Bye-bye, England! Europa ecën edhe pa ju përpara

10 Dhjetor 2011, 13:59Politika TEMA

Nga D.Hoeren, BILD

Sapo kishte kaluar ora 5 e mëngjesit të së premtes. Në Bruksel kishin nisur lëvizjet e para drejt vendeve të punës, kur kryeministri britanik David Cameron u nda nga Europa. “Ju uroj gjithë të mirat”.

Bye, bye, England!

Dhjetë orë u përpoqën kancelaria gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy për të bindur 27 vendet anëtare të BE për planet e tyre për shpëtimin e euros. Por në fund të maratonës “Mister No” nuk ndryshoi qëndrimin e tij: të drejta të veçanta për ishullin e tij dhe tregun financiar londinez. Cameron: “Ne nuk do e dorëzojmë kurrë sovranitetin tonë”.

Tani shtetet e BE do ecin përpara pa anglezët, deri në mars duan të nënshkruan kontratën e veçantë për stabilizimin e euros.

BILD u përgjigjet pyetjeve më të rëndësishme.

 

A i përkasin tani britanikët BE-së?

Po. Ata janë akoma anëtarë të BE, do marrin pjesë në samitet e mëtejshme. Vetëm kur të diskutohet për çështjen e euros, Cameron duhet të lërë tavolinën.

 

Çfarë parashikon kontrata e re?

Ajo detyron shtetet e BE për një kontroll më strikt të buxheteve. Të gjitha duhet të frenojnë borxhet e tyre sipas shembullit gjerman. Ata që kanë borxhe të larta, duhet të marrin masa drastike kursimesh, ose rrezikojnë ndëshkime automatike.

 

Çfarë ka ndodhur me mekanizmin e shpëtimit?

E ashtuquajtura ombrellë e shpëtimit do të hyjë në fuqi në korrik të vitit tjetër- një vit më përpara planifikimit. Gjermanët do paguajnë shtesë në vitin 2012- 4.3 miliard euro si dorë e parë (në total do paguajë 22 miliard euro).

 

A do paguajmë sërish?

Po, shtetet e eurozonës duan të marrin nga Fondi Monetar Ndërkombëtar deri në 200 miliard euro kredi, për të ndihmuar vendet me borxhe.

 

A ka shpëtuar euro?

Tregjet kanë reaguar pozitivisht, DAX u rrit me 2.5 përqind. Por nëse bashkimi ia vlejti do të shihet fillimisht vitin tjetër kur vendet me borxhe të kërkojnë sërish miliarda euro.

24 komente në “Bye-bye, England! Europa ecën edhe pa ju përpara”

  1. Bazarxhevap says:

    Anglezet nuk kane shume rendesi. Ata shikojne interesat e tyre dhe mire bejne.

    Europa ka shume veshtiresi, dhe po e hodhi lumin kesaj radhe, do te jete perandoria e ardheshme ne bote, dhe une mendoj se e meriton kete me plot kuptimin e fjales, sepse eshte kontinenti qe i dha civilizimin dhe zhvillimin gjithe botes se sotme, qe nga Azia e deri ne Amerike.

  2. Plaku says:

    E Tera e tera te thote se Lufta III osht’ ne furre po piqet o Milet?

    1. plaku says:

      Administratori i Temes,
      Brenda mundesive shifni ju lutem se, shkrimi i siperm nuk eshte imi.
      Me sa di une per cdo email duhet te kete VETEM nje nick. Ne fakt deri tani une jam shume i kenaqur nga blogu juaj. Faleminderit paraparakisht. Pershendetje.

      1. genc says:

        S’ka gje plaku, ti e ke me p te vogel ai tjetri e ka me P te madhe,dhe e kutojm kur shkru ti.

  3. iliri_leeds says:

    pse duhet te paguajme ne nga taksat tona per parazitet e europes? Cameron mire e ben nuk ka turp te kesh nje pakt si modeli zviceran. europa e bashkuar eshte e destinuar te deshtoje pa nje qeveri qendrore dhe nje buxhet te perbashket. a nuk duam dhe ne te futemi ne europe per te perfituar? nga do vijne parate?

  4. Kanina says:

    Une besoj se tymi kesaj pune do ti dale me vone.. Anglezet nuk gabojne kollaj….Perpos kesaj ata nuk mund te pranojne qe te terhiqen nga hunda prej nje cifti emigrantesh (citi me emrin Merkozi eshte cift emigrantesh ne Europen perendimore). Edhe bashkimi eshte falls, sa per te shpetuar faqen. Kombet e europes kane diferenca te medha sociale dhe kulturore , per te ngrene ne nje canak……Edhe nje here bota i perket Anglo – amerikaneve….

  5. PrapambetjetOsmane says:

    Shpresoj qe Anglia, Gjermania, Franca dhe gjithe Evropa te gjej sa me shpejt gjuhen e perbashket !!!

  6. kthella says:

    anglo amerikanet duhet tia dine per nder tradhtive qe ju bene hitlerit se pern dryshe do flisnin gjermanisht sot

    1. Ton says:

      Ca tradhetish? Ta pret mendja jote e ceket se Hitua do kishte pushtuar Ameriken? Ishte me fat qe nuk e sulmoi drejtperdrejt se ato qe hengri Hiroshi japonez do i kishte ngrene Hanci Deutsch!
      Mos e krruani me mamen se kush e ka krruajtur e ka ngrene ”sa krahu”!!

  7. plaku says:

    Djema, une mendoj se Anglia nuk pranoi keto kontrata te reja sepse :
    – Me 9 dhjetor 1991 ne Mastritt te Holandes, pra 20 vjet me pare, Anglia nuk pranoi te futet ne Eurozone.
    – Anglia ka shume pak industri dhe pjesen me te madhe te prodhimit te saj bruto vjetor e nxjerr nga transaksionet bankare.Anglia dhe Amerika nga ana ekonomike i perkasin me teper “Shkolles se Cikagos” ne kuptimin qe ata jane me teper per tregje financjare jo aq te kufizuara. Kjo quhet shkolla “anglo saksone”.
    – Londra eshte, me sa di une, pas New Yorkut tregu financjar me i fuqishem ne bote.
    – Anglezet nuk pranojne qe, per cdo transaksjon financjar qe, bejne bangat e saja, ato, si te gjithe bankat e Eurozones te paguajne nje takse TRANSAKSIONI. Kjo takse eshte reth 0,1%.Mos harroni se behen miljona transaksione ne dite. Problem per anglezet eshte se, ata kane frike se, si rezultat i kesaj takse shume banka te huaja do largohen nga Londra.
    – Kjo puna e takses se transaksionit eshte si thika me dy presa. Koha do ta tregoje. Ne se per shkak te kesaj takse shume banka te Eurozones do vene ne Londer ( ku nuk do paguajne kete takse ) atehere Anglia do kete perfitime.
    – Une personalisht kam mendimin se tani BE dhe Eurozone jane forcuar me teper me renjen dakord ne parim per te nenshkruar ne Mars ndryshimet e konttatave midis shteteve te BE sepse keshtu ne parim do te behet bashkimi fiskal i vendeve te Be. Ne se keto kontrata do quhen kontrata midis shteteve te BE dhe JO kontrata te BE, atehere nga ana juridike do kursehet shume kohe.
    Djema, theksoj se une keto gjera i kam lexuar dhe nuk garantoj per saktesine e tyre.
    Pershendetje.

  8. pse? says:

    nuk ua qeni shkopin kollaj anglezeve. anglia i di mire interesat e veta dhe nuk sakrifikon nje cent per te tjeret.

    1. Bazarxhevap says:

      Edhe ishulli Anglez, kulturen dhe qyteterimin e mori nga kontinenti Europian, pavaresisht se ishte i shkeputur gjeografikisht.

      Ka ardhur koha qe ky ishull ose te pranoj bashkepunim, ose te vet-izolohet ekonomikisht ashtu si ka bere deri tani (humbja ne te ardhmen do te jete e tyre).

      Neqoftese Kontinenti Europian shtrengon rradhet dhe shtetet e fuqishme ekonomike arrijne qe te zgjidhin problemet e vogla ekonomike dhe politike, atehere kjo do jete arritja me e madhe e njemije-vjecarit.

      Edhe Anglia nuk ka per te humbur nga kjo gje. Alternativa tjeter do te jete lufta, e cila ndoshta do te shkaterroje edhe Angline perfundimisht.

  9. loni says:

    po qysh ja fusni kot ju komentues,,ju sikur jeni te gjithe ekonomiste me nga tre fakultete,,mire beri anglia qe u largua thoni ju se eshte per te miren e ishullit te tyre,,po pse nderrhyjne atehere kur nuk i intereson kjo teme,,anglezet jane me keq se greket se vetem ne njukaster bashkia e atit qyteti pushoj 80 vete nga puna se eshte cop cop,,dhe po te ishte aq mire anglia nga ekonomia nuk i binte vlera e paundit qe po shkon 1+1 me euron,,prandaj mos flisni kote vetem se ju pelqen anglia,,edhe sa per europianet ishte nje gezim qe anglezet u larguan nga europa se kane kaq vjete qe nderrhyjne ne punet e euros,,tani qe iken europa do jete me e qete se kurre,,franca dhe gjermania do jene gjithmone te paret e botes,,euro nuk do mposhtet kurre,ashtu si dollari ok..

  10. kola says:

    anglia nuk hyri , mire apo keq , se dime as nuk mund ta dijme , ajo eshte dhelper , biles shum dinake , mundohet te beje presjone , eropa do jete mire dhe pa te , por eropa ka nje te mete , se ero nuk eshte leku eropjan ,por eshte leku qe u projektua nga te tjeret per eropen kjo do sjelli trubullira ne erope dhe disa e dine siq dhe anglia e din , por me masa te reja ndoshta vendet eropjane mund ta mbajn lart eron , te shpresojm

  11. Rani says:

    Nuk ka bythe Anglia te kapet me nje BE te tere o njerez, ne PIB vjetor te Anglise 10% e zene te ardhurat nga sektori financiar prandaj nuk duan ata qe te braktisin kete privilegj, vetem se kesaj radhe i erdhi ne maje te hundes ujqerve te vjeter te BE-se te cilet i hoqen spinotin faqekuqeve angleze qe kujtojne se jane ne shekullin e 17 kur benin ligjin me anije druri neper bote. Ka adhur koha qe ti vene gishtin kokes edhe anglezet se Ameriken e kane aleat per çeshtje politike dhe ushtarake, per çeshtje ekonomike kollitet tjeterkush ne afersi te Anglise dhe dashje pa dashje me keta ketu do te beje biznes Anglia.

  12. ladi says:

    ktu behet fjale per te dalur komplet nga europa, sepse miliona polak, rrumun, bullgar etj jan duke marre asistenca ekonomike dhe jeta e britanikeve po behet me e veshtire. per vec ketyre miliona te huajve qe po jetojne ketu, duhet me rrit taksat me mbajtur edhe miliona te tjere jashte britanise. ne qe jetojme ketu po e shohim cdo dite e dhe me e veshtire po behet jeta e qytetarve te thjeshte

  13. star says:

    Mos ja qani hallin Anglise. Ajo e ka parashikuar kete gjendje qe po kalon Europa me euron qysh ne fillim.Dhe per kete aresye ajo qysh atehere nuk u fut ne zonen euro.Po vertetohen ato cfare jane thene per euron,dhe per kete Anglia po bindet cdo dite e me teper,ashtu sic jane te bindur edhe Gjermania e Franca, por tashti jane vone dhe po mundohen te shpetojne te mbyturin.

  14. Bazarxhevap says:

    Do te vije dita qe Anglezet do te pendohen per qendrimin e tyre konservativ ndaj Kontinentit Europian. Egoizmi Anglez ka per ti thyer hundet se shpejti.

    Ato vende qe kane sakrifikuar per nje Europe me te mire e me te begate do te fitojne me ne fund.

    Anglezet le ti mbajne fustanin asaj plakes se rrenxuar qe e kane per mbretereshe.

  15. agbi says:

    Kameron thote -une do mbroj interesat e Anglis. E drejt do thoni ju dhe une bashke me ju jam. Por sic thot anglezi nuk ka te drejt edhe gjermani te veproj ashtu , po francezi e me tej . Pra secili te shikoj vetem “interesat” e vendit te vete dhe i bie ta kthejm europen mbrapsh ne vitet 70-et. Shikoni ku e katandisen europen ne 2011-en.

  16. greku_me_pras_prapa says:

    Ne europianet jemi qendra e botes e civilizimit dhe e cdo gjeje. ne jemi bajgat e kesaj bote

  17. shkodrani says:

    shqipetare te dashtun,ne qofte se globin ku jetojme do ta konsideronim si nje familje e madhe,i bie qe amerika te jete babai i botes,dhe anglia nena e botes.sepse amerika eshte si puna e babait qe po bertiti i binden te gjithe,kurse anglia ose nena eshte ajo qe ka kuleten.mos ja qani hallin anglise.dhe kujtoni thenien e madhe te albert anjshtanjit.lufta e 4 boterore do behet me gure e shkopinj qe do thote se treta sdo lere gje prapa.

  18. Xhom Fare says:

    Me fal po me duket se eshte Europa ajo qe po falimenton dhe qe po shkon ne grope. Atehere pse mendoni se Anglia nuk e di cfare po ben?

    Ketu ceshtja eshte per KONTROLL. Ata thone qe nuk duan te leshojne nga pavaresia e tyre, dhe me te drejte. E gjithe Eurozona nuk eshte asgje tjeter vecse nje sistem ku me te fortit t’i thone gjithe Evropes cfare duhet te beje. Kjo i hap rrugen sistemit te AntiKrishtit, nen masken e fjaleve te bukura.

  19. Kozi says:

    Si perhere mes shqiptareve ketu duket se ka eksperte te vertet te financave dhe marredhenieve nderkombetare. Jane qesharake disa komente ketu qe perpiqen te shqiperojne keq lajmet sensacionale te “tabloideve” ne vendin Respective dhe is rrjedhoje shumekush qe shkruan nga komtinenti merr qendrime qesharake dhe pakuptimshme anti-Britanike dhe anasjelltas. Pasi I Kane zgjidhur gjithe hallet e tyre familjare, dhe pasi e kemi bere vendin ame fanarin ndricues ne bote sesi I pergjigjemi krises boterore me zhvillimin me te larte ekomomik ne BOTE, tani kane Marre persiper tu Japin mend edhe Cameronit e Merkozise me shoke.
    Ne perfundim vendimi Britanik eshte quajtur nga shumekush njelloj llotarie qe mund te kete efekte pozitive apo negative per ate vend, por ne thelb eshte nje pozicion principial qe ka te beje me ruajtjen e vendimjarrjes dhe sovranitetit te plotesisht politik e financiar nga Brukseli, institucione qe nuk Jane zgjedhur nga populli britanik dhe ca me keq te diktuar me arrogance dhe pa fleksibilitet nga dyshja gjermano-franceze qe ka padyshim si priorotet interesat e vendeve te tyre (p.sh Dauli I famshem francez eshte nga ata ndyresisira qe Kane krijuar politiken subvencionuese me ronde miliarda euro qe u shkon fermereve franceze).
    Me duket se ne shqiptaret jemi ende tejet naiv dhe siperfaqesor per te kuptuar gjithe hilet dhe prapaskenat qe zhvillohen ne taking te tilla dhe shprehim njelloj partisanshipi idiot e te pabazuar vec ne injorancen tone.

  20. UNE says:

    Mendoj se kjo situate e krijuar sot ne evrope eshte e favoreshme per SHqiptaret shiptare, jo pjesa sllave ky hyn saliu me elite. Gjermania s’eshte budallaqe te mbaje europen plake e dembele . Ajo eshte e zgjuar.. e si thoni, pse ajo te mos e bleje pjesen dembele.Sot cdo gje eshte e mundur.ANGLIA NUK DO TE JETE PJESTARE E ,E ZBATIMIT TE LIGJEVE QE PASUROJNE ARMIQVE OSE ARMIKUN TE SAJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje