Shkencëtarët thurin planin për të ftohur tokën

3 Dhjetor 2011, 11:28Lifestyle TEMA

Një grup shkencëtarësh, studiuesish e filozofësh janë duke shqyrtuar mundësinë e një ndërhyrje radikale gjeo-inxhinierike për të ftohur tokën, në mënyrë që të ndalohet ngrohja globale. Pamjet e maleve pa borë në këtë periudhë kanë terrorizuar shumëkënd, ndaj shkencëtarët po kërkojnë një zgjidhje për problemin më të madh të shekullit.

Në një konferencë për klimën në Afrikën e Jugut është sugjeruar që rrezet e diellit që drejtohen për në Tokë, të reflektohen sërish në hapësirë, përpara se të godasin sipërfaqen e Tokës.

Sigurisht diçka e tillë do kishte një efekt të menjëhershëm dhe dramatik. Brenda pak vitesh temperaturat globale do ktheheshin në nivelin e 250 viteve më parë, përpara se revolucioni industrial të niste punën për të hedhur dioksid karboni në ajër, çka solli rritjen e temperaturave.

Por askush nuk e di se cilat do ishin efektet anësore. Në mënyrë të pandërgjegjshme mund të ndryshohej sjellja e motit dhe sasia e shiut që bie. Në raportin e përgatitur nga shkencëtarë në zë nga Britania, SHBA e Italia, ka edhe të tjera propozime, që të gjitha shkojnë në një pikë: të ndërhyhet për të ndryshuar klimën në mënyrë artificiale. Të luash rolin e Zotit nuk është dhe aq e lehtë, sidomos kur nuk e di si do përgjigjet natyra.

6 komente në “Shkencëtarët thurin planin për të ftohur tokën”

  1. per tyal says:

    uaaaaaaa ca thoni ju ore pak ftoht eshte tani da na ben edhe me ftohet??????

  2. TAU says:

    Mendoj se dhe ne duhet te japim kontributin tone. Une po mendoj te hap kondicionerin te i ftohti dhe te le deren e frigoriferit hapur.

  3. Merni familjen e Saliut dhe lereni ne pushtet, per 6- muaj as peme as renje nuk do gjeni, keshtu ftofet dhe planeti, garanci 100 perqind

  4. T.Mujo says:

    Vetem saliu me sandrin e zgjith kete problem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje