“Pse duhet të fshihem, jam krenar për veten time”

2 Dhjetor 2011, 21:37Lifestyle TEMA
“Pse duhet të fshihem, jam krenar për veten time”

Jeta si mashkull për Jackie Green ishte e papërballueshme aq sa tentoi katër herë të bënte vetëvrasje, madje në një rast tentoi të priste organet gjenitale.

Por tani Jackie është bërë personi më i ri në botë që ndryshon seks në moshën 16 vjeçare. Ajo ka përqafuar një jetë të re dhe thotë se ka edhe një të dashur.

Adoleshentja, që lindi si Jack, kur ishte e vogël vepronte si një femër, vishte rroba femrash e luante me lodrat e vajzave.

Pasi bëri tentativat për vetëvrasje, prindërit vendosën t’i japin 28 mijë sterlinat e nevojshme për të kryer operacionin për ndryshimin e gjinisë. Nëna e saj thotë se më mirë të ketë një vajzë se një djalë të vdekur. “Kur ishte e vogël, më tha, ‘mama, Zoti ka bërë një gabim, më ka dhënë trurin e një femre në trupin e një mashkulli’.”

Jackie vetë thotë se është mirë kështu, ka një të dashur, emrin e të cilit nuk e bën të ditur. Në shkollë e kishin tallur aq shumë, sa mendoi vetëvrasjen. Por tani duket sikur ka lindur sërish. Operacionin e ka kryer në Tajlandë, për shkak se një gjë e tillë nuk lejohet në Angli sepse ishte nën moshë. “Kur mjekët mbaruan operacionin që zgjati 7 orë, më kënduan ‘Gëzuar ditëlindjen’. Kisha mbushur 16 vjeç,” thotë Jackie.

5 komente në ““Pse duhet të fshihem, jam krenar për veten time””

  1. LOLA says:

    the winer iiiiisssssss tourkofagos

    1. Rani says:

      ç’ne ketu ti, nuk je duke diskutuar me tironcin ne msn???????

  2. Tironci Lugano says:

    Rani
    Jemi ne pushim.Po dhe ti spo na le rehat?

  3. paraziti says:

    ja hodhe maces ato qe preve?

  4. Qerimi says:

    Sa i ngjaka Celine Dionit shejtanka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje