Policia maqedonase bllokon publicisten shqiptare, AK: Shteti të reagojë

10 Dhjetor 2011, 11:43Politika TEMA

Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar një tjetër rast të dhunimit të aktivistëve të saj nga ana e autoriteteve maqedonase. Siç bën me dije Aleanca, policia maqedonase ka bllokuar për më shumë se 5 orë në kufi, aktivisten shqiptare Mona Agrigoroaiei.

Ende nuk bëhen të ditura arsyet e ndalimit të saj, ndërkohë që Aleanca ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit shqiptar, pasi sipas saj, nuk është hera e parë që policia dhunon bashkëkombasit shqiptarë.

“Policia maqedonase ka izoluar një shqiptare në kufi. Mona Agrigoroaiei është një mbrojtëse e çështjes shqiptare. Ajo ka kombësi shqiptare. Policia e ka marrë për pesë orë në pyetje. Maqedonia aspiron Bashkimin Europian, por po dhunon të drejtat e njeriut hapur,” thuhet në deklaratën e AK.

Gjatë javëve të fundit, vetëm nga Aleanca Kuq e Zi janë dhunuar shtatë aktivistë të saj nga ana e policisë maqedonase.

Sipas Aleancës Kuq e Zi, “diplomacia shqiptare ka dështuar dhe është nënshtruar përpara barbarizmave të maqedonasve”.

6 komente në “Policia maqedonase bllokon publicisten shqiptare, AK: Shteti të reagojë”

  1. ardi says:

    Cila “diplomaci”ka deshtuar?!Po Shqiperia nuk ka hic fare diplomaci,por vetem niper e mbesa pushtetaresh te punesuar neper ambasada.

  2. I.Troplini says:

    Diplomacia shqiptare?????Ndoshta do te kemi dikur nje politike te jashtme per tu marre seriozisht. Sot per sot na duhet te durojme brockullat e sejmeneve te Sali bajraktarit. Ne shqiptaret, ua kemi marre doren ketyre bajraktareve,,,,,,vete i veme dhe u japim bindjen se jane mbreter, per te pritur momentin e duhur me vone dhe ti veme shkelmin ne qafe. Boll mo me keto karagjoze qe po na marrin fytyren cdo dite.

  3. peci luku says:

    po c diplomate kemi jane ca zorranike qe s mbajne dot breket e tyre jo te zgjidhin te tilla probleme kush ti zgjedhi shpellari

  4. ivani i madh says:

    E themi ti bejme balle greqise kur qeveria jone nuk i ben dot balle nje shteti maqedons me shule qe tere jeten ne mal kane jetuar me bageti

  5. Salajdin Salihu says:

    Cfare eshte kjo Mona mo zoterinj te AK qe na e paraqesni si hyjni??! Pyeteni njehere ate Kreshnikun perse donte te kalonte kufirin kjo goce, se jo per gje, po ky Kreshniku yne si djale trendi qe eshte njihet edhe per goxha sexoman blloku!!

  6. don kishoti says:

    ky vend ka mare kohe me fund ; ska shtet,ska institucione,opozite e vjedhur dy here ne mes te dites,drejtesia inekzistente. opozita ka filluar te meret me publicistike nder kohe qe fshatit po i mbaron dhe tymi nga djegja,nderkohe diku tutje meret vesh qe ekziston dhe nje shoqate nacionaliste qe mbledh firma rrugesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje