Më poshtë do gjeni të detajuara të dhëna se si CEZ shet më shumë energji nga sa blen nga KESH. Po ashtu, për të rritur nivelin e borxhit, vë gjoba e krijon kontrata provizore. Kështu i bën shtetit presion për të rritur çmimin e energjisë. Gazeta Tema disponon dokumentacionin e këtyre shkeljeve skandaloze
Kompania CEZ po vjedh qytetarët dhe shtetin në mënyrë skandaloze, duke faturuar shumë më tepër energji nga ajo që blen nga kompania KESH. Për të provuar një gjë të tillë mjafton të shohësh sasinë e blerë dhe atë të shitur.
Kështu, per periudhen e muajit janar 2011, KESH i shet CEZ-it ne fidrin Nr.330 ne Tirane sasine prej 2.886.000 kw energji, nderkohe per per muajin janar 2011 Kompania CEZ u faturon nga ky fider qytetareve dhe institicioneve shteterore (gjithsej 2093 abonente) sasine 3.940.413 kw me nje diference prej 1.054.413 kw. Per periudhen e muajit mars 2011, KESH i shet CEZ-it ne fidrin Nr.330 ne Tirane, sasine prej 2.458.000 kw energji, nderkohe per muajin mars 2011 Kompania CEZ u faturon nga ky fider qytetareve dhe institicioneve shteterore (gjithsej 2093 abonente) sasine 2.760.981 kw me nje diference prej 302 981 kw.
Kjo diference pozitive vjen si rezultat i kolaudimit ne menyre te qellimshme nga CEZ per te vjedhur qytetaret sepse si rregull sasia qe KESH i jep CEZ-it gjate shperndrjes duhet te jete me e vogel duke perfshi humbjet teknike ne rrjet qe norma e lejueshme llogaritet 22%. Pra CEZ-i shet me shume se sa merre nga KESH).
Vetem per dy muaj vetem ne fidrin Nr.330 ka nje diference te vjedhur 1.357.394 kw qe i bie me vleren 7.5 leke per kw = 10.180.455 leke te reja. Por nese nje abonent kalon konsumin 300 kw ne muaj cmimi nuk eshte me 7.5 lek te reja, por 13.2 leke. Në kete rast shuma e vjedhur eshte 17.917.600 leke te reja.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, CEZ ka ngritur një strukturë që vendos gjoba arbitrare, që nuk janë autoritet i saj.
CEZ ka ngritur nje strukture te emertuar NTL, e cila penalizon ne menyre arbitrare konsumatoret me motivin e nderhyrjes ne matësa elektrik dhe vendos gjoba te cilat shkojne nga 3000 kw deri ne 20.000 kw. Punonjesit e NTL stimulohen me shperblime te majme kur vendosin shume gjoba fiktive ndaj klientit dhe ne rast te kundert nuk ju jepet paga nga CEZ.
Problemi qendron se keto fatura per keto gjoba nuk vihet ne dijeni klienti. Por qellimi i ketij mekanizmi eshte rritja e vleres se demit ekonomik, te cilen CEZ e paraqet ne fund te vitit ne ERE dhe ja kerkon shtetit qe te kompensoje kete vlere te ketij demi. Shteti eshte i detyruar t’i kompensoje kete vlere ose do te ndodhet nen presionin e rritjes se cmimit te energjis elektrike. Sasia e vleres se gjobave te paligjshme (demi ekonomik qe CEZ i kerkon ERE-s eshte mbi 100 milion euro, por kete shifer kompania e ka paraqitur ne ERE atje merret e sakte.
Pervec dy varianteve te mesiperme CEZ ka nje variant tjeter te vjedhjes dhe kjo realizohet nepermjet kontratave provizore. Qe ne fillim duhet te sqarojme se kontratat provizore jane te paligjshme. Per te rritur vleren e demit ekonomik qe paraqitet tek ERE ne fund te vitit, nuk mjafton ajo qe sqaruam ne piken e dyte por sajohen kontartat provizore ne emer te qytetareve te ndryshem qe nuk kane dijeni per keto kontrata por qe ne fakt jane argumente te Kompanise perballe ERE per te marre nga shteti vleren e demit ekonomik. Keto kontrata provizore automatikisht shoqerohen me gjoba. Ne rruge elektronike do ju vihen ne dispozicion shume te dhena te abonenteve qe ju jane hapur kontrata provizore (vetem per muajin tetor 2011 jane hapur 12.000 kontrata provizore). Nje gazete e perditshme ka shkruar per kete ceshtje ku perfshihej dhe Nastradin Hoxha si abonent qe rezultonte debitor ne CEZ).
Por vjedhjet e CEZ nuk sosin këtu.
Menyre tjeter e vjedhjes qe perdor kompania CEZ eshte per abonentet qe nuk arrijne te paguajne brenda muajit faturen e energjise. Ne kete rast abonentit nuk i nderpritet energjia, por lihet per nje periudhe 6 mujore me qellim qe kamat vonesa 0.5% ne dite te shtohet ne vleren e fatures dhe pastaj kur eshte dyfishuar vlera i behet presion per te paguar gjysmen e vleres ne dore dhe pjesen tjeter te perpjestuar ne muajt ne vazhdim.
Nje metode tjeter abuzimi dhe perfitimi qe perdor Kompania CEZ ndaj konsumatoreve eshte selektimi i abonenteve per te pare kalimin e kufirit 300 kw qe paguhet me vleren 7.5 leke/kw dhe mbi 300 kw paguhet me vleren 13.2 Leke/kw. Atehere pasi selektohen, here fatura mbyllet per 25 dite kalendarike dhe muaji tjeter per 35 dite kalendarike, keshtu qe i bie qe abonenti ne muajt me 35 dite sipas CEZ ta paguajë 1 kw me 13.2 lek.
Të gjithë dokumentet, të dhënat e fidrit, gjobat e dhëna dhe kontratat provizore disponohen nga gazeta, për të provuar këtë abuzim skandaloz.
Ka akoma edhe, të paktën, një mënyrë se si CEZ-i vjedh qytetarët shqiptarë: nëpër godinat komune – pallate, aplikohet harxhimi për ndriçimin e shkallës dhe ashensorin, për këtë CEZ-i si dhe Keshi përpara tij, ka vënë një sahat, harxhimin mujor të këtij sahati duhet ta përpjesëtojë sipas numrit të familjeve, mirëpo CEZ-i ua fut familjeve nga 50 a më shumë Kwh opshe, kësisoj po të mbledhësh kilovatët e faturuar janë mmë shumë se sa ato të harxhuar nga sahati i përbashkët i shkallës. Kjo është një vjedhje e padukshme, sepse banorët e shkallës nuk e dinë këtë marifet, unë e kam zbuluar kur bëja detyrën e administratorit të pallatit.
Bravo TEMA, shpresa e vetme e informimit qytetar.
Kjo parktike eshte mese e vertete. Te shtojne muaj te papaguar si Debi ne fature (megjithse ne librezen i ke te likiuduara rregullisht) dhe po te ankohesh thone dhe s’ka problem se ndodh shpesh si ngaterrese, e rregullon sistemi me vone.
Normale kur gjen shesh (dmth. mungese shteti ligjor) pse mos besh pershesh.
Ka 20 vjet qe shperndarja e energjise elektrike edhe mbledhja e lekeve eshte maskaralleku me i madjh ne shqiperi. Ndonjehere kujtohet edhe tema te flase per te
Mos i keni marre keto te dhena nga Bashkia e Tiranes, Luli ngriti strukturen e mbrojtjes se konsumatorit dhe me “siguri”kapja e ketij skandali eshte atribut i tij,apo mos i keni marre nga inspektoriati i kontrollit te pesha matjeve dhe MTE sepse edhe keto struktura duhet ta kene per detyre te mbulojne kete problem ne se po ,mos i publikoni se e dine ata se ç’bejne ,i fusin nje mega korruptim me CEZ ,dhe te rroje populli qe ripet si sheleg i bute,po strukturat e shtetit qe sigurojne vete qytetaret ku jane?
Kjo ndodh ne Tirane vaj halli se ç’behet ne rrethe e ne fshatra apo komuna te largeta
CEZ te gjitha punimet i ben pa tender me qellim qe te rrisi ne menyre fiktive shpenzimet dhe ti thote shtetit shqiptar shiko sa investime kam bere. Ne nje rast nje miku im beri lyerjen e gabines dhe ata te CEZIT ne Fier i thane qe te shenonte nje shume marramendese sikur ishin bere riparime. Apo kane marr kohet e fundit disa bodigarde qe i paguajne me shume se sa paguhen ne firmat e tjera vetem se ata jane te priviligjeuarit e firmave te PD dhe jane punesuar militantet.
Deri kur do vazhdoje kjo vjedhje ?????????????????????????????
ej e dini qe inxhinieret jane rrugeve pa pune,inorantet po bejne ligjin ne kesh cez e kudo .rrofshin universitet private,teserat e partive .cfare pret tema nga faturistet hajdute dhe te zgjedhur me kokrra misri,kur politikat e energjitike ne shqiperi bejne injorantet partiake.prisni dhe me keq
CEZ eshte nje sh.a.mafioze “privat”-qeveri per dy qellime:e para fitim abuziv ne kurriz te pasurise publike(KESH) dhe qytetareve,e dyta thellim i vazhdimesise 20 vjecare te zhvatjes se qytetareve per te mbyllur gropen qe krijon vjedhja masive e energjise ne krahinat dhe enklavat e militanteve dhe bandave te pushtetit.Nuk ndodh ne asnje vend te botes,as ne Zimbabve dhe ne Burundi qe te lejohet gjysma e vendit te konsumoje lirisht pa hesap dhe pa paguar nje mall vleren e te cilit ja faturon cdo vit e me shume gjysmes tjeter qe paguan.Nuk ka asnje vend tjeter te rajonit dhe te botes me nje norme te tille gjigante fitimi midis cmimit te energjise me shumice dhe cmimit ne faturen e konsumatorit.Dhe meqe ne kete vend nuk ka as sindikata,as shoqata konsumatoresh me peshe dhe te lira nga presioni i pushtetit i takon opozites te perdore te gjitha mjetet parlamentare dhe joparlamentare deri ne mosbindje civile.Cmimi i energjise jo te rritet por duhet te ulet per ta cuar normen e fitimit te cmimit shumice-konsumator ne nivelet e rajonit dhe per te imponuar pagesen nga te gjithe te energjise se konsumuar.Ne se lidershipi i opozites nuk vepron per cliruar votuesit e saj nga diskriminimi,nga zhvatja e faturave me ato cmime te cilat jane nje gjobe e permuajshme e qeverise per te paguar vleren e shperblimit ne natyre qe pushteti i jep bathoreve ku siguron vjedhjen e votave,atehere ky lidership te mos kerkoje me vota nga qytetaret por ti hape rruge dikujt qe lufton per te drejtat e elektoratit te vet.
20 lek(te vjetra)per kilovat e merr CEZ nga qeveria energjine qe na e shet me 77 dhe 135 lek,gati sa dyfishi i cmimit te vendeve fqinje me ne te cilat kane te ardhura per fryme sa dyfishi jone dhe kane edhe instalime gazi neper qytete.Ne nje kohe qe ne dimer qytetaret mbulohen me batanije sepse korenti me kete cmim qe eshte mund tu marre gjithe pensionin apo gjysmen e rroges,bathorexhinjte ngrohen me korent ne cdo dhome per shtate pale qejfe pa paguar nje kokerr leku.
Nese keto qe shkruan Tema jane te bazuara ne fakte te verteta, duhet te ngrihet nje padi penale kundra CEZ dhe drejtuesit te saj, per vjedhje, korrupsion, mashtrim dhe abuzim me detyren.
Lulezim Basha qe dilte si gjel dhe kendonte se ka krijuar zyren e mbrojtjes se konsumatorit, ka rastin me te mire qe nepemjet kesaj zyre ti deshmoj zgjedheseve te tij domodsdoshmerine e krijimit te kesaj zyre.
cez eshte ndermarrje banditesh. nga burime te besueshme brenda saj thuhet se ne kete ndermarrje stimulohen hajdutet, keqberesit dhe matrapazet e partive ne pushtet. mjafton te shihni cfare emerimesh ka ne cez. ne postet drejtuese ka njerez qe nuk kane asnje lidhje me elektrikun por vetem me pislleqe dhe vjedhje. historikisht elektriku ka qene para 90 ndermarrje spiunesh, pas saj u shtuan dhe hajdutet. menaxher me i mire per kete lukuni hajdutesh sesa cez nuk mund te gjendej. ne ceki kjo fare ndermarrje shkarkoi deri nje minister nga detyra me nderhyrjet e saj per koncesione. sot jep rryshtete te majme mjatas e djathta politikes ceke dhe asaj shqiptare. mblidheni mendjen qe keta hajdute qe i rane per pjese shqiptareve nuk shkulen me qe ketej.
Faturat e keti muaji ishin skandaloze dhe nuk e gjene dot te drejtensepse kur te vjedh vet shteti ca prete nga privati
CEZ eshte vetem emri, pasi aksionet zoterohen nga Shqiptare dhe Kosovare, mbi 80% e administrates dhe e punonjesve eshte e paarsimuar, mafioze e spiune,
Deri tani ka larguar mbi 3000 punonjes nga puna dhe nuk flet askush, madje jane larguar Inxhiniere njerez te kualifikuar , dhe jane zv me spiune dhe hajdute, pasi te tille u duhen, se dhe politika e tyre eshte etille, zhfrytezim max per nje periudhe te shkurter pa bere asnje investim, rritje cmimi, fatura mesatare sipas struktures se shitjes llog te 8.7lek/kwh nderkohe qe eblen me 1.56 lek/kwh.
Ish punonjes i cez.
Kjo vjedhje skandaloze dhe “e legalizuar” nga ERE (Enti Rregullator i Energjise) eshte e vjeter, qe fillon me KESH e mbaron me LESH –CEZ, jovetem vjedhja ne energjin qe harxhon, jovetem ne vjedhjen e energjise qe nuk “shpenzohet” per shkallen, kur s’ka as llampe, jo vetem me vjedhjen e gjobes per mos pages faturre me 0.5 % per ç’do dite qe kalon, por nuk eshte thene as nje llafe per vjedhjen qe ben CEZ, kryesisht per emigrantet, ku per lidhjet qe kane me atdheun e tyre kane ndertuar apo blere nji apartament qe e çfrytezon nje mua ne vit dhe per 11 muaj e mbajne mbyllur, por i paguan ç’do muaj CEZ 240 leke te reja, kur familjari s’ka djegur asnje kw drite! E ka ber ndo njeri kete llogari? Cez grumbullon ne muaj nje shume prej 990.000.000 leke prej 412.500 familjesh, dhe ne vit 11.880.000.000 leke te vjetra pa derdhur asnje pike djerse Cez ! Me kujton nje barcalet (me falni per kohen qe ju mar) : Ne nje bar ishin ulur ne nje tavolin nje çek, nje rus dhe nje kinez. Kamarjeri u sjell tre çaje, por qe u kishte ren te tre çajeve nga nje mize; çeku e shikon mizen ne çajin e tij e mendohet ç’te bej dhe shef dy te tjeret. Rusi e nxjer me luge mizen nga çaji dhe e hedh tej e fillon ta pij i qet çajin, kurse kinezie nxjer dhe ai me luge por fillon ta lepij e ta thith gjith kenaqesi, sikur po thith nji koce e ne fud e gelltiti e filloj te pij qete qete çajin; çeku, si “i shkathte”, nxori mizen nga çaji dhe ja shiti kinezit, mori filxhanin e çajit dhe ja shiti rusit….Kete gje po ben dhe me shqiptarin!
Per kete vjedhje i eshte derguar para dy vjet ERE-s nji ankes me shkrim, duke i premtuar se “do marish pergjigje po me shkrim”. Para 6 muajsh i eshte shkrojtur nje leter rekomande shokut Ridvan Bode po per te njejten çeshtje skamdaloze dhe shoku minister hesht para kesaj vjedhje. Te dy institucionet ( Qeveri – ERE) shkelin ligjin qe kane bere vete, qe u thote (ligji) qe brenda muajt “jane te detyruar te pergjigjen me shkrim”! Ne te gjithe keto i dim, por vetemi çirremi me njeri tetri dhe durojm poshterimin dhe vjedhjen qe na behet. Plaku Sheme