Reperi i njohur amerikan, The Game, ka arritur në Prishtinë. Koncerti i tij, që do të mbahet sonte (e shtunë) në mbrëmje në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, vjen pas atij që reperi mbajti në Berlin të premten.
The Game do të performojë për rreth 1 orë për fansat e tij, që pritet të jenë të shumtë.
Në një intervistë dhënë RTV 21 teksa reperi arriti në Aeroportin e Prishtinës, ai ka thënë se koncerti do të jetë “i çmendur”.
Ai madje bëri edhe një deklaratë shumë interesante, kur tha se i do shqiptarët shumë.
“I dua shumë shqiptarët, dhe nëse do të mund të lindja sërish, do të lindja shqiptar”, ka thënë The Game, duke shtuar se njeh shumë shqiptarë në Amerikë.
Ndërkaq, sipas tij, koncerti më i mirë që ai ka mbajtur ndonjëherë në karrierën e tij, do të jetë koncerti i sotëm në Prishtinë.
Ardhjen e tij në Prishtinë e ka mundësuar kompania Powow Entertaiment nga Prishtina. /zëri/
vete eshte crazy, ka kuptuar qe edhe shqiptaret jan crazy, atehere pse mos te behet shqiptar
osht Dashnori i Anxhela Martinit pranaj don me u ba shqiptar,hahaaaa dhe i Bleona Qerretit.Jepini moj cika,jepini