Rusët si Petrit Vasili: "Mos shkoni në protestat e opozitës se sëmureni". Të shtunën e protestës do bëhet mësim

9 Dhjetor 2011, 21:21Politika TEMA

Vladimir Putin po bën gjithçka që të pengojë protestat në rritje të opozitës. Kështu, shkollat do jenë të hapura ditën e shtunë, edhe pse zyrtarisht është pushim. Shkak është paralajmërimi për një protestë masive. Mësuesit kanë shpikur një test për fundviti në mënyrë që të nxjerrin nxënësit në mësim.

Dhe si të mos mjaftojë kjo, njësoj si Petrit Vasili që deklaronte se nuk duhet të shkojmë në miting se sëmuremi, edhe një nga mjekët kryesorë të Kremlinit ka thënë se demonstruesit nuk duhet të mblidhet sepse rrezikohet ndonjë epidemi.

Genadi Onishenko, kreu i shërbimit sanitar në Rusi, tha se u këshillon rusëve të mos dalin sepse do sëmuren.

Ndërkohë Putin vijon të tregojë dhëmbët ndaj Perëndimit. Ai ka deklaruar se ‘ne jemi fuqia bërthamore më e madhe në botë’ si kërcënim pas deklaratave të Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, se zgjedhjet nuk ishin të rregullta.

 

2 komente në “Rusët si Petrit Vasili: “Mos shkoni në protestat e opozitës se sëmureni”. Të shtunën e protestës do bëhet mësim”

  1. Voci Sheqere Baxhelles says:

    Saliun ,Vasilin me kompani serbet dhe ruset i trajnojne

  2. Argita_B says:

    Politika eshte bere diçka e neveritur pasi dhe njerez me shkollat me te mira si Putin, te vetmin objektiv te egzistences se tyre mbi toke kane parane dhe fuqine.
    Keta jane njerez te varfer nga shpirti me te vertete te mjere pasi nuk kane kapacitetin te arrijne te kuptojne se jeta mund te kete te tjera vlera.
    Njerez qe ndihen te denuar te jene te pasur dhe me pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje