qeverine.Imagjino pastaj votuesit e thjeshte.

    1. PrapambetjetOsmane says:

      Niveli i ulet, qellimi i lart. Me mire sesa e kunderta.

  9. ari says:

    ca behet ne fjer kjo sesht azgje qe thot ky, fjerin po e grabisin dita dites, naften, hekurat qe jan ne zonen naftembajtese, tecin per skrap, fabriken e ures per skrap, keta te pds se fjerit jan shum mafjoza, i kan te gjitha nen kontroll si shefin e policise si kryetarin e gjykates e vendosin keta,ne fier po nuk u deklarove demokrat hiqesh na puna. zgjidhja eshte te ngrihet populli e te dal ne rruge, se na letrat spo e rruan shum komunisti sal

  10. ivani i madh says:

    O kryebashkiak a cfare je ,ndime tek byrazeri i berishes pret ti se shikon se Shqiperia eshte bere si Libia.Vetem ju ruani kariken e unitetin se hallet i heq mileti dhe kryetari jot do te beje revolucionin gandist qe mos prishet me Europen e Shba kur dihet fare mire qe Shqiperia te shkoje ne drejtimin e duhur duhet kallashi se sala teorine e mer nga sllavet me ruset ne krye dhe dhe i ben qefin amerikanve me pasurine e shqiptarve ,Pasaj kot e ke bere se gjerat jane ngatruar keq qe nje djall nuk e zgjidh dot.Jemi bere si ne nje dasme qe hane e pine e ne fund te dh…. shtepine.

  11. LORA says:

    Keto keshillat e qarqeve jane organe jo te votuara drejtperdrejt,pra te derivuara dhe si te tilla shushunja te parase publike.Per mua nuk duhet te ekzistojne fare,sepse deri tani kane sherbyer vetem per te devijuar pergjegjesite ligjore e per te legalizuar ate mafien qe po i merr frymen Fierit e gjithe Shqiperise.
    Ti zoti Vangjel Ndreko,duke ju qurravitur kumbarit te “burrit te shtetit” e ke shkelur perdhunesisht gjakun e kujtimin e fierakut Faik Myrtaj.Vetem per kete akt e ke hak te,te shqyeje edhe ty mafja e orkestruar nga enkelejd alibej ne Fier.

  12. Eris, dallas says:

    Nuk dua te ofendoj njeri, por mendojeni pak efektin e kesaj letra ne menyre me te zgjeruar dhe mjaft me keto negativitete pesimiste.
    Letra eshte vertete drejtuar ambasades amerikane por eshte e hapur dhe lexohet nga te gjithe shqiptaret dhe nga te gjitha qarqet e qyteteve te shqiperise.
    Kjo leter duhet t’i nxis te gjithe qytetet e shqiperise te bejne te njejten gje.
    Une e di qe ne shqiptaret i “dime” te gjitha, por tani ka nevoje qe gjerat te shprehen, e te shkruhen, e te shperndahen me te gjithe qytetaret e vendit.
    Bravo qarku i Fierit qe more iniciativen dhe shkruajti i pari.

    1. PrapambetjetOsmane says:

      ok.

  13. h says:

    CIA e ka marre nen mbrojtje Salen qe ne kohen e luftes e ftohte , nga ai mund te shpetojme vetem me nje plumb ne balle , ata do ta shesin por shume vone .

  14. LionHeart says:

    Nuk ka pse te na shpetojne te huajt nga vetja. Me kete mentalitet te roberuari qe kerkon meshire nga te tjeret e meritojme Enver Hoxhen, Sali Berishen, e kushdo tjeter qe do vije pas.Saliu eshte aty ku eshte se ne e lejojme qe te jete.

  15. latif bora says:

    z.Ndreko
    Ruga e vetme eshte revolucioni.Ky popull pule duhet te dale nga gjumi letargjik ku ka rene.Mos prisni zgjidhje nga te huajt. Ata jane te gjithe te koruptuar.

  16. Andi says:

    Komedi eshte zgjedhja jote ne krye te qarkut te Fierit.Bere pashaportizimin ne nje komune te humbur te Fierit per tu bere antare qarku dhe pastaj te zgjidheshe kretare i tij.
    Une jam Socialiste por me shitjet e posteve qe ben PS mire jua bejne Pd-LSI.Mbase humbisni edhe Drejtorin e Ujsellsit se nje idiot vendoset.

  17. haskoduka says:

    Z. Vangjel. Të përgëzoj për guximin dhe transparencën e këtij problemi madhor. Ky problem nuk është i juaj personalisht, por i gjithë votuesve të majtë dhe mbi të gjitha i shoqërisë shqiptare.

  18. Saimir koka says:

    Ore rrypa te shekullit te 21 e te vitit 2011:Sa na turperoni me keto kerkesa idioteske!Si nuk e kuptoni qe qaheni tek hanxhiu per mullixhine?Eshte partia meme pa eshte Saliu,or krye.ar i ketij qarku pa eshte LSI(Liria,Salia,Iliri)or mik!Zgjohuni e kthjellohuni or rrypa se pa qene mavria nuk ha buke Salia.

  19. brazili says:

    O zoti Ndreko,letren e hapur, gabimisht,na vjen keq, por ja keni derguar kapos.

  20. Palla says:

    Qe ambasadori amerikan nuk zgjidh asgje nga keto e di dhe bufi.Ai eshte diplomat i nje vendi te huaj dhe e shumta qe ben eshte te dergoje nje kabllogram ne Uashington.Kryetari i qarkut ketu nuk ka qellim te zgjidhe gje me ambasadorin por ka gjetur nje menyre proteste dhe mendon se do kete ndonje vesh qe degjon.Problemi nuk eshte se sa degjon veshi i ambasadorit por eshte se sa degjon veshi i ketij populli qe padrejtesia,arroganca e pushtetit deri ne krim,jane ulur kembekryq ne cdo qytet e fshat te Shqiperise dhe askush nuk ngrihet te vere me shpatulla pas murit agresoret e veshur me pushtet te vjedhur, pasuruar me pare te felliqura dhe mbeshtetur nga ajo pjese e ketij populli qe perfiton ndonje therime nga pushteti i te pangopurve.Sa kohe qe ne shqiptaret ta shohim pushtetin si mjet perfitimi per vete dhe jo si perfaqesues te shumices nuk do kete zgjidhje aq me teper kur kjo pritet nga nje ambasador me mandat 5 vjecar.

  21. ivani says:

    me fal o NDREKO po gjete vend ku te falesh o i uruar….por nuk e di qe keta qelbesira pjerdhin ne nje kungull si sali maloku dhe japonezi i kryqezuar harvizu dhe ti i kerkon ndihme e kujt pa …nje perfaqsusi te emeruar nga xhandari nderkombetar i cili nuk pati turp kur tha publikisht per k/mafiozin e shqiperise sali egersiren me fjalen me ndigjo dhe mua pak o Vangjel Ndreko ……S’gjen dhimbje me te madhe ne ke pare ……Njerine e ndershem ne mjerim dhe vaj ……Kur lutet i perulur zemervrare……..dhe ndihme e shprese pret nga .MASKARAJ……TE PERSHENDES NGA MAJA PLOT DEBORE E MALIT IVAN.KORCE.

  22. Liu nga Fieri says:

    O zoti Vangjel Ndreko bëj kujdes se je adresuar shumë shumë gabim.

    26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane

    Publikuar te Enjten, 29 Shtator 2011 03:00
    Shkruar nga SOT NEWS
    Lexuar gjithesej: 602
    Ambasada-amerikanee.gifFenomeni nuk është i panjohur, por pranimi i së vërtetës është i vonuar. Në Ambasadën amerikane në Tiranë, pikërisht në tempullin e demokracisë botërore, janë punësuar 26 ish-spiunë, të Sigurimit të shtetit, ish komunistë të rrezikshëm, apo përfaqësues të ish nomenklaturës, të cilët prej 45 vjetësh, spiunuan ose dolën dëshmitarë nëpër gjyqe kundër disidentëve të vërtetë, të këtij vendi. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo gjë, sot bie në sy se kjo ambasadë i ka hapur kanatat e saj, për pseudointelektualët dhe spiunët e shumtë të komunizmit, të cilët pas viteve 90-të synuan rehabilitimin, duke trokitur me delikatesë dhe “kulturë”, në portat e kësaj ambasade. Aq e vërtetë dhe e zakonshme është kjo gjë saqë, rreth 90 për qind, e atyre që hyjnë dhe dalin në ambasadë, janë të pajisur me dosje spiuni dhe madje, me pseudonim. Për këtë arsye, para disa viteve, Geri Kokalari, i ka dërguar një letër konfidenciale ambasadores Marsi Ries si dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, ku bën të ditur faktin tronditës për prezencën e ambasadës amerikane në Shqipëri. Sipas letrës së tij, janë konkretisht 26 punonjës të kësaj ambasade që kanë qenë spiunë, apo ish-anëtarë të partisë Komuniste Shqiptare. Kokalari, thotë se gjatë procesit të punësimit, atyre u është dhënë një formular dhe një ndër pyetjet, është ajo nëse kanë qenë anëtarë të partisë Komuniste, apo edhe ndonjë organizate fashiste. Dhe këta të fundit janë përgjigjur “jo”, por kjo ishte pjesë e mashtrimit të këtyre individëve. Sepse dihet mirë se këta 26 persona, ish- anëtarë të partisë Komuniste, u punësuan në ambasadën amerikane. Dhe personi i fundit në këtë listë ka qenë rezident në Boston.

    Letra

    Letra e shkruar me një guxim qytetar nga Geri Kokalari në adresë të ish- ambasadores amerikane në Shqipëri nënvizon se: “Disa nga ish-punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste Shqiptare. Nga këndvështrimi im për t’u bërë punonjës në këtë ambasadë të gjithë kanë plotësuar më parë një formular kualifikimi të Departamentit të Shtetit, OMB Nr. 1405-0029. Seksioni 35 i këtij formulari shtron pyetjen: Jeni ju tani, ose keni qenë ndonjëherë anëtar i Partisë Komuniste, ose i ndonjë organizate komuniste, ose fashiste? Nga këndvështrimi im personat e listuar më poshtë mund të kenë qenë anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe mund të jenë përgjigjur “jo” në seksionin 35 të formularit të përshkruar më poshtë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këta persona kanë bërë një paraqitje jo të denjë në një aplikim punësimi, me një agjenci të qeverisë amerikane dhe nëse është kështu unë marr përsipër të them se ky është një fakt i kryer”. Kokalari e vazhdon arsyetimin dhe akuzën e tij, edhe për personat e lidhur me Kadri Hazbiun. Duke e konsideruar Hazbiun, si arkitektin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar në kohën e diktaturës, Kokalari i ka shprehur shqetësimin ambasadës amerikane, se ish komunistët mund të kenë tashmë në këtë ambasadë spiunët e tyre. “Punonjësit në Ambasadë dhe ka mundësi që edhe të tjerë, të ishin direkt të varur nga Kadri Hazbiu, kur ai ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nën regjimin e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Në këtë pozicion, Hazbiu ishte gjithashtu edhe në krye të sigurimit sekret shqiptar, operacion policie që vepronte si inteligjencë dhe ushtri e fortë për regjimin brutal të Enver Hoxhës. Siç është e ditur tashmë, pjesa më e madhe, në mos të gjithë, të gjithë njerëzit që punonin nën pozicionin e Hazbiut, u konsideruan “sigurimi” dhe shërbyen si bërthamë e aparatit të inteligjencës për Partinë Komuniste Shqiptare. Ajo që është shqetësuese për këtë situatë, ka të bëjë me faktin, se ka mundësi, që anëtarë të ish-qeverisë komuniste të kenë futur spiunë në Ambasadën Amerikane”, shkruan Kokalari. Më tej, në letër përmendet edhe kryeministri Berisha, por edhe ish -kryeministri Fatos Nano, si ish anëtarë të Partisë Komuniste dhe ai, i konsideron ata, si kontigjentë të mundshëm. “Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme sepse mund të thotë që këta individë mbajnë lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare dhe kanë shërbyer si një rrjet, inteligjent, brenda ambasadës tuaj. Për më tepër, kjo gjë mund të shpjegojë gjithashtu, të dhënat, që ish-kryeministri Fatos Nano kishte burime inteligjence brenda Ambasadës për shkak të faktit, se ai ka qenë një anëtar kyç i ish-regjimit komunist dhe mban lidhje të ngushta me “ish-sigurimin”, vazhdon letra. Në përfundim të saj, Kokalari sqaron edhe arsyet e letrës dhe informacionit që jep. “Si qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë pyes, nëse ju e investigoni këtë çështje dhe përcaktoni nëse ndonjë nga informacionet që dhamë më lart kishte ndonjë gjë të bazuar në fakte reale. Vëmendja juaj e menjëhershme dhe përgjigja kërkohet me shumë respekt”, përfundon letra e Geri Kokalarit. Kjo letër është shkruar disa vite më parë, por fenomeni vazhdon dhe Geri Kokolari me të drejtë kërkon zgjidhjen e dilemës. Sepse në një shënim tjetër ai ka sqaruar se edhe sot e kësaj dite, po të bëjmë një radioskopi të njerëzve që hyjnë e dalin në këtë ambasadë, do të shohim se ata janë pikërisht, eksponentë të njohur, në lidhjet e tyre me Sigurimin e Shtetit, pavarësisht, nga pasojat e rënda apo të lehta, që u kanë shkaktuar njerëzve të thjeshtë, në jetën private. Këtu mund të përmendim, disa pseudonime të tyre, si Holta, Çorapja, Çibuku, Çiftelia, Shkrimtari, Profesori, etj, etj. Në fillimin e viteve 90-të, në këtë ambasadë kanë kërkuar gjithashtu, ndihmë, spiunët më të rrezikshëm të historisë së diktaturës komuniste. Ata që çuan në litar, apo drejt pushkatimit, kolegët e tyre, fqinjët e tyre dhe ndonjëherë të afërmit e tyre. Përpara lëkurës së vet, ata nuk patën mëshirë për asgjë tjetër, dhe spiunimet i raportonin me letër. Ata çuan në litar shumë prej disidentëve që shprehnin vlerësim dhe mirënjohje për Amerikën, por raportet e fshehta të spiunëve i degdisën nëpër qelitë e burgjeve, apo prapa kloneve të dëbim –internimeve. Por këta spiunë nuk ngopeshin me bëmat e tyre dhe hapnin sytë lart e poshtë për të gjetur viktimën e rradhës, ndërsa në vitet 90-të, pamë se si derdhnin lot krokodili për dashurinë ndaj ambasadës amerikane. Në këtë kontekst, kontributi i Kokalarit për zbardhjen e listës së spiunëve përbën një triumf. Sepse, tregon që rezistenca e fisnikëve të këtij vendi, do të jetë kurdoherë, prezente ndaj hipokrizisë së pandalshme të zyrtarëve tanë, burokratëve, apo hileqarëve që e ndërrojnë ngjyrën e flamurit politik, sipas interesave të momentit

    Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës

    Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.

    Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane

    1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës

    2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut

    3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme

    4- B.K, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.

    5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit

    6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi

    7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror

    8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit

    9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit

    11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi

    12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi

    14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit

    15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi

    18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi

    19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi

    25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi

    26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi.

    Nga Gazetari Ilir Bushi

  23. Toni says:

    Lexova me deshire komentin e Liut nga Fieri,ku eshte problemi qe ambasada i ka punesuar te gjith ish sigurimsa,Amerika di ca ben,keta si duket jane ata qe e njohin mire Shqiperine,mjaft te shikojme dhe politikanet a nuk kane qene te tille,saliu prsh ose Nano.Nuk desha te ndalem shume ne kete problem po te letra qaramane e ketij Vangjelit.Para disa ditesh lexova ne nje gazete se i keshilltare qe kishin fituar nen siglen e PS kishin dale nga LSI pra nderruar vendet per fitime personale,e cte bej ambasadori Amerikan ne nje rast te tille,dhe e fundit te gjithe thone Saliu kur do iki ose me mire kur ta heqim po ky Saliu dhe partia e tij po ja japin votat qe dikush thote se i vjedh,pse nuk i vodhi ne 1998,ne ate vend as zoti nuk ben gje kot lodhen,ne fund gazetari qe ka bere listen e punonjesve te ambasades Amerikane si ish sigurimsa ku e mori kete material,apo si duket ky paska lidhje me shefin e tyre.Mjere ai popull qe i shkoj jeta ne shtypje e ne ferr…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje