Ekspertët e videos Meta- Prifti shpjegojnë punën e tyre me Ajnshtajnin e Da Vinçin

14 Nëntor 2011, 21:31Politika TEMA

-Ekspertët: Probabiliteti i ndërhyrjeve është i lartë, probabiliteti i gabimeve tona është zero absolute

Pas një seance të tejzgjatur me pyetje e përgjigjje mes palëve, si dhe oratorisë së pasur me një fjalor ku nuk mungoi as Leonardo da Vinci dhe as Ajnshtajni, Gjykata e Lartë vendosi ta mbyllë kapitullin e ekspertëve shqitarë, duke pranuar aktekspertizën e tyre dhe duke e administruar si provë në procesin ndaj ish-zv.kryeministrit Ilir Meta.

Kjo do të thotë se të hënën e ardhshme në orën 10, në seancën e radhës do të dëshmojë në gjykatë dëshmitari kryesor, ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, së bashku me tre shtetas të tjerë.

Me pranimin e ekspertizës shumë të diskutueshme shqiptare, Gjykata e Lartë rrëzoi edhe kërkesën e prokurorit Bujar Sheshi për riekspertim të videos, këtë radhë nga ekspertë të huaj nga vendet e BE-së.

Prokurori deklaroi se ekspertët i kanë mbështetur konkluzionet në probabilitet, dmth mundesi dhe jo në fakte shkencore.

Por më herët, ekspertët shqiptarë Pollo, Rrahmani dhe Beqiri iu përgjigjën pyetjeve të prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës të Metës mbi disa paqartësi të tyre mbi aktekspertimin.

Pyetjes më delikate në këtë aktekspertizë, orën, nëse ishte apo jo objekti me të cilin ishte kryer regjsitrimi duke qenë se dëgjohen tik-taket e saj, ekspertët i mëshuan faktit se ekziston mundësia që mjeti regjistrues të ketë qenë një orë cfarëdo, por shtuan se nuk mjafton ky tik-tak për të përcaktuar nëse ishte orë apo jo.

E përkthyer me fjalë të thjeshta për publikun, edhe pse dëgjohet tik-taku i orës, videoja edhe është regjistruar edhe nuk është regjistruar nga një pajisje orë-regjistruese.

Prokurori argumentoi se ekspertët nuk i dhanë përgjigje pyetjes kryesore, nëse ka apo jo ndërhyrje në videon provë materiale dhe nëse po, ku konsistojnë ato, cka sipas tij, është tregues i qartë i dështimit të këtij ekspertimi.

Prokurori parashtroi se konkluzionet e ekspertëve janë teorike, të përgjithshme dhe të mbështetura në probabilitet, pa dhënë ndonjë fakt shkencor. Ai shtoi se nuk ka asnjë paragraf ku të thuhet se ka tjetërsim apo ndryshim të pamjes dhe të zërave të bashkëbisdeuesve.

 

Ekspertiza, me terma nga Da Vinci dhe Ajnshtajni

Përvec termave juridikë, seanca gjyqësore ishte e pasur me citime nga shkencat ekzakte dhe arti. Sipas ekspertëve, termi “probabiliteti i lartë” shpjegohet ashtu si edhe teoria e Albert Ajnshtajnit, që ka hedhur poshtë shumë të tjera.

Ndërsa gjeniu Leonardo da Vinci u përdor si argument për pyetjen se pse nuk ishte bërë i mundur procesi i filtrimit të zërit nga zhurmat.

Eksperti Ardian Pollo tha se filtrimi i zërit do të ndikonte në cilësinë e video-regjistrimit, sikurse një pikture të Da Vincit do t’i hiqeshin elementët dhe do t’i liheshin vetem sytë. Në këtë rast, sipas ekspertit, piktura do të humbiste bukurine dhe s’do të ishte më një kryevepër.

Megjithatë, pyetja më e bukur dhe me nënkuptim ishte ajo e relatorit të cështjes Ardian Dvorani, i cili ndoshta referuar frazës së ekspertëve kur shprehen se, probabiliteti i ndërhyrjeve është i lartë, i pyeti sa është probabiliteti shkencor i gabimit tuaj në këtë aktekspertizë nëse do i referoheshim termit “probabilitet”?

Dhe të tre ekspertët u përgjigjen vec e vec me përgjigjen: “probabiliteti i gabimit është zero absolute”, një përgjigje kjo që për herë të parë ishte e prerë dhe jo relative./TCH

8 komente në “Ekspertët e videos Meta- Prifti shpjegojnë punën e tyre me Ajnshtajnin e Da Vinçin”

  1. sali baxhella says:

    hahahahahahah Rrofsh o Mero me gjith femije ..se mbas nje dite te stresuar ne usa, kemi kenaqsine te lexojme qyfyret e regjimit me injorant qe ka pare bota…

  2. Latif Dreqi says:

    Ca te thuash, vetem te qeshesh, vetvetiu nuk mbahet e qeshura..Mor po nuk iu vjen turp ketyre qe thone keto idiotesira, apo vertet jane idiote me oke, edhe kaq dine…hajde gallate hajde!! une jam i mendimit qe media duhet ti menjanoje keto gomarlleqe, as mos ti paraqesi hic, se dreqi e mori edhe na fyejne mendjen mi dhjefsha t’emen!!

  3. LABERIA says:

    qeshni ju qeshni….jemi bere per te qare…ai trapi. rama..firmos libra…ketej ilir kokemishi firmos ceqe…me miliona euro…qe ju ua ka vjedhur juve se une jam jahste,,,:)…..dhe 3 eksertet shkencetare,,,po u japin leksione dhe amerikaneve bashke me anglezet….gjykata e larte…luan domino me avokatet e metes….!!..dhe berisha tall bythen dhe qesh me te gjithe…….O POPULL INJORANT SHQIPTARE,…..DEGJONI HAENGJET E SERBEVE TEK PALLATI I KONGRESEVE,,,,SE QOFTET PO JUA A HA ILIR KOKEMISHI…!

  4. ardos says:

    KOMEDIA VAZHDON….HAJDE GJYQ RRUMPALLE….HAJDE SQARIM ME PROBABILITETE QE KANE DHENE KETA TE QUAJUR EKSPERTE…E VETMJA GJE E SIGURTE ESHTE QE KETA EKSPERTE, JANE PAK TE KORRUPTUAR…PO PA EKSPERTIZE EDHE KJO NUK ESHTE E VERTETE…..

  5. tak fak says:

    Te vjen keq per keta ekspertet e shkrete, s’kane per te pare me lekun me sy. Njehere ju erdhi ky lloj fati ne dere, prandaj jo zero absolute…po minus fare eshte probabililililililililushi

  6. ALBAN DEGA says:

    GJYKATAT E SALI KADAFIT DHE ILIR KUSARIT

    Cfare drejtesie mund te presish nga Gjykatat e Sali Kadafit e Ilri Kusarit!?
    Ato veprojne dhe vendosin sipas urdherave te ” Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit”…
    E tille eshte sot cdo gjykate perfshi Gjykaten e larte dhe muajt e fundit edhe ajo Kushtetuese
    E dini nga e filloi detyren kryetari i sotem i Gjykates Kushtetuese!? Pikerisht nga takimi dhe udhezimet qe mori ne zyren e Sali Berishes !!!
    Mjere Shqiperia dhe drejtesia ne duart e kujt ka rene!
    Zot shpetoje Shqiperine dhe shqiptaret nga kusaret, vrastaret, gjyqtaret dhe qeveritaret e korruptuar me Sali Kadafin ne krye!

  7. tea says:

    ….eh c’behet me ekspertet dhe gjykatat tona. Me kete llogjike mund te denohet dikush me burgim te perjetshem(meqe nuk ka denim me vdekje) pasi eshte i madh propabiliteti qe filani te kete kryer krimin………

  8. luksenburg says:

    Kjo eshte gjykata e plumbave rigoshete.I VETMI VEND KU KRIMI MBROHET ME LIGJ.MJERE PER ATE POPULL.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje