Kishin emrin e njëjtë, e vrasin pse ishte kastë e ulët

2 Dhjetor 2011, 19:31Lifestyle TEMA
Kishin emrin e njëjtë, e vrasin pse ishte kastë e ulët

Neeraj Kumar

Një djalosh Dalit i kastës së ulët është vrarë në shtetin indian të Utar Pradeshit për shkak se kishte të njëjtin emër si një djalë i kastës së lartë. Kështu njofton BBC duke iu referuar policisë lokale.

Kjo e fundit tha se babait të Neeraj Kumar, Ram Sumer, i ishte kërkuar të ndryshonte emrat e djemve. Njësoj si Ram Sumer, edhe Jawahar Chaudhury kishte dy djem me emra të ngjashëm. Ata quheshin Neeraj dhe Dheeraj. Por Chaudhary ishte një kastë më e lartë. Policia thotë se mes dy familjeve kishte konflikt për këtë çështje. Trupi i 14 vjeçarit Neeraj u gjet në një fushë më 23 nëntor. Dy shokë të familjes që qëndron pas krimit u arrestuan.

Dalitët, të njohur me emrin ‘të paprekshmit’ janë në fundin e sistemit të kastave hindu në Indi. Edhe pse diskriminimi në bazë kastash është ilegal në Indi, paragjykimet mbeten të forta.

1 komente në “Kishin emrin e njëjtë, e vrasin pse ishte kastë e ulët”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje