Berisha nuk firmosi kthimin në atdhe të Familjes Mbretërore

3 Dhjetor 2011, 11:56Politika TEMA

Sali Berisha, Fatos Nano apo Ilir Meta nuk ishin në mesin e atyre deputetëve të parlamentit shqiptar, që firmosën ftesën e legjislativit të Republikës Parlamentare të Shqipërisë, në vitin 2002, që Familja Mbretërore të kthehej në atdhe.

Në një dokument që e ruan edhe Oborri Mbretëror dhe që mund të shihet në linkun (albania.dyndns.org/Lek%20bio/petition76depute.htm), tre “të mëdhenjtë” e politikës shqiptare në dy dekadat e fundit, nuk kanë nënshkruar për kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe, pas gati gjashtë dekadash ekzili nëpër botë.

Leka Zogu për herë të fundit kishte ardhur në Shqipëri në vitin 1997 për të marrë pjesë në referendumin e organizuar për formën e regjimit më 29 qershor 1997 dhe me 11 korrik 1997 ishte larguar nga Shqipëria. Ai u rikthye për të jetuar dhe ndërruar jetë në Shqipëri më 28 qershor 2002, pas një ftese që Kuvendi i Shqipërisë I bëri zyrtarisht familjes mbretërore. Ndër 76 deputetët e Kuvendit shqiptar ka demokratë, socialiste apo legalistë, por në mesin e tyre nuk janë ata që po kërkojnë sot rivlerësimin e figurës së Leka Zogut, çështjen e referendumit, apo të formës së regjimit.

Në ftesën e deputetëve të Kuvendit Shqiptar për rikthimin e Familjes Mbretërore Shqiptare në Atdhe thuhet se: “Ne, një grup deputetësh të Kuvendit Shqiptar, të mbështetur në respektin që kemi për Historinë e Shtetit Shqiptar e vazhdimësinë e tij juridike, si dhe në zhvillimet e sotme demokratike, paraqesim kërkesen tonë që Nëna Mbretëreshë Geraldina dhe Familja Mbretërore Shqiptare të vijnë e të jetojnë përgjithmonë në Shqipëri. Nëna Mbretëreshë Geraldina dhe Familja Mbretërore e kanë shprehur publikisht prej kohësh dëshirën për të ardhur e jetuar përgjithmonë në Shqipëri. Ne, deputetët që bëjmë këtë kërkesë, të nisur nga jeta e vështirë por dinjitoze në mërgimin e gjatë, e vlerësojmë dëshirën e tyre si shprehje të dashurisë së sinqertë për Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar. Ne e ndjejmë si detyrim moral për të ofruar ftesën tonë që Nëna Mbretëreshë Geraldina dhe Familja Mbretërore të vijnë sa më parë në Shqipëri. Në këtë mënyrë mendojmë se i jepet fund mërgimit të tyre të padrejtë 63-vjeçar. Besojmë se kërkesa jonë do të gjejë mirëkuptimin e kolegëve te tjerë të këtij Kuvendi”.

Më poshtë është edhe lista që nis me emrin e të ndjerit Pjetër Arbnori, ish-kryetar i Kuvendit deri në 1997, ku bie në sy emir i presidentit aktual Bamir Topi, ish-kryeministrit socialist bashkim Fino dhe të shumë deputetëve të majtë dhe të djathtë, gjithsej 76 dhe ku mungon pikësëpari kryeministri aktual, Sali Berisha, atëherë kryetar i PD-së në opozitës, që e kishte përzënë me polici Leka Zogun në nëntor 1993 dhe që sot organizon funeral shtetëror, në një ditë zie./shqiptarja

4 komente në “Berisha nuk firmosi kthimin në atdhe të Familjes Mbretërore”

  1. O Salicke , tu plotesua lutja n°1. Po tani si do ja besh per tu bere Mbret? Do shesesh veriun e Kosoves si Zogu ? Prandaj ju mban serbi ne fuqi se per dyqind vjet perfundoni si kurdet.

  2. Bënçori says:

    Nuk është hera e pare
    qe Ne shohim çudira
    Kemi plot 20 vjet
    me histori te tilla

    President kur te kishim
    “madhëri“ o Sali
    Leka Zogun për ta përzënë
    një tabor i vure ti

    Nuk e le te shkelte dhenë
    dhe te shihte diell me sy
    E rrethove ne hotel
    ndaj çuditem sot me ty

    S’ishe ti ky qe je
    kur ti ishe President
    Sot bëhesh hipokrit
    Leka Zogun qan si mbret

    Edhe mua me vjen keq
    se ka vdekur një njeri
    Si takon për Leka Zogun
    te ketë zi ne Shqipëri

    Ishte mbret i vetëshpallur
    s’bëri gjë për Shqipëri
    As me shume dhe as me pak
    se sa ty o Sali

    Parlamenti është për burra
    por se burra s’ka me sot
    Është hane me shume porta
    ceremonia është e kot

    Zi nuk mbaj as unë sot
    nuk e njohe leken për mbret
    Se nuk jemi mbretëri
    Republike është ky shtet

  3. Tropoja e Muj Hoxhës,e Mit Sokolit, e Bajram Currit e Azem Hajdarit. says:

    Z.Sali Berisha i ka mbajtur gjithësej 30 orë në vitin 1993 Mbreti Leka të rrethuar në Hotel Dajti, nën një terror shumë të madh me organizatorin me gung në kokë z.Agim Shehun.Dhe tani derdhin lot turpi o pjell e komunizmit.Të lutemi Berisha mos e shit detin se nuk të hiqet turpi per gjith jetën racës tënde komuniste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje